2018-05-09

Jahja Lluka : 'Kosovo from "Naçertanie" to Independence (1844-2008).


Fotografia e Jahja Lluka

Strategjia serbe ndër vite, për asgjësimin e shqiptarëve në Ballkan dhe qëndrimi dinjitoz i shqiptarëve kundrejt serbëve vjen përmes librit të Jahja Llukës të botuar në gjuhën angleze, 'Kosovo from "Naçertanie" to Independence (1844-2008).

Fotografia e Flori Bruqi

Doli në gjuhën angleze libri i autorit Jahja Lluka 'Kosova nga "Naçertanie" deri te Pavarësia (1844-2008'),

'Kosovo from "Naçertanie" to Independence (1844-2008)'.

Kjo është një vepër në formatin e një botimi akademik dhe universitar.

Vështirimi i ri teorik, që sjellë autori Jahja Lluka, është një risi në fushën e historisë dhe në atë të marrëdhënieve ndëkombëtare.

Autori vjen me fakte të reja në këtë botim, duke na pasqyruar në detaje situata dhe ngjarje të historisë s'ë Kosovës, duke ilustruar gjithë strategjinë serbe ndër vite, për asgjësimin e shqiptarëve në Ballkan dhe na vendosë përpara një panorame shumë dinjitoze të qëndrimit dhe mbijetesës shqiptare kundrejt hordhive serbe.

Baza e konfliktit shqiptaro -serb qëndron në mitizimin e historisë s'ë Serbisë, sipas s'ë cilës, çdo territor ku ka kisha e manastire serbe, është dhe duhet të jetë territor i Serbisë. Shkak i këtij konflikti është, gjithashtu,miti nacionalist serb i viktimizimit, i cili prodhon deduksionin se "serbët fitojnë në luftë dhe humbasin kohë në paqe ".Ky mit hipotetik nacionalist e ka zanafillën e ushqyerjes tek popullata serbe, hierarkia e Kishës Ortodokse të Serbisë të cilët e thelluan ketë konflikt për shekuj me radhë.

Zhvillimet në Kosovë dhe konflikti i saj me Serbinë, kanë qenë dhe mbeten prioritet i shumë studiuesve,por risia e këtij libri qëndron pikërisht në faktet dhe argumentet historiko-politike,ku marrëdhëniet dhe konfliktet ndër etinike vëzhgohen në këtë studim në raport me marrëdhëniet ndërkombëtare.

Nga recensioni i Prof. Dr.Irna Peshkepia - Dobi.

****


Jahja Lluka u lind më 17 mars 1952, në Pejë, ku e përfundoi edukimin fillor dhe atë të mesëm, ndërsa studimet e larta të Elektroteknikës i vijoi në Zagreb.

Pas kthimit nga Zagrebi, studioi në Shkollën e Lartë Komerciale në Pejë. Magjister i maredhanjeve nderkomtare. Në vitin 1989 filloi aktivisht të merret me angazhimet kundër ndryshimeve kushtetuese të Kosovës.

Në vitin 1990, pas protestave të shumta në qytetin e Pejës, themeloi së bashku me shumë shokë Shoqatën për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, ndërsa në Kuvendin e Parë të Shoqatës u zgjodh kryetar, post të cilin e mban edhe aktualisht.

Me largimin me dhunë të punëtorëve shqiptarë nga puna, nga ana e ish-regjimit të dhunshëm serb, u paraqit nevoja për krijimin e një subjekti i cili do të ndihmonte shumë familje të cilat vuanin edhe për kafshatën e gojës.

Z. Lluka, bashkë me veprimtarë të tjerë pejanë, themeloi Këshillin e Solidaritetit, këshill ky i cili ndihmoi minatorët e “Trepçës”, të Goleshit, të Kishnicës, të Fabrikës së Municionit në Skënderaj si dhe grumbulluan e dhanë pagat e para për arsimtarët shqiptarë të Komunës së Pejës.

Në vitin 1995 u burgos nga regjimi serb, pas organizimit me shumë shokë të përpjekjeve për armatosjen e shqiptarëve të Kosovës për t’u vetëmbrojtur nga hordhitë serbe.

Ka bërë disa vite burg në Burgun e Dubravës, të Lipjanit, të Pejës dhe të Pozharevcit.



Aktivitet e tij nëpër vite:

• Themelues i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta (1990);

• Themelues i Këshillit të Solidaritetit në Pejë dhe Kryetar i sajë (1990);

• Themelues i Partisë Republikane të Kosovës dhe nënkryetar i saj;

• Themelues i Odës Ekonomike të Kosovës;

• Anëtar i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

• Shef i Kabinetit të Kryeministrit të Kosovës z. Ramush Haradinaj (2004/2005);

• Shef i Kabinetit dhe Këshilltar i Kryeministrit Bajram Kosumi;

• Këshilltar i Kryeministrit Agim Çeku;

• Është anëtar i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës.


Është themelues i çmimit “Hasan Prishtina” i cili ndahet për merita të veçanta për pengimin e pastrimit Etnik të Kosovës dhe për krijimin e kushteve për kthim, (deri me tani ky çmim ju ka nda: Nënës shqiptare – nënë e cila ka lind 16 fëmij dhe të gjithë kanë qendruar në Kosovë, Presidentit Klinton, Kryeministrit Tony Bler, Sekretares se shtetit znj. Olbrait, Familjes Jasharaj, Familjes Haradinaj, Gjeneralit Klark, Ambasadorit Voker dhe Ambasadorit Wisner);

Është autor i disa veprave letrare dhe shkencore.

No comments:

Post a Comment