2018-05-08

Analiza e gazetës spanjolle El Pais: Problemi i saj – që është e veçantë



Qeveria konservatore e Mariano Rajoyit ka vënë veton ndaj një deklarate të përbashkët të Bashkimit Europian, që do të prezantohet në samitin ballkanik në 17 maj. Arsyeja është se deklarata përfshin Kosovën. Ka edhe 4 shtete që nuk e kanë njohur këtë vend: Greqia, Qiproja, Rumania dhe Sllovakia. Në një intervistë, kryeministri i Kosovës, ish luftëtar, Ramush Haradinaj këmbëngulte se nuk ka asnjë analogji të mundshme: “Kosova dhe Katalunja nuk kanë asgjë të përbashkët. Kosova ka lindur nga shpërbërja e Federatës Jugosllave, një proces i përgjakshëm, të gjithë kundër të gjithëve. Në rastin e Spanjës respektohen të drejtat civile dhe politike”



Jo të gjitha problemet kanë një zgjidhje dhe jo të gjithë ofrojnë një zgjidhje që të kënaqë pjesët e interesuara. Kosova është një shembull i qartë. Kur një pjesë e komunitetit ndërkombëtar me SHBA në krye vendosi të nxisë pavarësinë e kësaj ish province serbe, u fut në një kopësht ligjor nga i cili është vështirë të dalësh pa kapërcyer parime të të drejtave dhe pa thyer premtime që u bënë në kohët e luftës. Kosova nuk ka ngjashmëri me Katalunjën, as edhe Spanja me ish- Jugosllavinë; as për historinë e saj, as edhe për sistemin e saj politik, qoftë edhe për problemet që pati ky vend ballkanik.

Problemi që krijon pavarësia e njëanshme e Kosovës është veçantia e saj (përjashtimi), është ideja që, nëse konsiderohet e nevojshme, komuniteti ndërkombëtar mund të thyejë normat e veta. E gjitha kjo nuk do të thotë se pavarësia e Kosovës nuk është e justifikuar, që shqiptarët e atij territori nuk e kanë fituar të drejtën për të ndërtuar një vend, por nuk mund të fshihet fakti që e fitoi pavarësinë në kundërshtim me shtetin të cilit i përkiste, Serbisë, dhe në kundërshtim të hapur me premtimin që komuniteti ndërkombëtar bëri në Beograd kur trupat e Natos hynë në vitin 1999. Për këto motive, qeveria spanjolle, pak rëndësi ka kahu politik, është treguar gjithmonë kundër njohjes së Kosovës dhe që ka hapur shumë debate diplomatike.

Image result for ramush haradinaj

Kosova e shpalli pavarësinë në shkurt të 2008 dhe në mars të 2009 qeveria socialiste e Jose Luis Rodrigues Zapatero njoftoi tërheqjen e trupave spanjolle që bënin pjesë në Kfor, misioni ndërkombëtar, i cili mbikëqyrte sigurinë e territorit. Siç tregojnë kabllogramat diplomatike të nxjerra nga Wikileaks dhe të publikuara në 2010, tërheqja irritoi shumë nga kolegët, sidomos ata amerikanë.

Një kabllogram sekret i diplomacisë amerikane sinjalizonte që Uashingtoni kritikoi mungesën e konsultave para tërheqjes dhe i kërkoi Spanjës që të konsultohej me Amerikën më parë, në një formë më transparente. Dokumenti nënvizon se shpjegimi që kishte dhënë qeveria spanjolle ishte: “Ka marrë vendimin për t’u tërhequr prej një viti dhe nuk mund të marrë pjesë në një mision, kur Kosova ka shpallur pavarësinë dhe është njohur nga shumë vende.”

Autori i këtij kabllogrami shpjegon: “Çdo lloj indicie që qeveria spanjolle mbështet shpërbërjen e një vendi, në përbërës rajonalë, do të ishte shumë e ndjeshme politikisht dhe do të nxiste separatizmin”.

Një dekadë më vonë, përpara sfidave të pavarësisë katalanase, referendumi joligjor i 1 tetorit dhe aplikimi i nenit 155 ka bërë që situata të përkeqësohet. Kështu që qeveria konservatore e Mariano Rajoyit ka vënë veton ndaj një deklarate të përbashkët të Bashkimit Europian, që do të prezantohet në samitin ballkanik në 17 maj. Arsyeja është se deklarata përfshin Kosovën. Ka edhe 4 shtete që nuk e kanë njohur këtë vend: Greqia, Qiproja, Rumania dhe Sllovakia. Në një intervistë, kryeministri i Kosovës, ish luftëtar, Ramush Haradinaj këmbëngulte se nuk ka asnjë analogji të mundshme: “Kosova dhe Katalunja nuk kanë asgjë të përbashkët. Kosova ka lindur nga shpërbërja e Federatës Jugosllave, një proces i përgjakshëm, të gjithë kundër të gjithëve. Në rastin e Spanjës respektohen të drejtat civile dhe politike”.

