2018-05-05

Poema “Adem Jashari” e Ilir Shaqirit ,dje u përurua në Tiranë

Nga Flori Bruqi 




Me një ceremoni të veçantë organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës (LSHK) për nder të Ditës së Dëshmorëve, dje  në Muzeun Kombëtar në Tiranë u promovua poema “Adem Jashari” nga këngëtari dhe shkrimtari i mirënjohur kosovar, Ilir Shaqiri.





Shumë këngë ja kushtoi Adem Jasharit, për komandantin legjendarë, Ilir Shaqiri shkroi edhe libër.
Dje  në akademinë letrare të organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës , shkrimtari shqiptar nga Prishtina Ilir  Shaqiri , në Tiranë  promovoi poemën me titull  "Adem Jashari".


Ilir Shaqiri ka thënë se komandanti Komandati ynë gjithmonë është frymëzim për artin tonë në përgjithësi.


“Komandati ynë gjithmonë është frymëzim për artin tonë në përgjithësi, artin e letërsisë dhe të gjitha artët e tjera këtu në Kosovë dhe kudo që ka shqiptarë”, ka thënë autori librit “Adem Jashari”, Ilir Shaqiri.

Për librin më të ri të Ilir Shaqirit fjalë miradie folën  studiues dhe kritikë letrar nga Prishtina :

prof.Dr.Shyqri Galica, prof.Abdyl Kadolli dhe Mr.sc. Arben Veselaj) dhe Tirana ( Prof.Dr.Kudusi Lame,gjeneral ), ndërkaq aktorët Bujar Asqeriu, Llesh Nikolla dhe Yllka Mujo  recituan pjesë nga vepra "Adem Jashari".


Poema e Ilir Shaqirit e cila u prezantua me rastin e Epopesë së UÇK-së u vlerësua lartë edhe nga recensenti Arben Veselaj.
“Vepra e Shaqirit na zbulon edhe një anë të panjohur të krye heroit të Kosovës, atë që vetëm arti i letërsisë mund të ja zbuloi fytyrën epike të heroit”, ka thënë Veselaj.
Pasi e shfrytëzoi 17 vite në këngë, Ilir Shaqiri tash bëhet shkrimtar për Adem Jasharin

 Ka disa vite qëkur Ilir Shaqiri i është rikthyer pasionit të tij të hershëm për letërsinë.

Para poemës “Adem Jashari” ai ka botuar dy romane “Tan Temali” dhe “Lemza e dheut”, ndërkaq ka botuar po ashtu edhe një libër me studime nga fusha folkloristikës dhe estetikës me titull “Estetika dhe semiotika në krijimtarinë e nënës”.

***


Ilir Shaqiri sot ka promovuar poemën e tij të titulluar “Adem Jashari” pikërisht në ditën e parë të Epopesë së UÇK-së.


Shaqiri që në karrierën e tij ka shumë tekste për figura të rëndësishme të historisë së re të Kosovës ka rrëfyer për momentet që ai ka kaluar bashkë me Adem dhe Hamëz Jasharin.


“Më 5 mars 1998 kam qëlluar në Shtutgart, në atë kohë ishte përgatitur një festival. Për herë të parë në diasporë po bashkoheshin artistë, nga gjitha viset shqiptare. Ishim bërë gati gjithçka, ishin shitur biletat dhe e pamë në televizionin gjerman. Aty nuk shpjegohej shumë, por e pashë se çfarë kishte ndodhur me familjen Jashari. Dhe në bashkëpunim me të gjithë organizatorët vendosëm që të mos mbahet ai festival, i cili nuk u mbajt kurrë më. E kam takuar Bacën Rifat në Shtutgart, pasi atje u mbajt një demonstratë e shqiptarëve. Baca Rifat na jepte zemër neve”.


Shaqiri ka thënë se te Adem Jashari ka parë shumë detaje të luftëtarit Qerqiz Topulli, duke thënë se ai ka qenë frymëzim për komandantin e UÇK-së.


“Adem Jashari ka dashur t’i ngjajë Qerqiz Topullit, e ka emituar, jo vetëm me mjekër por edhe pelerina e Ademit ngjan më gunën e Qerqizit. Ka pasur frymëzim nga filmi i Qerqiz Topullit, shumë, tepër dhe e di saktë nga bisedat”.


“Nëse shohim kronologjinë e ngjarjeve, shohim mjaftë ngjarje nga filmi i bërë më 1980 (Filmi i Qerqiz Topullit)”.


“Duket se emri i Adem Jasharit, komandantit tashmë legjendar, ka kaluar përmasat reale. Derisa e kam shkruar poemin, jam kujdesur që ta gdhend vargun. Figura e Ademit të gjithë ushtarët i mblidhte. Nëse flasim për artin, Hamzën e kishim në mes gjithmonë – një figurë madhështore. Ai që ka dashur një herë të rrijë me Hamzën donte të rrinte përsëri”.


“Ademit kur i thoshim në ansambël merre çiftelinë, thoshte s’është kjo për mua. Hamza dhe Ademi janë dykrenore, të dy bëjnë madhështinë e komandantin legjendar, madhështinë e luftës së UCK-së”.

“Figura e Adem Jasharit, portreti i tij është sa mitik aq i lashtë nëpër historinë tonë. Kur na shfaqet, gjithçka gjen te ai. Figura e Adem Jasharit mbledh gjithë historinë tonë, që prej Gjergj Kastriotit – Skënderbeut”.

****





Ka lindur më 12 Qershor 1960 në Burojë, të Drenicës, Kosovë. Mësimet fillore i ka bërë në Turiçec, ato të mesmet për farmaci në Prizren, të lartat në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prizren e Prishtinë.[3] Eshtë magjistruar në Letërsi Shqipe (Estetikë dhe Semiotikë).

Për herë të parë para publikut doli në vitin 1978 në Shtëpinë e kulturës në Prizren. Në vitin 1983 në festivalin "Rapsodët Këndojnë" në Drenicë merr çmimin e parë nga juria profesionale. Me Shoqërinë Kulturore "Akumulatori" të Mitrovicës në festivalin e Kaçanikut, në vitin 1984, vlerësohet si interpretues i shkëlqyeshëm.

Së bashku me heroin e kombit shqiptar Hamëz Jashari në vitin 1985 kanë formuar Ansamblin folklorik "Drenica", dhe të njëjtin ansambël e kanë udhëhequr deri në vitin 1990. Në festivalin "Theranda 85" vlerësohet për interpretim. Në vitet 1988-1989, mbaroi dy kurse për solokëndim në Tiranë, ndërsa në festivalin "Festarb 1992" në Shkup, festivali i parë ku bashkoi të gjithë krijuesit shqiptarë, ka marr çmimin e parë të publikut.


Morri pjesë në Festivalin e 33-të të Këngës në RTSH (1994) me këngën e Naim Gjoshit, Jam Evropë. Në të njëjtin vit morri pjesë në festivalin ndërkombëtar "Folkmoot USA 1994" në Karolinën e Veriut dhe është nderuar me një çmim special. Në vitin 1995 në festivalin "Kënga Shqiptare" në Prishtinë merr dy çmimet e para, atë të jurisë dhe të publikut, ndërsa në vitin 1997 realizoi filmin televiziv "A.D. – Vite të rëndësishme", me regjisorin Isa Qosja. 


Gjatë vitit 1998 mbajti 109 koncerte në përkrahje të UÇK-së nëpër Evropë: Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Angli, Itali, Norvegji, Suedi, Austri, Holandë dhe Shqipëri. Më 6 mars 1999, si anëtar e Trupës Ushtarake Artistike në kuadër të UCK-së, morri pjesë në përvjetorin e parë të rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, gjatë luftës kundër pushtuesit serb.

****



Ilir Shaqiri është këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Ilir Shaqiri është autor i përmbi 400 këngëve të lehta, popullore dhe folklorike. Ai ka marr pjesë në më shumë se 1000 koncerte dhe përmbi 900 prej tyre janë humanitare. Ai jeton dhe punon në Prishtinë në studion e tijë "Iliria". Ilir Shaqiri ka punuar edhe si redakor ekskluziv ne RTK. Mësimet fillore i ka bërë në Turiqec, ato të mesmet për farmaci në Prizren, të lartat në gjuhë dhe letërsi shqipe në Prizren e Prishtinë. Në vitin 1978 del për herë të parë para publikut në Shtëpinë e kulturës në Prizren. 


Në vitin 1983 në festivalin "Rapsodet Këndojnë" në Drenicë merr çmimin e parë nga juria profesionale. Në vitin 1984 me Shoqërin Kulturore "Akumulatori" të Mitrovicës në festivalin e Kaqanikut vlerësohët si interpretues i shkëlqyeshëm dhe vokal me ardhmëri të sigurt. Me 1985 së bashku me heroin e sotshëm të kombit shqiptarë Hamëz Jashari ka formuar ansamblin folklorik "Drenica", dhe të njëjtin ansambël e kanë udhëhequr deri me 1990. Me 1985 në festivalin "Theranda 85" vlersohët për interpretim.




Në vitin 1988, Ilir Shaqiri publikon albumin e parë "Djem Petrita Ka Rrit Drenica".

Në vitin 1989, Ilir Shaqiri publikon albumet "Luma E Kuqe Ka Lidh Bes" dhe "Falë te qoftë gjaku Kosovë".

Në vitin 1990, Ilir Shaqiri publikon albumin "Fjalet E Qiririt" dhe videoprojektin e parë në botën e kulturës shqiptare "Plisat udhëtojnë kah dielli".

