2018-05-06

Dardanorum-i Ilirik

Municipium Dardanorum  ose Municipium Dardanicum ndodhet në fshatin Soaçnicë afër Albanikut apo si quhet ndryshe Leposaviqi.
Municipium DD (5).jpg

"Lokaliteti arkeologjik Municipium DD (Dardanorum), ndodhet në pjesën veriore të Kosovës, rreth 27 kilometra në veri të Mitrovicës, në komunën e Leposaviqit, e lokalizuar në fshatin Soçanicë dhe me një pozitë të shkëlqyeshme gjeografike, e pozicionuar në mes të grykëderdhjes së lumenjve Ibër dhe Soçanicë në një anë dhe në mes të bjeshkëve të Rogoznës dhe Kopaonikut, në anën tjetër. Zona përreth ishte e pasur me xehe metalike si arë dhe argjend, dhe pikërisht për këto burime natyrore u ngrit nga një vendbanim i vogël, në njërën ndër qendrat më të rëndësishme urbane antike mjaft aktive gjatë periudhës së sundimit të romakëve ndër këto troje. Në burimet e shkruara si dhe në literaturën antike apo edhe në itineraret romake, nuk ka as edhe një fjalë për ekzistencën e tij, megjithatë, ekzistenca e këtij vendbanimi u dëshmua vetëm me rastin e hulumtimeve sistematike të zhvilluara gjatë pjesës së dytë të viteve pesëdhjetë dhe gjatë viteve gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar. Gërmimet e ndërmarra u përqendruan në pjesën lindore të vendbanimit, ku edhe janë zbuluar forumi, horrea, bazilika urbana, pjesë të termave dhe detaje të disa objekteve shoqëruese si dhe nekropoli verior. Nga gjetjet e materialit arkeologjik rezulton se Municipium DD ka ekzistuar fillimisht si vendbanim parahistorik për t’u rritur dhe zhvilluar në një qytet të mirëfilltë antik romak në periudhën kohore prej pjesës së fundit të shekullit të parë e deri në pjesën e parë të shekullit të katërt të erës sonë. Ky vendbanim ka karakteristikat e një qyteti tipik të urbanizuar romak dhe kap hapësirën prej rreth 30 hektarësh."

No comments:

Post a Comment