Fran Tanushi poet mërgimtar me librit e tij me të ri me poezi

Fotografia e profilit të Hasan Hasanramaj


NGA: HASAN HASANRAMAJ


Tanushi autor i katër librave të botojua dhe promovuar, njërën prej tyre e ka të përkthyer dhe të shpërblyer në gjuhen italishteKa ngulitur thellë në tokën e të parëve tanë ...


Fotografia e profilit të Fran Tanushi

Fran Tanushi, është një poet mërgimtar që jeton, punon dhe vepron në qytetin Augsburg të Gjermanisë. Është anëtare aktiv i shoqatës së shkrimtareve mërgimtar. Autor i katër librave të botojua dhe promovuar, njërën prej tyre e ka të përkthyer dhe të shpërblyer në gjuhen italishte. Rreth librit me të ri, me titullin “Shkalla e Diellit”, recensuesi Ndua Dedaj tha:” Ky poet i këtij librit me të ri ka një metaforë të veten dhe ajo siç mund të merret me mend është dielli. Për diellin poetët Tanushi ka kënduar gjithmonë dhe poezia pa diell si duket nuk mund të ngrohë. Simbolika e diellit të këtij poeti nuk do rreshta, por zotësia e poetëve është që ata të mos bien në të thënën, duke përsëritur atë çka është shqiptuar më parë e që ky poet ia ka dalë mbanë në vëllimin poetik që kemi nëpër duar. Ky poet i vyeshëm, ka emigruar herët në Gjermani, duke fituar kësisoj poezia e tij dhe një frymi të re, përpos atij amë të dheut të lindjes me të cilin është mëkuar që në djep. Ka shkruar e akumuluar pareshtur gjendje dhe motive, por librat ka nisur t’i botojë disi vonë.


Libri i tij i parë poetik me titullin “Jetë e censuruar”, pastaj radhazi dhe dy libra të tjerë, “Ishulli im” dhe “Shkarpa” , libra të mirëpritura dhe të vlerësuar nga kritika letrare si libra që përvijojnë bindshëm rrugëtimin e poetit. “Shkarpa”, siç del dhe nga titulli, ka metaforën autentike të shkarpës, si lëndë, si toponim, si eshkë, si unë zjarrndezëse e caranit, si vibrim lirik e komunikim poetik. Tanushi ngre në nivelet e ligjërimit poetik shkarpën, që duket se e ka pas fort për zemër, si një prurje të veten.
Për poezinë e tij ka pas recensues dhe shqyrtime poetike interesante nga shumë krijues dhe studiues të letërsisë. Poezia e këtij poeti lirik është poezi e tokës, hapësirës, lirisë, kujtimeve, dashurisë, shpresës, thirrjes për ta dashur atdheun, pa kërkuar ndonjë çmim për dashurinë ndaj tij. Poeti e njeh mirë arën që lëron, duke e përdor mjeshtërisht fjalën e figurshme dhe kërkuar forma të reja shprehëse. Poezia e tij tashmë ka shtratin e vet. Poezia që hap librin është një himn origjinal gjithë ndjenjë dhe muzikalitet për bjeshkën, nënën, amësinë, kohën: kur dielli puthte atë rrëzimë vendësit thoni erdh dita e verë‘s
Fotografia e Fran Tanushi


Poezia e këtij poeti janë poezi të tokës, të hapësirës, të lirisë, të kujtimeve, të dashurisë, të shpresës të thirrjes për ta dashur atdheun

Lirikë e thurur me ndjeshmëri të hollë, që tingëllon si një shpallje madhore e gjithë jetën e njeriut të maleve. Vargu “Erdhi dita e verës” të fton për një muzikë të re, për një stinë të re me diell. Jo rastësisht dhe njëri nga nëntitujt e librit është “Ti ke diell mbi krye”, që të kujton vashat që nusërojnë me kurorën e stringlave të margaritar mbi ballë. Edhe “Shtegtari”, mërgimtari i Kosovës, e merr diellin e vendlindjes më vete ngado që shkon, atë diell që në vendlindjen e tij si për paradoks po soset prej braktisjes së trojeve nga njerëzit. Drama ndodh bash aty ku ka pulsuar jeta për qindra e mijëra vjet: në atë oborr të gjerë me dyer nga lind dielli, ku ftillon kujtimet e tij të brishta “një poet i bjerrë fatit”. Aq e brishtë është pamja e atyre trojeve, ngaqë: ëndrrat u mbytën mëngjesin që shkoi gjarpinj e hardhuca lodrojnë rreth shtëpisë. Nuk kemi të bëjmë assesi me një metaforë diellore parake, pasi poeti nuk ekzaltohet dhe vargëzon si soditës, por ravijëzon kontrastin mes diellit ndriçimtar në hapësirën qiellore dhe rrënimit të pashembullt në tokë.

Fotografia e Fran Tanushi
Në një tjetër poezi kemi përsëri kumtin e diellit dhe për diellin, me një poetikë origjinale, ku dielli është ai që jo vetëm ndrit ditën, por mbulon dhe natën, duke i vënë yjet në gjumë. Përndryshe, është një poezi e fatit të shqiptarit. Poeti që e ka ndjekur më dorë në zemër e drithërimë në shpirt fatin e vendit të tij, ndaj shpërthen me një sarkazëm të pazakontë: ky vend nuk është i bukur vetëm për të vdekur. Vargje të tilla ndjehen, përjetohen, kumbojnë së brendshmi, duke mos lënë vend për koment. Secili lexues mediton gjatë rreth një vargu të tillë që është një thirrje që vendi të jetë i bukur pikë së pari për jetën. Është gjithnjë fjala për atë që poeti e quan “Toka e diellit”, një sinonim i Kosovës dhe Shqipërisë: të jap tokën e diellit të ta shndris ballin. Dielli nuk ka të kryer në këtë tufë poezish refleksive, meditative, filozofike, plot ndjesi njerëzore. Në njëfarë mënyre ai është motivi brenda njeriut. Poeti është në kërkim të njeriut, fatit të tij, të cilit qëllon që ia thyejnë zemrën e atëherë ai vihesh në kërkim të vetvetes.
Fotografia e Fran Tanushi
Në këtë hulli është dhe poezia e bukur “Motiv qershori”, që fshikullon me qytetari dhe patos atë që i fshin pa e vrarë mendjen gjurmët e të parëve, duke ua prerë pemët që ata kanë mbjellë, teksa vetë poeti ndjen nderim për çka kanë mbjellë paraardhësit në tokë, në letra, në kujtesë, që është dhe “kopshti” i historisë së një populli. Kopshti është një lajtmotiv në poetikën e Tanushit, ai është as më pak e as më shumë, por “një Planet” mbi të cilin fjala mbartet në kohë dhe hapësirë. Nga poezia në poezi libri fiton një frymëmarrje të gjerë, që rrok çdo ind, detaj e ngjarje të Kosovës.


Fotografia e Fran Tanushi

Poeti Tanushi në poezitë e tij e ka kristalizuar profilin e tij krijues, duke shkruar një poezi me nerv shqiptar

Shqiptarët janë flijuar vite me radhë, ndaj poeti i cili ka marrë vendimin që të mos ia mësojë askujt ndër të sotmit ritualin e flijimit, siç del nga poezia “Riti i flijimit”, ndër më të arrirat e poetit, që ky rit të mos vazhdojë, aty “ku jeta vdes dhe vdekja lind”. Edhe pse për Trojën si simbol i dashurisë janë shkruar qindra poezi në rreth tre mijë vjet, poezia “Troja” e këtij vëllimi mbart një dramë të brendshëm dhe një kumt të vetin. Poeti e ndjen tokën e tij nga brenda dhe nga jashtë trojeve, në emigracion. Mjafton për këtë të citosh poezinë e bukur “Dy dashuri”, që tregon dhe jetën e poetit mes dy dashurive, Gjakovës dhe qytetit Augsburg në Gjermani, duke hequr paralele në mes dy kulturave, që në thelb janë një identitet evropian.

Fotografia e Fran Tanushi

Poezia vjen si një dialog i poetit me të birin, pasardhësin, teksa më lart kemi vënë në dukje raportin e poetit me paraardhësit. Poeti Tanushi në poezitë e tij e ka kristalizuar profilin e tij krijues, duke shkruar një poezi me nerv shqiptar, ku spikasin mjaft figura të një plani poetik-filozofik të veçanta dhe plotësisht autoriale, që e afirmojnë dhe më shumë atë, si “ku jeta vdes e vdekja lind”, “për tokë e për qiell”, “stinëve të bardha iu fala shpirtërisht”, “mbi hijen time/ e kërkoj vetveten”, “varkë e plasaritur vazhdon lundrimin”, “kufirin e fluturimit zogjve ua kam shkelur”, “hije që ndjek hijen/ dritë pas dritës”, “Lumturohu që u (ri) gjetëm” etj.

Fotografia e Fran Tanushi

Mund të qëmtohen disa elemente risisë të kërkimit të autorit në aspektin e stilit, si në poezitë e ciklit të parë, ku pos titullit që siç dihet që është gjithnjë shënjues, poeti ka nënvizuar dhe nga një fjalë tjetër në tekst, si për ta bërë shprehësinë poetike edhe më dom thënës. Edhe pse poezia e Tanushit ka diellin si lajtmotiv, ngrohtësinë dhe emocionin e shpresës, ajo sërish ka pengjet e saj, njeriu i poezisë së tij është i arratisur: mbështjella shtatë palesh me lëkurën time
mes detit dhe bjeshkës arratisur...


KLITHMA E SHPIRTIT

Klithmë shpirti e fshehur në dhimbje
re të dendura e hijezuan diellin mbi krye
rrufe vetëtimash theri mes brinjëve
në baltën e pistë zvarriten gjarpërinjët
Strukur mes dhimbjeve plagë e hapur
midis brinjve të fshehura kohët
përcjellin dritën e diellit
mbas dushkut të blirit t’moqem
Mbi germadhat ngrehinë e rrënuar
retë e fryera e zbrazen deshperimin
rreshqitas mbi moçalin e rreshëjeve të stinës
varkë e plasaritur vazhdon lunderimin

PA TITULL

Se di se si sonte me lindi deshira
te shkruaj poezi
Si gjithe atyre qe ngarendin me ngut
te behen poet
Por meq frymezimi kahere
me kishte ikur gjetiu
Gjurmet e deshires (pa)dituria
i rrembeu

Se di se sa bjeshke e detera me nguti
e shkreta i kaloj
Ne kerkim te adeses se humbur
ne sketerre
Ndersa une u mbeshtjella disi
ne levozhgen e time
Dhe ne enderr pashe
se si „gjeniu“lindi ne terr.

Fran Tanushi

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri