Lamtumirë, o ju shqiponja të mia qe flututonit lartë,shumë lartë mbi Çakorr ...

Demarkacioni kalon, Haradinaj turpërohet zyrtarisht
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dje kanë arritur që të ratifikojnë  demarkacionin me Malin e Zi.

Me 80 vota pro është arritur votimi në mënyrë që Republika e Kosovës , përmbushi një prej kushteve bazë për arritjen e liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës.



Ads by Revcont
Më poshtë u sjell listën e votimeve nga deputetët e Kosovës, ata që votuan pro, kundër dhe ata që abstenuan.

Duhet shtuar se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes u munduan që të parandalojnë votimin duke përdorur pesë herë radhazi gaz lotsjellës në sallën e Parlamenti por pa sukses!



Image result for kush votoi demarkacionin
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur mbremë në Televizionin T7 për herë të parë për sharjen që ua bëri sot në Kuvend, deputetëve të Vetëvendosjes, të cilët hodhën gaz lotsjellës gjatë seancës, ku po hidhej në votim marrëveshja e Demarkacionit.


Image result for kush votoi demarkacionin

““Ta q***** robt, ta q*****”, dëgjohet Veseli të thotë, pas hedhjes së gazit lotsjellës për të tretën herë.

Veseli tregoi pse shau ashtu.

“Mas shumti njeriu e kuq vetë vetën. Që nga fillimi jam munduar të tregoj që fyeni sa të doni, por sa të jam unë kryetar i Kuvendit mos e çoni situatën aq rëndë. Ramizi e Flora kanë qenë në gjendje të rëndë. A din që mundesh me hi në gjynah me dikë, me ja shkatërru jetën. Unë kisha ndejë tri ditë në gaz lotsjellës, por kur u sheh në çfarë gjendje vjen njeriu shkaku i gazit.


Kur njerëzit e mij, këshilltarët e din saktë se kush e ka gazin lotsjellës e depërtoi aq lehtë, është shqetësuese pse nuk ndalet ai. Ka një dështim në këtë aspekt. Me deshtë, kurrgjë sun shtinë në Kuvend. Tri herë gjuajti gaz lotsjellës Xhelal Sfeçla. Hiç s’isha ndal. Kur nuk ki kulturë, kur nuk ki fytyrë e rrezikon jetën e njerëzve. Nuk ka aq burrëri”, tha Veseli.



Image result for kush votoi demarkacionin

****
Prof. Dr. Binak Maxharraj




Elegji për Çakorrin

Çakorr
Lamtumirë, o ju malet dhe shkrepat e nalta.

Lamtumirë, o ju tufat, kullotat dhe livadhët e gjata,

Lamtumirë, o ju smetijet e borës,më lugje uji të ftoftë bilur,

Lamtumirë, o ju stanet e verës,në te cilat e qova rininë,

Lamtumirë, o ju baçicat dhe bareshat e bukura,

Lamtumirë, o ju arusha,ujq,shpezë dhe mlleza,

Lamtumirë, o ju krojet dhe liqenet e arta,

Lamtumirë, o ju tufa dhe kullota të gjata,

Lamtumirë, o ju mrizat e lisave te gjatë qe aty me bagetinë mrizova,

Lamtumirë, o ju shqiponja të mia qe flututonit lartë,shumë lartë mbi Çakorr që tanimë s'është i imi,

Lamtumirë, o ti lahuta të malecis me te cilën u këndova kreshnikëve në mbrojtje të Çakorrit,

Lamtumirë, o ju varret e t'parëve te mij qe sot ju përdhosën Hashimi,Veseli , Ramush dhe ti o Isa Mustafa,qe kurr mos e pashin driten e bardhe dhe mallkimi raftë mbi kokat e tyre,

Lamtumirë, lamtumirë...lamtumirë për sa t'jetë jeta.

Image result for ibrahim rugova

Presidenti  Akademik Profesor Dr. Ibrahim Rugova ishte i pakët në fjalë, por i saktë në mendime.


Image result for kush votoi demarkacionin

Popullit i la një trashëgimi të begatë mësimësh, urtësish, porosish. Në mes tyre po i shquajmë dy sosh:

1) Për vijën kufitare me Malin e Zi dhe Serbinë, Presidenti Rugova ka lënë porosi-amanet:

"Vija kufitare me Malin e Zi dhe Serbinë, nuk do të zbresë poshtë Qafës të Çakorrit, Kullës të Zhlebit, Maleve të Moknës, Qafës së Dasmorëve dhe më tutje, për maje-maleve. Sepse ky është kufiri natyral, i njohur mirë dhe gjithmonë aty ka qenë. Përtej këtij kufiri, edhe pse janë toka shqiptare, tani nuk mund t`i marrim, por, mbetët çështje hapur për të ardhmen".

2) "Disa njerëz nuk duhet lejuar të ngritën në pozita shtetërore, sepse janë të rrezikshëm për Kosovën".