Problemi nuk janë analogjitë. Jugosllavia u shpërbë në vitet 90. Vendi i krijuar si një monarki pas Luftës së Parë Botërore dhe rithemeluar si një federatë socialiste pas asaj të Dytë, ishte i përbërë nga 6 republika (Serbia, Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Bosnja-Hercegovina) dhe nga dy provincat autonome serbe, Kosova dhe Vojvodina. Situata e Kosovës ishte tejet shpërthyese dhe shumë ekspertë besojnë që luftrat e Jugosllavisë filluan aty, kur Beogradi tërhoqi autonominë e saj në 1990 dhe përfunduan aty kur presidenti serb, Sllobodan Millosheviç nisi një fushatë spastrimi etnik kundër shqiptarëve.

Kosova konsiderohet si atdheu i nacionalizmit serb, sepse aty gjenden manastiret ortodokse mesjetare kryesore dhe sepse aty ndodhi në 1389 beteja e fushës së Kosovës, ku Serbia humbi pavarësinë përballë turqve. Kosova ka një popullsi prej 10% serbë dhe 90% shqiptarë që jetonin agoninë nën një aparted gjithnjë e më të paqëndrueshëm. Në vitin 1998 ishte luftë e hapur dhe në 1999 ndërhyri Nato me një fushatë bombardimesh kundër Serbisë, nga 24 marsi deri në 10 qershor. Pas një periudhe si protektorat ndërkombëtar, një masakër antiserbe që ndezi provincën në mars të 2004 e detyroi komunitetin ndërkombëtar të vendoste se gjërat s’mund të vazhdonin kështu dhe pas negociatave që nuk çuan në një pakt me Beogradin, Kosova shpalli pavarësinë.

Në vitin 2010 Prishtina arriti një fitore kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë së Kombeve të Bashkuara dekretoi se pavarësia kishte qenë e ligjshme. Kjo gjykatë iu përgjigj pyetjes së shtruar nga Beogradi: “Shpallja e njëanshme e pavarsisë së instuticioneve të përkohëshme të administratës autonome të Kosovës, është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare?” Përgjigjja e Gjykatës prej 45 faqesh përmblidhet thjesht me një: “Jo, jo nuk e cënon” Hisashi Owada, president i Gjykatës së Kombeve të Bashkuara e formuloi kështu: “E drejta ndërkombëtare e përgjithshme nuk parashikon ndalime mbi shpallje pavarësie dhe për këtë arsye deklarata e 17 shkurtit të 2008 nuk cënon të drejtën ndërkombëtare”.

Problemi me të cilin u ndesh Gjykata nuk ishte vetëm fakti se shpallja e Kosovës ishte e njëanshme, por edhe rezoluta 1244 e Këshillit të të Sigurisë që lejoi hyrjen e trupave ndërkombëtare dhe që ripohonte, “respektimin e shteteve anëtare, parimin e sovranitetit dhe integritetin territorial të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe të shteteve të rajonit”. Gjykata i dha fund kësaj çështje me 9 vota pro dhe 5 kundër, këmbëngulte se roli i saj ishte të mos gjykonte, nëse ekzistonte një e drejtë ndarjeje, duke dhënë një zgjidhje për një konflikt të pazgjidhshëm dhe përsëriste disa herë që bëhej fjalë për një situatë të veçantë, një rast unik, të paaplikueshëm për kombe të tjera.

Kosova arriti pavarësinë, sepse shtetasit e saj vuajtën një sulm të ashpër e mbi të gjitha patën mbështetjen e shumë vendeve të fuqishme si Amerika. Duke qenë se Europa ka qysh prej 2008 një shtet të ri të themeluar kundër kriterit të shtetit që i përkiste, pas një shpallje të njëanshme të pavarësisë dhe duke thyer një premtim të realizuar para Këshillit të Sigurimit, është e pamundur që një qeveri spanjolle të ndihet komode me këtë zgjidhje për një problem të pazgjidhshëm, të paktën deri kur të pranohet nga vetë Serbia. / El Pais

No comments:

Post a Comment