Në vitin 1991, Ilir Shaqiri publikon albumin "Këngë e rrallë" dhe video projektin "kthehu" të gjiruar nga RTSH-Tiranë. Po ne kete vit mbaron dy kurse për solokëndim në Tiranë.



Në vitin 1992, Ilir Shaqiri publikon albumin "Këtu kam folenë" dhe ka marr çmimin e parë të publikut në festivalin "Festarb" 1992 në Shkup, festivali i parë ku bashkoi të gjithë krijuesit shqiptarë.

Në vitin 1993, Ilir Shaqiri publikon albumin "Liri", dhe videoprojektin "Zëri i atdheut". Mori pjesë në festivalin e këngës në RTSH me këngën e Naim Gjoshit Udhët e mia.

Në Dhjetor 1994, Ilir Shaqiri merr pjesë në Festivali i 33-të në RTSH me këngën "Jam Evropë". Po ne kete vit publikon albumin "Tingujt e Zjarrt".



Në vitin 1995, në festivalin "Kënga Shqiptare" në Prishtinë merr dy çmimet e para atë të jurisë dhe të publikut.

Në vitin 1997 realizoi filmin televiziv "A.D-Vite të rëndësishme" me regjizorin Is Qosja.

Në vitin 1998, Ilir Shaqiri publikon albumin "Këtu Shkëlqen Plisi" dhe mbajti 68 koncerte në përkrahje të UÇK-së nëpër Evropë.


Në vitin 1999, Ilir Shaqiri publikon albumin "Thirrja E Shpirtrave". Gjithashtu merr pjesë në përvjetorin e parë të rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, gjat luftës.

Në vitin 1999, Ilir Shaqiri publikon albumin "Çlirimtari".

Në vitin 2000, Ilir Shaqiri publikon albumin "Garda E Kosoves".

Në vitin 2001, Ilir Shaqiri publikon albumin "Këngët E Përngritjes".

Në vitin 2002, Ilir Shaqiri publikon albumin "Bota E Rinise".

Në vitin 2003, Ilir Shaqiri publikon albumin "Kujdes Lirine".

Në vitin 2003, Ilir Shaqiri publikon albumin "Ringjalle".


Në Dhjetor 2005, Ilir Shaqiri merr pjesë në Zhurma Show 2005 me këngën "Dridhe Shkup E Shkoder".

Në vitin 2004, Ilir Shaqiri publikon albumin "Dridhe Shkup E Shkodër".

Në vitin 2005, Ilir Shaqiri publikon albumin "Lugina E Dashurisë".

Në vitin 2007, Ilir Shaqiri publikon albumin "E Di Nje Kenge Per Ty".

Në Dhjetor 2008, Ilir Shaqiri merr pjesë në Zhurma Show 2008 me këngën "Pavaresia (Erdhi Dita E Pavarsis)".



Në Nëntor 2009, Ilir Shaqiri merr pjesë në Çelësi Muzikor 3 me këngën "Baladë Për Nënën".

Në vitin 2009, Ilir Shaqiri publikon albumin "Prane Diellit".

Më datë 15 Shtator 2012, Ilir Shaqiri publikon videoklipin "Moj Evrop".

Më datë 19 Nëntor 2012, Enkelejda Arifi, Kastriot Tusha, Ilir Shaqiri, Selami Kolonja & Nikollë Nikprelaj publikojnë videoklipin "Nën Një Flamur Të Pandarë". Videoklipi u prodhua nga Video Art.

Në vitin 2012, Ilir Shaqiri publikon albumin "Artist I Merituar".

Më datë 22 Shtator 2013, Ilir Shaqiri publikon videoklipin "Maria".



Më datë 8 Maj 2014, Ilir Shaqiri publikon videoklipin "S'bahet Darsëm Pa Flamur".

Më datë 8 Maj 2014, Ilir Shaqiri publikon videoklipin "Priti Skenderbeun".

Më datë 8 Maj 2014, Ilir Shaqiri publikon videoklipin "Tivari Në Gjamë".

Më datë 24 Tetor 2014, Ilir Shaqiri publikon videoklipin "Pyete Zemrën".

Më datë 5 Qershor 2016, Ilir Shaqiri & Nikollë Nikprelaj publikojnë videoklipin "Baladë Per Sali Manin".

Më datë 1 Mars 2018, Ilir Shaqiri & Korab Shaqiri publikojnë videoklipin "Ata U Bënë Dritë". Muzika e këngës u punua nga Korab Shaqiri, teksti u shkrua nga Ilir Shaqiri, ndërsa për orkestrimin u kujdes Korab Shaqiri.

Ilir Shaqiri ka njoftuar se do publikojë së shpejti videoklipin "Nëse Mundesh".

No comments:

Post a Comment