*****

Pasojat e pazareve të pista, tashmë, janë fatale për Kosovën:

a) Mitrovica e ndarë;

b) Territori i humbur i Kosovës, me demarkimin e kufirit me Malin e Zi

c) Me "Zajednicën", Serbia bëhet hisedare në Kosovë.

Image result for kush votoi demarkacionin


Dhe, tani, pritet heshtja ose kundërshtia e vakët e zyrtarëve të lartë të të gjitha partive  për abuzimin e parasë të popullit, në duart e matrapazëve të Qeverisë të PAN-it, për të paguar biografinë panagjerike e rrenacake të disa patriotave me bateri të CZ, të bërë, me porosi, nga gazetarët e paguar, mercënarë.
Image result for kush votoi demarkacionin
Në vend që të shkruhet e vërteta, për presidentin aktual mostër të Kosovës, mbi të cilin rëndon akuza e bazuar e listimit dhe urdhërim të ekzekutimit, të shumë qindra ushtarakëve luftëbërës dhe të veprimtarëve të përkushtuar  të Kosovës, shpifet dhe denigrohet figura e dlirë, urtake dhe hyjnore e Presidentit historik, Akademik Prof.Dr. Ibrahim Rugova.

Image result for kush votoi demarkacionin

Dhe, kjo ndodhë edhe pas 19 vitesh të "çlirimit" të Kosovës! Dhe, latini i lashtë do të thërriste, deri në dëgjim në kupë të qiellit: "O tempora, o mores"! (O kohë, o zakone"!) thotë publicisti i mirënjohur Idriz Zeqirj.

Image result for kush votoi demarkacionin


Dhe krejtë në fund :


Ju 80 deputetë të Republikës së Kosovës flisni më plotë gojë për  bashkim kombëtar !  Me falni por ju  nuk jeni  as për shtetin e Kosovës, çka ju  kishë thanë Zahir Pajziti po të ishte gjallë, nuk besoj se do të falte, çka do të bënte Adem Jashari po të shihte në fytyrë, çka do të bënte Luan Haradinaj  po t'ju  shihte at dorë  që ti falni 8200 hektar shtetit që na vrau dhe shau.

Image result for kush votoi demarkacionin

Ju  vraftë  buka , gjaku i dëshmorëve! Ju  që votuat aneksimin e Kosovës ,ju  zëntë frymën era e historisë së Kombit tonë!

Image result for kush votoi demarkacionin
Gazi lotsjellës pas një kohe të gjatë u rikthye sot në kuvend. Deputetët e VV-së hodhën për 5 herë gaz lotsjellës vetëm gjatë ditës së djeshme . Nga insistimi i tyre që demarkacioni të mos ratifikohet u arrestuan shtatë deputetë për shkak se hidhen gaz lotsjellës.

Image result for kush votoi demarkacionin

Në tentimin e pestë të ditës së sotme, Glauk  Konjufca kishte mbetur i vetëm në seancë, ai kërkonte fjalën nga Kadri Veseli, por që nuk e mori asnjëherë. Kësisoj Vetëvendosje pas tri vite kundërshtim u dorëzua sot kur u ratifikua demarkacioni mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Image result for kush votoi demarkacionin


91 deputet kishin qenë të pranishëm ku 80 prej tyre kanë votuar për, ndërsa 11 të tjerë votuan kundër.


Një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka hezituar që në mënyrë publike të bëj kërcënime me vrasje ndaj atyre që do ta japin votën e tyre pro marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi.

Aktivisti i VV-së në Gjermani: Kush e voton demarkacionin e pret plumbi

Blerim Kelmendi, që vjen nga Ferizaj por që jeton dhe vepron në Bielfeld të Gjermanisë, ka thënë se kush e voton demarkacionin do ta pret plumbi.


Kjo nuk është hera e parë që aktivistë edhe zyrtarë të Vetëvendosjes aludojnë në gjëra të ngjashme. Madje se janë të dhunshëm e kanë shprehur shumë herë gjatë protestave e edhe brenda Kuvendit, kur kanë gjuajtur gaz lotsjellës e gjësende tjera.

Image result for kush votoi demarkacionin
Blerim Kelmendi në profilin e tij në Facebook, thotë se menaxhon partinë e Kurtit në Gjermani.

Por, Kelmendi nuk ka ngurruar që të njëjtin kërcënim me plumb t’ia bëj edhe zyrtarit më të ri të Nismës, Resul Sinanit.
Image result for kush votoi demarkacionin
Ky i fundit ka marrë kërcënim nga aktivisti i Vetëvendosjes kur e ka shpërndarë një thirrje të ambasadorit amerikan, Greg Delawie, për ta votuar demarkacionin.

Image result for kush votoi demarkacionin

Kelmendi, duket të jetë shumë i afërt me ‘babën’ e Vetëvendosjes Albin Kurtin, partisë së të cilit i janë larguar 13 deputetë.
Image result for kush votoi demarkacionin
Vetëvendosje vazhdimisht ka bërë thirrje që të mos votohet marrëveshja për Demarkacionin. Aktualisht është duke u zhvilluar debat i cili me gjasë do të vazhdojë për disa orë.






Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri