2017-12-18

Turp zonja Federica Mogherini !!!

Shefja e BE’së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, ka ftuar në një darkë joformale kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku po merr pjesë edhe kryeministri kosovar Ramush Haradinaj.



Mogherini ka mbajtur takime të ndara para darkës me secilin nga kryeministrat, duke bërë më pas edhe nga një fotografi me secilin nga ta.

Por, çka bie në sy në këto fotografi, është se vetëm kryeministri Ramush Haradinaj nuk e ka në sfond flamurin e shtetit që përfaqëson, për dallim nga homologët e tij.




Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, në takimin që ka pasur me shefen për diplomaci të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka deklaruar se rruga drejt BE’së është shumë e rëndësishme për shtetin serb.

Në takimin që pati me përfaqësuesen e BE-së, kryeministrja serbe theksoi se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë, por që të zbatohen edhe marrëveshjet e arritura deri më tani.

“Dialogu Kosovë-Serbi është shumë i rëndëisshëm për ne, dhe ai duhet të intensifikohet. Për Serbinë është me rëndësi të madhe që të sigurohet formimi i Asociacionit, dhe të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel”, tha Brnabiq.

Kurse, Mogherini deklaroi se viti i ardhshëm do të jetë vendimtar për perspektivën evropiane të rajonit, dhe do të duhet përshpejtim i të gjitha proceseve.

Mogherini sonte ka organizuar një darkë joformale me të gjithë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në takim po merr pjesë edhe kryeministri Haradinaj, i cili deklaroi se ka pasur bisedë miqësore me Mogherinin.

No comments:

Post a Comment