2018-05-25

KONTESTOHET ZGJEDHJA E KRYETARES SË KUSHTETUESES MR.SC.ARTA RAMA-HAJRIZI



Arta RamA-Hajrizi  është duke iu kontestuar zgjedhja si kryetare e Gjykatës Kushtetuese. Ish-gjyqtarë e gjyqtarë në këtë institucion i kanë thënë gazetës se ajo ka siguruar mandatin e dytë në shpërputhje me Kushtetutën e Rregulloren e Punës së gjykatës, meqë ka qenë e vetmja kandidate në garë.

Ata kanë treguar se Rregulli i 10-të i Rregullores, në bazë të së cilit është zgjedhur Rama, përmban kërkesa identike sikur paragrafi 5 i nenit të 85-të të Kushtetutës, që i referohet zgjedhjes së presidentit të shtetit.

Në rastin e zgjedhjes së Behgjet Pacollit për president, Kushtetuesja në një aktgjykim kishte bërë të qartë se procedura vetëm me një kandidat përbënte shkelje. Për këtë, por edhe për faktin se ishte konsideruar të mos kishte pasur kuorum në atë proces, zgjedhja e Pacollit ishte shpallur jokushtetuese.
Arta Rama-Hajrizi, ka shërbyer për një kohë të gjatë si anëtare e grupit punues për themelimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Aktualisht ajo është asistente e lartë e të drejtës kushtetuese në Fakultetin Juridik të Prishtinës ku dhe i ka përfunduar studimet e larta. Hajrizi ka përfunduar magjistraturën për drejtësi dhe qeverisje në Washington College of Law, American University në Washington DC.

Arta Rama Hajrizi në vitin 2012 ka shërbyer si gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese.

Rama Hajrizi më 12 shtator 2014 është emëruar zëvendës-anëtare e komisionit të Venecias ku ka përfaqësuar Kosovën.

Ajo njihet edhe si themeluese e Konsullatës së pergjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork në të cilën shërbeu gjatë viteve 2008-2012. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese ka qenë pjesë e ekipit të ekpertëve në komisionin për hartimin e Kushtetutes së Republikës së Kosovës.

Arta Hajrizi ka punuar në disa projekte të USAID-it në Kosovë për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe të atij gjyqësor. Njihet si ekperte në zbatimin e shumë projekteve në ngritjen e vetëdijësimit për respektimin dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Aktualisht është duke ndjekur doktoraturën në Universitetin e Prishtinës, është e martuar dhe ka një djalë.

Gjyqtarja Arta Rama-Hajrizi do të marrë postin më 26 qershor 2015, atëherë kur i përfundon mandati kryetarit aktual të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani.

Mandati i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është tri vjet.

Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment