2018-05-16

Komandanti i bazës ushtarake Bondstil, koloneli amerikan me origjinë serbe Nick Ducich, ka vlerësuar se situata në Kosovë është e qetë dhe stabile.


Komandanti i Bondstillit gëzohet që do të shkojë në Serbi

Komandanti i Bondstilit, koloneli me origjinë serbe, pret zgjidhje të problemeve me mjete politike

Komandanti i bazës ushtarake Bondstil, koloneli amerikan me origjinë serbe Nick Ducich, ka vlerësuar se situata në Kosovë është e qetë dhe stabile.


Në një intervistë për “Veçernje Novosti” të Beogradit Ducich ka thënë se ushtarët e KFOR-it po bëjnë gjithçka për të garantuar ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes së banorëve të Kosovës.

“Situata e sigurisë në zonën time është e qetë dhe stabile. Për mendimin tim, problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohet Kosova, e për çka dëshmon edhe raporti i paradokohshëm i Komisionit Evropian, janë korrupsioni dhe krimi i organizuar”, ka thënë Ducich, duke shtuar se, sipas tij, me debat dhe dialog të njëmendtë, për çështjet politike sigurisht ekziston zgjidhje.

Ducich në intervistë ka folur edhe për kontaktet e tij të vazhdueshme me pjesëtarët e minoritetit serb në Kosovë, për të cilët ka thënë se ua di hallet e përditshme, si dhe për vizitën e parë që gjatë Pashkëve ortodokse para një muaji ia bëri Dioqezës së Pejës.
Ai thotë se i është gëzuar shumë kësaj vizite, ku është mahnitur “për tërë jetën” nga Dioqeza e Pejës, si dhe takimeve me politikanët, kryetarët e komunave dhe njerëzit e rëndomtë.

Ducich ka theksuar se, gjithashtu, u gëzohet edhe vizitave të ardhshme, që do t’i bëjë së shpejti, në Serbinë qendrore, ku edhe një herë do të takohet me përfaqësues të Ushtrisë së Serbisë.

No comments:

Post a Comment