DIPLOMACIA E SHQIPËRISË, JO NË DISKURS ME INTERESIN E PËRGJITHSHËM SHQIPTAR NË BALLKAN

Image result for mehdi hyseni

                                      Akademik Prof.Dr.Mehdi HYSENI*                                     


     D i p l o m a c i
 
DIPLOMACIA  E SHQIPËRISË, JO NË DISKURS ME INTERESIN E PËRGJITHSHËM SHQIPTAR NË BALLKAN
 

Përmbledhje
 
Fati historik e deshi që pas 100 vitesh (1912-1999),   Amerika së bashku me NATO-n dhe me aleatët e saj evro-perëndimorë e çliroi, e pavarësoi dhe e shpëtoi Kosovën nga Serbia kolonialiste gjenocidale. Mirëpo, kjo, në asnjë mënyrë, nuk do të thotë, që ta heshtim dhe, për më tepër, ta konsiderojmë të mbyllur problemin  e pazgjidhur kolonial shekullur të gjysmës së kombit shqiptar dhe të gjysmës së territoreve të Shqipërisë Etnike.  Në favorin  e këtij konstatimi është edhe vlerësimi aksiomatik i “Platformës për Zgjidhjen e Çështjes Kombëtare Shqiptare”   së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (1998), ku thuhet se “çështja kombëtare shqiptare është një çështje ende e pazgjidhur.”(f.50). Ndërkaq, ish-kryeministri i qeverisë së Shqipërisë (2001), tani president aktual i Shqipërisë, Ilir Meta e ka hedhur poshtë këtë aksiomë të ASHSH-së, duke pohuar botërisht  se “nuk  ekziston çështja kombëtare shqiptare”.
 
Përkundrazi, politika e jashtme dhe diplomacia shqiptare, tanimë, pasiqë Shqipëria ka mbështetjen e Amerikës dhe  të NATO-s (si anëtare me të drejta dhe detyrime të plota, që nga  4 prilli 2009[1]) kanë shansin historik, që të riaktualizojnë zgjidhjen e çështjes koloniale shqiptare dhe të gjysmës së Shqipërisë Etnike, duke kërkuar mbajtjen e një Konference ndërkombëtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krye dhe me aleatët e saj tradicionalë evro-perëndimorë. Ndryshe, po qe se  edhe më tej heshtet problemi kolonial i shqiptarëve (1912-2017), përgjegjësinë historike, politike, kombëtare dhe ndërkombëtare, do ta mbajë politika dhe diplomacia e Shqipërisë londineze, (e cila ushtarakisht nuk e mori në mbrojtje Kosovën për ta shpëtuatr nga terrori shtetëror dhe gjenocidi  i Serbisë (1989-199), jo as Evropa, as Amerika e as NATO-ja.
 
Me intgerim ekonomiko-politik, tregtar, kulturor dhe diplomatik të Shqipërisë në “Ballkanin Perëndimor” (ku pa dyshim do të dominojë elementi serbo-sllav sikurse 100 vitet e shkuara të shekullit XX) sipas modelit të inkarnuar të “Juigosllavisë Titiste”, është utopi  e shkretë të mposhtet sundimi kolonial sllav në Shqipërinë Etnike!
 
Fjalët kyçe:  Shqipëria Etnike, Amerika, BE-ja, NATO, Shqipëria londineze (1913), “Ballkani Perëndimor”, Serbia kolonialiste dhe gjenocidale, problemi i pazgjidhur kolonial i gjysmës së kombit shqiptar dhe i Shqipërisë Etnike, ribashkimi kombëtar.
 
Hyrje
Që nga hyrja në etapën e re të marrëdhënieve ndërkombëtare, pas rënies së sitemit bipolar(1989)[2], edhe diplomacia e Shqipërisë të gjitha përpjekjet dhe objektivat e saj i ka përqëndruar në procesin e transformimit, se si të bëhet pjesë integrale e zhvillimit dhe e sigurisë ndërkombëtare. S'ka dyshim se, një orientim i këtillë është kompatibil me kërkesat dhe me realitetet e reja të zhvillimit dhe të integrimit të BE-së. 

Mirëpo, duke mbajtur parasysh faktin se politika e jashtme është e kushtëzuar nga politika e brendshme, e cila në radhë të parë karakterizohet nga mbrojtja e interesit nacional dhe shtetëror, atëherë me të drejtë shtrohet pyetja, se në çfarë stadi është përfillur kjo vlerë fundamentale në realizimin e objektivave prioritare të strategjisë së politikës së jashtme të Shqipërisë në dekadën e fundme të shekullit XX dhe në  dy dekadat e para   shekullit XXI.

Duke u mbështetur në doktrinën dhe në praktikën e së drejtës ndërkombëtare, në raportin e forcave politike ndërkombëtare, si dhe në rrethanat e krijuara politike në Evropë pas shthurjes së sistemit bipolar të dy superfuqive botërore (SHBA - ish-Bashkimi Sovjetik) në vitin 1989, duhet të merret në konsideratë dhe të shqyrtohet gjithanshmërisht statusi, pozita dhe gjendja e shqiptarëve dhe e territoreve të copëtuara dhe të kolonizuara të tyre etnike nga hegjemonizmi serbosllav, në mënyrë që, t'u njihet e drejta e plotë e vetëvendosjes, dhe e rikthimit nën jurisdiksionin administrativo-shtetëror të Shqipërisë Etnike.
 
Pavarësisht nga tezat dhe "fërkimet" ideologjiko-politike" spekuluese, të njëanshme dhe të papeshuara në kontekstin e mbrojtjes së interesit nacional të përgjithshëm, që i referohen kërkesës madhore gjithëshqiptare (që në të shumtën e rasteve karakterizohen nga mioipia e interesit egoist individual  dhe lufta për pushtet në aleancë të përbashkët me sunduesit e huaj kolonialistë sllavë, vrazhdësia utilitariste dhe sektariste e oponentëve të ndryshëm), kuintesenca e saj pikërisht provon se historikisht është e drejtë, politikisht e qëndureshme dhe racionale, de jure e pakontestueshme.

 
Në potez-diplomacia e vonuar shqiptare

-Çfarë po pritet, pse  shtetarët shqiptarë në  Tiranë dhe në Prishtinë, ende nuk po kërkojnë nga SHBA-ja dhe nga BE-ja mbajtjen  e një Konference ndërkombëtare për Ballkanin, ku nga pala shqiptare, do të shtrohej kërkesa historike për ridefinimin e kufijve të Shqipërisë Etnike, dhe të zgjidhjes së çështjes koloniale shqiptare në Ballkan, ku rolin historik dhe vendimtar, do të duhej ta luante diplomacia shqiptare, natyrisht, nëse në axhendën e interesave të saj prioritare ndodhet edhe statusi pazgjidhur i shqiptarëve të kolonizuar në Ballkan.


Duke qenë se Shqipëria gëzon simpatinë dhe përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare (si vend dhe partner i rëndësishëm strategjik i NATO-s në rajon i Evropës Perëndimore), në radhë të parë të SHBA-së, ka ardhur koha që politika e jashtme dhe diplomacia e saj, të hidhet në ofensivë, të zgjohet nga "vdekja klinke", dhe të dinaminzohet në të gjitha dimensionet e saj, në mënyrë që të shfrytëzojë vakuumin e krijuar në marrëdhëniet ndërkombëtare pas ndryshimeve dramatike, sidomos në hapësirat e pjesës lindore të Evropës Qendrore, sepse kësisoj do t'ia arrinte, që t'i realizonte "interesat prioritare" kombëtare, gjë që kjo tani, ( e pëlqyen apo nuk e pëlqyen armiqtë kolonialistë sllavomëdhenj), duhet të jetë objektivi parësor afatgjatë i politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Prandaj, asgjë nuk guxojmë t'ia lëmë rastit, mbase në politikë dhe diplomaci iluzionet dhe gabimet janë me pasoja fatale, dhe të pakorrigjuara, sepse  faturën e tyre e paguan vetë populli, e jo shtetarët, që marrin vendime të gabuara në emër dhe në llogari të tij. Së këndejmi, as krerët e politikës zyrtare shqiptare, nuk duhet të harrojnë detyrimet e tyre ndaj interesit të përgjithshëm të kombit dhe të shtetit etnik shqiptar, sepse mbajnë përegjegjësi ligjore mbi tri baza: a) përgjegjësi nacionale, b) përgjegjësi ndërkombëtare dhe c) përgjegjësi humanitare.


Sipas konceptit të parë, shtetarët, pikësëpari janë përgjegjës për mirëqenien e shtatasve të vet në planin e mbrojtjes së interesit dhe të sigurisë kombëtare. Meqenëse këto janë ndër vlerat më fundamentale për shtetin dhe për kombin, atëherë as politika e jashtme e Shqipërisë, nuk mund të ndërtohet as të zhvillohet pa marrjen  e tyre në konsideratë.
 
 Nuk mund të ketë politikë të jashtme as kurrfarë diplomacie, po qe se ajo në radhë të parë nuk është në gjendje t'i marrë në mbrojtje me çdo kusht sigurinë dhe interesin nacional të shtetit si në kuptim të ngushtë, ashtu edhe në atë të gjerë(duke mbajtur parasysh faktin se mbi 4 milionë shqiptarë, momentalisht ndodhen jashtë kufijve të Shipërisë së sotme të cunguar). Ky standard i vlerësimit të politikës së jashtme është i njohur në shkencën politike, që nga periudha e Makiavelit, sipas të cilit "kombi dhe shteti" përherë janë plan të parë. Po mbi këtë bazë, është zhvilluar dhe është i vlefshëm, edhe koncepti i sotëm i këtyre dy vlerave, abuzimi i të cilave sjell pa dyshim edhe në shkatërrimin e shtetit dhe të kombit, e kursesi nuk çon në integrimin ose në përparimin e marrëdhënieve ndërshtetërore a ndërkombëtare.


Në këtë vështrim janë shprehur edhe dy shkencëtarë të njohur të shkencës së marrëdhënieve të sotme politike ndërkombëtare, Robert Jackson dhe Georg Sorenson, të cilët pohojnë se: "Shtetet  kanë obligime ndërkombëtare, që nuk mund të vijnë në shprehje, para interesave të tyre nacionale".[3]
 
Po në këtë frymë, këta autorë e kanë pasqyruar me vërtetësi, edhe këtë konstatim aksiomatik të ish-presidentit të Francës, Sharl Dë Gol (1961) : " Për Francën si shtet i madh, është e patolerueshme, që të heqë dorë nga përcaktimi i fatit të vet në favor të vendimeve dhe të veprimit të një shteti tjetër (SHBA-së), kjo mund të bëhet për hir të miqësisë… por shteti i integruar e humbas interesin në mbrojtjen e tij nacionale, duke qenë se për këtë, ai nuk mund të jetë përgjegjës".[4]
 
Nga kjo shihet qartazi se, (edhe pse Franca ka pasur statusin e një fuqie të madhe botërore) Dë Goli (në vazhdimësinë kohore, si president i Francës gjatë viteve 1958-1968) nuk është pajtuar me "procesin e integrimit të detyrueshëm", kështu që, botërisht dhe në mënyrë racionale ka insistuar ta mënjanojë përgjegjësinë e tij nacionale dhe ndërkombëtare. 

