2018-05-17

Kancelarja gjermane, Angela Merkel shkruan për takimin me Thaçin në Sofje



Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë një postim në profilin e saj në Instagram, për bisedën që ka zhvilluar me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, pas fotografisë së përbashkët të Samitit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë.

Merkel shkruan se pas fotografisë familjare, gjithmonë krijohet mundësia për shkëmbime të bisedave personale.

“Duke zhvilluar ca biseda jashtë sallave të takimit: Pas “fotos familjare” – shpeshherë vjen mundësia për shkëmbime të mëtejshme personale. Një gjë e tillë ndodhi në Sofje ku u zhvillua një bisedë midis kancelares Merkel dhe Hashim Thaçit, president i Republikës së Kosovës. #EUWesternBalkansSummit”, shkruan ajo.

Image


Derisa Komisari për zgjerim i Bashkimit Europian, Johannes Hahn nga Samiti i sotëm i BE-së në Sofje kërkoi normalizim gjithëpërfshirës dhe obligativ për Serbinë e Kosovën, duket se është Presidenti serb ai i cili po merr rrugë tjetër.

Momentin kur Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po nënshkruante marrëveshjet në Samitin e Bashkimit Europian në Sofje, krah udhëheqësve të tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ai u pa sikur nuk e mirëpriti atë.




Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot në Sofje se shpreson se do të bëhet zgjidhja për çështjen e Kosovës e cila do të jetë e pranueshme për qytetarët e Serbisë dhe se, siç ka thënë, do t’i japë të gjitha nga vetja e do të luftojë që ajo zgjidhje të ndodhë.

"Dua të besoj se Serbia në periudhën e ardhshme do të ketë forcë të mjaftueshme, nëse ka vullnet për kompromis në palën tjetër, që të arrihet te zgjidhja e pranueshme për qytetarët e që ka të bëjë me Kosovën”, citon tanjug të ketë thënë ai.

No comments:

Post a Comment