2018-05-31

GERALD MASSEY : “LIBRI I TË VDEKURVE EGJIPTIANË DHE MISTERET E AMENTËS”

A duhet Bota t’i zbulojë mistertet e Thothit për të kuptuar historinë e vërtetë të njerzimit?



A ÇKA THOTË GERALD MASSEY NË LIBRIN E TIJ, “LIBRI I TË VDEKURVE EGJIPTIANË DHE MISTERET E AMENTËS”:

“Amenta, vendi i përjetësisë, është vendi i mistereve ku Thothi, zoti i hënës në botën e poshtme, dhe që ishte mësues i madh i sekreteve të shenjta bashkë me shtatë mësues të urtë. Kalimi nëpër Amentë është në serinë e nismave për Ozirisin e vdekur. Ai futet në misteret e Rustës (I, 7, 9), misteret e Tuatës (130,27), misteret e Akarës ( 148, 2, 3). Ai i njeh misteret e Nekhenës (I, 13, 19). Të vdekurit thërrasin zotat që banojnë në të gjitha misteret (14, I); të vdekurit mësojnë misteret nga babai i zotit Atum, duke u bërë i biri i tij (15, 46), ai është në trajtë misterioze (17,91), dhe në fytyrën misterioze, si të Ozirisit (133, 9). “Shkëlqej në vezë”, thonë të vdekurit në “vendin e mistereve”. Kapitulli 162 (sikurse edhe referencat tjera në këtë pjesë, të “Librit të të vdekurve egjiptianë”, të përkthyer në anglisht nga sir P. Le Page Renouf, knt, dhe të vazhduar dhe kompletuar nga prof.. E. Neville, D.C.L, e jo atë të përkthyer në anglisht nga E. A. Wallis Budge – vërejtja ime, R.K.), përmban misteret më sekrete, më të shenjta dhe më të mëdhatë e të gjitha mistereve. Emri i tij është libri i vendbanimit të fshehur, e që është libri i Amentës, ose i ritualit të ringjalljes. Këto mistere duken të panjohura dhe të paqarta për shkak të formës së tyre – monologë dramatikë, dhe biseda me vetveten – dhe deklarata të shkurtëra, por megjithatë mund t’i njohim mjaftueshëm që të dimë se ato janë origjinale të të gjitha “mistereve”, gnostike, kabalistike, masonike, ose të krishtera. Dogma e inkarnimit ishte një mister egjiptian. Regjenerimi pas pagëzimit, transformimi, shpërndërrimi, ringjallja dhe ngritja, ishin që të gjitha mistere egjiptiane. Misteri i Nënës gjithnjë të virgjër, i një djali dymbëdhjetë vjeç që transformohet befas në një të rritur tridhjetë vjeç, e që bëhet njësh me babain, ashtu siç ishte edhe më parë në misteret e totemizmit; mister në të cilin trupi i vdekur i Ozirisit shpërndërrohet në Horusin e gjallë me prejardhje nga shpirti i shenjtë me kokë shpendi; misteri i qenies hyjnore në tre persona, njëri prej të cilëve merr mish në tokë si njeriu Horus, që të bëhet mumje si Oziris në Amentë, dhe që të ngrihet nga të vdekurit në shpirt si Ra në qiell. Këto dhe mrekulli të tjera të fesë së krishterë, ekzistojnë të ruajtura në mesin e mist
ereve të Amentës. Por kuptimi i misterve mund të njihet vetëm kur gnosa e vërtetë të jetë mësuar në mënyrë autentike. Ndërkaq kjo ishte ndërprerë kur nderimi kristian i Krishtit në trup kishte përvetësuar “trupin bërë nga fjala”, dhe tekstualisht e ka interpretuar dramën mistike si një rishikim të prekshëm të historisë njerëzore, i cili është përfshirë në katër ungjijt më të fundit, si një zbulesë e re e dërguar nga Zoti, e personalisht i sjellë në Palestinë, si “Jezus historik”.

Kur bokseri Bendigo u konvertua, propozoi që predikimi të jetë profesioni i tij i ri. Dhe kur e kundërshtuan se ai nuk dinte ndonjë gjë dhe nuk dinte as të lexonte dhe të shkruante, ai iu përgjigj se “pret të bëjë një punë të mirë duke dëgjuar përreth”. Pra, kështu ishte edhe me të krishterët e hershëm. Ata nuk dinin të lexonin dhe të shkruanin gjuhët e vjetra, por bënë punë të mirë duke dëgjuar përreth. “Ju e keni njeriun tuaj mbi kryq”, u tha njëri nga ta romakëve; “ pse e kundërshtoni tonin?”. Njeriu i tyre mbi kryq ishte identik me Ozirisin-Thothin, ose gomarin me kokë njeriu – Iu. Për Thothin, mësuesin e mistereve është thënë: “Dhe tash shikojeni Thothin në misteret e tij sekrete. Ai bën pastrimin dhe vlerësimin e pafund, duke e gdhendur kupën qiellore dhe duke lëshuar stuhi rreth tij, dhe ndodh kështu që Oziris të arrijë në çdo stacion” (Po aty, kapitulli 130), dhe ne mund të shtojmë që të arrijë pavdekësinë e tij me anë të mësimeve të komunikuara në misteret e Thothit.”

No comments:

Post a Comment