2018-04-23

NGA SHEFQET DOBRA : SI MË FUTI BABA NË BURG



Mazllëm Kaso dhe Gëzim Aliçkolli jetonin në qytetin e Lushnjës. Punonin në ndërtim, ishin mjeshtra nga më të mirët dhe shumë të kërkuar nga brigadierët dhe teknikët e ndërmarrjes. Të tillë ishin edhe Sefer Torelli, një nga agranomët më të mirë dhe një tjetër me mbiemrin Çeliku, nga Grabiani.
Në 1987, këta njerëz, një dite e panë veten me pranga në duar, për të cilët thanë se do helmonin ujin e qytetit të Lushnjës, një veprim kriminal ky, që edhe me kokën e tyre nuk shlyhej. Të gjithë flisnin për këtë krim që do bënin, të gjithë i shanin dhe e meritonin. Si ua mbante zemra këtyre njerëzve të helmonin banorët e një qyteti?! Pse do ta bënin këtë krim?

Edhe ne të përndjekurit, sidoemos ne që sapo ishim liruar nga burgu, i mallkonim më shumë, sepse ky ishte shkak për fushatë arrestimesh dhe, ne, të sapodalë nga burgu, ishim të parët që do e pësonim. Ata hetoheshin, ne të pafajshmit dridheshim. Gjyqi i tyre qe me dyer të mbyllura, u dënuan me nga 25 vjet burg. Njëri mori dënimin maksimal,- me pushkatim- krimi, nëse do kishin mundur ta bënin, ai krim nuk shlyhej me jetët e tyre. Përgjithësisht, njerëzit ndjenin kënaqësi, madje disa thoshin: “Të gjithë këta duheshin pushkatuar!” Pasi morën dënimin e merituar, ikën nga birucat në kaush në Tiranë, prej ku do shpërndaheshin nëpër burgjet e tjerë. Po, a do kishin qetësi zemrat e këtyre njerëzve, për atë çka kishin menduar të bënin? Po, kriminelët nuk kanë zemër që të pendohen për çka bëjnë.

Një ditë, kur dolën për ajrosje, aty kishin dalë edhe ordinerët, Mazllëmi njihet me një nga Kolonja dhe si e kanë zakon Korçarët dhe kolonjarët, që i lavdërohen njëri-tjetrit, se kush nga këto dy vende fqinjë, qëndron më lartë, korçarët thoshin: “Po të shkatërrohet Kolonja, Korça e ndërton Kolonjën, kurse po të shkatërrohet Korça, Kolonja nuk mund ta ndërtojë Korçën.”.
Një ditë Mazllëmi e pyeti Resmiun:
  • Me që je nga Kolonja, e njeh një me emrin xxxxx ?
  • E njoh, si nuk e njoh – iu përgjigj Resmiu.
  • Ku e njeh ti atë?
  • Ka qenë një burrë shumë i poshtër – i tha Mazllëmi.
  • Pse, ç’të ka bërë?
  • Kur isha djalë i ri më ka futur në burg për agjitacion, kot fare.
  • Ou! Po tani për ça je dënuar? – e pyeti
  • Tani,- tha Mazllëmi, – na akuzuan për agjenturë me grekun.
  • Ti bëre njëherë burg, ç’t’u desh agjentura ty?
  • Po, jo ore jo, ne nuk e dimë gjë fare, në hetuesi morëm vesh se ne takonim me një grek në
një kasolle në Grabian, me atë bënim plane për të rrëzuar pushtetin popullor.
  • Si nuk dinit gjë fare? Nuk po të kuptoj, u dënove dhe nuk di gjë?
  • Sepse ne nuk dimë të kemi takuar ndonjë grek. Po të ishte e vërtetë do na kishin zënë
bashkë me grekun. Por, po ke qenë një herë në burg, e ke derën hupur, të akuzojnë për çfarë të duanë. Na mblodhe ne: dy nga ndërtimi, tjetri agronom në frutikultur, një punëtorë 20, km larg nesh, punëtor në Grabian, atë e dënuan me pushkatim, ne na dhanë nga njëzet e pesë vjet. Pra, sebepliu është ai që më burgosi herën e parë.
  • Të besoj, të besoj! Burgun e parë, të dy e paskemi prej të njëjtit njeri! – tha Resmiu.
Edhe ty, ai ta paska kurdisur? Sa të ligj janë këto operativët.
  • Shumë të ligj janë, megjithëse ky është im atë.
  • ..? Më falni! – i tha Mazllëmi.
  • Nuk ka gjë, mos u mërzit.
  • Nuk ka mundësi! Do ketë pas arsye të forta.
  • Aq sa kanë pas për ty
  • Nëse është e vërtetë si ma the – aq e vërtetë është edhe për mua.
  • Qenka interesante!
  • Po pse…?
  • Ideali, besimi i verbër, nuk njeh mik, shok, deri dhe…

Im at punonte me sigurimin dhe desh të më çonte edhe mua në shkollë që të bëhesha si ai. Unë nuk desha, por më dërguan. Kur mbarova shkollën, babi u gëzua shumë dhe më tha: “Të punosh mirë, të zbatosh deri më një detyrat që të ngarkojnë!” Dhe unë, me ndërgjegje i premtova se do jem i përkushtuar dhe i drejtë. Në fillim më çuan të bëja praktikë pas një operativi që kishte mbushur moshën për pension. Për tre muaj vajtëm fshat më fshat dhe  për çdo fshat më jepte të dhënat. Kur u ndamë  më tha:
  • Mbaj mend porositë që të dhashë! Për këtë tre mujor nuk ke shumë për të arrestuar.
  • Si, nuk kam shumë për…
  • Do të mësojë vetë puna; unë isha pa shkollë dhe e kreva me nder këtë detyrë të shenjtë, ti
je me shkollë…. Të mëson vetë puna, të uroj sukses në detyrë.