Në parim, bashkëpunimi ndërkombëtar është i domosdoshëm, si dhe janë të preferueshme lidhjet në procesin e integrimeve të ndryshme ekonomike, poltike, ushtarake e kulturore ndërkombëtare, por jo me çdo kusht, dhe në favor të ruajtjes së "ekuilibrit" të forcave politike ndërkombëtare, me ç'rast pa dyshim dëmtohet interesi nacional  i shteteve të vegjël, sikurse që është sot i rrezikuar, dhe i cënuar në mënyrë flagrante interesi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve në Ballkan.


Shqiptarët, gjithmonë  ua kanë shtrirë dorën e pajtimit kolonëve sllavë ballkanikë, por këta kanë bërë të kundërtën-spastrim etnik dhe gjenocid për t’ua grabitur shtëpitë dhe tokat e tyre të Shqipërisë Etnike (1815-2018).


Edhe pse gjatë historisë së deritashme të marrëdhënieve shqiptare-serbosllave, filozofia e politikës shqiptare gjithmonë ka pasqyruar dëshirën dhe vullnetin për bashkëpunim të ndërsjellë me politikat shtetërore sllave në Ballkan, këto asnjëherë deri më sot nuk kanë arritur të promovohen si të tilla, por gjithmonë kanë qenë të keqinterpretuara dhe të keqpranuara nga ana e politikës imperialiste sllave në Ballkan.
 
 Këtë e dëshmon edhe "fryma internacionilste" e rilindësit të famshëm shqiptar, Naim Frashëri, kur thot: " Ne me sllavët e me grekët, me të gjithë fqinjtë tanë, duam të rrojmë ngaherë në harmoni, si vëllezër, veç e drejta e secilit gjithnjë të respektohet. Sot, tiranin e prêt vdekja, pra nuk duhet të luftojmë, si armiq me njëri-tjetrin ; miq të jemi në një mendje… Poshtë pra, trazirat, grindjet, rroftë e qoftë vëllazëria".[5]
 
Prandaj, konstanta historike e kësaj "devize" e politikës internacionaliste kozmopolite shqiptare ndaj sllavëve të Ballkanit, ka qenë fatale për mbrojtjen e interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve në Ballkan. Si rrjedhim, kjo edhe ka ndikuar pozitivisht në rujatjen dhe në kultivimin e traditës shoviniste serbomadhe dhe grekomadhe, flamurtare të së cilës kanë qenë dhe, edhe sot janë : "Naçertania" e Ilia Garashaninit (1844)[6] dhe "Megal-ideja". Sipas autorit Pëllumb Xhufi “ Deri në mesin e shekullit XX, nëse bëjmë përjashtimin e një ndërprerjeje të shkurtër si ajo e qeverisë Pangallos (1925-1926), politika e shtetit grek ndaj Shqipërisë ka qenë një shprehje autentike e konceptit "Megali-Idea". Në vitin 1840, kryeministri grek Kolektis e cilësoi Epirin si një nga drejtimet kryesore të zgjerimit të shtetit grek, vetëm për të realizuar programin politik të  Megali-Idea. “[7]

Sot, vërtet, politika e jashtme dhe diplomacia e Shqipërisë ndodhet para shumë problemeve të pazgjidhura drejt reformave të saj ekonomike, politike dhe  të demokratizimit të vendit, mirëpo, (me gjithë premtimet e deritashme disavjeçare të titullarëve të partnerizmit integrues në Evropë) hëpërhë këto kanë ngelur ende të pazgjidhura ngase janë të kushtëzuara dhe të ndërvarura drejtpërdrejt dhe tërthorazi me problemet ekzistuese të shteteve sllave në rajon, të cilat reflektojnë si rrjedhojë e politikës së tyre të diktatit ndaj kufizimit dhe bllokimit të politikës së jashtme zyrtare të Shqipërisë (sikurse më 1946, kur Greqia armike e bllokoi, jo më pak se 10 vjet, që të mos bëhej anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara deri  në vitin 1955), në mënyrë që asaj t'i imponohej "harresa" e aktualizimit të fenomenit të gjenocidit shekullor serbo-sllav (i cili sipas ligjeve ndërkombëtare nuk mund të parashkruhet, edhe pse kanë kaluar shekuj, qëkur Serbia e Madhe e ka ushtruar atë mbi shqiptarët dhe  mbi territoret indigjine shqiptare, sikurse në vitin 1998-1999 në Kosovë) dhe të çështjes së pazgjidhur koloniale të shqiptare në Ballkan.
 
Në këtë kuptim, për të defaktorizuar totalisht rolin e politikës së jashtme dhe të diplomacisë së Shqipërisë, diplomacia e Beogradit ia ka arritur qëllimit të shumëfishtë, ngase më 2 shtator 2002, arriti që së fundi t'i normalizonte marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë. Ky potez i qarqeve zyrtare të Tiranës, jo vetëm se është i dëmshëm edhe për interesat parciale të çastit të vetë Tiranës, por, ka edhe karakter dihotomik para bashkësisë ndërkombëtare, sepse e ka vënë në dilemë dhe para aktit të kryer, se gjetja e "gjuhës së përbashkët" e politikës zyrtare e Tiranës me regjimin antidemokratik dhe antishqiptar të Beogradit, është "argumenti më i qëndrueshëm", se në Ballkan “nuk ekziston çështja e pazgjidhur shqiptare”.
 
Këtë të pavërtetë, për fat të keq e pat deklaruar edhe Ilir Meta si ish-kryeministër ( 2001, kurse sot, më 2017, president  i Shqipërisë) në   Konferencën ndërkombëtare të vendeve ballkanike me temë “Strategjia e qeverisjes në fillim të shekullit XXI”, bërë në Athinë të Greqisë, më 4 prill 2001, deklalroi se“Zgjidhja e problemit të të gjitha bashkësive shqiptare në Maqedoni, në Serbi, në Kosovë dhe në Mal të Zi, nuk qëndron në bashkimin e tyre në një shtet të përbashkët, sepse kjo nuk ka kurrfarë gjasash ngaqë sërish shkakton mllefin e së kaluarës.”[8]

Nuk ka asnjë dilemë se kjo deklaratë e Ilir Metës është  me karakter antihistorik, antikombëtar dhe antishtetëror, sepse shpërfillur të drejtën historike të kombit shqiptar mbi Shqipërinë Etnike, si dhe ka hedhur poshtë dhe ka mohuar “ Trurin t shqiptar-Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, e cila ka vlerësuar se, jo vetëm se ekziston, por ende nuk është në rrugën e zgjidhjes “Çështja Kombëtare Shqiptare”.
 
Kjo, është edhe arsyeja kryesore, pse Akademia e Shkencave e Shqipërisë në vitin 1998 ka miratuar Platformën e saj përkatëse për zgjidhjen e “Çështjes Kombëtare Shqiptare në Ballkan”, ku thuhet se “ Deri  sot ky bashkim nuk është arritur jo për faj të shqiptarëve. Përkundrazi, gjysma e trojeve etnike shqiptare ndodhet ende nën zgjedhën e disa shteteve huaja. Si rrjedhim, çështja kombëtare shqiptare është një çështje ende e pazgjidhur…”[9]
 
Gjithashtu, kjo deklaratë e Ilir Metës, është “ Një përbuzje, një margjinalizim, një shpërfillje dhe një vetëmohim i tillë i së drejtës natyrore, historike, politike, kombëtare dhe demokratike, para së gjithash është në kundërshtim edhe me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë: “ Me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar (Preambula),…Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj. Neni 8, paragrafi 1, pika 1.”[10]
 
Në anën tjetër, pikërisht, shikuar nga aspekti i gjerë i interesave dhe i politikës gjithëkombëtare shqiptare, me plot arsye ka shkaktuar mosbesim dhe skepticizëm, se strategjia e politikës së jashtme të Shqipërisë  për interesa vetjake, afatshkurtëra dhe të verbëra, heshtazi dhe haptazi (në emër dhe, për hir të ndërlidhurisë së interesave tregtare, ekonomike, të bizenist "intgerues" dhe të "demokratizimit" në vorbullën e amullt serbosllave) ka marrë anën e mbrojtjes së interesave dhe favoreve të "paidentifikuara" të imperializmit sllav në hapësirat e kolonizuara të Shqipërisë Etnike. 

Këtë e mbështet edhe kjo deklaratë zyrtare e ish-kryeministrit të Serbisë, Prof.Dr.Zoran Gjigjiq, i cili  e pat vlerësuar lart deklaratën zyrtare të ish-kryeministrit Ilir Meta (e qartë, dhe më se e kuptueshme, historikisht, gjithmonë politika, diplomacia e shtetit serb, shkenca dhe kisha politike serbe kanë vlerësuar lart, i kanë shpërblyerë  dhe i mbajnë si heronj dhe miq të tyre esat pashë toptanët  e djeshëm dhe të sotëm –M.H.)  se “nuk ekziston çështja kombëtare në Ballkan”. Ndërkaq,  për këtë nonsense politik dhe diplomatik shtetëror të Tiranës zyrtare, Z.Gjingjiq  e falënderon shumë I.Metën, duke u shprehur   Se e kishin gëzuar shumë qëndrimet e kryeministrit të Shqipërisë, Ilir Meta me të cilin  kishte biseduar në Athinë. Unë, për herë parë dëgjova nga një kryeministër shqiptar, cili qartazi e tha se për të nuk ekziston çështja shqiptare, por vetëm problemet e shqiptarëve në Kosovë, në Maqedoni, në Serbinë Jugore. Këta shqiptarë problemet e tyre, duhet t’i zgjidhin në kuadrin e shteteve të tyre. Veç  kësaj, Meta tha se ndryshimi i kufijve, do të ishte katastrofik, prandaj, Shqipëria absolutisht është kundër ndryshimit të tyre.”[11] 

Këtë “konkluzion”  të gabueshëm për mosndryshimin e kufijve sipas Metes dhe Gjingjiqit në Ballkan,  që në vitet e 90-ta të shekullit XX, e ka përgënjeshstruar pavarësimi i Sllovenisë, i Kroacisë, i FYROM-it(Maqedonisë artificiale të Josip B. Titos), i Malit të Zi, dhe së fundi, më 17 shkurt 2008, edhe pavarësimi i Republikës së Kosovës[12].
 
Shqipëria si “shtet i izoluar" mbrojti me sukses sovraitetin territorial dhe shtetëror të saj (1945-1990)

Këtë konkluzion  e mbështet edhe ky argument i Xhudi Demsit(Judy Dempsey) : " Gjatë pushtetit të tij si " dorë e fortë " në krye të Partisë së Punës në Shqipëri, që nga viti 1946 deri më 1985, politika e jashtme e Enver Hoxhës me ngulmësi, e mbrojti pavarësinë e Shqipërisë, së pari nga Jugosllavia, më 1948, së dyti nga Bashkimi Sovjetik, më 1961, së treti nga Kina, më 1978. Ata që e kanë kundërshtuar në këtë drejtim, janë likuiduar. "[13]


Shqipëria si një nga shtetet më të vogla ballkanike, brenda periudhës së saj të mëparshme gjysmëshekullore (si shtet i varfër socialist), ia arriti që të thyejë traditën bizantine të "dhunimit" të kufijve të shtetit të përgjysmuar shqiptar nga ndërhyrja dhe masakrat makabër të forcave banditeske ushtarako-policore të shteteve serbosllave, sikurse në vitet e hidhura dhe të gjakosura të popullit dhe të shtetit shqiptar(1912, 1913, 1919, 1920…, etj.). Gjithashtu, ia arriti, që të përballojë trysninë e egër të makinerisë ushtarako-propagandistike të ortodoksizmit carist-komunist të Bashkimit Sovjetik, duke mos pranuar, që të hyjë në "lojën" strategjike, e as të mos e luajë rolin e mediatorit midis dy superfuqive të mëdha botërore( BRSS-SHBA) përkitazi me ndonjërin nga vendet fqinje ballkanike.

Pretendimet territoriale të doktrinës së sllavizmit biznatin ndaj territorit dhe interesave jetike të kombit shqiptar në Ballkan, janë zhvilluar edhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, nën maskën e ashtuquajturit "komunizëm vëllazëror internacionalist" të ish-BRSS-së, dhe në veçanti të liliputanëve të tij sllavë të Evropës Lindore dhe Juglindore. Për ta shndërruar Shqipërinë (e cunguar 50% nga territori dhe populli i saj autokton, si rrjedhim i kongreseve dhe i konferencave ndërkombëtare evropiane: 1878, 1913, 1919, 1946) në "oazë paqeje" për interesa të veta gllabëruese gjeopolitike, politika e jashtme dhe diplomacia e ish-BRSS-së, si hap të parë kishte vendosur bazat e saj ushtarake sovjetike në ujërat territoriale të saj. Mirëpo, ky "idil" i panatyrshëm sovejtiko-shqiptar, falimentoi në fillim të viteve të gjashtëdhjeta, si pasojë e ndërhyrjes së ish-Bashkimit Sovjetik në çështje të brendshme të Shqipërisë. Ky edhe ishte shkaku kryesor i prerjes së marrëdhënieve diplomatike të Tiranës me Moskën (1961), si dhe i tërheqjes së tetë nëndetseve sovjetike nga ujërat territoriale shqiptare. Kështu që deri në vitin 1968, kur forcat e përbashkëta ushtarake të Traktatit të Varshavës e invaduan Çekosllovakinë, midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik mbretëroi klimë e akullt dhe e tendosur, që ndër të tjera kishte për pasojë, edhe kontradiktat ideologjike, si dhe përpjekjet e vazhdueshme të udhëheqjes komuniste sovjetike me Nikita Hrushçovin në krye, për të rrëzuar pushtetin shtetëror të Enver Hoxhës. Pikërisht, duke u mbështetur në këto fakte, si dhe në ndërhyrjen e ish-BRSS-së në Çekosllovaki (gusht 1968), shteti shqiptar e dënoncoi Traktatin e Varshavës( të formuar më 1955 si kunfërpeshë ndaj Paktit NATO). Mirëpo, sovjetikët, formalisht (deri me zhbërjen e Traktatit të Varshës, më 1990) kurrnjëherë nuk e kanë pranuar formalisht tërhqejen e Shqipërisë nga traktati theksuar.


Motivi kryesor i ish-Bashkimit Sovjetik, që me çdo kusht Shqipërinë ta fuste në "ombrellën" e sferës së vet të interesit, kishte karakter strategjik, gjeopolitik dhe ideologjik komunist. Së pari, kjo i mundësonte daljen në Mesdhe dhe, së dyti, ishte në përputhje me konceptet strategjike ushtarake të Traktatit të Varshavës.


