2018-04-23

A ekziston nje portret autentik i Skënderbeut?


Flori Bruqi

Faik Bej Konica që në fillim të shekullit 20 , në një artikull të tij të botuar më 1901 në gazetën e tij “Albania “ në frengjisht me titull "A ekziston nje portret autentik i Skenderbeut?".

Image result for faik konica

Faik Konica( 15.03.1875-15.12.1942)

Shkasin e mori nga një artikull i botuar tre vjet më parë në "Vjetarin e Koleksioneve te Shtëpisë Perandorake" (Vjenë, vell.XIX, 1898), ku thuhej se në Muzeun Perandorak të Vjenes ndodheshin dy portrete të Skënderbeut, të cilat dikur bënin pjesë në Koleksionin e Arkidukës Ferdinand të Tirolit .
Ato kishin midis tyre pika takimi dhe dallimi.


Friedrich Kenner( 15.07.1834- 28.11.1922)


Dallimi kryesor ishte se në njerin portret, Skënderbeu paraqitej në profil nga e majta, në tjetrin, nga e djathta. Autori austriak i artikullit të "Vjetarit", Friedrich Kenner, mendonte se njeri prej tyre, ai me profilin majtas, ishte kopje e një portreti autentik të Skënderbeut, të cilin e kishte pikturuar në vitin 1466, me urdhërin e autoriteteve venedikase, piktori i njohur italian, Xhentile Belini (Genitle Belini 1429 –1507).

Bellini selfportrait.jpg

Genitle Belini (1429 –1507).

Sipas Faik Konicës , portreti origjinal i Skënderbeut nga Belini kishte humbur.

Faik Konica pajtohej me te duke shkruar se as ai nuk dinte që të kishte arritur në ditët tona një portret autentik i Heroit, i pikturuar kur ky ishte gjallë.


Edhe portreti i dytë (me Skënderbeun në profil djathtas), nënvizonte autori austriak, ishte kopje.
Në lidhje me te, ai njoftonte se në regjistrin e Muzeut Perandorak ishte shënuar se ky portret ishte gjithashtu riprodhim sipas një origjinali (!) që ndodhej në Firencë të Italisë, prandaj e quan portreti firentin I Skënderbeut.


Image result

Fan Noli(06 01. 1882 – 13 .03. 1965)

Fan Noli(06 01. 1882 – 13 .03. 1965) , në një kumtesë që mbajti në Seminarin e Federatës Panshqiptare "Vatra" në Boston, Mass. (Sh.B.A) me 10 gusht 1960, nuk e përmend vlerësimin e Faik Konicës(15.03.1875-15.12.1942).

Image result for galleria degli uffizi


Galleria degli Uffizi

Sipas tij, i vetmi portret (i vërtetë) i Gjergj Kastriot Skënderbeut((06 .05. 1405- 17 .01. 1468) që njohim ne është ai që gjendet në Muzeun e Firencës (Galleria degli Uffizi). Veç kësaj, ai shtoi se ka të ngjarë të jetë portreti autentik dhe gjithnjë, sipas tij, duhet të jetë i bërë përpara vitit 1466, kur Skënderbeu vizitoi tregtarin e pasur Medici të Firencës që e financoi me donacione kryqëzaten e tij ...

Image result for Palazzo Vecchio (Firencë),

Palazzo Vecchio (Firencë)

Ne fillim portreti i Skënderbeut hyri, së bashku me punimet e tjera të Altissimo-s, në Palazzo Vecchio (Firencë), pastaj për pak kohë në Palazzo Pitti, derisa në vitin 1587, muzeu i themeluar nga Cosimo I Medici, u vendos përfundimisht në Galleria degli Uffizi ose shkurtimisht Uffizi, ku ndodhet edhe sot portreti i Skënderbeut.

Në atentatin me dinamit që pësoi Galleria degli Uffizi me 27 maj 1993, u dëmtuan mjaft piktura që ndodheshin në korridorin e galerisë, kurse portreti i Skënderbeut, i cili ndodhej po aty, shpëtoi pa u dëmtuar. Restaurimi i pikturave të dëmtuara që u ndërmor pas atentatit, u shtri edhe në portretet e pa dëmtuara të korridorit, duke përfshirë edhe atë të Skënderbeut.

