2018-05-24

Gjermania kundërshton rolin prijës të Hashim Thaçit në bisedimet me Serbinë?

Gjermania kundërshton rolin prijës të Hashim Thaçit në bisedimet me Serbinë?

Shteti më i fuqishëm europian, me rol të madh në bisedimet Kosovë-Serbi, Gjermania, po kundërshton planet e Hashim Thaçit për rol drejtues në bisedimet me Serbinë. Madje edhe atmosfera e takimit Merkel –Thaci, nuk është ajo si ka dashur ta paraqes ky i fundit. Merkel s’është pajtuar me mënyrën si është arrestuar Gjuriq e as me mënyrë se si Thaçi ka keqpërdorur një takim të vendeve të QUINT’it para se të arrestohej negociatori serb.

Hashim Thaçi i ka bërë jehonë të madhe takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel. Pas konferencës me Merkel ka folur për mediat kosovare në Berlin, ka mbajtur një konferencë pas kthimit, ndërkohë që janë realizuar edhe emisione speciale rreth takimit. Thaçi pas takimit në Berlin ka thënë se Kosova dhe ai personalisht është i gatshëm për bisedime me Serbinë.


Madje e ka ftuar edhe Merkelin që të jetë ndërmjetëse.

Por, në anën tjetër Merkel nuk ka thënë ndonjë fjalë rreth rolit të Thaçit në këtë proces, për dallim prej Vuçiq të cilin ajo e sheh si kyc në këto bisedime.

Mësohet se Thaçi këtë e ka bërë me qëllim për t’u interpretuar si një mbështetje e 5 vendeve për arrestimin e Gjuriq. Pas kësaj, Thaci e ka ngarkuar disa herë me fajësi Flamur Sefajn duke thënë se ai është shkarkuar pikërisht për shkak të këtij aksioni. Ndërkohë që Haradinaj ka thënë se Sefajn e ka shkarkuar për shkak të aksionit të deportimit të 6 gylenisytëve.

Në anën tjetër, përveç Gjermanisë e cila po ka rezerva rreth rolit të tij prijës në bisedime, Thaçi këtë problem e ka edhe brenda vendit, pasi partitë opozitare përfshirë edhe NISMA’n e cila është pjesë e Qeverisë së Kosovës nuk po pajtohet me këtë rol të tij.

Në kërkim të mbështetjes së LDK’së, Thaçi sot ka dekoruar me medalje presidenciale post mortum Presidentin Ibrahim Rugova duke i bërë një pritje familjes Rugova në zyrën e tij.

No comments:

Post a Comment