Heroi vdes duke kënduar : Agim Miftar Kukleci (5 nënotr 1958- 28 mars 1989)


Nga Flori Bruqi 




Dëshmori Agim Kukleci, u lind më 5 nëntor 1958, në fshtain Isniq të komunes së Deçanit. Familja Kukleci ishte e njohur edhe më parë për aktivitete patriotike. Shaban Sadiku, i kësaj familje, ishte pjesmarrës në Lidhjen e Prizrenit më 1878.


Ishte pjesëmarrës edhe në Luftën e Galicisë, ku edhe është vrarë. Edhe Osman Kukleci, Mustafë Syla dhe Haxhi Duçi, (edhe këta nga familja Kukleci), kishin qënë pjesmarrës në Luftën e Dytë Botërore.

Fotografia e Enver Pajazitaj

Sh.K.A "Mehmet Riza" nga Isniqi me dramen e Rexhep Qosjes "Beselam pse me

 flijojnë" ne foto Agim Kukleci, Sanije Haklaj dhe Bute Haklaj viti 1983

Në odat e Isniqit, gjithë herë, flitej për trimeritë e djemve të Isniqit. Në biseda dhe kujtime çdo herë skalitej Isa Boletini, Isuf Bardhoshi, Ramë Nura, veprimtari e pjestarëve të Partisë Nacional Demokratike Shqiptare (PNDSH) si e Smajl Balajt, Cenë Imerajt, Haki Osdautajt, Dervish Kuklecit, Selim Seferit, Bajram e Halil Januzajt e shumë e shumë trimave dhe veprimtarve të tjerë nga kjo anë. Këto biseda, kishin lenë gjurmë të thella në mendjen e Agimit. Ai u rrit dhe u skalit në një trim të vërtetë, duke kujtuar të kaluaren e kushërinjëve të tij nga Isniqit


Agim Kukleci , shkollimin fillor e filloi më 1965 në Shkollen Fillore “Liria” në Isniq, ku e përfundoi në qershor të vitit 1973.

Shoqëria Kulturo-Artistike "Mehmet Riza" nga Isniqi

Në vitin shkollor 1973-1974, regjistrohet në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan. Përveçse një nxënës i mirë, Agimi dallohet edhe për aktivitetet e tij kulturo-artistike, veçanërisht si antar i Shoqërisë kulturo-artistike “Mehmet Riza” nga Isniqi, një shoqëri kjo shumë aktive e njohur për pjesëmarrjet dhe çmimet e fituara në nivel federativ.

Ndër shfaqjet artistike ku Agimi mori pjesë janë; “Beselam pse më flijojnë”, ”Fosilet”, “Pirgu i Lartë” , “Hakmarrja”, “Rremuja” etj.

Agimi, tashmë kishte kuptuar të vërtetën historike të popullit shqiptar të Kosovës. Ai ishtë i bindur se pa sakrificë nuk do të vijë liria. Pasi e mbaroi shkollimin e mesëm, i vazhdoi studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Agimi, shok të jetës e kishte dëshmorin e luftës së fundit, Rrustem Bruqin. Të dytë së bashku, Agimi dhe Rrustemi, si studentë ishin pjesëmarrës në Demonstratat e vitit 1981 që u organizuan asokohe në Prishtinë.


Demonstratat e vitit 1981, kishin ndikuar në jeten dhe veprimtarinë e Agimit. Në vitin 1982, Agimi apsolvoi në Fakultetin Juridik.

Dy vite më vonë, Agimi bashk me Rrustemin shkojnë në shërbim ushtarak në Strumnicë të Maqedonisë, ku për fat të keq, paten maltretime të shumta. Megjithatë aty gjetën mbështetje nga dy oficierë shqiptarë.

Pasi e kryen shërbimin ushtarak, Agimi rikthehet në vendlindje në Isniq.

Viti 1987, shënon një kthesë në Kosovë. Populli shqiptar i Kosovës, u kundërpërgjigjet mitingjeve serbe. Siç dihet, politika serbe po shkonte në drejtim që të shuante në tërësi qënien shqiptare në Kosovë, përfshirë çdo lëvizje.

Keshtu në rrethana shumë të vështira politike, Kuvendi i Serbisë më 23 mars 1989, suprimoi Autonominë e Kosovës. Siç dihet kjo shkaktoi paknaqësi ndër shqiptarët e Kosovës dhe si rrjedhojë e kësaj shpërthyen demonstrata masive.

Në ballë të demonstruesëve, në qendër të Deçanit, duke u konfrontuar me policinë dhe ushtrinë serbe, bie heroikisht në mbrojtje të dinjitetit shqiptar, Agim Kukleci. Po atë ditë, në altarin e lirisë, ranë për të mos vdekur kurrë edhe Ismet Qorraj, Salih Hadërgjonaj dhe Mujë Mehmetaj.

Deshmori Agim Kukleci, u varros me nderime dhe me një pjesëmarrje masive të njerëzve, në vendlindjen e tij në Isniq.

Për nder të dëshmorit, nga mërgata isniqase në Zvicër, u themelua edhe shoqata “Agim Kukleci”, e cila është e njohur për një varg aktivitetesh humanitare.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri