2018-05-05

Krimi kibernetik në media dhe rrjetet sociale duhet të sanksionohet më ligj


Nga  : FLORI BRUQI



KRIMI KIBERNETIK, SFIDË PËR SHOQËRINË E SOTME





Kosova në rajon është e para sa i takon përdorimit të internetit dhe bazuar në ketë fakt, mundësia sipas zyrtarëve të institucioneve për keqpërdorime, manipulime dhe shantazhe përmes rrjeteve sociale është shumë e madhe.

Në rubrikën e përjavshme VOX të Radios Evropa e Lirë, kemi biseduar me disa të rijnë të cilët flasin për kërcënimet apo fyerjet që mund t’iu kenë ndodhur në rrjetet sociale.


“Po kam pas raste të dëgjoj nga shoqëria nga rrethi që kanë pasur shumë raste të keqpërdorimeve me foto ose edhe hapja e profileve të rrejshme dhe kanë bërë prononcime të rrejshme në emër të personave në fjalë”, tha Saliu. Bonita Salihu nga Ferizaj, e cila studion në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, thotë se ka dëgjuar shumë raste ku ka pasur kërcënime përmes internetit.


Edhe Valerina Blakaj nga Komuna e Istogut, e cila studion për pedagogji, thotë se ka dëgjuar disa raste të kërcënimeve përmes internetit, por asaj nuk i ka ndodhur që këtë fyerje apo kërcënim.


“Për veti nuk kam pasur kërcënim përmes teknologjisë ose krimeve kibernetike, por kam dëgjuar shumë raste. Raste me të shpeshta kam dëgjuar se kanë ndodhur në shkollë kur nxënësit kanë bërë xhirime videosh dhe më pas e kanë keqpërdorur duke e postuar në internet. Mendoj se duhet të ketë shumë informata që shkollat dhe nxënësit të din për krimet kibernetike. Unë për vete e kam kuptuar shumë vonë se çka është krimi kibernetik”, tha Blakaj.


Kosova ka Ligj për Parandalimin dhe Luftimin e Krimit Kibernetik në Kosovë, nëpërmjet të cilit sanksionon këtë formë të kësaj vepre kriminale.


Andi Batusha është student nga Gjakova, thotë se të dhënat e tij në rrjetet sociale janë keqpërdorur.


“Kam pasur dy raste kur më është thyer passwordi i Facebook-ut ose edhe më është keqpërdorur profili në Facebook. Unë, si shumë të rinj të tjerë, në aspektin individual, kam mësuar për keqpërdorimet informative apo krimet kibernetike”, tha Batusha.


Të rinj në Kosovë thonë se shumë të rinj kanë rënë preh e sulmeve të ndryshme kibernetike, duke u keqpërdorur llogaritë dhe kartela bankare.


Edhe Taulant Devolli, i cili është Kryetari i Këshillit për Veprim Rinor në Pejë, thotë se ka shumë raste që shoqëria e tij fyhet dhe ngacmohet nga persona të njohur dhe të pa njohur në internet.


“Kategoria e personave që unë mendoj se ngacmohen më së shumti në internet janë gjinia femërore në mënyra seksuale. Interneti në ditët e sotme është diçka shumë aktuale dhe i ka përfshirë të gjitha sferat e jetës si private dhe profesionale dhe mendoj se të rinj nga mos vetëdijesimi i mjaftueshëm shumë e keq përdorin interneti edhe ata në moshë edhe atë që janë të mitur që në njëfarë mënyrë nuk din ku futën. Mendoj se ka keqpërdorime shumë”, tha Devolli.


Sipas një hulumtimi që e ka bërë Qendra për Trajnime dhe Studime Gjinore, mbi ”Njohuritë lidhur me Keqpërdorimin me Teknologji të Informimit dhe të Komunikimit”, është thënë se të rinjtë sot nuk i kushtojnë rëndësi të dhënave të tyre personale dhe si pasojë mund të ketë edhe sulme e ngacmime të ndryshme.


Në hulumtimin i cili është realizuar në 29 komuna të Kosovës, të rinjtë janë pyetur se nga kush janë ngacmuar së fundmi, 33% e të anketuarave janë përgjigjur nga persona të panjohur, ndërsa 27% nga persona të njohur.


Krimi kibernetik është një veprim kriminal që zhvillohet në rrjetin e komunikimit, duke keqpërdorur sistemin dhe të dhënat kompjuterike.


Policia e Kosovës gjatë këtij viti ka arritur që të arrestojë 7 persona, të cilët dyshohet se kanë keqpërdorur internetin duke kryer sulme të ndryshme kibernetike.


Zyrtarët nga Policia e Kosovës, kanë thënë se dukuria e krimeve kibernetike në Kosovë është në rritje.






Themelues i kibernetikës është Hajnc fon Ferster 
(Heinz von Foerster), "Sokrati kibernetikes" 
(Në foto)...



Krimi kibernetik është një fenomen që prek një sërë kompetencash, si ato në fushën e informatikës, kriminologjisë, ekonomisë, drejtësisë.

Përdorimi i teknologjive të reja të informacionit dhe veçanërisht i Internetit ka marrë një rëndësi të veçantë në jetën e përditshme.

Ky fenomen prek jo vetëm aktivitetet e një organizmi qoftë ai shtetëror apo privat, i implikuar në sferën e biznesit apo të një aktiviteti jo fitimprurës, por mund të prekë dhe njeriun e thjeshtë në aktivitetin e tij të përditshëm, në sferën e tij private apo profesionale.



Kosova dhe krimi kibernetik

Si çdo teknologji e re e vënë në dispozicion të një numri të madh përdoruesish, Interneti paraqet jo vetëm të mira dhe përfitime, por në të njëjtën kohë dhe një sërë problemesh. 


Duke qenë një teknologji "e liberalizuar" prej disa kohësh, siç përdoret në zhargon, nuk ia vlen të zgjatemi në diskutimin e përfitimeve që sjell përdorimi i kësaj teknologjie.

Anën e përfitimeve mund ta përmbledhim për momentin në një frazë të vetme: komunikim (në kuptimin e gjerë të fjalës) i shpejtë, i pakushtueshëm dhe tërësisht i pavarur nga nocioni i distancës.

Në këtë artikull do të përqendrohemi kryesisht në shmangien që i bëhet qëllimit primar të përdorimit të kësaj teknologjie (komunikimit).

Keqpërdorimi i saj nga elementë kriminalë njihet me emrin krim kibernetik (cybercrime). Në praktikën e përditshme konstatohen dy lloj sjelljesh përballë fenomenit të krimit kibernetik.


Në njërën anë, kemi përdoruesin e përditshëm, i cili udhëhiqet shumë shpesh nga ideja që "e keqja shkon gjithmonë tek të tjerët".


 Në anën tjetër, kemi specialistët e fushës që udhëhiqen diametralisht nga e kundërta, domethënë që "të tërë jemi të barabartë, të paktën në terma matematike, ndaj probabilitetit të të qenit objekt i një sulmi kriminal". Ndryshe nga përdoruesi i zakonshëm, specialisti i kushton kohë analizës së fenomenit për të kuptuar funksionimin e tij.

Duhet theksuar fakti që në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë nuk duhet të biem pre e idesë që një ditë këtë probabilitet mund ta bëjmë zero.

Ky pohim merr një rëndësi të madhe kur ka të bëjë për më shumë me teknologjitë e reja dhe me sigurinë informatike. 


Nga natyra, teknologjitë e reja janë në evolucion të vazhdueshëm dhe për rrjedhojë dhe rreziqet e lidhura me këtëteknologji evoluojnë në të njëjtën mënyrë.

Scott Peck, një psikiatër i njohur amerikan dhe autor i suksesshëm librash shkruan: "E vetmja mënyrë për të pasur siguri në jetë është të njohësh pasigurinë".

Jo thjesht krim informatik Pra, ç’është krimi kibernetik, nga vjen, çfarë e ndihmon të jetë kaq i përhapur, si mundemi ta parandalojmë dhe a jemi të përgatitur përballë këtij fenomeni?


Këto janë disa pyetje që specialistët, qofshin këta informaticienë, specialistë të sistemeve të informacionit, kriminologë, juristë, ekonomistë etj., mundohen t’i trajtojnë në aktivitetin e tyre të përditshëm. 


Në fakt, krimi kibernetik duhet distancuar pak nga një nocion i përgjithshëm i asaj që quhet krimi informatik.

Ky i fundit lidhet me një aktivitet kriminal që ka si objekt apo si mënyrë të kryerjes së krimit, kompjuterin. Krimi kibernetik, pra, është në këtë prizëm një nënkategori e krimit informatik dhe ka të bëjë me veprimtarinë kriminale të zhvilluar në rrjet (network).

Interneti është një nga rrjetet më globalë dhe më të përdorur sot. Pas këtij saktësimi mundemi të evidentojmë që qenia në rrjet na ekspozon ndaj rrezikut të një sulmi të mundshëm.

Do të ishte joprofesionale këshilla e një shkëputjeje nga rrjeti, sepse në strukturën
ekonomike të sotshme gjithnjë e më shumë globale, shkëputja do të shndërronte organizmin në një njësi jokonkurrente.

Një aspekt tjetër që duhet trajtuar për të kuptuar fenomenin e krimit kibernetik, është dhe teknologjia e përdorur. 


Një përdoruesi të zakonshëm kompjuteri apo Interneti, që nga momenti që çdo gjë funksionon normalisht për të, nuk i intereson më se çfarë veprimesh, përllogaritjesh apo protokollesh kryen kompjuteri për të arritur në këtë rezultat.

Nga ana tjetër, prodhuesit e programeve, pajisjeve, ISP2 etj., nuk është se kanë një vullnet spontan të informojnë përdoruesin mbi mënyrën e funksionimit dhe për të qenë të arsyeshëm kjo gjë do të ishte irrealiste. Pra si përfundim, teknologjia mbetet pak a shumë jotransparente për përdoruesin.

Përsa i përket Internetit, disa faktorë të tjera bëjnë që kjo teknologji të jetë e cënueshme dhe për rrjedhojë një terren shumë fertil për zhvillimin e krimit.

Nga një këndvështrim teknologjik mund të përmendim faktin që Interneti është një teknologji publike dhe e hapur për të tërë.

Historikisht, rrjeti komunikues u zhvillua si një mjet i fushës ushtarake për t’u përdorur më pas nga universitarët për të lehtësuar komunikimin ndërmjet tyre.

Ky vizion mbi përdorimin bëri që në fillesat e saj, teknologjia e Internetit të mos përfshinte aspektin e sigurisë përderisa komunikimi (si në rastin ushtarak, ashtu dhe në atë universitar) bëhej ndërmjet njerëzve që njiheshin dhe që kishin besim te njëri-tjetri. Teknologjia e Internetit është një teknologji "best effort".

Kjo do të thotë që në konceptimin e saj "bëmë atë çka mundëm" për të arritur në rezultatin e dëshiruar, pa imagjinuar se çfarë devijimi mund t’i bëhej përdorimit të tij.

Nga një këndvështrim i rrjetit dhe i sistemit, në rastin e Internetit kemi të bëjmë me një liri të madhe përsa i përket konfigurimit, mënyrës së trajtimit segmentar të sigurisë dhe ç’është më e rëndësishme në rastin tonë, mungesës totale të kontrollit.

Jo më kot Interneti identifikohet si "rrjeti i rrjeteve" dhe shpesh struktura e tij krahasohet me rrjetën e merimangës.

Nga një këndvështrim legal, Interneti është i konceptuar dhe funksionon në një mënyrë të tillë, që për të nocioni i kufijve nuk ekziston. Në fushën juridike një krim në radhë të parë sanksionohet nga një ligj.

Ky ligj i përket një shteti të caktuar dhe zbatohet nga një gjykatë kompetente e një shteti të caktuar. Nocioni i shtetit është i lidhur ngushtë me nocionin e territorit, pra me kufijtë shtetërorë.

Kjo ndikon shumë në fazën e përndjekjes së krimit. Imagjinoni një pirat informatik që kryen aktin e tij kriminal nga Kina le të themi, duke sulmuar një bankë në Zvicër dhe duke derdhur shumën e vjedhur elektronikisht në Itali.

Cili institucion gjyqësor dhe cili ligj është kompetent në këtë rast?

Kina, vendi nga i cili autori kreu krimin; Zvicra, vendi ku ndodhet viktima; apo Italia, vendi ku u realizua rezultati?

Tre vende kaq të ndryshme përsa i përket vendndodhjes, kulturës juridike dhe perceptimit të nocionit të krimit a do të munden të bien dakord për përndjekjen dhe gjykimin e këtij akti?
Përgjigjja nuk është shumë e evidente.

Së fundmi, në qoftë se konsiderojmë problemin nga një këndvështrim i përdoruesit, atëherë kemi prekur thembrën e Akilit.

A është përdoruesi i ndërgjegjshëm për pasojat që mund t’i sjellë përdorimi i Internetit?

Përgjigjja është negative në më të shumtën e rasteve. Edhe bankat të prekura në një emision të transmetuar së fundmi në një nga televizionet shqiptare, një drejtues banke solli si argument faktin që programet bankare janë aq të sofistikuara sa është shumë e vështirë të "thyhen", gjë që paraqet një pjesë të së vërtetës.

Në momentin që operacionet bankare kryhen në rrjet,siç është dhe rasti i‘e-banking’,
i cili po fillon të praktikohet dhe në Shqipëri, përdoruesi është i cënueshëm pavarësisht nga forca dhe algoritmet e përdorura në programet e bankës.

Ka dhe një fakt tepër të rëndësishëm që duhet theksuar: krimi do të kërkojë të godasë viktimën më të dobët,më të papërgatitur, pra shënjestrën më tërheqëse për të.

Keqperdorimet e femrave në internet...

Eksperienca na tregon që mbi 50% e sulmeve kanë si objekt personin. Por edhe nëse marrim në konsideratë organizmin e bankës më vete dhe faktin e programeve të sofistikuar, eksperienca në fushën e krimit kibernetik ka treguar se mbi 70% e sulmeve kanë zanafillë të brendshme.

Kjo mund të vijë nga një vartës i pakënaqur, një vartës i prirur thjesht nga përfitimi etj.
Lista e motivimeve është e gjatë. 


Në këtë aspekt kompleksiteti teknologjik nuk ndihmon shumë dhe është struktura administruese e institucionit dhe gjithë aspektet përbërëse të saj që marrin një rëndësi të veçantë.

Në emisionin në fjalë u soll si shembull me të drejtë niveli i kontrollit shumë rigoroz mbi personelin që njihet si "administrimi nëpërmjet frikës" (fear management).

Por në të njëjtën kohë rezultatet e kësaj strategjie janë shumë të diskutueshme në rrethet e profesionistëve të burimeve njerëzore.

Për mendimin tonë, duke konsideruar shkallën e lartë të rëndësisë së sistemeve të informacionit në mbarëvajtjen dhe mbijetesën e organizmit, do kishim anuar më shumë në një stil administrimi të përqendruar mbi komunikimin, edukimin dhe sensibilizimin e vartësve mbi pasojat si në nivel personal, ashtu dhe atë profesional.

Kjo, duke shpjeguar se teknologjia nuk mundet të zgjidhë e vetme problemet që lidhen me sigurinë informatike dhe me krimin informatik dhe që faktori njerëzor ka një rëndësi të rangut të parë.

Teoria e trekëndëshit Për t’iu rikthyer nocionit të krimit kibernetik dhe për të kuptuar atë që quhet modus operandi të kryerjes së krimit duhet t’i referohemi teorisë së trekëndëshit që citohet shpesh në literaturën e kriminologjisë.

Kjo teori na tregon se për të kryer një krim duhet që në të njëjtën kohë të kemi një bashkërendim të tre faktorëve: të një krimineli të motivuar, të një objekti vulnerabël,të cilët ndodhen në të njëjtin vend, në të njëjtën kohë.

Duke u nisur nga kjo teori dhe duke konsideruar elementët që cituam më sipër:

në njohjen e kufizuar të Internetit nga ana e përdoruesit;në motivimin, mundësinë dhe lehtësimet që kanë kriminelët për të kryer aktin kriminal nëpërmjet Internetit;

në vendin e takimit ideal dhe konstant siç është rrjeti; mund të nxjerrim përfundimin, që krimi kibernetik është dhe do të bëhet gjithnjë e më shumë një terren shumë tërheqës për kriminalitetin.

Praktika tregon që krimi i organizuar ka kuptuar tashmë rëndësinë dhe përfitimin nga fenomeni i krimit kibernetik. Anonimiteti që ofron Interneti, bën që krimi i organizuar po fillon dalëngadalë të interesohet dhe të marrë në dorë frenat e këtij fenomeni.

Si shembull, mund të marrim rastin e Bankës së Siçilisë në vitin 2000, ku një grup prej 20 personash, natyrisht me njohuri specifike në fushën e informatikës dhe të lidhur me disa familje mafioze, arritën të krijonin një klon të servisit ‘e-banking’ të bankës.

Kështu, arritën në këtë mënyrë të përvetësonin shumën prej 400 milion $ të vëna në dispozicion nga Komuniteti Europian për zhvillimin rajonal.

Pasi përvetësuan shumën në fjalë, ata përdorën servise të tjera bankare ‘on-line’ për t’i pastruar këto para dhe për të humbur gjurmët duke implikuar banka të njohura si Bankën e Vatikanit, disa banka në Zvicër dhe në Portugali.

Në këtë fazë duhet theksuar dhe fakti që për të mos rënë në sy, shumat e përvetësuara nga krimi kibernetik, janë në më të shumtën e rasteve, shuma të vogla parash.

Sipas raportit IC3 2004 Internet Fraud – Crime Report4, 43% e shumave të përvetësuara nuk janë më shumë se 100 $ për akt dhe 25.6% nuk e kalojnë 1000$. Pra, është shumë e vështirë për të tërhequr vëmendjen e specialistëve apo për të justifikuar një procedurë gjyqësore.

Është e kuptueshme që një artikull nuk mund të trajtojë në detaj gjithë përbërësit e fenomenit të krimit kibernetik.

Mesazhi, i cili deshëm të përcillnim, është që krimi kibernetik është një fenomen që prek një sërë kompetencash, si ato në fushën e informatikës, kriminologjisë, ekonomisë, drejtësisë etj.

Krimi kibernetik është pra, një fenomen kompleks dhe e vetmja mënyrë për t’i bërë ballë do të ishte një mënyrë globale e trajtimit të problemit.

Për këtë duhet një bashkëpunim i gjithë ekspertëve të fushave të sipërpërmendura për të shmangur zgjidhjet segmentare.

Për këtë është e rëndësishme të konceptojmë një arkitekturë globale të sigurisë së informacionit që të marrë në konsideratë brenda saj dimensionin teknik dhe operacional,dimensionin juridik dhe rregullator, dimensionin organizativ dhe ekonomik, duke mos harruar dimensionin njerëzor.

 
Vendi i sigurisë së informacionit në strategjinë e sigurisë kombëtare

Solange Ghernaouti – Hélie**

Në njërin krah siguria kombëtare si koncept, konsiderohet si garante e ushtrimit të të drejtave të njeriut e si e tillë është një nga detyrat më të rëndësishme të një shteti. Kjo garanci, sipas nenit 12 të deklaratës së të drejtave të njeriut, duhet të përmbushet nga një forcë publike e cila të mbrojë në mënyrë të barabartë interesat e gjëra të gjithë popullsisë dhe jo vetëm të atyre të cilëve ajo ju është besuar.

Në krahun tjetër, në këtë fillim të shekulli të XXI-të, informacioni, i trajtuar në të gjitha format e mundshme, elektronike apo tradicionale, përbën një pasuri të vërtetë si për individët ashtu dhe për organizmat privatë apo shtetërorë dhe konsiderohet si një burim strategjik rreth të cilit zhvillohet ajo që sot quhet shoqëria e informacionit. 


Nuk është hera e parë që teknologjia dhe inovacionet e lidhura me të, janë në bazën e ndryshimeve të thella për shoqërinë : dje, me inovacionet në fushat e energjisë dhe sot, me mënyrat e larmishme të komunikimit të njohurive dhe informacioneve nëpërmjet teknologjive të reja të telekomunikacionit.




Ky koncept i shoqërisë së informacionit, si një vazhdimësi e shoqërisë industriale të disa viteve më parë, vë në qendër të saj informacionin dhe njohuritë, si dhe mënyrën e përcjelljes së tyre pa limite gjeografikë dhe kohorë.

Teknologjitë e telekomunikacionit (dhe ndërmjet tyre më e përdorura është Interneti) duke qenë të përdorura gjerësisht, janë një vektor shumë i rëndësishëm dhe i pashmangshëm për shumicën e aktiviteteve.

Ky realitet ilustrohet me vendin gjithnjë e më të rëndësishëm që po zë në jetën tonë të përditshme ajo që quhet hapësira virtuale (cyberspace), e cila po ndryshon gjithnjë e më shumë kufijtë tradicionalë kohorë dhe gjeografikë dhe mënyrën e të jetuarit e të menduarit në ditët e sotme.

Në këtë prizëm, informacioni si një motor ekonomik i zhvillimit, është një e mirë jo-materiale që kërkon një mbrojtje në lartësinë e vlerave dhe rëndësisë së tij, nga ana e individëve, organizmave dhe mbi të gjitha, të Shtetit.

Krimet që synojnë manipulimin, fshirjen, modifikimin, survejimin, spiunazhin e informacioneve që qarkullojnë në rrjetet e komunikimit mund të prekin direkt interesat e një individi, të një organizmi, apo dhe të një Shteti.

Kështu, siguria e informacionit është e lidhur direkt me sovranitetin e një shteti e cila kalon nga mbrojtja e infrastrukturave kritike, e sistemeve dhe e rrjeteve, e pasurive kulturore të kombit, e të mirave materiale dhe jo materiale, e përmbledhur në një fjalë të vetme : mbrojtja e vlerave.

Në rrethet e specialistëve të sigurisë, marrja në konsideratë e problematikës së sigurisë së
informacionit, shpesh herë trajtohet si problem i lidhur tërësisht me një dimension teknik e shpesh herë si një demagogji apo problematikë virtuale. 


Fatkeqësisht, faktet i kanë dhënë të drejtë vetëm pjesërisht kësaj mënyre të menduari.

Në të vërtetë, këto sulme virtualë kanë pasur rezultate më se realë, me një bilanc shumë negativ për organizmat publike apo privatë. Sa për të ilustrim, le të marrim shembullin e Estonisë, një shtet sovran dhe anëtar i organizmave euroantlantike, siç përmblidhen sot rëndom në gjuhën e politikës që konsumojmë përditë, organizmat e Komunitetit Evropian dhe të NATO-s.

Pas heqjes së statujës së ushtarit sovjetik nga një park i kryeqytetit të Estonisë, një sulm masiv mbi infrastrukturat e informacionit të Estonisë, bëri që këto infrastuktura të ndalonin së funksionuari duke krijuar kështu një kaos total në ekonominë e vendit.

Ky sulm përdori një teknikë jo shumë të komplikuar « përmbytjeje » (flooding) nëpërmjet kompjuterave fantazmë (bootnets) mbi infrastikturën estone, gjë e cila mbingarkoi rrjetin në një mënyrë të atillë, saqë ky i fundit nuk mundi ta përballonte ngarkesën dhe pushoi së funksionuari.

Ministri mbrojtjes së Estonisë Jaal Aavisko do të deklaronte për gazetën « The New York Times »


1 : Kemi të bëjmë me një situatë që prek sigurinë kombëtare, të krahasueshme me një situatë ku portet tuaja bombardohen nga deti. Në këtë prizëm rezultatet e një sulmi virtual janë efektivisht më shumë se realë.

Dhe me të vërtetë dezinformacioni po përdoret gjithnjë e më shumë si një pjesë integruese e politikave strategjike të organizmave dhe shteteve.

http://www.nytimes.com/2007/05/29/technology/29estonia.html

Interneti nga specifika e tij, është një terren ideal për të përhapur e pëshpëritur dezinformim si dhe për të manipuluar masa të mëdhaja njerëzish me qëllimin për të mbjellë pasiguri.


 Në 2018, rrjeti i Ministrisë së Mbrojtjes së një shteti sovran, u bë objekt i një sulmi nga ana e disa hacker-ve, të cilët arritën të fusnin në këtë rrjet disa komunikime zyrtare për shtyp me informacione të pavërteta në lidhje me një skandal korrupsioni të pavërtetë që gjoja kishte përfshirë ministrinë në fjalë.

Specialistët arritën ta zbulonin këtë fakt, por fatkeqësisht shumë vonë, vetëm pasi e panë të botuar lajmin nëpër shumë gazeta kombëtare dhe ndërkombëtare. Dëmi ? 


Jo-material (i ngjashëm me sulmin) dhe shumë i vështirë për t’u llogaritur, por me rezultate të prekshme mbi imazhin e kësaj ministrie brenda dhe jashtë vendit.

Domosdoshmëria për të përndjekur, mbikqyrur dhe dënuar krimin kibernetik vjen si rrjedhojë e postulatit « Çfarë është ilegale jashtë rrjetit, mbetet ilegale dhe brenda tij ». 


Lufta kundër kriminalitetit të çfarëdo natyre qoftë ai, i përket organizmave të sigurisë, të financuara më së shumti nga taksapaguesit e vendit.

Si një krim i njëjtë me atë « tradicional », krimi kibernetik duhet marrë parasysh e trajtuar me të njëjtin seriozitet. 


Krimi kibernetik duhet konsideruar si një adaptim i mënyrës së të vepruarit të kriminelëve ndaj realitetit të sotëm të cilin e përshkruam më sipër.

Si rrjedhim dhe lufta kundër tij duhet të jetë në përputhje me realitetin.


 A nuk do të ishte një çështje e sigurisë së brendshme mbrojtja e infrastrukturave dhe kredibilitetit të institucioneve financiare të vendit apo mbrojtja e integritetit të fëmijëve ndaj fenomenit të pedofilisë ?

Jo pa qëllim zgjodhëm këto dy fenomene, të cilat në botën e interkonjektuar kanë marrë një hov të jashtëzakonshëm.

Po cilat janë karakteristikat që e bëjnë Internetin dhe botën e ndërlidhur në të cilën jetojmë, një terren fertil për farën e krimit ?

Natyra dhe specifikat e krimit Nga natyra, teknologjitë e reja janë në evolucion të vazhdueshëm dhe për rrjedhojë dhe rreziqet e lidhura me këtë teknologji evoluojnë në të njëjtën mënyrë. Scott Peck, një psikiatër i njohur amerikan dhe autor i suksesshëm librash shkruan:

"E vetmja mënyrë për të pasur siguri në jetë është të njohësh pasigurinë".


Në fakt, krimi kibernetik duhet distancuar pak nga një nocion i përgjithshëm i asaj që quhet krimi informatik.

Ky i fundit lidhet me një aktivitet kriminal që ka si objekt apo si mënyrë të kryerjes së krimit, kompjuterin.


 Krimi kibernetik, pra, është në këtë prizëm një nën kategori e krimit informatik dhe ka 
të bëjë me veprimtarinë kriminale të zhvilluar në rrjet (network). Interneti është një nga rrjetet më globalë dhe më të përdorur sot.

Pas këtij saktësimi, mundemi të evidentojmë që qenia në rrjet na ekspozon ndaj rrezikut të një sulmi të mundshëm.

Do të ishte joprofesionale këshilla e një shkëputjeje nga rrjeti, sepse në strukturën ekonomike të sotshme gjithnjë e më shumë globale, shkëputja do të shndërronte organizmin në një njësi jokonkurrente.

Një aspekt tjetër që duhet trajtuar për të kuptuar fenomenin e krimit kibernetik, është dhe teknologjia e përdorur e cila mbetet pak a shumë jotransparente për përdoruesin.

Nga një këndvështrim teknologjik mund të përmendim faktin që Interneti është një teknologji publike e hapur për të tërë. 


Historikisht, rrjeti komunikues u zhvillua si një mjet i fushës ushtarake për t’u përdorur më pas nga universitarët për të lehtësuar komunikimin ndërmjet tyre.

Ky vizion mbi përdorimin bëri që në fillesat e saj, teknologjia e Internetit të mos përfshinte aspektin e sigurisë, përderisa komunikimi (si në rastin ushtarak, ashtu dhe në atë universitar) bëhej ndërmjet njerëzve që njiheshin dhe që kishin besim te njëri-tjetri. Teknologjia e Internetit është një teknologji "best effort".

Kjo do të thotë që në konceptimin e saj "bëmë atë çfarë mundëm" për të arritur në rezultatin e dëshiruar, pa imagjinuar se çfarë devijimi mund t’i bëhej përdorimit të tij.

Nga një këndvështrim i rrjetit dhe i sistemit, në rastin e Internetit kemi të bëjmë me një liri të madhe përsa i përket konfigurimit, mënyrës së trajtimit segmentar të sigurisë dhe ç’është më e rëndësishme në rastin tonë, mungesës totale të kontrollit.

Jo më kot Interneti identifikohet si "rrjeti i rrjeteve" dhe shpesh struktura e tij krahasohet me rrjetën e merimangës.

Nga një këndvështrim legal, Interneti është i konceptuar dhe funksionon në një mënyrë të tillë, që për të, nocioni i kufijve nuk ekziston. Në fushën juridike një krim në radhë të parë sanksionohet nga një ligj.

Ky ligj i përket një shteti të caktuar dhe zbatohet nga një gjykatë kompetente e një shteti të
caktuar. Nocioni i shtetit është i lidhur ngushtë me nocionin e territorit, pra me kufijtë shtetërorë.

Kjo ndikon shumë në fazën e përndjekjes së krimit. Me të tilla karakteristika, rrjeti nuk mund të mos jetë një terren pjellor për krimin.

Së pari, krimineli do të shkojë atje ku gjenden vlerat më të çmueshme. 


Të mbështetur mbi këtë logjikë besoj se të gjithë biem dakort mbi faktin që vlera më e çmuar, si për organizmat privatë, ashtu dhe për ata shtetërorë, gjendet tek informacionet e përcjella gjithnjë e më shumë nga teknologjitë e informacionit.

Së dyti, organizmat kriminalë duke vepruar në një mënyrë racionale do të veprojnë në terrenin më të favorshëm, me një raport përfitimi më të madh dhe më pak të rrezikshëm duke goditur shënjestrën më të lehtë.

Kush më shumë se një terren opak dhe anonim, si ai i Internetit mund të ofrojë të tilla mundësi ?

Pyetje shumë normale e të lidhura shumë ngushtë me luftën kundër krimit janë shumë të
vështira për të gjetur përgjigje në botën virtuale. Si të tillë mund të përmendim problematikën e shenjave dhe provave në botën numerike.

Cila do të ishte vlera e një prove numerike në një sistem gjyqësor të caktuar, në raport me provat materiale "tradicionale" ?


 Çështje teknike apo çështje sigurie ?Krimi tradicional mund të cënojë sigurinë e brendshme të një vendi, po ashtu edhe krimi kibernetik mund të këtë pasoja pasoja të rënda në këtë aspekt.

Përmendëm më sipër një fenomen shumë shqetësues dhe objekt të rëndësishëm të sigurisë së brendshme, si pedofilia, e cila është amplifikuar me përdorimin në masë të teknologjive të reja.

Po sa të përgatitur janë fëmijët tanë në lidhje me këtë fenomen ?

Çfarë mjetesh apo strategjish u ofrojmë ne atyre për të mos rënë pré e këtij akti katastrofik
për jetën dhe integritetin e tyre?

 E pra, është fakt që më shumë se 70% e kontakteve të para ndërmjet kriminelit dhe fëmijës, bëhen nëpermjet teknologjive të chat-it dhe të forumeve të ndryshme virtuale shqiptare.

Sa kafe Internet ekzistojnë në territorin tonë (Shqipëri,Kosovë,Iliridë,Malësi të Malit të Zi,Luginë të Preshevës )dhe cila është pjesa më e madhe e klientelës ?

Cila është përgjegjesia e këtyre bizneseve në këtë kontekst ?

A janë të ndërgjeshëm këta biznese për rrezikun që mund të vijë nga aktiviteti i tyre ?

A kanë këta të fundit një obligim monitorimi mbi aktivitetin që zhvillohet në kompjuterat e tyre ?

Këto pyetje të shumta mund të gjejnë apo jo një përgjigje nga ana e të interesuarve. Por një gjë është e sigurtë, shteti ka për detyrë të mbrojë fëmijët dhe për këtë duhet të verë në lëvizje gjithë mekanizmat e tij që të këtë sa më pak krime të kësaj natyre.

Po krimi ekonomik nuk përbën një fushë që do të cënonte rëndë sigurinë kombëtare të një shteti sovran ?

Çfarë vendi zë fenomeni i korrupsionit dhe lufta kundër tij në strategjinë e sigurisë së
brendshme ?


Një gjë është e sigurt dhe për këtë shifrat na japin të drejtë – krimi ekonomik po e
zhvendos gjithnjë e më shume fushën e tij të veprimit në aktivitete on-line, si mënyra më e lehtë dhe më fitimprurëse.

Edhe më lartë kemi përmend rastin e Bankës së Siçilisë në vitin 2000, ku një grup prej 20 personash, natyrisht me njohuri specifike në fushën e informatikës dhe të lidhur me disa familje mafioze, arritën të krijonin një klon të servisit « e-banking » të bankës.

Kështu, arritën në këtë mënyrë të përvetësonin shumën prej 400 milion $ të vëna në dispozicion nga Komuniteti Europian për zhvillimin rajonal.

Le të mos shkojmë më larg se 2 javë më përpara, ku 420 shtetas shqiptarë u mashtruan me një skemë vjedhjeje, tashmë të njohur si ajo e lotarisë, dhe falën kursimet e tyre kush e di se ku e kujt ? Kush janë përgjegjësitë në këtë ngjarje ?

Para disa ditësh nga ana e Qeverisë u komunikua lajmi i mirë që tani aplikimet për tendera do të bëhen nëpermjet Internetit.

 Kjo natyrisht do të thotë shërbim më cilësor e më i shpejtë. Po cilat janë rreziqet që një ndërrmarrje e këtillë të bjerë pré e sulmeve të personave të interesuar për destabilizim e përfitim ?

Sa jemi të përgatitur për të përballuar këto sulme dhe mbi të gjitha nqs sulmi fatkeqësisht del me sukses, çfarë jemi gati të humbim dhe çfarë ka vlerë më të madhe ?

Pa u përgjigjur këtyre pyetjeve, nuk mund të imagjinojmë masat teknike që duhen marrë.
Le t’i kthehemi pak çështjeve më tradicionale të sigurisë kombëtare si psh mbrojtja e kufirit,parandalimi i kriminalitetit transfrontalier, apo dhe mbrojtja e infrastrukturave kritike (siç janë burimet e energjisë, të ujit të pishëm, kontrollit të mallrave ushqimorë apo mjekësorë etj).

Pavarësisht që këto që permendëm mund të jenë shumë të ndryshme në natyrën e tyre, një gjë i bashkon në epokën ku jetojmë – manaxhimi nëpërmjet teknologjive kompjuterike. 


Dëmi do të ishte i njëjtë si ai i një eksplozivi në një nga infrastrukturat, ashtu dhe dhënia e një komande të gabuar në sistemin e drejtimit.

Dëmi do të ishte i njëjtë si kalimi natën i një krimineli dhe futja e tij në territorrin tonë, ashtu dhe fshirja e të dhënave të tija kompromentuese në kompjuterat apo serverat e policisë. 


Dëmi do të ishte po i njëjtë si futja e mallrave të skaduara apo të rrezikshme në territorin tonë, ashtu dhe falsifikimi i të dhënave në lidhje me këto mallra.

Një nocion shumë i përfolur këto kohët e fundit është dhe ai terrorrizmit kibernetik
(cyberterrorism).

Dhe këtu spekulimet janë të shumta : disa e quajnë demagogji, disa e quajnë
realitet.

Në fakt është e vërtetë, me Internetin nuk mundesh të vrasësh njerëz direkt.

Po indirekt ? A nuk ekzistojnë vallë me miliona website të financuara kush e di nga kush që
bëjnë një propagandë aktive ne favor të kësaj apo asaj organizate ?

Më keq akoma a nuk ekzistojnë me qindra website që të mësojnë se si të fabrikosh bomba artizanale ?

 Kundër kujt do të përdoren ? Komenti mbi këtë realitet do të ishte tepri, ajo çfarë nevojitet është kundërpërgjigja e organeve të specializuara.

Po Interneti a mund të konsiderohet si infrastrukturë kritike e denjë pra për tu mbrojtur ?

Ndoshta një përgjigje më realiste mund t’ua japë qeveria e Estonisë apo ministri i tyre i
brendshëm, apo i mbrojtjes.

Integrimi i strategjisë së sigurisë së informacionit Shpesh herë siguria trajtohet në një mënyrë segmentare, duke implementuar zgjidhje të veçanta për probleme të shkëputura. 


Specialistët e sigurisë bien të gjithë dakort mbi faktin që, elementi siguri, qoftë ky në kuptimin tradicional të fjalës apo në atë kibernetik ose virtual duhet vendosur e ideuar në themelin e strukturës të cilën duam të mbrojmë.

Për të realizuar sa më mirë këtë objektiv, një strategji gjithëpërfshirëse nevojitet.

Pa këtë strategji nuk do të mundemi të implementojmë zgjidhjet më efikase dhe të kemi rezultat.

Nga mungesa e një strategjie, turizmi ynë përfaqësohet nga një natyrë e mrekullueshme të cilën dalëngadalë po e betonojmë e po e prishim me ndërtime vend e pa vend e mbi të gjitha, pa harmoni. Le të mos bëjmë të njëjtin gabim.

Reflektimi i një strategjie të sigurisë kombëtare që të përmbledhë brenda saj dhe një strategji mbi sigurinë e informacionit është e domosdoshme. 


Kjo strategji do na detyrojë të reflektojmë mbi natyrën e vlerave që ne dëshirojmë dhe gjykojmë që duhen mbrojtur.

Në kuadrin e një strategjie gjithëpërfshirëse mund të përcaktojmë se cilat janë rreziqet që na kanosen, cili është realiteti që ne duhet të përballojme, cili është probabiliteti që këto rreziqe të realizohen dhe cili do të jetë impakti i tyre mbi vlerat apo asetet që duam të mbrojmë.


Vetëm në këtë mënyre do të mundemi të vemë në vend, mjetet më efikase për parandalimin e rreziqeve.

Vetëm ndërtimi i një strategjie koherente do të na mundësojë të kuptojmë në cilin
segment gjendet ajo hallka e dobët që rrezikon gjithë systemin. Dhe e gjitha kjo nuk mund të zgjidhet vetëm me një implementim të masave teknike, por duke kuptuar dhe integruar
funksionimin e teknologjisë, proçeseve dhe faktorit human.

Të luash me frikën e njerëzve është një metodë jo pak e përdorur nga organet e sigurisë të
prirura shpesh herë nga një rritje e buxhetit apo përfitime të natyrave të ndryshme.

Megjithatë logjika e këtij refleksioni u motivua nga diçka diametralisht e kundërt.

Thonë që po të mos e dish e të mos veprosh është gabim, por po të dish e të vazhdosh të mos veprosh, është faj thotë studiuesi kibernetik Igli Tashi.*



 Economist / Master of Law in legal issues, crime and IT security Postgraduated research and teaching assistant Faculty of Business and Economics – University of Lausanne

http://www.hec.unil.ch/faculty/itashi

** 



Ministria e Drejtësisë propozon ndryshime në Kodin Penal për krimet kibernetike
Ndëshkim për keqpërdorimin e të dhënave dhe ofrimin e materialeve të gjenocidit, ksenofobisë

Piratët e sistemeve kompjuterike për qëllimeve përfitimi apo për kryerjen e veprave të ndryshme penale dhe kriminale do të dënohen me burgim deri në 15 vjet. 


Ministria e Drejtësisë ka përfunduar së hartuari një projekt që parashikon dënimin e personave që keqpërdorin sisteme dhe të dhënat kompjuterike, ose siç quhen ndryshe "krime kibernetike".

Masa e dënimit sipas propozimeve të ministrisë është parashikuar në varësi të informacionit që dëmtohet apo keqpërdoret.


Përgjimi

Përgjimi i paligjshëm me mjete teknike i transmetimeve jopublike i të dhënave kompjuterike përbën vepër penale sipas ndryshimeve që dikasteri i Drejtësisë ka propozuar për Kodin Penal, dënohet me burgim nga tre vjet deri në 7 vjet. 


Në rastin kur kemi të bëjmë me sisteme kompjuterike ushtarake, që lidhet me sigurinë kombëtare, të rendit publik, kjo masë dënimi është e lartë dhe shkon minimalisht 7 vjet dhe maksimalisht 15 vjet.

 Ndërsa ndryshimi i të dhënave kompjuterike për t’i paraqitur ato si autentike dënohet deri në 6 vjet heqje lirie dhe 10 vjet, nëse kjo vepër kryhet nga personi që ka detyrë të ruajë pikërisht këto të dhëna kompjuterike.

Masë më të vogël dënimi jepen për ata persona që sipas ndryshimeve që i bëhen Kodit Penal hyjnë në mënyrë të paautorizuar në një sistem kompjuterik. 


Kjo vepër dënohet me 3 vjet dhe me 10 vjet, nëse hyrja e paautorizuar kryhet në sistemet kompjuterike ushtarake apo në çdo sistem tjetër kompjuterik me rëndësi publike. 

Po kështu krijimi i pengesave të paautorizuara për të cenuar funksionimin e një sistemi kompjuterik ndërmjet dëmtimit të të dhënave dënohet me burgim nga 3 deri në 7 vjet.

Ashtu si edhe në rastet e veprave të tjera të mësipërme, kur kjo vepër kryhet në sistemet kompjuterike apo me të dhënat në sistemin ushtarak apo kudo me rëndësi publike, masa e dënimit në këtë rast shkon nga 5 deri në 15 vjet. 


Ndërkohë prodhimi, shitja dhe dhënia në përdorim e programeve kompjuterike, kodeve apo fjalëkalimeve që janë krijuar për të hyrë në një sistem kompjuterik dhe që përbën një nga veprat penale të sipërpërmendura, përbën sigurisht një vepër penale dhe dënohet me 6 muaj deri në 5 vjet heqje lirie.

Projekti

Ndryshimet e reja që janë parashikuar për Kodin e Penal, sipas juristëve që e kanë hartuar atë, erdhën si domosdoshmëri e përshtatjes së legjislacionit shqiptar me atë evropian dhe mbi të gjitha me realitetin bashkëkohor, për sa i takon krimit kibernetik. 


Mbrojtja e shoqërisë shqiptare nga krimi kibernetik, adaptimi i legjislacionit dhe nxitja e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit në fushën e kibernetikës, janë 3 arsyet kryesore që ka shtyrë Ministrinë e Drejtësisë t’i propozojë qeverisë dhe më pas Kuvendit këto ndryshime.

Po sipas juristëve, krimi kibernetik është kategoria e krimit që ka shënuar rritje në këto vitet e fundit në vendin tonë. Keqbërësit me sistemet kompjuterike, ose siç quhen ndryshe "piratët", shpërndajnë përmjaltje ilegale apo lidhen edhe me terrorizmin elektronik, duke sfiduar në këtë mënyrë edhe sistemin e drejtësisë.


Masë administrative me gjobë deri në 600 mijë lekë për mashtruesit

Racizmi dhe ksenofobia burg deri në 6 vjet

Shpërndarja e materialeve të gjenocidit, ksenofobisë përmes kompjuterit përbëjnë një tjetër kategori veprash penale të dënueshme sipas ndryshimeve të reja të hartuara nga institucioni e Alibeajt. Ofrimi në publik i materialeve që mohojnë, minimizojnë në mënyrë të ndjeshme apo justifikojnë akte që përbëjnë gjenocid ose krim kundër njerëzimit dënohet me 3 deri në 6 vjet heqje lirie.

Ndërsa kanosja për vrasje që i bëhet një personi nëpërmjet sistemeve kompjuterike për shkak të përkatësisë së tij etnike apo fesë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet. Për sa u takon materialeve raciste ose ksenofibike, shpërndarja e tyre apo ofrimi te publike përmes rrjeteve kompjuterike përbën gjithashtu kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet. 


Ndërsa fyerjet me motive të tilla, pra racizmi apo ksenofobike, gjithashtu përmes sistemit kompjuterik përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet

Mashtrimet


Mashtrimi përmes sistemit kompjuterik për përfitime ekonomike dënohet me masë administrative, gjobë nga gjashtëdhjetë deri në 600 mijë lekë. 


Kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim në dëm të disa personave më shumë se një herë ose kur ka sjellë pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim nga 5 deri në 15 vjet dhe me gjobë nga 500 000 deri në 5 000 000 lekë", - thuhet në draftin e hartuar të Ministrisë së Drejtësisë.

Draftet, pasi të miratohen nga qeveria, do të marrin edhe gjykimin e ligjvënësit.

 Muajt e fundit ministria e Drejtësisë i ka propozuar Kuvendit të Shqipërisë miratimin e disa ndryshimeve në Kodin Penal, fenomen ky që sipas deputetëve është vlerësuar pozitivisht, por nga ana tjetër ata kanë propozuar paraqitjen e hartimin e një Kodi të ri Penal, referuar ndryshimeve të shumta që i janë bërë atij gjatë këtyre 10 vjetve të fundit.

Ndryshimet në Kodin Penal

Burgim 3-6 vjet për shpërndarje të materialeve të gjenocidit ose krimeve kundër njerëzimit
Gjobë ose burgim deri në 3 vjet për kanosjet me motive racizimi dhe ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuterik

Gjobë ose me burgim deri në 2 vjet për shpërndarjen e materialeve raciste ose ksenofobike, nëpërmjet sistemit kompjuterik dhe për fyerje me motive racizmi ose ksenofobie nëpërmjet sistemeve kompjuterike.

Burg gjobë deri në 10 vjet për personat që heqin të dhëna kompjuterike pa të drejtë për krijimin e të dhënave të rreme.

Gjobë deri në 10 vjet burg për hyrje të paautorizuar apo në tejkalim të autorizimit për të hyrë në një sistem kompjuterik a në një pjesë të tij.

Burgim deri në 15 vjet burg për përgjime të paligjshme të të dhënave kompjuterike.

Burgim nga 3 deri në 15 vjet për personat që krijojnë pengesa serioze dhe të paautorizuara për të cenuar funksionimin e një sistemi kompjuterik nëpërmjet ndryshimit të të dhënave.
Burgim nga 6 muaj deri në 5 vjet për prodhimin, mbajtjen, shitjen apo dhënien në përdorim të një pajisjeje, siç janë programet kompjuterike, një fjalëkalim kompjuterik, një kod hyrjeje apo një e dhënë e tillë e ngjashme, të cilat janë krijuar ose përshtatur për hyrjen në një sistem kompjuterik.

Vendet e rajonit, të përfshira nga krimi ekonomik
Krimi ekonomik konstatohet prej raportit të mësipërm se ka një përhapje të madhe në vendet e rajonit të Ballkanit. Sipas raportit, "krimi ekonomik kërcënon sot të gjitha vendet e marra në vëzhgim, i cili vazhdon që të zhvillohet edhe pse mbetet akoma disi i paqartë. Legjislacioni i ndryshuar i taksave ka çuar në rritjen e të ardhurave dhe në uljen e ndjeshme të evazionit fiskal në vende si Shqipëria apo Kroacia.

Gjithsesi, në rajon ka akoma disa mundësi të tregtisë së paligjshme, të tilla si kontrabanda në përmasa të mëdha të të gjitha mallrave (cigare, pije alkoolike, kafe, armë etj.). Po kështu edhe shumëfishimi i parave të falsifikuara apo i dokumenteve false po rritet.

Keqperdorimet në internet...

Gjithashtu edhe metoda të tjera të krimit ekonomik si prodhimi i produkteve pirate(Kosovë,Shqipëri,Serbi,Maqedoni etj) apo krimi kibernetik, kërkojnë më tepër vëmendje nga autoritetet e këtyre shteteve".

Por vendet e marra në studim nga ky raport kanë pranuar ndikimin negativ që krimet e rënda kanë mbi ekonominë, shoqërinë dhe zhvillimet demokratike dhe për këtë kanë krijuar Njësi të Inteligjencës Financiare ,fjala vjen në Policinë speciale të krimeve ekonomike të Kosovës si dhe atë të EULEX-it.

Krimi i organizuar

Sipas raportit "CARPO 2007", "krimi i organizuar dhe krimi ekonomik në përgjithësi kërcënojnë të drejtat e njeriut, shtetin e së drejtës, sigurinë shtetërore, ekonominë dhe demokracinë në Europën Juglindore".

Mbi këtë situatë dhe bazuar nga informacionet e mbledhura gjatë periudhës 2004-2006, raporti tregon se krimi i organizuar dhe krimi ekonomik në Europën Juglindore, ashtu si edhe në vende të tjera, paraqitet në një koncept dinamik, që vazhdon t’i përshtatet një mjedisi të ri gjithnjë në ndryshim. Sipas raportit, krimi i organizuar "strukturohet gjithnjë e më tepër në nivelin e shumëkombësisë dhe të të qenit heterogjen".

Më tej thuhet se krimi është shumë i ndryshueshëm dhe variabël, i drejtuar drejt sipërmarrjes dhe duke përfshirë një gamë të madhe aktivitetesh kriminale, kryesisht të trafikimit të drogave, prodhimin dhe shpërndarjen e tyre, trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandimin e njerëzve, si dhe krimin ekonomik.

Vendet e rajonit, të përfshira nga krimi ekonomik

Krimi ekonomik konstatohet prej raportit të mësipërm se ka një përhapje të madhe në vendet e rajonit të Ballkanit. Sipas raportit, krimi ekonomik kërcënon sot të gjitha vendet e marra në vëzhgim, i cili vazhdon që të zhvillohet edhe pse mbetet akoma disi i paqartë. Legjislacioni i ndryshuar i taksave ka çuar në rritjen e të ardhurave dhe në uljen e ndjeshme të evazionit fiskal në vende si Shqipëria apo Kroacia.

 Gjithsesi, në rajon ka akoma disa mundësi të tregtisë së paligjshme, të tilla si kontrabanda në përmasa të mëdha të të gjitha mallrave (cigare, pije alkoolike, kafe, armë etj.). Po kështu edhe shumëfishimi i parave të falsifikuara apo i dokumenteve false po rritet. Gjithashtu edhe metoda të tjera të krimit ekonomik si prodhimi i produkteve pirate, apo krimi kibernetik, kërkojnë më tepër vëmendje nga autoritetet e këtyre shteteve.

 Por vendet e marra në studim nga ky raport kanë pranuar ndikimin negativ që krimet e rënda kanë mbi ekonominë, shoqërinë dhe zhvillimet demokratike dhe për këtë kanë krijuar Njësi të Inteligjencës Financiare "FIU".


Shërbimet e inteligjencës angazhohen kundër krimit ekonomik

Vendet e Europës Juglindore, të prekura në masë nga krimi ekonomik që është sofistikuar në vitet e fundit, kanë nisur organizimin e strukturave të specializuara për luftën ndaj tij. Në të gjitha këto vende janë miratuar kuadro të posaçme ligjore të modernizuara, janë miratuar strategji gjithëpërfshirëse, janë zhvilluar plan-veprime, si dhe strukturat e duhura organizative. Kështu, pas krijimit të njësive "FIU", që shërbejnë posaçërisht për luftën ndaj krimit ekonomik, edhe të tjera organizma shtetërore dhe ndërshtetërore kanë nisur që të veprojnë në këto vende.

Një shembull i tillë, që për mendet edhe në raport, është projekti i "Kartës së Adriatikut", ku Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia janë bashkuar për të luftuar bashkërisht krimin e organizuar, trafiqet e paligjshme si dhe për anëtarësimin e përbashkët në NATO. Anëtarësimi në këtë të fundit i këtyre shteteve do t’i shërbente atyre ndër të tjera jo vetëm për krijimin e një ushtrie të specializuar, por edhe për krijimin e strukturave të tilla kundër krimit të organizuar.

Vendet në tranzicion të Europës Juglindore mbeten sërish "viktima dhe të varura" nga krimi i organizuar dhe ai ekonomik në veçanti, ku është mjaft e vështirë që ta shkëputësh këtë sistem nga mentaliteti i shoqërisë. Në bazë të këtij raporti të përgatitur nga institucione të specializuara të Këshillit të Europës, merret në analizë situata kriminale në vendet e Europës Juglindore. Ndër këto vende një analizë e detajuar është bërë edhe për Shqipërinë, për të cilën pretendohet se krimi i organizuar është në struktura tepër të sofistikuara.

Sipas raportit, "grupet shqiptare të krimit të organizuar në rajon, por kryesisht në Shqipëri, kanë krijuar marrëdhënie të ngushta me grupet kriminale nga Turqia, Maqedonia, Serbia apo dhe vende të tjera të këtij rajoni". Shumë nga këto grupe karakterizohen nga ekspertët e krimit në BE, si grupe "fluide", "të rrafshta", "të strukturuara në formë celulash" ose "të ngjashme me rrjetin".

Por i habitshëm mbetet fakti se si këto organizata, në vend të pakësimit dhe të eliminimit të tyre, për shkak të luftës intensive kundër krimit dhe korrupsionit nga ana e qeverisë, e kanë shtuar edhe më tej aktivitetin e tyre kriminal.

"Shqipëria, në vitin 2006, 4000 autorë krimesh"

Edhe pse raporti bën me dije se "është e vështirë që të përcaktohet qartë numri i grupeve dhe anëtarëve të tyre që veprojnë në vendet që kanë lidhje edhe me Shqipërinë", përsëri të dhënat flasin për një numër relativisht të madh organizatash dhe elementësh kriminalë. Sipas të dhënave, "numri i kriminelëve të përfshirë në grupet e krimit të organizuar llogaritet të shkojë nga 2000 deri në 3000 anëtarë, duke iu referuar statistikave bazë të vitit 2005". Por raporti bën të ditur se "vetëm gjatë vitit 2006, vende si Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia kanë hetuar veçmas rreth 3500 çështje kriminale dhe më tepër se 4000 autorë krimesh, çfarë do të thotë që në të gjitha zonat e mësipërme numri i kriminelëve aktivë është mjaft i madh dhe është rritur me më tepër se 50 për qind ,krahasuar me shifrat e raportuara nga po të njëjtat institucione ndërkombëtare gjatë vitit 2005. Kjo gjë tregon se edhe numri i grupeve kriminale në vendet që kanë lidhje me Shqipërinë mund të ketë shkuar deri në 500 të tillë".

Fjala vjen ne Serbi keto dite web faqet me te vizituara jane ne krize te madhe , nje komplot i hakerave shqiptare nga Kosova i kanë shkateruar totalisht.

Lufta kibernetike mes palëve duket se sapo ka nisur seriozisht, ndërsa një rrjet faqesh të simpatizantëve të muzikës hard rock dhe heavy metal në Serbi janë "eklipsuar" dje nga hakerat e Kosovës. Agjencia serbe e lajmeve, 'Beta', njoftoi dje se faqet e internetit të "Balkan Rock" janë "sulmuar" nga hakerat që kanë vendosur aty një hartë të Shteteve të Bashkuara të Shqipërisë. Portali, që synon të bashkojë të gjitha grupet e muzikës rock nga Serbia dhe vendet e tjera të ish-federatës jugosllave, është shumë e njohur në rajon. Tashmë në faqen e saj kryesore shfaqet vetëm harta e Shqipërisë së Madhe me të gjitha qendrat kryesore shqiptare. Zyrtarët serbë kanë nxituar të deklarojnë se ky është një sulm i qëllimshëm nga kosovarët, që kërkojnë që Serbia të bindet se Kosova nuk është më territor i saj.

Ndërkohë, ata kanë nisur hetimet në lidhje me rastin. Edhe pak kohë më parë, hakerat kosovarë "shkatërruan" faqet zyrtare të qeverisë serbe, prokurorisë si dhe institucioneve të tjera të larta në Serbi. Beogradi refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës, që u shpall nga autoritetet në Prishtinë më 17 shkurt 2008.


Zyrtarët serbë, me mbështetjen e Rusisë, kanë deklaruar se do ta çojnë çështjen e pavarësisë së Kosovë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për të kërkuar anulimin e saj. Por autoritetet kosovare kanë bërë të ditur se nuk mund të ketë gjykatë që të anulojë tashmë vendimin për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Vendimi i autoriteteve në Prishtinë është pranuar nga 47 shtete të botës, mes të cilave SHBA-ja si dhe 20 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian. Prishtina zyrtare ka deklaruar se nuk do të ketë më bisedi...
Hackerët te cilet prezentohen si "Grup i Hackerëve Nga Kosova" ne web faqen e Kompanis malazeze te fluturimeve kan vendosur flamurin shqiptar dhe me mesazhe ne gjuhen shqipe dhe angleze si: Shqipëria e bashkuar" qoft e bekuar toka shqiptare dhe populli i saj, Duam bashkimin...

Kohë më parë,faqet e interentit te kompanis kobëtare malazeze "Monotenegro Airlines" dhe gazetes me tirazhin me te madh ne mal te Zi "Vjesti" Janë manipoluar nga hackeret shqiptarë.

E perditshmja "Vjesti" e cila ka shkruar per sulmin e hackerave ishte dhe vete ne shenjester te tyre, grupi KHG ne webfaqen e gazetës tiraxhin me te madh në Mal te Zi ka vendosur flamurin shqiptar harten e kosoves dhe mesazhin gjuhen shqipe "jemi Krenar qe jemi shqiptar dhe tër kjo shoqrohej me tinguj me muziken shqiptare.

Kryeredaktori Dhe redaktori pergjegjës i "Vjestit, Ljubisha Mitroviq thotë se sulmet e hackerave nuk e kanë prapavije politke "kete Ne e shohim si logo te hackerave nga kjo nuk ka mbrojtje te qindperqind ,asnje kompani nuk mund te mbrohet ne menyrë apsolute tha ai.
Nderkaq mjeshtri dhe antari i webfaqes se gazetës "vjesti" Andrej Minevaski sqaron per shkak te moskujdesit te administaratorit se faqes hackerët e kan leht te kryejn punen e vete, thot ata nuk kan bere asgje te menqur ka qen fjala per fjalkalime per shembull indefikimi qe ka qen maks edhe fjalkaimi ka qen marks".

Ekspertët tregojn se kompanite malazeze investojn shum pak ne sigurim e prezentimve te tyre ne internet.

Perveq kesaj policia malzeze nuk eshte ne gjendje dhe nuk ka kapacitetet e duhura profesionale dhe teknike qe te luftojn me kete lloj kriminalitieti.

Krimet kibernetike, raportohet për ndërhyrje në sisteme
 dhe abuzim me fëmijë

Që nga fillimi i këtij viti e deri në muajin shtator 2016, në Kosovë janë regjistruar 28 raste të krimit kibernetikë apo krimit përmes internetit, të paraqitura në Policinë e Kosovës.


Shumica e rasteve që janë paraqitur kanë të bëjnë me ndërhyrjet në sisteme kompjuterike duke u shkaktuar dëme materiale kompanive të ndryshme. Ndërsa, brenda nëntë muajve janë regjistruar edhe katër raste të keqpërdorimit të fëmijëve në pornografi.


Këto të dhëna i ka publikuar , ish zëvendësministri i ministrisë së Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, i cili është edhe Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike.


Mustafa ka thënë se të gjitha rastet janë duke u hetuar nga policia, disa prej të cilëve edhe kanë arritur të zgjidhen pas hetimeve të shumta.




“Po flasim për vitin 2016, prej janarit deri në muajin shtator 2016, sektori i krimeve kibernetike në Policinë e Kosovës janë hapur 28 raste të ndryshme që janë kryesisht, janë kryer edhe 138 ftesa të ndryshme në regjione të ndryshme nga ana e policisë së Kosovës. 



Prej këtyre 28 rasteve të cilat tashmë janë hapur, 22 raste ndërlidhen me nenin 339 të Kodit Penal të Kosovës që është hyrje në sistemin kompjuterike dhe kryesisht kanë të bëjnë me mashtrimet e kompanive duke u bërë ndërhyrje të email-adresave e tyre, ndërsa kemi edhe katër raste të tjera të cilat ndërlidhen me nenin 238 që është keqpërdorim i fëmijëve ë pornografi ndërsa dy raste të tjera ndërlidhen me nenin 307 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës që është lëshim i çeqeve të ndryshme pa mbulesë ose që janë të rreme dhe keqpërdorim i kartelave bankare apo të kreditit që ka ndodh në dy banka të Republikës së Kosovës”, është shprehu r Mustafa.

Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike ka deklaruar se me zgjerimin e përdorimit të internetit, janë shtuar edhe rreziqet sa i përket vet përdorimit të internetit dhe në këtë drejtim, sipas tij, edhe siguria kibernetike po del të jetë vazhdimisht para sfidave të mëdha, pasi Kosova ende nuk i ka arrit kapacitetet maksimale në këtë drejtim.


Zëvendësministri Mustafa ka folur edhe për blerjet online në vendin tonë.


Ai ka porositur qytetarët që të kenë kujdes para çdo blerje duke hulumtuar fillimisht për kompaninë ku po blejnë.




“Lidhet me atë që e thash do me thënë për blerjet online qytetarët duhet të kenë parasysh para se të bëjnë një bërje online të hyjnë të lexojnë se cilat janë kapacitetet e asaj kompanie, sa është serioziteti i asaj kompanie apo mos të ndodh qysh ka ndodh shpeshherë qytetarë kanë bërë pagesa online në kompani fiktive të cilat kanë ekzistuar si emra por që realisht nuk kanë ekzistuar asnjëherë si biznese të cilat kanë operuar. Po themi këtu nuk mund të themi saktësisht që duhet të zhvillohet blerja online apo mos të zhvillohet blerja online për arsye se bërjet online zhvillohen në tërë botën dhe kjo ka dëshmuar se e lehtëson jetën e qytetarëve sa i përket blerjeve të ndryshme, mirëpo po e themi edhe një herë kjo duhet të bëhet me shumë kujdes sepse pastaj sanimi i dëmeve mund të jetë shumë më i vështirë”, ka thënë Mustafa.


Ai tutje thotë se qytetarët duhet të kenë kujdes më të madh duke mos hapur email-a të panjohur dhe duke mos përdorur USB të ndryshme, qoftë edhe ato që i marrin si dhuratë nga institucione apo organizatat e ndryshme.




“Mënyra më e lehtë e depërtimit të viruseve të ndryshëm të cilët pastaj mund t’i detektojnë ato të dhëna që janë në një adresë të caktuar është pikërisht çështja përmes USB-ve. Pra po themi edhe një herë, duhet të kemi parasysh që qytetarët ta kuptojnë një herë e përgjithmonë që duhet të jenë të kujdesshëm, të lexojnë më shumë sa i përket përdorimit e natyrisht sa herë që të vërejnë diçka të dyshimtë të raportojnë në Policinë e Kosovës pastaj policia ose sektori i krimeve kibernetike mund të merret me hetim dhe të analizoj rastin. Shumë kompani ne i kemi parë që kanë rënë edhe pre e mashtrimeve të ndryshme gjatë transaksioneve të ndryshme bankare për arsye se ata të cilët keqpërdorin, analizojnë një kohë të gjatë dokumentet e një kompanie të caktuar, shohin se si në një shifër të gjatë qoftë të xhirollogarisë ose ndonjë shifër tjetër, një shkronjë mund ta ndryshojnë, një shif ër mund ta ndryshojnë dhe zakonisht kur bëjnë keqpërdorime të tilla kërkojnë që pagesat të bëhen në mënyrë urgjente dhe kemi pas rast kur qytetarët e ndryshëm të Kosovës ose kompanitë e ndryshme kanë rënë pre e këtyre mashtrimeve”, ka thënë ai.


Mirëpo, Mustafa sqaron se MPB ka filluar me aktivizimin e disa ‘ekipeve reaguese’ për emergjenca kompjuterike, me të cilat do të mund të kontrollohen krimet kibernetike.




“Aktivizimi i certave në aspekt institucional, e zvogëlon mundësinë e sulmeve kibernetike, sidomos aktivizimi i certit nacional dhe certit qeveritar. Fatmirësisht, një pjesë e madhe e institucioneve tona këtë vit kemi arrit që t’i krijojmë certat siç është MPB, FSK, PK dhe disa institucione tjera dhe ne po besojmë që tani do të lidhim edhe marrëveshje me certa të ndryshme të vendeve të ndryshme në mënyrë që pastaj të bëhemi pjesë e rrjetit të certave globalë ku çdo informacion q ë ka të bëjë me sigurinë kibernetike që përhapet në botë pastaj të bartet edhe në institucionet e Republikës së Kosovës”, është shprehur Mustafa.


Përndryshe, Kosova tashmë ka filluar me hartimin edhe të ligjeve dhe dokumenteve tjera që lidhen me sigurinë kibernetike, por në këtë drejtim kërkohet të punohet ende në mënyrë që edhe institucionet përgjegjëse ta kryejnë punën e tyre mbi baza ligjore.



****


KRIMET KIBERNETIKE DHE KLASIFIKIMI I TYRE


Kërcënim/sulm kibernetik konsiderohet çdo përpjekje e drejtuar/qëllimshme për të marrë akses, manipuluar, ndërhyrë ose dëmtuar integritetin, konfidencialitetin, sigurinë dhe/ose disponibilitetin e të dhënave, të një aplikimi ose të të dhënave të sistemit kompjuterik, pa patur autoritet ligjor për ta bërë këtë Laptop-crime-scene-e1319899544847.

Klasifikimi i krimeve kibernetike


Krimet kompjuterike mund të klasifikohen në 4 kategori të mëdha.


(1) Krim kibernetik ndaj individit


 (2) Krim kibernetik ndaj pronës


(3) Krim kibernetik ndaj organizatës 


(4) Krim kibernetik ndaj shoqërisë


(1) Ndaj individëve


(i) Email spoofing :


Një email spoofed është një në të cilën header-i i emailit është i falsifikuar në mënyrë që emaili duket se e ka origjinën nga një burim i caktuar , por në të vërtetë është dërguar nga një burim tjetër .


(ii) Spamming :


Dergimi i emaileve masiv me qellimin mbledhjen e informacioneve , instalimin e nje virusi , mashtrrim masiv .


(iii) Shpifjet :


Kjo ndodh kur shpifja bëhet me ndihmën e kompjuterëve dhe / ose internet. Psh dikush publikon çështje shpifëse për dikë në një faqe interneti ose dërgon e-maile që përmbajnë informacion shpifëse.


(iv) Ngacmimet & Cyber stalking :


Kjo behet duke ndjekur lëvizjet e aktivitetit të një individi mbi internet. Kjo mund të bëhet me ndihmën e shumë protokolleve në dispozicion të tilla në e-mail, chat dhoma, grupet neto të përdoruesit.


(2) Ndaj prones :


(i) Vjedhja e identitetit,


Hapësira kompjuterike përdoret për të marrë informacione personale të viktimave, si numrin social, të patentës etj., duke i modifikuar, shtuar apo ndryshuar të dhënat e identitetit të personit, për kryerje veprimesh kriminale apo të marrë të drejta pasurore, ose para apo të përdorë karta krediti apo llogari bankare që i përkasin viktimës. Për shembull, një numër telefoni i regjistruar në një libër adresash, mund t`i përkasë një shitësi të njohur droge dhe bëhet mbajtës i evidencave kriminale.


(ii)Krime te prones intelektuale :


Këto përfshijnë Pirateri Software: kopjimi ilegal i programeve, shpërndarja e kopjeve të software, shkelje te te drejtave te autorit , shkelje te markes tregtare ,vjedhja e kodit burim etj.


(iii) Vjedhje te kohes se internetit :


përdorimi i orëve të internetit nga personi i paautorizuar , qe vërtetë është paguar nga një person tjetër.


(3) Ndaj organizatës


(i) Aksesi i paautorizuar ne kompjuter :



Përdorimi i kompjuterit / rrjetit pa leje nga pronari.

ajo mund të jetë e 2 forma:

a) Ndryshimi / fshirja e të dhënave:

Ndryshimi i paautorizuar i të dhënave.

b)Spiunazhi kompjuterik


Spiunazhi kompjuterik ka të bëjë me zbulimin e “informacionit”, apo “evidencave”. 


Një spiun industrial mund të kërkojë të zbulojë informacione sekrete mbi një laptop të një manaxheri projektesh të Mikrosoftit, i cili në mënyrë specifike ka të bëjë me të ardhmen e kompanisë duke neutralizuar sistemet operuese. 


Në varësi të informacionit, ai mund të përpunohet në evidenca të caktuara. Veç informacionit dhe evidencave, ka dy koncepte të rëndësishme në spiunazhin kompjuterik : Aktiviteti është tipikisht i panjohur dhe i paautorizuar. 


Në shumë prej rasteve, viktima nuk shkon të japë lejë të saktë apo të nënkuptuar për të lejuar dikë të fusë hundët në kompjuterin e tij. Përjashtime mund të jenë rastet e vendeve të punës, në të cilat të punësuarit monitorohen.


(ii)Mohimi i shërbimit:


Nje sulm Dos (Denial of Service – Mohim i Sherbimit) eshte ai sulm qe shfrytezon nje vulnerabilitet ne OS ose ne softin e shenjestres , ose Protokollet Internet si TCP/IP duke e cuar down (nderprere) sherbimin e sulmuar, dhe ndonjehere te gjitha sherbimet e sistemit te shenjesteruar.


Shkurt ky sulm u mohon perdoruesve te ligjshem sherbimin e caktuar qe ofron sistemi viktime. Nje shembull i thjeshte i nje sulmi te tille do te ishte komanda ping.


 Ne versionet pa patch te sistemeve Win 95 , protokolli TCP/IP mund te manazhonte vetem nje data packet me te vogel se 64400 bajt; nje ping i tille : ping -t -l 65500 e conte sistemin ne crash ose reboot. Ky do te ishte shembulli me i thjeshte i DoS i perdorur atehere.


Sot per sot, sulmet me ping jane paksa te tejkaluara. Me teper do te kishit fat me teknikat e sofistikuara si SYN Flooding, Tear Drop, Smurf, TARGA3, Semirandom etj.


(iii) Kontaminimi I kompjuterit /viruset:


Nje virus kompjuteri eshte nje program I cili mund te infektoje programet e tjera te kompjuterit duke I modifikuar ata dhe duke kopjuar veten e tyre . Viruset mund te infektojne fajlet ose mund te afektojne sektorin boot te kompjuterit.


Worms , ndryshe nga viruset , nuk kane nevoje per nje host qe te infektojne .



(iv) Email Bombing :


Dergimi I nje numri te madh te emaileve individit , kompanise ose mail serverave , qe mund te rezultoje ne crashing.


(v) Sulmi Salami :


Kur shuma të papërfillshme janë hequr dhe akumuluar në diçka më të madhe. Këto sulme janë përdorur për kryerjen e krimeve financiare.


(vi) Bombat logjike :


Nje program qe varet nga nje ngjarje , ne momentin që ndodh ngjarja e caktuar, ajo i ben crash kompjuterit , lëshon një virus apo ndonjë gjë tjeter të dëmshme.


(vii) Trojan horse :


një program i paautorizuar i cili funksionon sikur të jetë një program i autorizuar, në këtë mënyrë fsheh atë që është në të vërtetë duke bërë..


(4) Ndaj shoqërisë


(i) Falsifikimi :


Kur një kriminel ndryshon të dhënat e registruara në një sistem kompiuterik, krimi i kryer mund të jetë fallsifikim. 


Në këtë rast, sistemi kompiuterik mund të jetë në shënjestër të aktivitetit krininal. 


Sidoqoftë, kompiuterat mund të përdoren si mjete me të cilat kryhet fallsifikimi. Një gjeneratë në fushën e fallsifimeve u shtua me shpejtësi kur u bënë të përdorëshme fotokopjet e para me ngjyra lazer.


Këto fotokopje kanë një rezolucion tepër të madh për kopjimin dhe modifikimin e dokumenteve, duke krijuar një dokument falls pa asnjë ndryshim nga origjinali. Veç kësaj, ato prodhojnë dokumente, cilësia e të cilave është e padallueshme nga ato të vërtetat dhe për to është i domosdoshëm kqyrja nga një ekspert.


(ii) Terrorizmi kibernetik :


Perdorimi i kompjuterit / internet per te ngjallur terror tek te tjeret .


Terrorizmi kompiuterik është një ndërthurje e terrorizmit dhe hapësirës kompiuterike. Ai është përkufizuar si një sulm i paramenduar, politik, i motivuar kundër informacionit, sistemeve a programeve kompiuterike, dhe të dhënave të cilat pasojnë në dhunë, kundër shënjestrave nga grupeve ndërkombëtare apo agjentë klandestinë.


 Sulmet që shkaktojnë vdekje, dëmtime trupore, shpërthime, rënie avionësh, kontaminim uji apo humbje të ndryshme ekonomike, mund të jenë shembuj. Sulme të rrezikshme mund të kryhen ndaj infrastrukturës dhe të jenë krime kompiuterike, në varësi të impaktit të tyre.


(iii) Web Jacking :


Hakerat fitojne qasje dhe kontroll mbi faqen e internetit të një tjetri duke shfrytezuar vulnerablat , madje e ata mund të ndryshojnë përmbajtjen e faqes se internetit për përmbushjen e objektivit politik ose për para.


(iv) Pedofilzmi / pornografia

Në mbarë botën, më shumë se 175 000 fëmijë hyjnë çdo ditë për herë të parë në internet, një fëmijë i ri në sekondë, deklaron UNICEF-i. 


Krahas përfitimeve, aksesi dixhital i ekspozon këta fëmijë ndaj një sërë rreziqesh, duke përfshirë përmbajtjet e dëmshme, shfrytëzimin dhe abuzimin seksual, bullizmin kibernetik, dhe keqpërdorimin e të dhënave të tyre personale. Edhe Shqipëria, nuk bën përjashtim nga vendet e tjera.


Profili më i madh ka qenë i bullizmit, pra i ngacmimeve të vetë fëmijëve me njëri-tjetrin, talljet online, publikimi i videove me mbishkrime të ndryshme, por kemi pasur edhe raste që kanë të bëjnë kryesisht me ekspozim të materialeve të papërshtatshme, materialeve pornografike, dhomat e chatit me persona të cilët futen dhe tentojnë të krijojnë marrëdhënie me fëmijët dhe kryesisht me fëmijët të cilët janë të pambrojtur dhe me një moshë 14-16 vjeç.


Ekspertë të fushës thonë se prindërit janë të painformuar për çfarë lundrojnë fëmijët në internet apo marrëdhëniet që krijojnë edhe me persona të panjohur.


Prindërit nuk janë shumë të informuar për aktivitetin e fëmijëve online. Në të njëjtën kohë edhe vetë fëmijët dhe adoleshentët kanë një konkurrencë në rrjetet sociale përsa i takon audiencës që kanë, që i shtyn ata të pranojnë në rrethin e tyre miqësor edhe persona të cilët nuk i njohin, nuk kanë asnjë kontakt me ata, kështu që domosdo rrisin edhe nivelin e ekspozimit të tyre ndaj rreziqeve të mundshme.


Në Shqipëri mungon kuadri ligjor që ti mbrojë fëmijët nga rreziqet e internetit, të cilat nuk janë të parashikuara në Kodin Penal dhe as në Ligjin për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, gjë e cila ka sjellë ekspozim të fëmijëve përkundrejt pedofilëve, të cilët gjithnjë e më shumë po përdorin internetin për të identifikuar fëmijët viktima të dhunës dhe shfrytëzimit për qëllime seksuale.


Janë disa nga format, abuzimet dhe rreziqet që mund të ndeshen online të cilat nuk janë të parashikuara në kuadrin ligjor si bullizmi, është i mangët në trajtimin e rasteve të pedofilisë online, siç dihet interneti është një formë e sofistikuar ku pedofilët mund të rekrutojnë viktimat e tyre. Kemi patur rreth 20 raste gjatë këtyre viteve përsa i përket ekspozimit të fëmijëve me materiale pornografike . Në të njëjtën kohë kemi pasur edhe disa raportime përsa i përket fëmijëve të cilët janë ngacmuar edhe seksualisht në dhomat e chatit.


Sipas të dhënave nga UNICEF, në mbarë botën, 1 në 3 përdorues të internetit është fëmijë. UNICEF evidenton se detyrimi për mbrojtjen e fëmijëve në botën dixhitale iu takon të gjithëve, duke përfshirë qeveritë, familjet, shkollat dhe institucione të tjera, veçanërisht sektorin privat që ofron shërbimet e internietit dhe telekomunikacionit.



Rreziqet nga interneti



Sikurse në botën reale edhe Interneti paraqet rreziqe të cilat fëmija juaj duhet t’i dijë.

Ngacmimi virtual

Ngacmimi virtual i referohet ngacmimit me anë të përdorimit të internetit ose të teknologjisë. Pasi që teknologjia përdoret çdo kund, fëmijët mund të jenë viktimë e ngacmimit virtual si në shkollë po ashtu edhe në shtëpi. Nganjëherë është e vështirë të identifikohen ngacmuesit pasi që ata mund të fshehin numrin dhe emailin apo të postojnë gjëra në Interneti si anonimë.

Ky lloj i ngacmimit mund të evidencohet pasi që ju mund të ruani SMS porositë apo të shtypni emailat, përmbajtjet e faqeve apo të chat-it. Kjo mund të përdoret pastaj si dëshmi për të zënë ngacmuesin.

Nëse fëmija i juaj është ngacmuar në mënyrë virtuale, sigurohuni që:

Fëmija nuk i përgjigjet ngacmuesit

Fëmija bllokon kontaktin me ngacmuesin,

Ruani komunikimin siç janë SMS porositë, emailat, apo uebfaqet


Webfaqet jo adekuate për fëmijë

Interneti është i hapur për secilin që donë të postojë gjëra aty dhe mund të ndodh që fëmijët të shohin gjëra që nuk janë të përshtatshme për moshën e tyre.

Kontrollet prindërore mund të zvogëlojnë rrezikun që fëmija juaj të vizitojë faqe joadekuate. Sidoqoftë, filtrat prindëror nuk janë 100 % efektiv dhe materiali i papërshtatshëm mund të rrëshqet nga filtri. Për këtë arsye ju duhet t’i mbikëqyrni fëmijët online dhe t’i inkurajoni ata që të bisedojnë me ju nëse janë të brengosur.

Viruset dhe hakerët

Kompjuterët janë bërë pjesë e rëndësishme e jetës sonë, prandaj është e rëndësishme që t’i mbajmë ata të shëndetshëm.

Abuzimi emotiv 


Abuzimi emotiv ose psikologjik përfshin të gjitha format e keqtrajtimit jo trupor dhe dhunës emotive tek femijët, nga ana e prindërve ose atyre të rriturve që “perkujdesen” ligjërisht për femijën dhe të cilat kan efekte negative tek shëndeti dhe zhvillimi psiko-fizik i tij.

Abuzimi seksual 


Abuzimi seksual ka filluar të raportohet, por profesionistët dyshojnë se numri i rasteve të paraportuara është edhe më i madhe sepse fëmijët kanë frikë të tregojnë se cfarë iu ka ndodhur dhe nga ana tjetër procedura ligjore për vlerësimin e një episodi dhune është e vështirë. Problemi duhet të identifikohet, të ndalet abuzimi dhe fëmija duhet të marrë ndihmën e duhur profesionale.

Abuzimi seksual i fëmijëve mund të ndodhë brenda familjes, nga një prind, njerku apo njerka, vëllai apo motra më e madhe, nga familjarë apo të afërm të tjerë. Abuzimi seksual i fëmijëve mund të ndodhë edhe jashtë shtëpisë, psh nga shokët, fqinjët, personi që kujdeset për fëmijën, mësuesit apo të panjohurit. Kur abuzimi seksual ka ndodhur, një fëmijë mund të zhvillojë shumë ndjenja, mendime dhe sjellje devijante.

Asnjë fëmijë nuk është psikologjikisht i përgatitur të përshtatet me stimulimin e vazhdueshëm seksual. Edhe një fëmijë dy ose tre vjecar, i cili nuk mun ta dijë se aktiviteti seksual “është dicka e gabuar”, do ët zhvillojë probleme të cilat vijnë si pasojë e paaftësisë për t’u përshtatur me mbistimulimin seksual.

Një fëmijë pesë vjecar apo edhe më i rritur, i cili i njeh abuzuesin dhe ka ndjenja positive për të do ta gjejë veten si të zënë në lak midis ndjenjave për personin dhe ndjesisë që aktiviteti seksual me të është tmerrësisht i gabuar. 

Nëse fëmija tenton që ta thyejë dhe të dalë jashtë marrdhënies seksuale, abuzuesi mund të kërcënojë fëmijën me dhunë apo duke i mohuar dashurinë e tij / saj në të ardhmen. Kur abuzimi seksual ndodh në familje, fëmijë mund të përjetojë frikë nga zemërimi, xhelozia apo turpi prej anëtarëve të tjerë të familjes, ose të druhet të familja to të shpërbëhet nëse do të dalë sekreti.

Një fëmijë i cili është fiktimë e një abuzimi të gjatë seksual shpesh herë zhvillon një vet – vlerësim të ulët, ndjenja të të qenurit i pavlerë si dhe një këndvështrim të deformuar të seksit. 

Fëmija mund të tërhiqet nga marrdhëniet me të rriturit apo të jetë mosbesues ndaj tyre. Për më tepër ai mund të kryejë tentative të vazhdueshme vetvrasjeje.

 Disa fëmijë të abuzuar seksualisht e kanë të vështirë të krijojnë raporte me njerëzit e tjerë përvecse në terma të marrdhënieve selsuale. Disa kthehen në abuzuaes fëmijësh apo prostitute, apo përjetojnë probleme serioze në përfundim të adoleshencës.

SI T’I PËRGJIGJEMI ABUZIMIT SEKSUAL?!

Abuzuesit seksualë të fëmijve mund ta bëjnë fëmijën që të përjetojë frikë ekstreme në rast se do ta nxjerrë sekretin. Fëmija mund të flaës vetëm kur e ndjen se është i/e rrethuar nga një mjedis i cili i beson dhe e mbeshtet. Nëse një fëmijë thotë së është ngacmuar, prindërti duhet të përpiqen të qëndrojnë të qetë dh eta risigurojnë fëmijën se gjithcka cfarë ka ndodhur nuk ka qenë për faj të tij/saj. Të rriturit mund të mos ndjehen të përgatitur dhe të mos dinë se cfarë të thonë. Më poshtë janë listuar disa sugjerime në lidhje me atë cfarë duhet bërë në rastet kur një fëmijë thotë së është abuzuar seksualisht:


Cfarë duhet thënë?! Nëse nëj fëmijë tregon në një mënyrë të mjegullt se ka ndodhur abuzimi seksual, ai duhet inkurajuar që të flaës lirshëm. Cdo koment vlerësues apo paragjykues do ta dëmtonte procesin.

Fëmijës i duhet treguar se ju e kuptoni dhe se për ju është serioze gjithcka që ai/ajo ju thotë. Psikologët dhe psikiatrët e fëmijëve dhe adoleshëntëve ka treguar se ata të cilët dëgjohen dhe merres seriozisht nga të rriturit ne momentin e rrëfimit kanë një ecuri më të mirë në trajtimin e crregullimeve që vijnë si pasojë e abuzimit.

Fëmija duhet të marrë sigurinë se fakti që ka treguar se cfarë ka ndodhur është gjëja e duhur. Një fëmijë që është afër më abuzuesin mund të ndjehet fajtor se ka nxjerrë sekretin. Fëmija gjithashtu mund të tndjehet i frikësuar nëse abuzuesi e ka kërcëuar në rast të nxjerrses së sekretit.
Fëmija duhet të dëgjojë se ajo cfarë kë ndodhur nuk është për faj të tij/saj. Shumica e fëmijëve viktima të abuzimit seksual mendojnë se ata janë shkaktarët e tij apo e perceptojnë abuzimin si një formë ndëshkimi për një faj tyrin.


Fëmijët kanë nevojë të ndjehen të mbështetur sid he të sigurohen që do të merren masa që abuzimi do të ndalë.



Bullizmi

Bullizmi mund te jete verbal, fizik ose social. Ai ndryshon nga zenkat e zakonshme mes shokesh ose nga rivalitetet normale mes femijve. Ndryshimi kryesor eshte se keto jane akte qe perseriten ne kohe si dhe viktima nuk arrin te mbrohet nga ky sulm. Agresori arrin te kete fuqi jo vetem se eshte me i madh ne moshe dhe me i forte fizikisht, por edhe ngaqe arrin te rreshtoje perkrah tij dhe femije te tjere qe behen aleate me te per te mos qene keshtu edhe ata viktima te tij. 


Pornografia

Pornografia është bërë gjithnjë e më  e arritshme, dhe në dispozicion të lirë, dhe kjo është një nga kërcënimet më të mëdha për sigurinë e fëmijëve tanë online. Sot, çdo fëmijë ka qasje të pakufizuar në internet është vetëm një klik larg që të shikojë, qëllimisht ose aksidentalisht, materiale seksuale online, nga pornografia e të rriturve, materialet verbale që përshkruajnë aktet grafike seksuale, orgjitë, brutalitetin, dhe dhunën. Edhe materiali që përshkruan abuzimin seksual aktual të një fëmije (pornografinë e fëmijëve), që gjendet vetëm në tregun e zi, është në dispozicion dhe i arritshëm në internet. Përmes internetit, shumë nga ky material ‘jonormal’ ka hyrë në rrjedhë, duke ndikuar direkt në zhvillimin e shëndetshëm seksual të fëmijëve tanë.

Çfarë është Pornografia?

Pornografia mund të mendohet si të gjitha materialet seksuale që kanë për qëllim kryesor të nxisin lexuesin, shikuesin, apo dëgjuesin. Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara ka thënë se ekzistojnë katër kategori të pornografisë që mund të përcaktohen të paligjshme, të cilat  përfshijnë: materiale të pahijshme, materiale të dëmshme për të miturit, gjërat e turpshme, dhe pornografinë e fëmijëve.

materiale të pahijshme përfshijnë mesazhe ose fotografi në telefon, radio, apo transmetime në TV ku janë përshkruar pamje të organeve seksuale ose aktivitete seksuale e që janë dukshëm fyese. Ky material shpesh është përmendur si “lakuriqësi seksuale” dhe “fjalë të pista.”
materiale të turpshme (“hard-core pornografi”) janë materiale grafike që fokusohen mbi seksin dhe  dhunën seksuale. Ato përfshijnë akte seksuale grafike, ekspozim të fëlliqur të organeve gjenitale, dhe aktivitetet e devijuara të tilla si seksi në grup, brutalitet, tortura, incesti.
pornografia e fëmijëve është material që vizualisht përshkruan fëmijë nën moshën 18 vjeç të angazhuar në veprimtari aktuale ose të simuluar seksuale, duke përfshirë ekspozim të fëlliqur të organeve gjenitale.
Në Shtetet e Bashkuara është e paligjshme për të prodhuar, shpërndarë, ose për të pasur pornografi të fëmijëve!


Pedofilia


Pedofilia i referohet njerëzve që kanë interesim seksual në fëmijë për t’i abuzuar ata seksualisht në Internet apo në jetën reale. Fatkeqësisht, njerëz të tillë tentojnë të kontaktojnë fëmijët me anë të Internetit siç janë rrjetet sociale, dhomat e bisedës – chatrooms, apo lojërat e ndryshme. Ata pretendojnë se janë dikush tjetër dhe shfaqin interes në fëmijë. Është shumë e rëndësishme që fëmijët të dinë se njerëz të tillë ekzistojnë. Fëmijët nuk duhet kurrë të bëjnë gjëra me të cilat nuk ndihen mirë online apo offline. Pedofilia është proces manipulues për të shtënë nën kontroll fëmijët. Fëmijët duhet ndihen të afërt me prindërit dhe të dinë se mund të bisedojnë me juve nëse janë të brengosur.

Përdorimi i internetit nga të rinjtë ka padyshim nxitje për zhvillim, njohje në fusha të ndryshme ku klikohet për të zgjeruar një material por sigurisht ka dhe anët e errta sidomos kur përdoret nga fëmijët nën moshën 16 vjeç.

Tendenca e fundit për të hapur adresa e-maili dhe për t’u bërë pjesë e rrjeteve sociale ka bërë që fëmijët të rrezikohen nëpërmjet angazhimit të tyre në këto linja, deklaron Policia e Tiranës, e cila vë alarmin se është rritur numri i denoncimeve nga prindërit për shkak të problemeve nga interneti.
Rreziku fillon që në aspektin e përqëndrimit ndaj mësimeve, krijimin e njohjeve të reja në rrjetet sociale, komunikim me shokët ose shoqen e klasës, të cilët mund t’i keqpërdorin fotot që ju kanë dërguar në shënjë besimi kur kanë qenë në vazhdim të një lidhje mes tyre.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës kanë ardhur denoncime të shumta lidhur me fenomenin e Bulizmit që nënkupton sharjet, fyerjet, poshtërimin, kërcënimin, shantazhin, vënien në lojë si dhe keqpërdorimi i fotove në rrjetet sociale.

Këto raste kanë lënë gjurmë tek fëmija që bie viktimë duke krijuar tek ai shenja depresioni që arrijnë deri në mendimin për një vetëvrasje të mundshme.

Specialistë të Krimit Kompjuterik si dhe psikologë të këtij institucioni vënë në pah se këto aspekte janë pjesë e përgjejësisë prindërore si dhe të mësuesve, lidhur me kontrollin në mënyrë të vazhdueshme në internet nga fëmija i tij.

Prindërit shpenzojnë shumë para për blerjen e aparateve celularë të shtrenjtë duke ia dhuruar fëmijës së tyre gjë e cila nuk është e këshillueshme për keto grup mosha pasi vetë ata nuk marrin masa për kufizimin e tyre në internet.

Psikologët pohojnë se nuk është e nevojshme që një fëmijë nën moshën 16 vjeç të përdorë adresa të ndryshme dhe të lihet i lirë për të vepruar, pasi mund të rrezikohet nga shumë faktorë siç janë edhe rastet e pedofilëve


Dhomat e chat-it në internet 

Termi chat room, ose chatroom, është përdorur kryesisht për të përshkruar çdo formë të konferencave sinkron, ndonjëherë edhe konferenca asinkrone. Termi në këtë mënyrë mund të nënkuptojë çdo teknologji që varion nga biseda në internet në kohë reale dhe ndërveprimi në internet me të huajt (p.sh., forume në internet) në mjedise shoqërore grafike plotësisht impresive.

Përdorimi primar i dhomës së bisedave është të ndani informacione nëpërmjet tekstit me një grup përdoruesish të tjerë. Në përgjithësi, aftësia për të biseduar me njerëz të shumtë në të njëjtën bisedë dallon dhomat e bisedave nga programet e mesazheve të menjëhershme, të cilat zakonisht janë të dizajnuara për komunikim një-në-një. Përdoruesit në një sallë të caktuar chatesh zakonisht janë të lidhur nëpërmjet një interneti të përbashkët ose një lidhjeje tjetër të ngjashme, dhe dhomat e bisedave ekzistojnë për një gamë të gjerë temash. Teknologjia e re ka mundësuar përdorimin e ndarjes së skedarëve dhe kamerave për t’u përfshirë në disa programe. Kjo do të konsiderohet një dhomë chati.


Lojrat online në internet


Qeveria  shqiptare ka miratuar një vendim, i cili sanksionon se kompanitë që duan të marrin licencë për  lojrat elektronike në distancë duhet të jenë shqiptare. Sipas vendimit të zbardhur në fletoren zyrtare, cdo person juridik apo bashkim personash juridikë, vendës ose i huaj, që kërkon të pajiset me licencë në kategorinë “Lojëra elektronike në distancë”, duhet të jetë shoqëri aksionare, me seli në territorin e  Republikës së Shqipërisë, e regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Por çfarë janë lojrat elektronike në distancë? Sipas vendimit të qeverisë, lojëra elektronike në distancë”,  janë lojërat e fatit online, ku lojtarët marrin pjesë nëpërmjet përdorimit të komunikimit në distancë, internetit, telefonit, por pa u kufizuar vetëm në to.


Këto lojëra luhen në faqet zyrtare të internetit të subjekteve që marrin liçencë. Por për të marrë këtë liçencë subjektet që duan të zhvillojnë lojra elektronike të distancë duhet të kenë një kapital prej 1.2 miliardë lekësh ose rreth 9 milionë euro.

Sipas vendimit, kompania duhet të deklarojë burimin e kapitalit dhe ajo ose njëri prej aksionerëve të saj duhet të ketë të paktën tre vjet eksperiencë në fushën e lojrave të fatit për të marrë liçencën.

Të gjitha subjektet e lojrave të fatit, liçencohen nga Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit. Sipas përcaktimeve të ligjit, për lojrat elektronike në distancë, tarifa e liçencimit është 200 milionë lekë ose rreth 1.5 milionë euro. Deri më tani në Shqipëri nuk ka asnjë kompani bixhozi të liçencuar për lojrat e fatit online.


Njohjet në rrjetet sociale në internet

Në shoqërinë shqiptare të kohës sonë po bëhen gjithmonë e më prezente realitete të reja sociale që kanë lidhje me rindërtimin e tipologjisë së lidhjeve individuale dhe të marrëdhënieve sociale. Kanë ndryshuar shumë gjëra që kanë të bëjë me përpjekjet sociale, për të vendosur dhe institucionalizuar lidhjet midis njeriut konkret, individit të përvecëm dhe nevojave të modernitetit për organizimin e komunitetit të njerëzve. Që në kohën e sotme më shumë janë virtual dhe të realizuara me njerëz të lidhur nëpërmjet rrjeteve socialë. Në të vërtetë, këto janë probleme të reja sociale, me të cilat po përballet jo vetëm shoqëria jonë, por e gjithë shoqëria njerëzore, globalisht. Kjo është arsyeja që në debatet që zhvillohen sot në vendin tonë, për raportet e njeriut me komunikimin elektronik dhe lidhjet në rrjetet sociale, shpesh ka keqkuptime, herë  individuale por në shumë raste me përmasa sociale.

Kjo për shkak të shfaqjes së bujshme të tendencës së thellë të individualizimit dhe zgjerimit të mënyrave të personalizuara të jetës sociale. Kështu që duhet bërë kujdes kur duam të dallojmë kurbën dhe shkaqet e një tendencë të fortë sociale sic është individualizmi. Qoftë si shprehje elokuente e modernitetit social në Shqipëri, apo e vlerësimit koherent dhe objektiv të realiteteteve tona. Problemi është që sa kjo tendencë e modernitetit individualist të shoqërisë dhe zgjerimi i thellimit të “invidiumit të individit”, është e lidhur me zgjerimin e rrjetit social, shumëfishimin e mundësive të komunikimeve personale, individuale dhe të personalizuara përmes internetit dhe rrjeteve të komunikimit social.

Pyetja që shtrohet është: a është niveli i sotëm i shfaqjes së individualizmit i lidhur me fuqinë e rrjeteve sociale, apo individualizmi në shoqërinë e sotme shqiptare është një realitet sociologjik që nuk është vetëm pasojë e internetit, por e prirjes së përgjithshme të kohës dhe natyrës individualiste, si esencë e modernitetit social?

Padyshim, nga disa sociologë  mendohet se zhvillimi i internetit, zgjerimi i mundësisë së rrjeteve të komunikimit social, është gjetur si “antidot elektronik”,  për të luftuar apo sulmuar individualizmin e thellë të jetës së njeriut. I cili sic duket qartë tashmë edhe në shoqërinë tonë, tenton të bëjë stil të jetës  mënyrën e përvecme, gjithnjë e më të izoluar nga lidhjet dhe komunikimet sociale. Në një farë mënyre, njerëzit nëpërmjet internetit dhe rrjeteve sociale, përpiqen të kompensojnë virtualisht atë sasi të lidhjeve sociale dhe komunikimeve interpersonale që u mungojnë, që nuk i realizojnë dot në jetën e përditshme reale. Padyshim, zgjerimi i internetit dhe shumëfishimi i përdorimit të lidhjeve njerëzore përmes rrjeteve sociale, është reagim i sforcuar elektronik, që tashmë është bërë i mundur dhe i realizuar në “shtëpitë me kabllo”, si mënyra indirekte për të “korigjuar” disa nga patologjitë e shoqërisë moderne.

Padyshim ne duhet të pranojmë se tashmë në shoqërinë shqiptare shfaqen dukshëm dhe janë të hapura të mirat dhe difektet e modernitetit. Ato i kanë dhënë shoqërisë së sotme atë format social, e cila shpesh njeriut i duket herë realitet indiferent  e pastaj ambient armiqësore ndaj “fatit të tij”. Nga ana tjetër, qytetërimi i sotëm shqiptar, nuk mund të jetë jashtë prirjes së thellë universale të shoqërisë moderne, në të cilën në mënyrë të natyrshme janë reduktuar dimensionet dhe veprimet sociale, duke i larguar njerëzit nga angazhimet e gjëra qytetare apo veprimet me “lëvizje kolektive”, që në të kaluarën janë konsideruar si mënyra e vetme për të ndryshuar apo përmirësuar gjërat që ndodhin në shoqëri.

Koha ka krijuar problemet e veta. Shqiptarët që jetojnë në kohën moderne dhe po binden gjithnjë e më shumë, se zgjidhjet e problemeve sociale me reagime kolektive apo veprime me kohezion social e solidaritet të fortë njerëzor, nuk janë gjithnjë të mundura. Mjafton të kujtojmë që edhe për një ngjarje të tillë, sic ishte akti i mostrës pedofile, reagimi civil dhe pjesëmarrja në protestën qytetare ishte pothuaj e vakët. Në kohën tonë problemet kanë ndryshuar kahjen dhe mënyrat e zgjidhjes. Sepse shumë gjëra nuk mund të zgjidhen duke pretenduar të “reformojmë shoqërinë”, për ta kaluar atë nga indiferenca qytetare në reagimin civil dhe angazhimin qytetar, por nëpërmjet reagimit dhe angazhimit individual të qytetarit si individ.

Në këtë kontekst, hapësira e internetit dhe zgjerimi i komunikimeve përmes rrjeteve sociale, është duke u përdorur jo vetëm në komunikimet dhe lidhjet individuale por dhe në formatin e reagimit sociologjik. Duke e vlerësuar sociologjikisht këtë realitet, duhet të kuptojmë të vërtetën që po ndodh në shoqëri, e cila ka prirjen jo aq të bazohet tek shoqëria dhe zgjidhjet sociale, por të kërkojë zgjidhje duke u “qëndërzuar tek individi” si qytetar. Kjo është arsyeja që për të angazhuar qytetarin në cështjet e jetës sociale dhe zgjidhjen e problemeve qytetare, kemi filluar të besojmë në mundësitë që krijojnë rrjetet sociale dhe që përmes komunikimit të shqetësimeve individuale, të krijojmë reagim social qytetar. Kjo është arsyeja pse po ecim, jo aq nëpërmjet shoqërisë reale, se sa duke krijuar komunitetete virtuale. Sociologët që studiojnë fenomenet moderne të jetës elektronike dhe dukurinë sociale të përzjerjes globale të qytetarëve në sistemet e shumta të rrjeteve që mundësojnë lidhjet sociale midis qytetarëve dhe tipologjinë e rrjeteve virtuale mikrokombëtare, mendojnë se kjo rrugë është bërë realitet i duhur social. Sepse, përderisa kemi një publik social indiferent, është e sigurt që do të zgjerohet baza e fenomenit social të krijimit të qytetarisë me bazament të fortë individual dhe gjithnjë e më shumë me “rrënjë të shkulura” sociale.

Komunikimi, dialogu dhe ndihma që qytetarët kërkojnë përmes komunikimeve në rrjetet sociale, është e lidhur me nevojën e krijimit të “komuniteteve virtuale”, që krijohen nga lidhjet në “site” me njëri tjetrin, për të krijuar opinion apo për të patur ndikim virtual në jetën sociale dhe veprimtaritë publike. Në të vërtetë, lidhjet e qytetarëve përmes internetit ,nuk se kanë ndonjë sukses të vërtetë dhe me ndikime reale në jetën sociale. Ndoshta nga që këto lidhje sociale elektronike më shumë bëhen lidhje banale, shpesh me mesazhe tëkotasociale, herë me natyrë të përgjithshme ose me prirje për konformizëm social. Në të vërtetë beteja për krijimin e komuniteteve virtual, përmes internetit dhe lidhjeve përmes kanaleve të rrjeteve sociale, është dukuri e lidhur me faktin që zhvillimet që po ndodhin në shoqërinë moderne shqiptare, kanë sjellë realitete të reja, që tregojnë se koha është faktor madhor që zbeh gjithnjë e më shumë lidhjet praktike dhe sidomos format e vjetra të solidaritetit njerëzor tradicional.

Por pavarësisht arritjeve dhe ndikimeve që ka internet, fuqisë evidente të rrjeteve të komunikimit social, është e pamundur që ato të mund të bëjnë të “tepërt” apo të zëvendësojnë nevojën e njerëzve për lidhje të vërteta sociale, për ndërtimin dhe funksionimin e solidaritetit komunitar, si lidhje konkrete me natyrë humane dhe impakt të vërtetë social. Rrjeti i komunikimeve sociale dhe lidhjet elektronike kanë vlerën e tyre, e cila sidoqoftë nga pikëpamja e ndikimit social është e kufizuar. Kjo është arsyeja që hapësira e përdorimit të internetit, fusha e zgjeruar e lidhjeve sociale që realizohën përmes rrjeteve sociale, nuk mund të bëhen “hapësirë zëvendësuese”, mënyrë për të kompensuar mungesat e funksionimit të komunitetit dhe lidhjeve sociale reale midis njerëzve. Qoftë të lidhjeve interpersonale apo nevojës së natyrshme për një nivel të caktuar të solidaritetit human. Njerëzit nuk mund ta mbajnë shoqërinë në këmbë, nuk mund të organizojnë komunitete duke i patur lidhjet njerëzore vetëm virtualisht, që ata të reduktohen nga qenie të gjalla dhe active, në adresa të ftohta elektronike, me të cilat lidhemi dhe komunikojmë për gjëra që janë virtuale apo periferike. Shoqëritë virtuale në rrjetin social nuk e zëvendësojnë rolin e shoqërisë reale dhe marrëdhëniet e vërteta njerëzore. Kjo sepse në shumë raste komunitetet e krijuara përmes rrjetit social, jo vetëm që janë komunitete virtuale, të paqarta dhe të pakonturuara nga pikëpamja sociale, por janë komunitete të njerëzve pa “territor”, ose sic konsiderohen në sociologji “shoqëri të shterritorializuara”.

Padyshim, zgjerimi i lidhjeve të njerëzve përmes rrjetit social është shkak i individualizmit dhe pasojë që e zgjeron mënyrën individualite të të vepruarit. Në këtë kontekst, lidhjet individuale elektronike nuk janë kurrë të mjaftueshme për të krijuar komunitete qytetare të qëndrueshme. Sepse komunitetet virtuale të krijuara elektronikisht nuk kanë lidhje të qëndrueshme, nuk kanë norma sociale të veprimit të kompaktësuar social, nuk njohin peshën e trusnisë sociale për të vepruar në mënyrë komunitare. Padyshim, është evidente, që interneti dhe lidhjet e personalizuara në rrjetin social, janë forma që nxitin akoma më shumë përhapjen e individualizmit ekstrem. Komunitetet virtuale nuk janë lidhje të qëndrueshme. Njerëzit janë më shumë të lidhur midis tyre me adresa elektronike, por që shfaqen dhe shuhen pa lënë gjurmë të mëdha sociale. Ideja se kjo është mënyra më e mirë e afirmimit të personalitetit individual, shijeve, hobeve, mendimeve personale, të cilat realizohen duke vendosur kontakte me të tjerët përmes rrjetit social, konsiderohet mënyra moderne e socializimit të njeriut të kohës sonë.

Në të vërtetë më shumë se afirmim të individit, rrjeti social mundëson “shmishërimin” e tij, sepse duke e bazuar tërësinë e lidhjeve sociale vetëm mbi bazën e rrjeteve elektronike, individi bëhet abstrakt ose i nominuar thjesht nga një adresë elektronike, që në fakt e mban larg lidhjeve sociale dhe realitetit të vërtetë jetik. Sipas sociologut të njohur Oliver Roy, “Individualizmi nuk sjell pra një diversifikim të përsiatjes dhe të mendimit, as një thellim të krizës, por më shumë një vetkonfirmim të konformizmit, një kërkim të një bashkëpëlqimi normative. Individualizëm nuk do të thotë krijimtari: ka përsëritje të ortodoksisë mëfortseparaqitje idesh vetjake.” (Oliver Roy, “Islami i globalizuar”, f 186)

Është iluzion i keq, besimi se rrjetet sociale janë mjet i mjaftueshëm për ta nxjerrë njeriun nga “izolimi sociologjik”, apo që ato krijojnë mundësi dhe shanse për të patur marrëdhënie sociale të mjaftueshme. Nuk mund të bëhet shoqëria me komunitete virtuale, me “grumbuj individësh” që kanë lidhje elektronike, por nuk kanë lidhje konkrete midis tyre. Megjithë vlerën që mund të kenë lidhjet në internet, marrëdhëniet në rrjetin social, ato sidoqoftë mbeten lidhje që janë jashtë “shoqërisë reale”, larg marrëdhënieve të vërteta sociale…

(Autori është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York)







No comments:

Post a Comment