2018-04-26

Pastroni menjëherë rrëmujën!

Nga Aurel Dasareti *

Shqipëria është bërë një vend i sëmurë, i sunduar nga krijesat e çmendura! Megjithatë, le ta dinë tradhtarët dhe armiqtë e jashtëm se vdekja e Shqipërisë shtyhet për një periudhë të pacaktuar, pas vdekjes së tyre. Heshtja jonë është forcë. Heshtja jonë është si një shakullinë në oqean. Mos besoni se heshtja jonë është dobësi, sepse nën sipërfaqen e qetë të tokës qëndron vullkani.

***

(Kur them Shqipëri, përherë mendoj për gjithë trojet: Kosovë, FYROM etj.)

Në trojet tona mbretëron rrëmuja e madhe. Vendi i nënshtrohet gjithnjë e më shumë sundimit të huaj, sepse Shqipëria është në mosmarrëveshje me vetveten dhe ka prirje për Vetë-lëndim.

Trazirë, çrregullim i plotë politik dhe ekonomik. Janë qentë e mëdhenj (doja të them peshqit e mëdhenj) që kanë sjellë pështjellime të mëdha ashtu që qytetarëve ua kanë bërë rrëmujë jo vetëm jetën por edhe mendjen. Punët i kemi lëmsh, lesh e li.

Shqiptarët kanë qenë prej kohësh në një rrugë rrëshqitjeje ku kriminelëve u pranohet gjithçka. Prandaj, bota e tyre është bërë një vend kaq i rrezikshëm. I gjithë sistemi shqiptar është padyshim i përshkuar nga paaftësia dhe indiferenca. Shumica e shqiptarëve nuk e di se çfarë po ndodhë dhe nuk e ka idenë me çka do të përballemi.

Shqiptarët kanë zgjedhur të shfuqizojnë dhe eliminojnë veten, atë çka ishin njëherë, dhe në rrugën e tyre pa busulle askush nuk e di se çfarë do të takojnë. Lejojnë që pushtetarët e tyre mafioz të keqpërdorin detyrën dhe të shesin tokat tona të përbashkëta në mënyrën më të pistë, duke mos rrezikuar aspak se do të japin llogari.

Një popull me këto prirje vetë-lëndimi sinjalizon se nuk është lojtar i denjë. Një lojtar duhet të jetë i gatshëm të jetë i ashpër. Nëse nuk guxon të jesh i ashpër ndaj kriminelëve dhe tradhtarëve të tu brenda kufijve të vendit tënd, në sytë e fqinjëve grabitqar je vetëm një pre e lehtë, sepse nuk je askush.

Duhet të zhdukim nga ndërgjegjja mbeturinat, ndikimet dhe ideologjitë e dëmshme të huaja, morale, fetare dhe politike. Të pastrojmë botëkuptimin. Të pastrojmë radhët nga tradhtarët, duke vënë jashtë loje dhe neutralizuar bandat e kriminelëve. Të çlirojmë dhe shpëtojmë Atdheun.

Nuk ndihmon vetëm të flasësh, shkrimet dhe veprimet simbolike, kjo është diçka që ne të gjithë e shohim.

Ne nuk do të jemi në gjendje të ecim përpara nëse ndjekim rregullat e lojës së armikut. “Kam hasur shumë gardhe në rrugët që nuk ishin të miat”, – më thoshte gjyshi im, oficer i larë.

Tani është koha që ne të organizojmë veten dhe t`u tregojmë “politikanëve” antikombëtarë mafioz se janë popullata që vendosin!

Shqiptaria vazhdon të jetë në mes të një beteje për mbijetesë. Qëllimi i armiqve ka qenë dhe është që asnjëri prej tyre të mos mbijetojë. Çfarë po presin shqiptarët? Ajo që shohim është një sëmundje e rrallë, e komplikuar, kërcënuese për jetën, që do të thotë dashuri dhe identifikim me agresorin. E gjitha fillon në krye. Ne tolerojmë.Tolerancë, ndaj kujt? Mediat e shakaxhinjve kanë qenë në ballë të kësaj joshje, dhe sa më gjatë që zgjat, është më e vështirë të shpërbëhet.

Nuk dëshiroj që e ardhmja e Shqipërisë të jetë një jehonë e së kaluarës sonë parahistorike. Ne jetojmë në një kohë kur Shqipëria është në epokën më të mirë dhe njerëzit atje janë në gjendje të hetojnë lindjen e Shqipërisë së re dhe forcave që eventualisht do të shkaktojnë vdekjen e saj.

***

A i shihni qentë?

Nënat e kuislingëve kopilë që shpifin dhe fyejnë Skënderbeun dhe simbolet tjera madhore nuk është dashur t`i lindin ata bastardë, por t`i abortojnë. Ndyrësirat paguhen nga shërbimet e huaja në projektin për shpërbërjen e kombit shqiptar.

Ju bastardë «veteranë» të rrejshëm të UÇK-së, talleni me gjakun e derdhur të luftëtarëve të vërtetë që dhanë jetën për Kosovë. Talleni me familjet e dëshmorëve dhe gjithë shqiptarinë. Do të përballeni me pasojat.

***

Isha në atdheun e gjyshërve të mi. Djali im 7 vjeçar më pyeti: “Babi, pse nuk ka pothuajse asnjë cirk këtu në Shqipëri”?!

“Sepse të gjithë shakaxhinjtë kanë hyrë në politikë”, – i thash.

Këta shakaxhinj besojnë se mullinjtë e erës prodhojnë energji elektrike kur nuk fryn.

***

Sllavo-ortodoksi nuk e dinte se jam me prejardhje shqiptare, më tha:“Shqiptarët janë si derrat në rrugën e tyre për kasap. Ata mendojnë se kjo do të jetë një udhëtim i këndshëm, dhe vullnetarisht hyjnë në portën e therjes”.

Përgjigja ime ishte: “Ndoshta ke të drejtë, por në krahasim me ne, ju jeni vetëm çamçakëz në këpucët tona”.

***

Shqiptari duhet të jetë i paanshëm në gjykimin e një çështjeje ose në vlerësimin e një sendi, por të marrë qëndrim të njëanshëm (të drejtë) pasi të verifikohen saktësitë e rastit.

Dimë të këndojmë (tallava) por jo të punojmë. Kënga (nëse është patriotike) është fuqi, por nata është e errët, ne nuk mund ta bojkotojmë atë më gjatë. Tani të gjithë duhet të qëndrojmë së bashku dhe të harrojmë të gjitha mosmarrëveshjet. Ne duhet t`i luftojmë kriminelët që dëmtojnë vendin, pa marrë parasysh se kush është dhe në cilën anë ai qëndron.

I bëj thirrje popullit tim për të vënë indiferencën, shkapërderdhjen dhe naivitetin e tij të rëndë prapa vetes, dhe më në fund, të marrë guximin dhe të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për të mbrojtur veten dhe vendin. Shqiptari ka ton muskujsh, por ato janë të fshehura nga yndyra.

Nëse e pastrojmë vendin, duhet të rindërtojmë kombin, të rindërtojmë industrinë, ekonominë dhe politikën dhe të krijojmë një Rilindje të vërtetë. Ne mund ta ndryshojmë vendin për të mirë, me duart tona, dhe ne do ta bëjmë atë. Ardhmëria krijohet, ajo nuk miratohet. Vendi i Shqipërisë është në diell. Qëndrimi themelor i yni duhet të jetë si një besëlidhje midis të vdekurve, të gjallëve dhe të pa-lindurve.

***

Nëse anija rrjedh, vrimat duhet të mbyllen. Në vend të kësaj, shqiptarët e pagdhendur zgjedhin të sigurojnë që pompat të funksionojnë.

Çdo orë është një vit, dhe jeta është e përkohshme. Nëse luftoj, do ta lë zemrën aty ku nuk do ta gjej më. Është zemra e luftëtarit, kur mendja është e errësuar.



*Aurel Dasareti është USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

No comments:

Post a Comment