Gjate punës restauruese, të cilën e kreu Barbara Schleicher, u vu re se një dorë e një piktori anonim kishte ndërhyrë mbi te ne shekullin 18.

Në përfundim të punës se saj (dhjetor 1993 - maj 1994), portreti u çlirua nga ndërhyrjet dhe doli ne dritë puna e mirëfilltë e mjeshtrit Altissimo. Doli gjithashtu në shesh se mbishkrimi më gërma të mëdha të bardha: GEORGIVS SCANDERBEK, me të cilën jemi mësuar ta shohim portretin, nuk është punë e Altissimo-s, por e piktorit anonim të shekullit 18.



Artistja retauratore, B. Schleicher, zbuloi mbishkrimin e piktorit fiorentin: GEORGIVS CASTRIOTVS SCANDERBECVS, me germa me të vogla të praruara në flori.


Në fillim të vitëve 80 të shekullit 20, në kuadrin e pasurimit të Pinakotekës së Muzeut Kombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut të ngritur në Krujë, prof.Odhise Paskalit(22.12.1903-13.10.1985)e ngriti çeshtjën e portretit të Skënderbeut , të cilën e ruanin trashegimtarët e Tefë Curanit në Shkodër. Sipas tij, portreti ishte veper e G. Bellini-t, prandaj duhej blerë dhe prurë në Krujë. Në këto rrethana, Anastas Kondo (1937–2006, në atë kohë zv/ministër i Arsimit dhe i Kulturës, vizitoi familjen e Tefë Curanit ne Shkodër, bashkëshortja e të cilit i dha mundësine ta vëzhgonte nga afër portretin e Skënderbeut.

Sot portreti nuk ndodhet më ne Shkodër, por ne kemi një riprodhim fotografik me ngjyra të tij. Sipas përshkrimit të Anastas Kondos portreti i Heroit është pikturuar me ngjyra, në dërrasë me përmasa 30 x 25 cm. Portreti nuk përmban as emrin ose siglen e autorit, as prejardhjen e tij muzeale ose familjare. Kemi vetëm disa njoftime që familjaret e Tefë Curanit i kanë dhenë Anastas Kondos rreth historisë së portretit. "Sipas një dokumenti që paska pasur familja, - shkruan Anastas Kondo, - ky qenka portreti autentik i krijuar nga pozimi drejtpërsedrejti i Skënderbeut. Portreti i është dhuruar Tefë Curanit nga austriakët fill pas shpalljës së Pavarësisë, rreth fundit të vitit 1912. Thuhet se kanë pasur dokumentin e dhurimit, polisën e një pinakoteke vjeneze ku shënohej urdhri për kalim inventari dhe shprehimisht fjalët portret origjinal dhe autentik i shek.XV .


Sikurse shihet përmbajtja e letrës së L.Thalloczy-t dhe pohimi i familjarëve të Tefë Curanit, na shpijnë tek i njejti portret i Skënderbeut, me saktë: te portreti autentik i tij. Ky konkluzion përputhet edhe me komponentet fizike, historike dhe artistike te portretit. Gjendja fizike e portretit flet për lashtësine e tij - dërrasa e dëmtuar nga mola, portreti i nxirë nga koha (sigurisht, kohën e saktë të pikturimit pritet ta thotë ekspertiza laboratorike). Megjithatë, nuk janë pa peshë komponentet e tjerë. Manteli i kuq, me të cilin është veshur Skënderbeu, ngjan të jetë prodhim venedikas. Ky fakt na kujton letërkembimin e vitit 1457 midis Heroit dhe ambasadorit të tij në Venedik, Gjergj Pellinit, në të cilin flitet për cohë prej skarlati për dy dolloma, që Senati i Republikës kishte marrë përsipër t'i dërgonte çdo vit Skënderbeut .

Këtë hollësi mund ta realizonte në pikturë vetëm një artist, qe ne momentin e pikturimit e kishte përballë Skënderbeun. Vjen pastaj realizimi artistik i portretit. Krahasimi i portretit të Skënderbeut më atë të Sulltan Mehmetit II, të bind se të dy portretet janë pikturuar nga e njejta dorë, pra nga Gentile Bellini. Nuk është e rastit që të dy këta protagonistë të mëdhenj të historisë luftarake të shek.15, pavaresisht se njeri (Fatihu) përfaqëson furinë pushtuese, tjetri (Skënderbeu) ledhin mbrojtes, Bellini, besnik i stilit të tij, i ka fisnikëruar në pamje që të dy. Mungesa e mbishkrimit nuk e lëkund autoresinë e Bellini-t. Përkundrazi, e përforcon, po të kemi parasysh se as portreti i Fatihut dhe asnjë prodhim tjetër i tij, nuk kanë mbishkrime. Madje, mungesa e mbishkrimit tregon se portreti i Skënderbeut është pikturuar në kohën e vet, kur nuk ishte nevoja për mbishkrim, ndoshta mund te jetë pikturuar edhe për vetë Skënderbeun.Me këto të dhena mund të thuhet se ky portret duhet të ketë bërë pjesë në shek.16 në koleksionin e Pal Jovit. Rruga që ai ndoqi nga muzeu i Comos në atë të Vjenës, për ne tani ka pak rëndësi, përderisa kemi renë ne gjurmë të tij dhe kemi në dorë riprodhimin e tij fotografik.

Në dimrin 1466-1467 kur është pikturuar, Skënderbeu ishte 61 ose 62 vjec - pra një vit para vdekjës. Syte i ka, si dhe kopjet e tij, ende me vitalitet. Po ashtu, njësoj si te kopjet edhe mjekra e thinjur dhe mustaqet e gjata të përdredhura. Portreti ka tiparin karakteristik, me te cilin jemi mësuar ta përfytyrojmë Gjergj Kastriotin –Skënderbeun ; hundën e harkuar, me ndryshim se kruta është me pak e theksuar se kopjet e saj të Firencës dhe të Vjenës. Skënderbeu mban mbi kokë beretën karakteristike "alla Carmagnola", nën te cilën duket peceta e bardhë, njësoj si te portreti i Altissimo-s, kopja me besnike dhe me e bukur e piktures se G. Bellini-t.


Fytyra tregon se kemi te bejmë me një njeri edhe pse ne moshën 60 e ca vjeçare dhe me gjithë stërmundimet nga lufterat e vazhdueshme dhe nga shqetësimet e pandërprera, paraqet vitalitet të theksuar dhe nuk ka shenja që paralajmërojnë vdekjen e tij të afërt.Shkurtimisht duhet thënë se piktorët dhe gravuristët, të cilëve, nga fundi i shek.19 u shtohen skulptorët, u përkasin të gjitha kombëve. Por në to fizionomia e Skënderbeut është tepër e larmishme.Vetëm një pjesë e vogël i afrohet, kush me shumë e kush më pak, përfytyrimit autentik të Skënderbeut. Kjo ndodh me krijimet e artistëve, të cilët janë mbeshtetur në gravurat e Vitalit ose te Custos apo në pikturat e Altissimo-s ose të Fontana-s.
Të tillë janë, për shembull, portretët që ndodhen në Bibliotekën Ambrosiane (Milano), ne Pinakoteken e Seminarit te Monreales (Palermo), ne Kolegjin Italo-Arbëresh te Kozencës (Kozencë, Kalabri), mbi portalin e shtëpisë ne Vicolo Skanderbeg në Romë, etj.. E njejta gje mund te thuhet per gravurat e piktorit anonim te botuar ne vepren e Dh. Frengut, te gravuristëve J.K. Klüpffel, J. Eouter dhe te artisteve te tjere .

Figuren e Skënderbeut, si udhëheqes i luftes çlirimtare, e plotesuan piktorë te tjere, si A.N. Ballamaci (1889), S. Xega (1913), S. Rrota (1915), të cilët e paraqiten Skënderbeun mbi kalin e tij legjendar, që vrapon pa i shkelur këmba mbi tokë për të sulmuar armiqtë, sipas modelit të veprës së njohur te piktorit freng te shek.19, Th. Géricault. Nga fundi i shek.19 filloi edhe paraqitja nga artistet shqiptarë e Skënderbeut ne skulpturë. Hapin e parë e kreu Murat Toptani (1898). Krijimin me të persosur të Skenderbeut në skulpturë e dha Odhise Paskali me bustin e tij, i cili ka shkrirë të portreti i Skënderbeut - burrërinë, mençurinë, vendosmërinë dhe pathyeshmërine e kombit që ai udhëhoqi (1937).Me rastin e jubileut të 500 vjetorit të vdekjës së Skënderbeut (17 janar 1968), nuk mbeti pothuajse asnje artist shqiptar pa e nderuar kujtimin e tij, me një a më tepër vepra, me temë Skënderbeun apo luftën e tij legjendare. Por artistet e kohëve të reja, shqiptare dhe te huaj, duke mos e njohur përfytyrimin autentik te Skënderbeut , i dhanë fushë të lirë kush më shumë e kush me pak, imagjinatës se tyre.

Mehmet Neshri.ka qenë një poet shumë i njohur i kohës së Sulltan Selimit I. Vepra e tij e shkruar në vargje titullohet “Cihan Numaa”, (Treguesi i Botës), analizuar dhe botuar nga Franc Taechner, me titull “ Die altosmanischen Hroniken des Mevlana Mehmet Neschri”, Lajpsig 1951.
Në kapitullin “Lufta me shqiptarët” (gazaul arnevud) faqe 201 thotë se ,,Iskenderi, sundimtari shqiptar (Iskender arnavud begi oglu idi) i cili e tradhëtoi padishahun, kishte një pamje shumë të bukur dhe trup të fuqishëm.
Hoxha Sadedini
Është një nga historianët më të dëgjuar osmanë i cili ka marrë pjesë edhe në punët shtetrore. Vepra e tij titullohet “Tacut-tevarih” (Kurora e historive) dhe kjo vepër më së shumti përmendet si Hoca tevarihi.
Ajo që neve na lë shumë përshtypje është shkrimi i tij për Skenderbeun në faqe 351, ku thotë se: “Sundimtai i shqiptarëve (Gjoni) kishte një djalë të pashëm që quhej Iskender, figura trupore e të cilit të frymëzonte dashurinë, ndërsa fytyra e tij tërheqëse ishte shprehëse e bukurisë dhe e hirësisë së tij... Ai (Gjoni) e dërgoi Iskenderin në kryeqytet (Stamboll) për të konfirmuar vasalitetin e tij ndaj sulltanit.
Është shumë interesant dhe rast shumë i rrallë që dikush nga autorët osmanë ta përshkruaj në këtë mënyrë pamjen fizike dhe bukurinë e Skënderbeut. Jo se ky autorë ka pasur ndonjë simpati ndaj tij por ai e ka thënë të vërtetën, pra ashtu si që është dukur vetë Skënderbeu, ashtu edhe e ka përshkruar, dhe ky përshkrim përputhet plotësisht me pikturën që i ka bere Gentile Bellini (Xhentile Belini), ne vitin 1466 Skënderbeut.Autori Solkzade , në veprën e tij më titull si “Fihrist Shahan”, por sot më së shumti njihet si “Tarihi Sollakzade” (Historia e Sollkazades) ku në faqen 43 ai thekson luftërat e shqiptarëve kundër osmanëve, por në faqe 168 e përshkruan edhe pamjen fizike të Skenderbeut ku thotë se “....Pamja fizike e Iskenderbegut, këtij njeriu aqë të bukur të çlodhëte sytë, kurse fytyra e tij tërheqëse të jepte nje kënaqës të madhe.
Prishtinë, 17.01.2018

No comments:

Post a Comment