Prof. Dr. Skënder Kodra: ne në Amerikë, ja si na duken politikanët shqiptarë

Shqiptarët në SHBA janë një komunitet i organizuar dhe çështjen kombëtare e kanë gjithmonë për zemër.  Nëse je shqiptar në territorin e SHBA dhe ke nevojë për ndihmë, rrjeti i bashkëatëdhetarëve të Akademisë Shqiptaro-Amerikane vihet në lëvizje dhe gjithçka merr rrugën e zgjidhjes në dobi të nevojtarit.
Por një qëllim madhor që i mbledh bashkë profesorë dhe njerëz të njohur, është ngritja lart e imazhit të kombit shqiptar dhe përmirësimi i imazhit të shqiptarëve kudo janë. Një ndër njerëzit më të angazhuar në dobi të çështjeve të shqiptarëve në Amerikë, është Prof. Dr. Skënder Kodra.
Prof. Kodra, një shqiptar i Kosovës i emigruar herët, kryetar i Akademinë Shqiptaro-Amerikane, ndodhet këto ditë në Tiranë dhe bashkë me përvjetorin e Akademisë që themeloi, komenton të gjitha zhvillimet politike mes dy vendeve.
11268912_1627816520786611_248452842735473398_n
Kodra ju jeni kryetari historik i Akademisë shqiptaro-amerikane. Në 20-vjetorin e themelimit çfarë kujtoni nga fillesat e saj?
Në fillim ishte e vështirë pasi për të formuar Akademi duhet të kishe gradën Doktor. Në atë kohë vetëm dy shqiptarë e kishin këtë gradë, Sami Rrepishti dhe i ndjeri Arshi Pipa. Unë vendosa të vë themelet e një akademie me qëllimin që edhe kombi ynë të radhitet në standardet e 120 kombeve që ishin në atë kohë në SHBA. Pati skeptikë që thanë se për çfarë duhej kjo akademi, por unë e kisha vendosur dhe shkova të bisedoj në atë kohë me ambasadorin e Shqipërisë në Amerikë, Pëllumb Kulla. Kam pasur një princip të cilin e kam ndjekur gjithmonë: në çdo aktivitet apo nismë konsultohem me ambasadorin e Shqipërisë. Edhe këtë herë shkova tek ambasadori shqiptar, i cili u shpreh shumë i gatshëm. Kontaktova edhe me profesor Luigj Vebihun dhe prof. Adem Harxhin. Të dy pranuan të jenë pjesë e nismës sime, e kështu krijuam Akademinë Shqiptaro-Amerikane. Në fillim vendosëm edhe ura bashëpunimi me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe të Kosovës, megjithëse aktivitetet e përbashkëta nuk kanë qenë në lartësinë e duhur të qëllimit të këtij bashkëpunimi.
Në çfarë gjendjeje është Akademia sot pas 20 vjetësh themelim?
Sot kemi të antarësuar 32 akademikë shqiptarë me gradën Profesor dhe Doktor dhe 18 amerikanë që kanë shprehur dëshirën të jenë pjesë e kësaj akademie duke kontribuuar për çështjen kombëtare shqiptare. Profesioni dhe aktiviteti im kanë bërë që pranë kësaj akademie të afrohen shumë profesionistë dhe të kemi një rrjet ndihme për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen.
1267365_1381044772130455_1843389453_oNe jemi të interesuar për çdo gjë që ndodh me shqiptarët në territorin e SHBA. Reagojmë fort kur ka probleme kombëtare siç e kemi bërë në rastin e enciklopedisë së Maqedonisë, e cila i përbuzte shqiptarët. Ngrejmë flamurin në mes të Mahnatanite në Time Square dhe mblidhemi mbi 1 mijë veta kur në Amerikë vjen një personalitet nga Shqipëria.
Ju thatë që ndihmoni çdo shqiptar. Si?
Ne kemi krijuar rrjetin tonë të ndihmës. Unë vetë si kryetar i Akademisë jam një urë mes atij që ka nevojë dhe atij që ka mundësi. Mund t’ju tregoj një shembull: Një grua më merr në telefon një herë pasi kishte mbetur pa asgjë në një aeroport në Amerikë dhe nuk dinte ku të shkonte. Kam telefonuar një anëtar të akademisë dhe ai ka shkuar dhe e ka ndihmuar këtë zonjë që më telefononte nga një shtet tjetër të Amerikës. Kështu ne interesohemi për çdo gjë që ndodh me shqiptarët. Në shumë raste më shumë na lajmërojnë ne si akademi sesa ambasadën shqiptare. Pra, kur vjen puna për çështjet shqiptare, kemi mjekë, avokatë, struktura që ndërhyjnë duke bërë çfarë është e mundur që të gjendet një zgjidhje.
20 vjet pas themelimit të Akademisë, çfarë ka ndryshuar me shqiptarët që vijnë në Amerikë?
Në kohën kur kam shkuar unë kishte pak shqiptarë dhe duhej kohë për t’u inkuadruar në jetën amerikane. Në kohën e themelimit të Akademisë kishte ende shqiptarë që ishin larguar për politikë ndërsa sot në Amerikë vijnë shqiptarë për studime, nëpërmjet Llotarisë Amerikane dhe janë kryesisht intelektualë. Shqiptarët janë shtuar shumë dhe niveli i tyre. Në universitetin që unë kam dhënë mësim, “Mercy College” në Neë York sot vazhdojnë studimet 120 studentë shqiptarë. Ky universitet është ndër më të mirët në Amerikë. Pra imazhi i shqiptarëve në Amerikë ka ndryshar gjithmonë e më shumë për mirë.
Ju keni zgjedhur një ndër profesionet e vështira siç është psikologu klinik, ku edhe keni arritur gradat më të larta shkencore. Si vazhduat në këtë drejtim të psikologjisë?
Unë kam pasur një të kaluar të vështirë e me probleme. Kur isha i ri të gjithë më thonin se jam budalla dhe unë vendosa të gjej veten. Kur gjeta veten në profesion pashë që budallenj ishin ata që më quanin mua të tillë. Kam punuar në universitete të rëndësishme dhe kam përgatitur studentë për të gjitha spitalet psikiatrike në botë. Kam shkruar e botuar 7 libra në fushën e psikiatrisë. Vetëm një prej tyre e kam shkruar në shqip, pasi nuk e njoh shqipen sa duhet. Sekreti i suksesit tim është se unë i angazhoj shumë studentët e mi.
Ju në fakt keni lindur në Istog por familja ka jetuar edhe në Shqipëri…
Po, jeta e familjes sime është mes Kosovës dhe Shqipërisë. Familja ime ka jetuar në Mamurras e në Shijak. Prindërit e mi janë martuar në Shijak. Sa për mbiemrin mendoj se Kodra ka qenë shumë i përhapur për shkak se lidhej me vendin e qëndrimit.
1625514_1464126603822271_890672531436337631_n
Në periudha të vështira ju keni qenë në Shqipëri e Kosovë. Çfarë mbani mend nga ajo kohë?
Në Shqipëri kam punuar për 2 vjet tek spitali 5 në vitet 92-93 ku ishte hapur Shqipëria. Ruaj përshtypjet më të mira. Jam rikthyer në kohën e luftës së Kosovës. Djali im iu bashkua UÇK-së. Ishte detyrim ndaj vendit tim. Unë qëndrova në Tiranë në spitalin Ushtarak ku edhe kam dhënë kontributin tim. Kam shkuar në Kosovë e kam parë territore të tëra të djegura. Ndërkohë, djalin e kishin burgosur maqedonasit. Arritëm të dalim nga kjo situatë dhe të largohemi për në Amerikë.
Nuk është se na ka vlerësuar kush për atë që bëmë, por as nuk presim. Vazhduam jetën normalisht atje dhe atë që bëmë, e bëmë për kombin tonë.
Ju vini shpesh në Shqipëri e Kosovë dhe mund të shikoni sjelljet e politikës në të dy trojet shqiptare. Çfarë ju bën më shumë përshtypje?
12028868_1671336426434620_1201083975700479351_o
Më është dhënë rasti t’i njoh, t’i ndjek e të krijoj një përshtypje për politikën shqiptare. Problemi kryesor i politikës shqiptare sot është se ajo nuk udhëhiqet nga vlera morale. Kombi ynë ka një difekt se, përveç vlerës akademike tek prijësit që zgjedh duhet të konsiderojë qënësor dhe moralin, të cilin sot në të dy vendet nuk po e kërkon askush. Kam ndjekur parlamentin shqiptar ku shpesh edhe familja është pjesë e fjalorit të deputetëve.  Ai nuk mund të quhet parlament. Këta politikanë me ato që bëjnë, ia nxijnë imazhin Shqipërisë kur ne shqiptarët në diasporë mundohemi ta përmirësojmë imazhin dhe kemi bërë shumë hapa para në këtë drejtim.
Po si mund të kalohet kjo gjendje sipas mendimit tuaj?
I gjithë sekreti është tek vota. Një popull kur shitet për një kile miell nuk mund të ketë moral t’i kërkojë politikanëve llogari. Nuk është punuar për ta edukuar popullin për të pasur kujdes tek vota. Zgjidhja është me pas kujdes votën. Populli kur të votojë duhet të zgjedhë më të mirin dhe të gjykojë drejtë pasi nuk mund të ketë një parlament deputetë më të kaluar kriminale. Edhe vetë ambasadori amerikan Lu e tha; dhe kur e thotë një i huaj, çfarë duhet të presim më ne shqiptarët për të reaguar ndaj politikanëve të korruptuar.
10520818_1639419989626264_720717147346529129_n
Kush është Skënder Kodra
Prof. Dr. Skënder Kodra u lind në Istog të Kosovës, ku kreu shkollën fillore. Shkollën e mesme e vazhdoi në Gjakovë dhe Pejë. Autoritetet qeveritare serbe e burgosen për motive patriotike. Në shumë raste kaloi nëpër burgjet e Prishtinës, Gjakovës, Ferizajt, Suharekës e Beogradit dhe veçanërisht në burgun e Pejës. Më 1969 emigroi në Itali e pas një viti në SHBA, ku edhe mori statusin e refugjatit politik. Në SHBA më 1980 mbaron shkollën e mesme. Më 1986 përfundon shkëlqyeshëm studimet e larta në Universitetin “Mercy College”, në degën e psikologjisë dhe pas një viti kreu studimet pasuniversitare në “Long Island University” dhe laureohet me titullin Master degry. Në vitin 1991 mbron doktoraturën me temën “Shkaqet që çojnë në skizofreni” dhe merr titullin më të lartë shkencor në SHBA PH.D. Më tej u specializua në një profil më të ngushtë në fushën e Psikologjisë Klinike. Veprimtaria e tij është e larmishme si profesor, psikolog e shkencëtar.
Ligjëron në tri universitete me studentë nga e gjithë bota. Ai ka një veprimtari të  shquar veçanërisht në Psikologjinë klinike, të cilën e ka pasuruar dhe me përvojën e madhe në spitalet ushtarake të psikiatrisë në Neë York, ku punoi për dhjetë vjet me pacientë të Luftës së Dytë Botërore dhe të Luftës së Vietnamit.
1384122_1391652137736385_1091741323_n
I brumosur me ndjenja të larta atdhedashurie dhe si intelektual i përgatitur në SHBA, Skënder Kodra ka dhënë një kontribut të çmuar dhe për popullin shqiptar. Në vitin 1995 ai themeloi Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me qendër në Neë York dhe vazhdon të jetë aktiv si kryetar i kësaj Akademie. Me ndryshimet demokratike në Shqipëri, Prof.  Dr. Skënder Kodra vazhdoi të kontribuojë edhe në dheun amë. Ai punoi dy vjet në Tiranë si klinicist pranë Klinikës psikiatrike të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, ku përgatiti dhe ligjëroi leksione të ndryshme. Me kënaqësi ai i dhuroi kësaj klinike një bibliotekë të pasur me literaturë masive të psikiatrisë klinike amerikane. Gjatë kësaj kohe në Radio Tirana ai mbajti një rubrikë të përjavshme me temë nga psikiatria.
Në këtë periudhë Prof. Dr. Skënder Kodra viziton sërish vendlindjen e tij Kosovën, ku zhvillon një veprimtari të dendur shkencore dhe patriotike. Pushtuesit serb ia bastisën klinikën dhe e arrestuan për ta detyruar të pajisej me dokumente serbe. Zoti Skënder Kodra nuk pranon dhe largohet i detyruar nga atdheu i tij.
1932707_1456131204621811_1419603109_o
Në verën e vitit të Luftës në Kosovë, Prof. Dr. Skënder Kodra shkoi në ndihmë të të dëbuarve kosovarë, në kampet e shumta në Shqipëri, si dhe në spitalin Ushtarak në Tiranë. Djali i tij Isai, ushtarak dhe i lindur në SHBA, u radhit në radhët e UÇK-së në Kosovë, ashtu si dhe shumë të tjerë nga të afërmit e familjes Kodra.
Personaliteti i Prof. Dr.  Skënder Kodra është i njohur në SHBA, në vende të ndryshme të Evropës dhe në të gjitha trojet shqiptare. Ai ka qenë këshilltar pranë Ministrisë së Shëndetësisë në Shtetin e Neë Yorkut, është anëtar i Shoqatës së Doktorëve në Shtetin e Neë Yorkut, Anëtar i Shoqatës të sëmundjeve psikike “Sigmund Frojd” të Austrisë, nënkryetar i Akademisë së Intelektualëve Shqiptarë të Shkencës dhe Artit në Kosovë, anëtar i Shoqatës së Psikiatërve në Shqipëri, etj.
Figura poliedrike e Prof. Dr. Skënder Kodra, është kthyer në një simbol për komunitetin shqiptar në SHBA, Kosovë dhe Shqipëri, si një njeri me energji të pashtershme humane e patriotike. 

Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit