2017-12-17

Skënderbeu: Heroi i pavdekshëm i kombit Shqiptar


New York,18.12.2017


 Me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në SHBA (USA) po organizohen aktivitete kulturore historike kushtuar Gjergj Kastriotit - Skënderbeut nga Shoqatat e ndryshme  të Diasporës Shqiptare që jetojnë në SH B A.

Fotografia e Skender Kodra

Prof. Dok. Skënder Kodra,Ph.D


 Akademia Shqiptaro –Amerikane e Shkencave dhe Arteve me qendër në New York e kryesuar nga Prof. Dok. Skënder Kodra  si dhe Këshilli Kombëtar Shqiptaro- Amerikan me qendër në New Jersey i drejtuar nga Presidenti i saj Ing. zoti Haxhi Dauti organizojnë së bashku konferencën përkujtimore kushtuar: 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Shqiptar Gjergj Kastrioti –Skënderbeu, mbret i Arbërit prijs i Epirit dhe Maqedonisë.

 Kjo konferencë ka një rëndësi të madhe pasi shërben në ruatjen e  gjallë të ethnokulturës Shqiptare, historisë  dhe trashëgimisë të kombit tonë i cili edhe sot jeton akoma i copëtuar dhunshëm, në trojet e tij native që fillojnë nga Mali i Zi, Bosnja e Sanxhaku, në Serbi, në Maqedoni dhe Greqi.

Fotografia e Bajram Doka

Skënderbeu: Heroi i pavdekshëm i kombit Shqiptar

 Në përkujtim të Skënderbeut në SH B A do të mbahet një javë festive, që fillon me dt.13 deri me dt. 20 janar 2018, ku do të zhvillohen një sërë aktivitetet të ndryshme kulturore-artistike ku do të marrin pjesë miq të kombit tonë,  Shqiptarë me origjinë nga të gjitha trojet Shqiptare të rajonit të Ballkanit, pjesmarrës të tjerë, shkollarë dhe studiues  që kanë sjellë ligjëratat e tyre me hulumtime shkencore dedikuar Skënderbeut, jetës dhe veprës së tij.

 Në këtë konferencë përkujtimore është paraqitur dhe do të marrë pjesë me një ligjëratë të saj, Victoria Musacchia (Viktoria Muzaka) me origjinë nga familja e Muzakajve, prej Arbëreshëve të Italisë, që tani jeton në Texas të SH B A e cila do të sjellë  në një microfolm disa dokumente interesantë të shekullit XV-të që kanë lidhje me këtë event.
 Këtë Konfrerencë e ka projektuar dhe do ta drejtojë Prof. / Academician Bajram Doka, Epigrafi/Albanologji dhe do në të po japin kontributin e tyre Prof. Bexhet Asani dhe Prof. Bashkim Klloboçishta.

Punimet e saj fillojnë me dt. 13 Janar 2018 në sallën e Monroe Colege në bashkë-kujdesin e Prof. Haxhi Berisha në adresën: 2501 Jerome Ave., Bronx, N.N, 10568 USA
Mbas dite në orën 13:30 (3: 30 Pm) Këshilli Shqiptaro-Amerikan dhe Akademia Shqiptaro Amerikane e Shkencave organizojnë edhe mbrëmjen përkujtimore, dedikuar  po për këtë rast në restorantin”Maestros Catering” në New York, në adresën: 1703 Broxdale Avenue, N. York, N.Y, 10460 USA

 Koferenca është e hapur për të gjithë dhe zhvillohet me kontributet vetiake të secilit pjesmarrës.

 Kjo konferencë vjen mbas asaj që u mbajt me rastin e 100 vjetorit të ngrtijtes së flamurit kombëtar dhe Pavarësisë të Shqipërisë që u mbajt në ambientet e Institutit Gjergj Kastrioti Skënderbeu në vitin 2012 dhe të dyja këta konferenca  qëllimin e tyre kanë ruajtjen dhe kultivimin trashëgiminë ethnokulturore të Arbërit.

 Nëpërmjet këtij njoftimi dëshiroj të informoj institucionet e dy shteteve Shqiptare, mediat e të gjitha llojeve, që sipas mundësive dhe dëshirës së tyre të marrin pjesë dhe të percjellin zhvilimin e këtij eventi si dhe aktivitetet e tjera që do të mbahen gjatë kësaj jave përkujtimore në; Connecticut, New York, New Jersey etj, të SH B A ku aktivitetet artistike do të jenë të shoqëruara me kostume kombëtare të trojeve të ndryshme Shqiptare.

 Akademia Shqiptaro –Amerikane e Shkencave dhe Arteve me qendër në New York

 KRYETARI

 Akademik Prof.Dr.Skendër Kodra,Ph.D

 Për komisionin organizues    
                                                       
 KRYETARI         
                
Prof./ Academician
Bajram Doka

No comments:

Post a Comment