Edhe sot (1990-2017), pas ndryshimeve demokratike në Evropën Lindore dhe Juglindore (pas rënies së BRSS-së dhe aleancës së saj politko-ushtarake, që përfshinte vendet e Evropës Lindore të ashtuquajturit kampi socialist) interesimi i Rusisë për Ballkanin si sferë "tradicionale" e ortodoksizmit sllav, është tejet i madh dhe, në veçanti paraqet rrezik potencial për qenien shqiptare në Ballkan, edhe pse Shqipëria është anëtare e NATO-s, që nga viti 2009; edhe pse  Kosova është pavarësuar, dhe tani e njohin 114 shtete të OKB-së; edhe pse Kosova është nën mbrojtjen e çelikt të SHBA-së dhe të NATO-s, rreziku permanent nga Rusia është i pranishëm për Kosovën, dhe gjithashtu, edhe për Shqipërinë. Këtë provojnë edhe faktet e politikës dhe të strategjisë ushtarake të Moskës, e cila, tani ka ndërtuar bazën e saj të madhe ushtarake në Nish të Serbisë, si dhe ndihmat dhe armatimi i Serbisë nga Rusia me aeroplanët ushtarakë “Mig-29” dhe me arsenal tjetër ushtarak, të cilët ia ka livruar Serbisë.
 
Këtë rrezik e ka provuar edhe rreshtimi i politikës, dhe angazhimi direkt ushtarak i Rusisë në anën e agresorit serbomadh në Kroaci, në Bosnjë, në Kosovë dhe në IRJM kundër kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve (1990-1999). 

Mirëpo, sa ia vlen kjo, kur politika e jashtme e Shqipërisë së nanoistëve dhe berishistëve i pat "futur veshët në lesh", e po shtirej si  " e painformuar" në këtë aspekt, sikurse vërtet " të mos kishte ndodhur asgjë tragjike" mbi kurrizin e shqiptarëve në Kosovë, në Kosovën Lindore dhe në Iliridë. Kjo sjellje arrogante dhe e papërgjegjshme e politikës së jashtme shqiptare ndaj interesit të përgjithshëm të qenies shqiptare në Shqipërinë e kolonizuar etnike, në kuptimin e ngushtë dhe të gjerë u ngjet sjelljeve amorale dhe shpërfillëse të një kryefamiljari të shthurur, (i cili për shkaqe të vagabondizmit vetjak të shfrenuar, në çdo çast është i gatshëm ta sakrifikojë interesin e shenjtë të familjes, duke u interesuar të krijojë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjtë e tij, por, jo edhe me anëtarët e afërt të bashkësisë së tij familjare). 

Në këtë mënyrë po vepron edhe politika e jashtme e Shqipërisë, e cila i ka çimentuar marrëdhëniet diplomatike me amalgamën armike sllave në Beograd, në Shkup, në Podrogoricë dhe në Athinë, kurse me shtetasit e vet në Shqipërinë etnike, jo që ka marrëdhënie  "të ngrohta" vëllazërore sikurse me diplomacinë shtypëse dhe shfrytëzuese të metropoleve kolonialiste, të theksuara ballkanike, por edhe i anatemon, duke i "këshilluar", që të mos ia prishin baraspeshimin politik, ekonomik dhe tregtar përfitues  me partnerët e vet të "demokratizuar" dhe "besënikë" serbë, sepse, sipas logjikës "realpolitike" , distancimi nga aleanca sllave, do të thotë edhe "izolimi" i Shqipërisë nga Evropa dhe nga bota!?
 
Në të vërtetë, është e kundërta. Miqësia me sllavët në këtë formë të paskrupullt dhe të "pjellur para kohe", pa zgjidhur asnjë problem të shqiptarëve brenda territoreve të Shqipërisë etnike , të cilët ende gjenden nën "kurorën" kolonialiste sllave, sipas parimit të së drejtës ndërkombëtare dhe marrënieve politike ndërkombëtare, sanksionohet si përgjegjësi nacionale për udhëheqjen e ekzistuese të Republikës së Shqipërisë.
 

Mirëpo, pavarësisht nga shkalla e intensitetit të ambicieve filosllave të diplomacisë tregtare shqiptare ndaj identitetit politik dhe kombëtar të Shqipërisë etnike, kjo edhe më shumë do të ngjallë dhe, do të rritë në dimensione gjithëkombëtare veprimtarinë politike kombëtare dhe patriotike të të gjitha forcave dhe subjekteve politike, që janë deklaruar dhe përcaktuar me program për ribashkimin kombëtar shqiptar.[14]
 
 Efektiviteti dhe dinamika e politikës dhe e diplomacisë së këtyre dy institucioneve thelbësore (politiko-ushtarake) të Shqipërisë etnike, gjithësesi, do të ndikojnë në zhbalancimin e "diplomacisë së ekuilibruar" të aleancës internacionaliste-kozmopolite shqiptare-sllave:Tiranë-Beograd-Shkup-Athinë- Podgoricë, me të vetmin qëllim, që të tërheqë vëmendjen e faktorit gjithëshqiptar dhe të bashkësisë ndërkombëtare,(se pikësëpari, janë pjesë integrale të interesave strategjike të SHBA-së dhe të NATO-s në Ballkan, e kursesi, të infektuara me interesat grabitçare, antishqiptare dhe antiamerikane të doktrinës dhe të strategjisë së Rusisë dhe aleatëve të saj në Ballkan) se normalizimi i marrëdhënieve të Republikës së Shqipërisë me aksin e shteteve kolonialiste sllave,(që sipas gramatikës së diplomacisë tradicionale dhe moderne evrolindore, nënkupton pranimin e "formulës" së nënshtrimit të shqiptarëve, sërish nën kanxhat e përgjakshme shekullore të kolonializmit imoperialist sllav) është i orientuar drejtpërdrejt dhe tërthorazi kundër interesave kombëtare dhe shtetërore të shqiptarëve të Shqipërisë Etnike, si dhe kundër interesave strategjike të Shteteve të Bashkuara në Ballkan, si dhe kundër aleatëve të saj lojalë (në veçanti: Britania e Madhe, Gjermania dhe Turqia) të Aleancës së Atlantikut Verior-NATO-s.


Autorët e "teorisë së lojërave" të pakufijshme të politikës së jashtme të Shqipërisë me interesin strategjik kombëtar të shqiptarëve në Shqipërinë Etnike, që janë vetëm në favor të oligarkisë së politikës mafioze shqiptare në pushtet, dhe të aleatëve të greko-serbë për t'i mbajtur ende shqiptarët "pengjë" të paqes dhe të stabilitetit në Ballkan, po qe se nuk i riformulojnë të gjitha vendimet e tyre në dobi të mbrojtjes së interesit të përgjithshëm shqiptar në Ballkan, s' ka dyshim se do të ballafaqoheshin me pasoja dhe me rreziqe të paparashikuara si në planin e brendshëm, ashtu edhe atë të jashtëm. -Do të vinte deri te manifestimi i antagonizmave dhe i polarizimit të pashmangshëm të politikës kombëtare gjithëshqiptare me atë kozmopolite sllave dhe pansllave.
 
Konkluzioni 

Pavarësisht nga akuzat, nga  shpifjet, nga pakënaqësitë dhe nga interesat komplementare të armiqve të brendshëm dhe të jashtëm të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, është domosdoshmëri tejet e ngutshme, që Tirana zrytare ta ndryshojë kursin strategjik të diplomacisë dhe të politikës së jashtme të deritashme, kur është fjala për mbrojtjen dhe  për ribashkimin e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, se nuk ekziston rrugë tjetër e drejtë dhe e pranueshme për shpëtimin e shqiptarëve në Ballkan. Këtë kërkesë imperative, të domosdfoshme, të ligjshme, demokratike dhe paqësore, Qeveria, Parlamenti dhe Presidenti i Shqipërisë, duhet ta formalizojnë  para faktorëve relevantë ndërkombëtarë (Amerikës, BE-së, NATO-s dhe OKB-së), duke kërkuar mbajtjen e nj֓ë conference ndërkombëtare, në mënyrë, që edhe më tej (në këtë shekull) të mos mbetet i “arkivuar”-pazgjidhur problemi kolonial i shqiptarëve në Ballkan, pavarësisht nga deklarata e gabuar infantile politike dhe diplomatike e Ilir Metes e vitit 2001, se gjoja “nuk ekziston çështja shqiptare”!?

Në qoftë se nuk do të ketë ndryshim kufijsh, i cili nënkupton status quo-n e gjysmë kombit shqiptar dhe të gjysmës territorit autokton shqiptar nën sundimin e egër koloniual dhe neocolonial sllavo-bizantin, atëherë përgjegjësinë historike, kombëtare dhe shtetërore, do ta marrin liderët politikë dhe shtetarët shqiptarë, Jo as Amerika e as Evropa Perëndimore.

Si politika, ashtu edhe diplomacia shqiptare, duhet t’i braktisin “parullat ditore”  stereotipe të politikës propagandistike sllavo-bizantine,  se gjoja “Evropa nuk po lejon ndryshimin e kufijve”!?

Ky nuk është kurrfarë argumenti justifikues as de fakto e as de jure, kur dihet se qe 30 vitet (1990-2017), politika dhe dipomacia e Tiranës zyrtare, asnjëherë nuk e ka ngritur zgjidhjen e problemit kolonial të shqiptarëve, në anjë instancë evropiane dhe ndërkombëtare. – Atëherë, shtrohet pyetja logjike, pse jemi aq të verbër, aq amoralë politikisht, aq  të padrejtë dhe aq  joparimorë, pa asnjë argument dhe, pa asnjë fakt, po e fajësojmë BE-në dhe Amrikën, kur asnjëra e as tjetra, as OKB-ja, as NATO-ja nuk kanë marrë kurrfarë kërkese formale zyrtare nga qeveritë e derisotme të Republikës së Shqipërisë (1990-2017), që të rindërkombëtarizohet dhe të rishqyrtohet problemi kolonial shqiptar në Ballkan. 

Si presidenti aktual i Shqipërisë, Ilir Meta, ashtu edhe Kuvendi dhe Qeveria e tij, duhet të mbajnë parasysh faktin historik dhe legjitim, se shqiptarët në Iliridë, në Çamëri, në Mal të Zi, në Serbi (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) nuk mund të cilësohen si “problem minoritar”, por vetëm si problem i pazgjidhur kolonial (1912-2017).  

Prandaj, arsyeja etike, humane, historike, kombëtare, politike, diplomatike,  juridike, demokratike dhe paqësore e thotë, që Tirana zyrtare, duhet të kërkojë  rugjentisht organizimin e një Konference Ndërkombëtare për zgjidhjen e problemit kolonial shqiptar në Ballkan. Ndryshe, do të marrë  përsipër përgjegjësinë historike sikurse në rastin e Kosovës (1998-1999), e cila dështoi për ta mbrojtur nga terrori dhe nga gjenocidi  i Serbisë Slobodan Milosheviqit, ku si pasojë gjetën vdekjen “11.840  shqiptarë ; 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç;  296 fëmijë deri në 5 vjeç;  1.739 femra;  1.882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare;  1.450 banorë ende janë të pagjetur;  20.400 femra të dhunuara shqiptare; shtëpi të shkatërruara – dëmtuara të popullatës shqiptare: 100.589; shkolla të shkatërruara – të dëmtuara me dokumentacion: 358; zyra të vendit: 71; shtëpi kulture: 30;biblioteka publike dhe shkollore: 93; objekte shëndetësore: 123; bjekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215; kisha katolike: 5; objekte ndihmëse – përcjellëse: 88.101. “[15] 

