2018-04-19

“Abdyl Frashëri ishte trim, e kishte syrin si shigjeta, ishte i matun dhe nuk i’a hidhte dot as mbreti as krajli, ishte i përmendur në penë dhe dije”- Faik Konica




Nga Jahja Lluka


Janë të rrallë burrat si Abdyl Frashëri që i kushtoi një jetë të tanë kombit, me dije, punë, maturi, largpamësi, luftë dhe sakrificë.
Toka jonë lindi gjigand që lanë gjurmë dhe i lakmoi bota e që kulturat dhe popujt tjerë me domos duan t’i përvetësojnë. Sot mund të themi që idetë e Abdylit për Shqipërinë morën jetë, sot jemi dëshmitar të ngritjes së kombit tonë dhe rikthimit në origjinë, ku për gjysmë milenimumi u la anash, e u përndoq u luftua deri në zhdukje.Sot mund të jemi krenar me gjithë vështirësitë, sepse kombi ynë është duke u bë faktor në Ballkan, sepse vetëm kështu do të arrihet një paqe afatgjate, e nënshkruar mbi gjakun,vuajtjet, mjerimin, torturën e këtij kombi sa të bekuar aq dhe fatkeq përtej kohërash.
Abdyli u lind me 1839 në fshatin Frashër të Përmetit.



Deri në moshën 18 vjeç jetoi në fshatin e tij të lindjes për tu zhvendosur më pas në Janinë shkaku i punës. Me fillimin e Krizës Lindore me 1877 erdhi në pah karakteri i Avdylit.Po në atë vit formohet Komiteti Shqiptar i Janinës ku Avdyli zgjidhet kryetar, për t’u bërë hartues i projektit për mëvetësinë e Shqipërisë,përmes kryengrites së armatosur anti-osmane.
Qëllimi i tij ishte të merrte përkrahje nga Rivalët e Perandorisë Ruse, konkretisht shtetet evropiane të cilat dukej se kishin frikë nga mbizotrimi i Rusisë në Ballakan.Por kjo përkrahje nuk erdhi ndaj shqiptarëve. Që nga korriku deri në dhjetor 1877, zhvilloi bisedimet me Athinën zyrtare për krijimin e një aleance politike shqiptaro-greke kundër Perandorisë Osmane, por rezulati doli i pafavorshëm pasi Athina nuk pranoi idenë e Shqipërisë së Pavarur në kufijtë e saj etinikë.
Në fundvit të 1877 Abdyli ishte deputet i Janinës në parlamentin e dytë Osman, në atë kohë ai zgjedhet kryetar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare, që u formua në Stamboll e që njihet si Komiteti i Stambollit.
Abdyl Frashëri konkludonte se nga prirjet ekspansioniste të Rusisë dhe interesat e fuqive perëndimore për ta mbajtur gjallë Perandorinë Osmane, poashtu kafshimet e fqinjëve ballkanik për ta bëre copë- copë, krijimi i një shteti autonom shqiptar nën suzerenitetin e sulltanit ose, të paktën, krijimi i një vilajeti të bashkuar shqiptar në kuadrin e Perandorisë Osmane, do të ishte zgjidhja më e përshtatshme.
Vilajeti i Kosovës dhe ai i Janinës ishin vendet ku Abdyli zhvilloi aktivitetet e tij politike dhe patriotike.
Ishte i palëkundur në kauzën e tij për autonominë e Shqipërisë. Ishte i pranishëm në të gjitha kuvendet të cilat ishin nën organizimin e Këshillit të Përgjithshëm nga Lidhja e Prizrenit ku më pas zgjedhet kryetar i komisionit për punë të jashtme. Më 1 nëntor 1878 mori pjesë në Kuvendin e Parë të Dibrës ku në mënyrë zyrtare iu kërkua Portës së Lartë ruajtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë në një shtet autonom të vetëm.
Në janar të 1879 organizoi Kuvendin e Prevezës ku kërkohej ruajtja e e Çamërisë dhe mos aneksimi i saj nga Greqia fashiste. Po në pranverë të atij viti udhëhoqi delegacionin shqiptar të Lidhjes në turneun e Evropës ku kishin një kërkesë të vetme ndaj Fuiqive të Mëdha ruajtjen e territoreve shqiptare dhe kërkesën e tyre për liri dhe autonimi.
Qeveria e përkohëshme që u miratua nga Kuvendi i Dytë i Frashërit ishte projekt i mirëmenduar nga Abdyli. Poashtu priu Kuvendin Kombëtar të Gjirokastrës e cili shihte si arsye të vetme kryengritjen e armatosur për mbrojtjen nga pushtuesit.
Në Kuvendin e dytë të Dibrës ai promovoi programin e Gjirokastrës gjë që nuk kaloi nga shumica, pas këtij zhgënjimi Abdyli kthehet në Kosovë ku së bashku me trimat dardan vunë në funksion vendimet gjirokastrite.Më 1881 bëhet pjesë e qeverisë së përkohëshme në Prizren me qellimin e vetëm pavarësimin e Shqipërisë dhe ruajtjen e saj nga armiqët e kobshëm.
Me tu shtypur Lidhja e Prizrenit, Abdyl Frashëri arrestohet nga gjyqi special Osman, ku dënohet me vdekje, por më pas dënimi i kthehet në burg të përjetshëm. Qëndroi 3 vjet në burg dhe 20 muaj në internim dhe lirohet për arsye shëndetsore. Aktivitetin e tij patriotik e zhvilloi deri më 23 tetor 1892 në Stamboll ku edhe vdiç. Eshtrat e tij u sollën në Tiranë më 1978 për tu rivarrosur në tokën nanë të cilën e deshi më shumë se çdo gjë.
Ky burrë i urtë dhe trim hapi rrugën e vështirë për brezat që do vijnë dhe kështu lartësoi përjetë emrin dhe veprën e tij të madhe në shërbim të kombit. Dhe si i tillë mbetet që ta nderojmë dhe admirojmë personalitetin e tij, sepse nderimi për të është nderim për atdheun.

Floripress

(Jahja Lluka u lind më 17 mars 1952, në Pejë, ku e përfundoi edukimin fillor dhe atë të mesëm, ndërsa studimet e larta të Elektroteknikës i vijoi në Zagreb.

Pas kthimit nga Zagrebi, studioi në Shkollën e Lartë Komerciale në Pejë. Magjister i maredhanjeve nderkomtare.

Në vitin 1989 filloi aktivisht të merret me angazhimet kundër ndryshimeve kushtetuese të Kosovës. Në vitin 1990, pas protestave të shumta në qytetin e Pejës, themeloi së bashku me shumë shokë Shoqatën për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, ndërsa në Kuvendin e Parë të Shoqatës u zgjodh kryetar, post të cilin e mban edhe aktualisht. Me largimin me dhunë të punëtorëve shqiptarë nga puna, nga ana e ish-regjimit të dhunshëm serb, u paraqit nevoja për krijimin e një subjekti i cili do të ndihmonte shumë familje të cilat vuanin edhe për kafshatën e gojës.

Z. Jahja Lluka, bashkë me veprimtarë të tjerë pejanë, themeloi Këshillin e Solidaritetit, këshill ky i cili ndihmoi minatorët e “Trepçës”, të Goleshit, të Kishnicës, të Fabrikës së Municionit në Skënderaj si dhe grumbulluan e dhanë pagat e para për arsimtarët shqiptarë të Komunës së Pejës. Në vitin 1995 u burgos nga regjimi serb, pas organizimit me shumë shokë të përpjekjeve për armatosjen e shqiptarëve të Kosovës për t’u vetëmbrojtur nga hordhitë serbe. Ka bërë disa vite burg në Burgun e Dubravës, të Lipjanit, të Pejës dhe të Pozharevcit.

Është edhe krijues letrar.

Ka botuar përmbledhjet me poezi “Edhe ti Atdhe” dhe “Vargje vetmie” librin faktografik “Shpërngulja e shqiptarëve nga Peja dhe rrethina 1912/1994” dhe Monografin “Për Shtetin tim, Kosovën”. Aktivitet e tij nëpër vite:

• Themelues i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta (1990);

• Themelues i Këshillit të Solidaritetit në Pejë dhe Kryetar i sajë (1990);

• Themelues i Partisë Republikane të Kosovës dhe nënkryetar i saj;

• Themelues i Odës Ekonomike të Kosovës; • Anëtar i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

• Shef i Kabinetit të Kryeministrit të Kosovës z. Ramush Haradinaj (2004/2005);

• Shef i Kabinetit dhe Këshilltar i Kryeministrit Bajram Kosumi; • Këshilltar i Kryeministrit Agim Çeku;

.Këshilltar politik i Kryeministrit Ramush Haradinaj(2017- e tutje)

Fotografia e Lan Qyqalla
• Është anëtar i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës. • Themelues i çmimit “Hasan Prishtina” i cili ndahet për merita të veçanta për pengimin e pastrimit Etnik të Kosovës dhe për krijimin e kushteve për kthim, (deri me tani ky çmim ju ka nda: Nënës shqiptare – nënë e cila ka lind 16 fëmij dhe të gjithë kanë qendruar në Kosovë, Presidentit Klinton, Kryeministrit Tony Bler, Sekretares se shtetit znj. Olbrait, Familjes Jasharaj, Familjes Haradinaj, Gjeneralit Klark, Ambasadorit Voker dhe Ambasadorit Wisner); Botimet: • Shpërngulja e Shqiptarëve nga Peja dhe Rrethina – 1912 – 1994

Image result for jahja lluka

Librat e shkruar nga autori Jahja Lluka :

“Malli i Atdheut”

.Edhe ti atdhe

• Përmbledhje me poezi “Vargje Vetmie”

• Monografi – “Për Shtetin Tim, Kosovën”

.Kosova nga Neçertania deri te Pavarësia 1844-2008

.Shpërngulja e shqiptarëve nga Peja dhe rrethina në vitet 1912-1944

. Mos eja në ëndërr”

Etj.



No comments:

Post a Comment