Çdo ditë u bija fshatrave kryq e tërthor dhe  isha i kënaqur, madje edhe me ata për të cilët më kishte porositur kolegu: të gjithë punonin, silleshin mirë, nuk vërejta ndonjë gjë për të dyshuar. Një ditë më thirri shefi:
  • Nuk po punon, je përgjumur, ki kujdes, aktivizohu, të kanë besuar një detyrë të
rëndësishme, e kupton a jo? Baba yt ka qenë i nderuar, mos e turpëro!
  • Për ideal, nuk po kursehem, jam shumë i preokupuar dhe i kujdesshëm por nuk kam
konstatuar gjë që…
Por, shefi filloi të bëhet i mërzitshëm, filloi të më bënte vërejtje edhe kur na bënte mbledhje, më kritikonte për neglizhencë. Pashë që nuk isha për këtë lloj pune, kërkova të largohem nga ajo punë, nuk më hiqnin. Një ditë e ftova shefin të hamë drekë në një fshat, gjatë ngrënies mendova t’i përzjemë pijet, merrnim herë raki, herë verë, bëra sikur u deha.  Mendova se po ta qëlloja shefin do më largonin nga ajo punë. Sapo ia futa me grusht, nuk vonoi policia të vinte aty. Më arrestuan. U dënova pesë vjet, amnistia që u bë në 82-shin më fali pjesën tjetër.
Fillova jetën e lirë sërish. Gruaja ime punonte shitëse. Çdo mbrëmje shkonte dsikush që merrte lekët e xhiros ditore. Një mbrëmje i kishin thanë gruas që t’i merrte lekët me vete se person nuk do shkonte atë mbrëmje. Ime shoqe i bëri gati, i fut në çantë dhe niset për në shtëpi, kishte vite që e bënte atë rrugë, por, pikërisht atë natë, në një kthesë ku ishte errësirë, dikush i hedh diçka në sy, e qëllon me grushte me shqelma, i merr çantën dhe e la aty në rrugë të shtrirë.
Nga zhurma dalin disa, e njohin dhe lajmërojnë ambulancën. Unë isha me shokët duke pirë kafe. Më lajmëruan. Shkuam në spital dhe ç’të shikoja? Ajo ishte e gjakosur. Sapo u përmirësua ime shoqe, një ditë vijnë e me arrestojnë. Më akuzuan se unë ia kisha rrëmbyer lekët sime shoqeje, më dënuan përsëri, pesë vjet.
  • Domethënë – tha Mazllëmi – si kundër nesh, edhe ndërmjet jush, nuk është vërtetë ajo si
thonë që jeni grusht e të pa ndarë.
  • Po!
  • Dikur e besoja edhe unë – tha Resmiu. Megjithëse ti je dënuar shumë, unë të kam zili, ty!
  • Pse?
  • Se unë jam dënuar për vjedhje, edhe se nuk vodha, kur të lirohem do më thonë ordiner.
Emri më i urryer për një njeri të ndershëm. Do më pëlqente të dënohesha për axhitacion apo agjenturë si ty, vetëm ordiner mos më thoshin. Ka ofezë më të rëndë, që pasi të lirohem nga burgu të dëgjoj kur të thonë: “Hë se ordiner burrë është! Për vjedhje shkoi në burg”. Kush beson se unë nuk kam vjedhur. Si duket, padrejtësia që im at të beri ty, iu shpërblye me padrejtësinë kundër meje. Mua gjithë jetën kjo e pa drejtë do më vrasë në shpirt. “E ka vërtetuar drejtësia, do të thonë, – ajo drejtësi që si për ju edhe për mua ka qenë e padrejtë. Gjithë kjo ndodhi, vetëm se unë, nuk bëra padrejtësi, ashtu si bënte im at.
  • Mirë more djalë – i tha Mazllëmi Resmiut – vëntë drejtësi Perëndia meqë nuk ka njerëzia!
  • Ç’ punë ka Perëndia me ne more? Ne e kemi mohuar dhe Ajo na ka lënë të bëjmë si të duamë me njëri-tjetrin.
  • Kur shkuan në burg, këta morën vesh se ishin akuzuar se gjoja do helmonin ujin e qytetit,
dhe u gjykuan për agjenturë, sepse akuza e parë donte fakte, e dyta ishte si axhitacioni të akuzonin dhe të dënonin.




No comments:

Post a Comment