-Që të mos përsëritën gjenocide të këtilla serbo-sllave mbi shqiptarët  dhe mbi Shqipërinë Etnike në Ballkan, Shqipëria e Ilir Metës ka të drejtë dhe për detyrë, që t’i kërkojë dhe t’i mbrojë shqiptarët dhe territoret e  Shqipërisë  Etnike. Ndryshe, do të humbasë të drejtën historike, legjitime dhe legale mbi to.

Kështu, thuhet edhe në këtë konstatim të ekuilbruar politik dhe diplomatik: “ Nuk më duket e drejtë, por, përkundrazi, të sakrifikohet gjysma e kombit shqiptar: shqiptarët e Kosovës, shqiptarët e Preshevës, të Bujanocit, të Medvegjës, shqiptarët e Kosovës, shqiptarët e Maqedonisë, shqiptarët e Malit të Zi, shqiptarë dhe shqiptarët e Çamërisë, nën pretekstin e evitimit të konflikteve në Ballkan. Shqipëria demokratike nuk duhet të hezitojë para faktorëve ndërkombëtarë,  patjetër, duhet t’i kërkojë territoret e banuara me shqiptarë…”[16]

*       Autori është anëtar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve  të Nju-Jorkut, SHBA.


[1] “ Më 4 prill 2009,  Shqipëria u anëtarësua në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut NATO, pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin e Shtetit që është edhe mbajtësi ligjor i Traktatit të Uashingtonit. Duke u bërë palë e këtij Traktati dhe shtet anëtar i NATO-s,  Shqipëria përmbushi një synim strategjik dhe një objektiv parësor të politikës së Jashtme, duke  avancuar ndjeshëm në realizimin e interesave të saj kombëtare.” (Burimi: http://www.punetejashtme.gov.al/al/misioni/shqiperia-ne-nato ).
 
[2]  Sistemi bipolar i marrënënieve ndërkombëtare, që karakterizohej   nga  epërsia politike dhe ushtarake  e dy superfuqive botërore: Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Sovjetik  (1950-1990). 
[3] Robert Jackson and Georg Sorenson, Introduction to International Relations,"Oxford",1999,f.158.
 
[4] Po aty, citat i cituar nga Henri Kisinxher, 1994: 605.
 
[5] Probleme të pavarësisë së Shqipërisë, Tiranë, 1987,f.74.
[6]  Projekt nacioanlshovinist dhe ekspansionist famëkeq serb për shfarosjen e shqiptarëve dhe për gllabërimin e territoreve autktone të Shipërisë Etnike (1844-2018). Ky  dokument  fashistoid antishqiptar, ende është  në zbatim praktik të politikës, të diplomacisë, të propagandës shtetëroe serbe, të shkencës, të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve Serbe dhe të Kishës Ortodokse Serbe.  Ky është “azbuka” dhe strategjia mbrojtëse e Serbisë së Madhe në Ballkan. Mbi bazën e këtij Programi “lebensraum” hitlerist, Serbia e Slobodan Milosheviqit bëri tri agresione dhe tri gjenocide kundër Krocisë, Bosnjë dhe Kosovës(1990-1999) për t’i zgjeruar kufijt e Serbisë së Madhe të Ilia Garashaninit, të Vuk Karaxhiqit, të Vasa Qubrilloviqit, të Ivo Andriqit…etj.
 

[7] Prof.Dr. Pëllumb Xhufi, “Megali-Idea dhe pasqyrimet e saj në marrëdhëniet shqiptaro-greke”, Qendra e Studimeve Albanologjike”.Shih në: https://www.ceeol.com/search/article-detail?id=124713

 
 
[8] Shih më hollësisht në https://telegrafi.com/syndromi-antibashkim/ (5 janar 2010.
 
 
[9]  Platrofmë për Zgjidhjen e Çështjes Kombëtare Shqiptare, ASHSH, Tiranë, 1998, f.50.
[10]  Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, “Pegi”, Tiranë,  2002, f. 5 dhe 7.
[12]  Shih Dokumentin zrytar të State Departamentit Amerikan të njohjes së Republikës së Kosovës,  më 18 shkurt 2008, ku thuhet se “The United States has today formally recognized Kosovo as a sovereign and independent state. We congratulate the people of Kosovo on this historic occasion. President Bush has responded affirmatively to a request from Kosovo to establish diplomatic relations between our two countries. The establishment of these relations will reaffirm the special ties of friendship that have linked together the people of the United States and Kosovo.” (Burimi: https://2001-2009.state.gov/secretary/rm/2008/02/100973.htm ).
[13]  Financial Times”, 14-15,July,1990.
 
[14]  Të tilla janë: Partia për Unitetin Kombëtar, UNIKOMBI, Lëvizja për Bashkim, Lista e Shqipërisë Natryrale, Lëvija Vetëvendosjes, Aleanca Kuqezi, Lidhja Botërore Shqiptare…etj.
[16]   Astrik Leka, Shqiptarët dhe Evropa, “Laura”, Tiranë, 1993.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri