2018-05-06

Aulona (Vlora) qyteti ku është shpallur Deklarata e Pavarësisë shqiptare më 28 nëntor 1912

Vlora është një qytet bregdetar në jugperëndim të Shqipërisë. Vlora është qyteti i dytë më i madh portual pas Durrësit, me një popullsi afërsisht 200.000 (2013). Ndodhet në jugperëndim të Shqipërisë, në Detin Adriatik dhe është qendra e Rrethit të Vlorës dhe të Qarkun së Vlorës.

Është qyteti ku është shpallur Deklarata e Pavarësisë shqiptare më 28 nëntor 1912. Themeluar si një koloni e lashtë greke në shekullin e 6 pes me emrin Aulona dhe vazhdimisht i banuar për rreth 26 shekuj, Vlorë është shtëpi për Portin e Vlorës dhe Universitetin e Vlorës si qyteti më i rëndësishëm ekonomik dhe kulturor i Shqipërisë jugperëndimore.

Vlora is located in Shqipëria
Qytet i lashtë dhe një nga portet kryesore te Shqipërisë. Ndodhet ne jugperëndim te vendit, buzë Adriatikut. Në lashtësi njihej me emrin Aulona. Gjurmët më të hershme i takojnë shek. VI p.e.s. Në shek. IV rrethohet me mure guri të latuar.

Duke qenë një nyje e rrugëve tokësore e detare, i njohur për verën, ullinjtë e kripën, u bë porti kryesor i Ilirisë pas rënies së Apolonisë e Orikumit. Në mesjetë fatet e qytetit lidhen me kështjellën e Kaninës. Më 1081 u pushtua nga normanët, më 1205 nga Venediku, pastaj kaloi në sundimin e Hohënshtaufëve gjermanë dhe më 1272 u përfshi në mbretërinë e Arbërisë.

Gjeografi arab Ibn Batuta e përmend në qindvjetin e Xtë si një ngulim të rëndësishëm. Gjatë dy luftërave të perandorit Aleksi I Komneni kundër Robert Guiskardit dhe Bohemondit, Vlora përmendet shpesh, ndërsa pas një përkatësie thuajse shtatëqindvjeçare bizantine, pushtohet nga normanët që e qeverisën vetëm katër vjet.

Sundimati i Vlorës


Sundimati i Vlorës dhe i qytetit, krahinës dhe kështjellës së Kaninës ishte pjesë e Perandorisë Bizantine, i nënshtrohej pushtetit të një sebastokratori, që sipas Eqrem bej Vlorës e kishte selinë në kalanë e Ploç-Sevasterit (pranë Kudhësit), por në vitin 1205 ra nën pushtetin e Despotatit të sapoformuar të Janinës.

 Më 1258 Vlora është ndër zotërimet që i kalojnë si pajë mbretit të Napolit, Manfredit të Hohenshtaufënve, pasi mori për grua Helenën e despotit Mihal II. Pasi vdiq Manfredi më 1266, kështjellari i Vlorës, Jacques de Baligny, nuk ia dorëzoi kështjellën Anzhuinëve në mars 1272 dhe për sa qe gjallë mori prej Karlit I Anzhu "castrum Canine, Caninian et Avelloman cum archondiis". De Baligny ndejti vetëm për një vit pasi mori disa vende në krahinën e Beratit dhe Bazilikatës në Itali në këmbim të Kaninës dhe Vlorës.

 Nga viti 1315 deri në vitin 1320 u pushtua sërish prej bizantinëve dhe pushtetar i saj qe sevastokrator Dhimitër Ganza, të cilin e pasoi i biri, Nikolla. Më 1345 qyteti ra në sundimin serb, edhe vëllai i mbretit Aleksandër të Bullgarisë, Johan Azen Komneni, arriti të futej në Vlorë.

 Më 1357 Këshilli i Lartë i Senatit të Venedikut i lejonte qytetarët e vet të zgjidheshin për kryetarë e nëpunës (pro rectoribus et officialibus) në Vlorë dhe vende të tjera të despotatit (locus Avalone et alia loca despotatus). Më 1372 Johan Azen Komnenin e dëbojnë Balshajt dhe Muzakajt.

Kaloi në shek. XIV nën sundimin e Balshajve, por pas vdekjes së Balshës II më 1385 në betejën e Savrës, nuk mund ta mbanin më.

Pas vdekjes së Balshës, vendin e pasoi e veja, Komita Muzaka-Komnena, e bija e despotit të Beratit dhe Vlorës.

 Ishte e dëgjuar për punimin e hekurit, të shpatave, të mëndafshit, për nxjerrjen e kripës etj.


Nga viti 1481 deri në vitin 1538 sanxhaku i Vlorës është mbajtur për një "Serhad sançagi" dhe autoriteti i tij më i lartë si një "serhad bej" (serhad = turq. kufi). Sanxhakbeu ishte komandant i trupave turke të sanxhakut, sidomos të zonës bregdetare midis Durrësit e Prevezës; sepse atë kohë, administrata civile e përfaqsuar nga kadiu, kishte një peshë shumë më të vogël dhe Vlora ishte nën urdhrat e marinës (të Kapidan-i Derga-it).

 Kur Sulejmani i Madh, gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri (1538), organizoi administratën civile, sanxhaku i Vlorës u vu nën varësinë e zyrës së vezirit të madh. Sanxhakbeu quhej tani përfaqsues i Sulltanit (mëkëmbës). Këtë post e kanë mbajtur dhe trashëguar thuajse pa ndërprerje (nga 1481 deri në 1828) jo vetëm "de jure", por edhe "de facto" nga Vlorajt.


Më 1531, kur sanxhakbej ish Kara Sinan Pashë Vlora, Sulltan Sulejmani i Madh vizitonte zonën dhe më gurët e Aulonës u ndërtua një kala afër detit (në vendin e stadiumit të sotëm) me trajtë 8-këndëshe, e përshtatur për artilerinë. Brenda kishte kulla 7-katesh e banesa. Mendohet se është projektuar nga arkitekt Sinani.

Kalaja njihet edhe si Kalaja e Skelës. Historiani turk Evlija Çelebiu e konsideronte Kalanë e Skelës si një nga mrekullitë e arkitekturës osmane dhe në të njëjtin nivel me Kullën e Selanikut. Zona në të cilën ishte e ndërtuar Kalaja e Skelës u deklarua Monument kulture në vitin 1963.

 Në vitin 1997, KKRT e qytetit Vlorë dha leje ndërtimi edhe për këtë zonë të qytetit. Në vitin 2000 gjatë punimeve për hedhjen e themeleve të një pallati shumëkatësh u zbuluan pjesë të themeleve të Kalasë së Skelës. Ndërtimi vazhdoi dhe nuk u krye asnjë studim i materialit arkeologjik të zbuluar.

 Një ndërtesë tjetër që shpreh lulëzimin kulturor është edhe Xhamia e Muradies 1542. Në shek. XVII-XVIII qyteti u bë përsëri një qendër e rëndësishme ekonomike-tregtare dhe port eksporti e importi. Ali Pasha e mori me 1812.


Vlora ishte kryeqyteti i parë i Shqipërisë së pavarur. Me 28 nëntor 1912 këtu Kuvendi Kombëtar shpall Pavarësinë në Sarajet e Vlorajve dhe formoi qeverinë me Ismail Qemal Bej Vlorën në krye. Por në dhjetor 1914 u pushtua nga italianët. Më 1920 u krijua komiteti "Mbrojtja Kombëtare", i cili organizoi forcat që morën pjesë ne Lufta e Vlorës dhe pushtuesit italiane të thyer u detyruan të pranojnë tërheqjen më 2 shtator 1920.

Qyteti kishte 4.000 banore, ai vijoi të ishte vatër e lëvizjes atdhetare e demokratike. Me rastin e varrimit të Avni Rustemit më 30 prill 1924, u ngrit komiteti i cili organizoi kryengritjen e cila çoi në Revolucionin e qershorit 1924.

 Në nëntor u hap shkolla e mesme tregtare. U çlirua më 15 tetor 1944. Gjate periudhës komuniste qyteti u rrit në sipërfaqe dhe në numër duke arritur 72000 banore në 1989.

Në 1997, Vlora ishte qendra e demonstratave popullore kundër firmave piramidale (Ponzi scheme), gjë që solli dhe rënien e qeverisë.


Sot, Vlora është një qendër e rëndësishme turistike, kjo fal edhe mjedisit të këndshëm bregdetar.

No comments:

Post a Comment