2018-05-09

Max Weber: “partitë janë në thelbin e tyre të brëndshëm organizata të krijuar në mënyrë të lirë mbi bazën e rekrutimeve të lira duke patur gjithmonë si qëllim kërkimin e votave në zgjedhje për të siguruar poste politike


Sipas një përkufizimi tashmë klasik të Max Weber: “partitë janë në thelbin e tyre të brëndshëm organizata të krijuar në mënyrë të lirë mbi bazën e rekrutimeve të lira duke patur gjithmonë si qëllim kërkimin e votave në zgjedhje për të siguruar poste politike”. Një tjetër politolog i njohur G. Sartori jep një formulim më sintetik: “një parti është një grup politik i identifikuar me një etiketë zyrtare që paraqitet në zgjedhje dhe është i aftë të vendos nëpërmjet zgjedhjeve kandidatët në poste publike”. Ky përkufizim përmban kërkesat minimale të domosdoshme për të identifikuar një parti përkundrejt organizimeve të tjera që synojnë të kryejnë veprimtari politike. Një tjetër formulim më i plotë do të konsideronim përcaktimin sipas të cilit “Partitë politike paraqesin bashkimin e lirë të qytetarëve me qëndrime të njëjta, të cilët, për zgjidhjen e problemeve politike bëjnë propozime programore dhe paraqesin kandidatë për mandate në parlament dhe për poste qeveritare, me qëllim që pas zgjedhjeve të suksesshme të zbatojnë në praktikë programin e tyre”.

Ç’farë kushtesh duhet të plotësoj një organizatë që të përkufizohet si parti politike? Shumica e autorëve kërkojnë që ajo minimalisht duhet të plotësoj këto kërkesa:

– Të ketë struktura të tilla që të lejojnë pjesmarrjen e antarësisë;

– Të jetë në gjëndje të formulojë një program të politikave publike;

– Të ushtrojë veprimtari në më shumë se një palë zgjedhje.

Këto janë kërkesat minimale, por që një organizatë të jetë një parti politike, duhet që ajo të plotësojë disa kritere kryesore politike dhe ligjore:

a) Partia politike duhet të ndikojë në formimin e vullnetit politik duke e shtrirë veprimtarinë e saj në të gjitha fushat e jetës publike.

b) Partia politike duhet të ketë një pjesmarrje të rregullt në proçesin zgjedhor me kandidatët dhe programin e vet politik.

c) Qëllimi politik i çdo partie politike është të fitoj sa më shumë mandate parlamentare në mënyrë që të sigurojë shumicën e duhur për të qeverisur.

d) Partia politike duhet të ketë një organizim të pavarur, të lirë, demokratik, sipas dispozitave kushtetuese të vëndit dhe të rregulluar nga statuti i saj.

No comments:

Post a Comment