Rita Ora :Urime vendi im,urime Kosova e ime!





Rita Ora: Të gjithë bashkë të bëjmë më të mirën për të prezantuar Kosovën


Disa orë përpara koncertit të mbrëmjes së sotme në kuadër të pavarësisë së Kosovës, Rita Ora ka dalë në një konferencë për mediat.

E pyetur se çfarë ndjenjash e përshkojnë kur gjendet përballë fansave në Kosovë, Rita u përgjigj se ndjehej e nervozuar, e megjithatë theksoi se mbrëmja sot do të rezervonte shumë surpriza:

“Bëni cfarë të mundni dhe të gjithë së bashku të bëjmë më të mirën për të prezantuar Kosovën kudo në botë. Unë jam shumë nervozë në fakt për koncertin sot, por gjëja më e rëndësishme është që njerëzit të argëtohen. Mendoj se sot duhet të shijojmë gjithçka. Jam nervoze por do bëj më të mirën time”.


Pyetjes nëse do Kosova do të kishte ndonjëherë mundësinë që të shihte tre këngëtaret shqiptare, Ritën, Bebe Rexhën dhe Dua Lipën, në një koncert së bashku, bukuroshja u përgjigj: Kurrë mos thuaj kurrë.


Mëgjithatë në përgjigjen e saj Rita përmendi vetëm Bebe Rexhën si miken e saj më të mirë, ndërkohë që për këngëtaren tjetër, Dua Lipën, nuk bëri asnjë koment: “Ju e dini që ne jemi shumë të zëna. Takova Bebe Rexhën në New York, pasi ajo është mikja e më e mirë, dhe aktualisht është duke realizuar një tur muzikor në mbarë botën.



Por, si dihet nëse do të jemi bashkë në një koncert. Kurrë nuk duhet thënë kurrë”.

Rita Ora është edhe Ambasadore e Kosovës në botë, dhe e pyetur se si e bën të ndihet ky fakt, këngëtarja theksoi se një detyrë e tillë ka përgjegjësi të mëdha, por ajo zbuloi se babai i saj ishte personi i cili e inkurajoi për të bërë gjërat e duhura: “Kur u bëra Ambasadore e vendit tim, i kam thënë babait tim se çfarë duhet të bëja.



 Dhe ai më tha: “Bëj atë që di të bësh më mirë. Bëhu krenare për vendin nga vjen”. Dhe unë gjithnjë do ta përmend Kosovën dhe vendin nga vi.


Unë kuptoj shumë mirë shqip, por nuk flas perfekt. Është më mirë se asgjë. Kam shumë përgjegjësi si përfaqësuese e vendit tim”.


Në fund të konferencës Rita u bëri një ftesë gazetarëve: “Faleminderit që ishit këtu, dhe shpresoj t’iu shoh të gjithve në koncertin e mbrëmjes së sotme”.



Rita Ora “tërbon” Kosovën me kostumin e saj kuqezi


Rita Ora u kthye në Kosovë për të festuar 10-vjetorin e pavarësisë të vendit dhe nuk i zhgënjeu bashkëatdhetarët e saj.

Këngëtarja e famshme ofroi një performancë të jashtëzakonshme në koncertin e zhvilluar në Prishtinë, mbrëmjen e së shtunës.


Me një kostum kuqezi të ngushtë, 27-vjeçarja këndoi hitet e saj më të njohura dhe kërceu pa u lodhur për kënaqësinë e publikut të shumtë.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri