2018-04-23

Mimi Kodheli e hoqi,Olta Xhaçka rikthen në detyrë “Rambon” shqiptar zt.Dritan Demiraj



Image result for flori bruqi

Nga Flori Bruqi 


Dritan Demiraj(24.05.1969 ) ka një karrierë të gjatë në fushën e ushtrisë, ndërsa më i lart që mban është ai i doktoraturës me temë “Forcat Speciale një perspektivë e re e luftës moderne, rast studimor Afganistani” 2015.


Ai ka zhvilluar edhe një sërë trajnimesh brenda dhe jashtë vendit, ndërsa ka një diplomë master mbi Marrëdhëniet dhe Diplomacinë Ndërkombëtare 2007-2010 në Universitetit “Illyria”. Përveç kësaj, në CV në profilin e vet në Facebook thotë se ka studiuar edhe Akademinë e Rendit Publikë, Fakultetin Juridik, Akademinë Diplomatike Shqiptare, Akademinë Ushtarake “Skënderbej” si dhe Shkollën e mesme ushtarake.

Dritan Demiraj ka 24 medalje në ushtri dhe 27 në sport. Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë, ai njihet si “babai”, udhëheqësi i parë luftarak në terren dhe trajnues i misioneve “Eagle” (nga 1-7), pedagog, autor i shumë librave, manualeve e kumtesave deri në kategorinë akademike të kërkimit shkencor.

Koloneli Dritan Demiraj, është “Nderi i Kombit” me dekoratë presidenciale. Ai është liruar pas 31 vitesh kontribut në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.



Dritan Demiraj, i cili shërbeu për disa muaj si Ministër i Brendshëm pas marrëveshjes Rama-Basha, është rkthyer në Forcat e Armatosura si kolonel aktiv.


Lajmin e ka ndarë vetë Demiraj përmes një statusi në rrjetet sociale.

Mes të tjerash ai shkruan se e drejta vonoi por u vu në vend. Demiraj ka një falenderim edhe për ministren Olta Xhaçka.

Kujtojmë se ai u largua nga FA kur në krye të Ministrisë së Mbrojtjes ishte Mimi Kodheli.

“Sot me rastin e rikthimit si kolonel aktiv në FA, kam dëshirë të ndaj me Ju disa mesazhe. Ju falënderoj përzemërsisht, emër për emër, për vëmendjen, solidaritetin dhe mbështetjen që më keni dedikuar në betejat institucionale, morale dhe gjyqësore për t’u rikthyer në shërbimin aktiv të FA të RSH. E drejta vonoi pak, por më në fund u vu në vend. Këtu nuk ka vend as për triumfalizëm por dhe zero arrogancë nga ana ime. Do të ishte e padrejtë të mos shprehja mirënjohjen time për MM zonjën Olta Xhaçka, për qasjen dhe adresimin shtetar të rastit tim. Me këtë rast ju siguroj se “si ushtar i atdheut” do të vijoj të kontribuoj me profesionalizëm, përkushtim, përulësi dhe përgjegjshmëri në dobi të mbrojtjes dhe prosperitetit të mbarë kombit”, shkruan Demiraj.



Mimi Kodheli 


Çdo shoqëri ka jashtëqitjet e saj, shoqëria greke ka të vetat. Vetëm pak ditë pasi Ministrja Shqiptare e mbrojtjes i kujtoi homologut të saj Grek vlerat e demokracisë dhe sidomos vlerat e aleancës më të madhe politiko-ushtarake të kohës, siç është NATO, ku të dy vendet janë anëtare, vjen dhe goditja nën brez e ca fundërrinave të shoqërisë greke.

Sot në mediat të cilat ndjekin zhvillimet e mbrojtjes dhe sigurisë në Athinë, është publikuar një shkrim shpifës dhe i ulët për një prej zonjave më të nderuara të politikës e shoqërisë shqiptare, Mimi Kodhelin. Informacioni që stafi i lexo.al ka për karrierën e znj.Kodheli, qoftë dhe atë të hershëm tregon pa asnjë ekuivok për një CV të ngjeshur ku bie në sy karriera e saj në profesionin e ekonomistit të cilin e ushtron prej 31 vitesh, karrirën akademike dhe atë të nënës e gruas së përkushtuar prej 30 vjetësh.

E paktë të thuash se gjithçka thuhet në artikullin grek është thjesht shpifje. Për këdo është i njohur fakti që znj.Kodheli e ka nisur karrierën e saj profesionale si financiere në vitin e largët 1986. Më pas, ne vitin 1993 ajo është zhvendosur për të jetuar në Itali me bashkëshortin dhe djalin, për tu kthyer më pas në Shqiperi ne vitin 1997, për të nisur punën pranë Bankës së Shipërisë. Pas kësaj eksperience ka nisur dhe karriera politike e Kodhelit, duke shërbyer në detyrën e parë publike, atë të nënkryetares së Bashkisë në vitin 2002 vit në të cilin ka vizituar për herë të parë Athinën me ftesë të kryetarit së Bashkisë së asaj kohe Dora Bakojanis.

Zonja në fjalë ka mbajtur më tej pozicionin e prefektit të Tiranës, deputetit dhe ministrit. Megjithatë në faqen zyrtare të ministrisë që ajo drejton, mund të gjendet lehtësisht CV-ja e saj, të cilën ne po e sjellim për lexuesit tanë. Znj. Mimi Kodheli, prej shtatorit 2013, mban funksionin e ministres së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë. Znj. Mimi Kodheli ka lindur në Tiranë, më 11 shtator 1964. Ajo është e martuar me Lekën dhe kanë një djalë, Mikelin. Znj. Kodheli është Doktore e Shkencave Ekonomike nga Universiteti i Veronës, Itali, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik. Ka një Master në Administrim Biznesi nga Universiteti i Lincoln, Nebraska, SHBA në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës prej vitit 2000, si dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Financë në vitin 1986. Znj.

Mimi Kodheli ka hyrë në politikë në vitin 2002, kur edhe u bë nënkryetare e Bashkisë së Tiranës. Në vitin 2005, ajo u emërua prefekte e Qarkut të Tiranës dhe në vitin 2009 u zgjodh deputete e Kuvendit të Shqipërisë duke mbajtur pozicionin e nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë dhe Financës përgjatë gjithë legjislaturës. Që prej vitit 2007 e në vazhdim është anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste. Ajo është trajnuar në fusha të ndryshme si ato të tregjeve ndërkombëtare dhe të letrave me vlerë, tregjet e punës dhe të investimeve, trajnim për ndërmarrjet të vogla e të mesme, ekzaminim dhe menaxhim bankar. Ajo ka marrë pjesë në një program të Departamentit Amerikan të Shtetit të titulluar “Gratë në Politikë” si dhe atë të titulluar “Politikat e Sigurisë Kombëtare” -Qendra Europiane e Sigurisë, Marshall. Znj. Kodheli zotëron gjuhën angleze dhe italiane, si dhe njeh mjaftueshëm gjuhën frënge dhe spanjolle.



****

Image result for olta xhacka

Olta Xhaçka

Znj. Olta Xhaçka, prej shtatorit 2017, mban funksionin e ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë.

Znj. Olta Xhaçka, lindi në qytetin e Tiranës më 25 dhjetor 1979. Ajo është e martuar me z. Artan Gaçi dhe ka një vajzë, Hana. Znj. Xhaçka ka përfunduar studimet e larta me titull nderi në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, si dhe studimet pasuniversitare Master në Administrim Publik, pranë Clark University në Masaçusets të SHBA-së.

Përpara angazhimit të saj politik, znj. Xhaçka ka qenë pjesë aktive e shoqërisë civile, në fushën e të drejtave të njeriut dhe mirëqeverisjes, si dhe ka punuar lektore e shkencave politike në Universitetin e New York Tirana.

Prej vitit 2009, znj. Xhaçka është pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, fillimisht si përfaqësuese e Qarkut të Korçës për dy legjislatura në Kuvendin e Shqipërisë dhe në qershor 2017 është zgjedhur përfaqësuese e Tiranës në Kuvendin e Shqipërisë.

Si aktiviste e të drejtave të njeriut, kryesisht në fushën e barazisë gjinore dhe si kryetare e Forumit të Grave Socialiste, znj. Xhaçka ka drejtuar prej vitit 2014 Nënkomisionin Parlamentar për Çështjet e të Miturve, Barazisë Gjinore dhe Dhunës në Familje dhe ka qenë anëtare e Komisionit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë. Në mars 2017, znj. Xhaçka emërohet ministre në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Znj. Xhaçka është anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste, Kryetare e Forumit të Gruas së Partisë Socialiste, që prej vitit 2010, si dhe drejton Fondacionin Qemal Stafa që prej vitit 2015.





F

No comments:

Post a Comment