2017-12-23

ZËRI YNË PËR LIRI, DREJTËSI, PAJTIM, DITURI DHE BASHKIM KOMBËTAR

Image result for skender kodra

Akademik Prof.Dr.Skënder KODRA,Ph.D


(Kryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve, Nju-Jork, SHBA)

ZËRI YNË PËR LIRI, DREJTËSI, PAJTIM, DITURI DHE BASHKIM KOMBËTAR

Pikësëpari, do të doja ta falënderoja hartuesin e kësaj Monografie publicistike z. Mehdi Hyseni, që më dërgoi kërkesën për t’i shkruar ca rreshta për Ilir Konushefcin dhe për mjekun Hazir Mala, të cilët si vëllezër dhe ushtarë të pandashëm dhe besnikë të UÇK-së rënë dëshmorë nga dora e zezë e pabesë në Tropojën e Shqipërisë, më 9 maj 1998. Mirëpo, edhe pse kaluan 20 vjet, shteti shqiptar ende nuk ka bërë kurrfarë hetimi dhe kurrfarë gjyqi për t’i nxjerrë përpara gjyqi dhe drejtësisë kriminelët e atij akti terrorist politik. Një heshtje e tillë është absurde, e turpshme, antiligjore dhe antihumane, që bie ndesh me të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Image result for mehdi hyseni
Akademik Prof.Dr.Mehdi Hyseni,Ph.D

Edhe pse profesioni dhe shkenca ime është mjekësia, nuk hezitova fare që t’i përgjigjem pozitivsht ftesës së z.Hyseni, duke qenë se kam njohuri të bollshme edhe për rrjedhat dhe për proceset historike dhe politike nëpër të cilat ka kaluar populli im shqiptar gjatë shekujve, që nga epoka e lavdisheme e Skënderbeut e deri te figura e ndritshme madhështore e UÇK-së e heroit dhe komandantit legjendar Adem Jashari.

Image result for gjergj kastriot skenderbeu


Për shkak të përcaktimit tim patriotik në shërbim të kombit dhe të atdheut kam qenë i survejuar, i përndjekur, i arrestuar dhe i burgosur në burgjet e Pejës, të Gjakovës, të Ferizajt , të Prishtinës, të Suharekës dhe në burgun qendror-CZ-në e Beogradit. Si shkak dhe pasojë e gjithë kësaj katrahure jetësore, në vitin 1969 qesh i shtrënguar të emigrojë në Itali. Mëpastaj emigrova në Amerikë, ku pas një viti mora statusin e refugjatit politik.

Image result for adem jashari

E gjithë kjo ndikoi që unë, edhe në Amerikë të vazhdoja me jetësimin e ëndrrës sime, duke punuar dhe studiuar pa ndalur ditë e natë, duke mos e harruar Kosovë dhe popullin tim të robëruar me shpresën e pathyer dhe me besimin e patundur se një ditë, do ta shihja Kosovën e lirë dhe të çliruar nga pushtuesi shekullor barbar serb. Dhe, këtij qëllimi jetësor ia arrita falë mbështetjes së bashkatdhetarëve të mi në Nju-Jork, në Çikago, në Michigan, në Filadelfi, në Boston, në Konektikat, në Uashtington, në Dallas, në Florida e Sanfarncisko etj. Kjo bëri, që ne bashkërisht të mos kursenim as gjumin, as shëndetin, as kohën e lirë, as djersën, as mundin e as paranë për lirinë e Kosovës.

Prandaj, as tani nuk më dhimbset koha e as përpjekjet, që t’i kontribuoj drejtësisë, kur është fjala për zbardhjen e rastit të vrasjes së heroit Ilir Konushefci dhe bashkëluftëtarit të tij të UÇK-së, Dr Hazir Mala.

Image result for ilir konushevci

 Heroi Ilir Konushefci

Për ta përmbushur borxhin ndaj këtyre dy heronjve, me qëllim të njohjes së meritave të jashtëzkanoshme në uniformën e UÇK-së, do të kërkojmë ndihmë jo vetëm nga institucionet dhe nga titullarët e shtetit shqiptar, por, do të trokasim në të gjitha dyert e sistemit të drejtësisë në Amerikë, në Kombet e Bashkuara dhe në Bashkimin Evropian për ta vërë në vend drejtësinë për Ilir Konushefcin dhe mjekun Hazir Mala, kush i vrau dhe pse i vrau?. Për këtë qëllim, nuk do të kursejmë asgjë, ashtu sikurse për Kosovën e sotme të lirë dhe sovrane.

Image result for hazir malaj


Prandaj, për këtë arsye, pa asnjë hezitim pranova me kënaqësi, por edhe me dhembje, që të shkruaj ca rreshta për Ilirin dhe Hazirin-heronj të denjë të Kosovës, duke i pyetur pushtetarët e sotëm të Shqipërisë, pse deri më sot (1998-2018) institucionet dhe organet e tyre shtetërore nuk kanë asgjë për zbulimin e vrasësve kriminelë të Ilir Konushefcit dhe të Hazir Malës?!

-Edhe sa 20-vjetësh, duhet të kalojnë, që ligji dhe drejtësia e Shqipërisë të flasin të vërtetën se kush qëndron pas vrasjes së Ilir Konushefcit dhe Hazir Malës. –Kush kishte aq interes të madh, dhe aq përfitim për eliminimin e tyre në formën më barbare (ashtu siç vepronin kriminelët paramilitarë, policë e militarë serbë, duke vrarë, ekzkeutuar dhe masakruar shqiptarët në Kosovë), kur Kosova kishte nevojë për pushkën e tyre si për ujin, për bukën dhe për dritën e syve?

Ky imoralitet, kjo papërgjegjësi dhe kjo padrejtësi 20-vjeçare e shtetit shqiptar ndaj Ilir Konushefcit dhe Hazir Malës më tmerron dhe më shqetëson tej masës, edhe si njeri, edhe si humanist, edhe si institucion, edhe si veprimtar shumëvjeçar i kauzës së shenjtë kombëtare shqiptare.

Në asnjë formë nuk mund të hesht dhe të pajtohem me një padrejtësi të tillë, që ka lënë në ferr, të murkulluar dhe të mjegulluar vrasjen e heronjve Ilir Konushefci dhe Hazir Mala.

Prandaj, unë si viktimë e diskriminuar dhe e terrorizuar me vite nga UDB-a serbo-jugosllave dhe nga klyshët e saj kusilingë shqipfolës, që nga vitet e 60-ta të shekullit XX, si shërbëtor dhe luftëtar i paepër i çështjes kombëtare shqiptare (që nga mosha rinore si nxënës i shkollës së mesme në Pejë dhe në Gjakovë, ku në asnjë vend në Kosovë, organet terrorizuesr policore dhe të sigurimit të UDB-së, nuk më lënin të qetë e me shumë vuajtje, që ta vazhdoja shkollimin) i frymëzuar, i edukuar dhe i arsimuar në shkollën patriotike të familjes sime, ashtu sikurse Ilir Konushefci, Hazir Mala me shumë shokë dhe bashkëluftëtarë të tjerë të UÇK-së, asnjëherë nuk e kam lakuar rrugën dhe nuk kam ndryshuar mendjen, që të tërhiqem nga llogoret e qendresës dhe, për interesin ose për përftimin personal timin, të braktisja idealin tim për lirinë e Kosovës dhe për bashkimin e saj me Shqipërinë.

Këtë ideal dhe atdhedashuri e kam rrënjosur thell dhe me pasion të zjarrtë në vetëdijen e fëmijëve të mi, që ta duan, të luftojnë dhe kurrë të mos e harrojnë gjuhën shqipe, traditat, zakonet, kulturën dhe historinë e kombit dhe të atdhut të vet. Kjo dashuri qe edhe bazë e fortë, që fëmija ta kuptojnë edhe mjedisin dhe realitetin e vendlindjes-Amerikës së bekuar, që na dha bukë, jetë, ekzistencë, edukatë, arsim dhe shumë favore për një jetë normale, të lumtur, të sigurt dhe në mirëqenie të plotë.

Ideali dhe dashuria ime për të parë Kosovën e lirë u bë realitet më 17 shkurt 2008, kur Amerika me aleatët e saj evropiano-perëndimorë ia njohën pavarësinë.

Prandaj, e falënderoj Zotin, Amerikën dhe UÇK-në me heroin Adem Jasharin në krye, që pas 100 vitesh e çliruan dhe e pavarësuan Kosovën nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale.

Për këtë qëllim madhor ranë dëshmorë edhe heronjtë e Kosovës, Ilir Konushefci dhe mjeku Hazir Mala. Prandaj, emri, vepra dhe amaneti i tyre i pavdekshëm, edhe nga varri na thërret, që me çdo kusht, ta detyrojmë drejtësinë e shtetit shqiptar, që ta thotë fjalën e vet të fundit, jo vetëm, që këtë plagë të dhembshme t’ia shëronte familjes, por qetësonte edhe mbarë opinionin publik shqiptar se si u vranë dhe kush i vrau Ilir Konushefcin dhe Dr.Hazir Malën në Tropojë, më 9 maj 1998.

f120404.jpg NJUJORK, 12. april (FoNet/AP) - Narednik Isa Kodra, pripadnik americke Nacionalne garde i dobrovoljac ilegalne "OVK", stoji ispred "stroja" dobrovoljaca, u Jonkersu, drzava Njujork, koji ocekuju da iz Njujorka carter letom otputuju u Tiranu. vi/zj . (AP Photo/Stephen Chernin)

Isa Skendër  Kodra(AP Photo/Stephen Chernin) 


Pasiqë UÇK-ja me luftën e saj guerile për shpëtimin e popullit dhe të Kosovës u bë legale dhe doli në skenën ushtarake dhe politike, duke u bërë faktor vendimtar për përcaktimin e fatit të saj, në saje të mbështetjes së Amerikës në Konferencën e Rambujesë në mars të vitit 1999, edhe ne shqiptarët në Nju-Jork Amerikës nuk qëndruam duarkryq, por krijuam forcën tone ushtarake “Batalioni i Atlantikut” ku ndër vullnetarët e tij, u rreshtua edhe biri im I dashur e trim, Isa Kodra, i gatshëm për të luftuar dhe për të dhënë jetën për të çliruar Kosovën nga Serbia çetnike fashiste.

Image result for agim ramadani

Heroi Agim Ramadani 

Kështu, biri im së bashku me djelmoshat sypatrembur të “Batalionit Atlantikut” fluturuan në Kosovë për të luftuar krah për krah me Ilir Konushefcin, me Hazir Malën, me Agim Ramadanin, me Fehmi e Xhevë Lladrofcin dhe me heronjtë e tjerë të UÇK-së ,me qëllim që përgjithmonë ta debonin armikun pushtues serb nga Kosova.
Image result for Fehmi lladrovci

Heroi Fehmi Lladrovci 

Prandaj, moralisht, kombëtarisht dhe ligjërisht si baba i ushtarit të UÇK-së, Isa (Skënder) Kodra) dhe si kryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve në Nju-Jork të SHBA-së, APELOJ Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, që urgjentisht të ngrejë proceset gjyqësore për ndëshkimin e ligjshëm të kriminelëve, që kanë urdhëruar dhe kanë vrarë bijtë më të mirë të popullit, kolonelin e UÇK-së, Ilir Konushefci dhe Dr. Hazir Malën, bashkëluftëtarë të tij nga Tropoja e Shqipërisë.

Pra, në emrin tim personal si humanist, si mjek, si shkencëtar dhe si shqiptar, si dhe në emër të Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve në Nju-Jork kërkoj drejtësi për Ilir Konushefcin dhe për Hazir Malën, të cilët Kosovës ia dhuruan jetët e tyre, që populli dhe Kosova ta gëzojnë lirinë dhe pavarësinë e merituar.

Lavdi emrit dhe veprës së tyre heroike dhe patriotike!

Nju Jork,23 Janar 2018

No comments:

Post a Comment