2018-05-16

Pse u vra Ilir Konushevci ?





Ilir Halit Konushefci u lind më 20 qershor të vitit 1969 në fshatin Llugë ( komuna e Podujevës). Ishte fëmija i tretë i Halitit dhe nënës Nazmie. Ishte i martuar me Luljeta Ramadanin nga Ferizaj. kanë një vajzë - Nertilën. Fëmijërinë e kaloi në fshatin e lindjes. Shkollën fillore e kreu në fshatin Lluzhan, të mesmën në Podujevë dhe u regjistrua në Shkollën e Lartë në Ferizaj të cilën nuk arriti ta përfundojë për shkak të aktiviteteve.
Related image


(20 qershor 1969-09 maj 1998 )

Familja e Ilir Konoshevcit u shpërngul nga fshati Konushefc dhe është vendosur në fshatin Llugë të Podujevës. Rrjedh nga një familje me tradita patriotike ku gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte pjesëtarë që u mobilizuan në radhët e forcave progresive. Kjo traditë u vazhdua edhe gjatë luftës së fundit kundër pushtuesit serb ku në radhët e para të UÇK-së, përpos Ilirit, ishte edhe vëllai i tij Saimir Konushefci, i cili dha një kontribut të madh pas legalizimit të UÇK-së në Llap, në shtrirjen, organizimin dhe furnizimin e saj.


 Ishte në moshë te re kur në Kosovë ndodhnin ngjarje të rendësishme,protesta, demonstrata, greva etj., përmes të cilave shqiptarët shprehnin qëndrimet e tyre kundër pushtetit serb, i cili pretendonte të bëhej absolut në Kosovë ne mesin e te cilave e gjejme Ilirin si në Ferizaj, Prishtinë etj.

Image result for afrim zhitia

Viti 1989 mbeti i paharruar për Ilirin; u vranë dy bashkëfshatarët (idolët) e tij, Afrim Zhitia dhe Bedri Sokoli. Në atë kohë Iliri theksonte: “Këto vrasje dhe vrasjet e tjera, do ta forcojnë edhe më shumë moralin dhe idealin tonë në rrugën e çlirimit të Kosovës”.

Fundi i viteve nëntëdhjetë karakterizohet me paraqitjen e jetës plurale, pluralizëm i cili konsiderohej si front legal i organizuar kundër synimeve nënshtruese të okupatorit, ku në këtë lëvizje Iliri dha një kontribut të jashtëzakonshëm, mirëpo, Iliri dhe shumë shokë të tij, shpejt e kuptuan se filozofia e një politike të pritjes është e pasuksesshme. Kështu filluan që të mendojnë për gjetjen e rrugës së mundshme për realizimin e çështjes madhore, lirisë së Kosovës, përmes luftës së armatosur.



Si pasojë e kërkimit të rrugëve të tjera për çlirim, pas bisedimeve dhe konsultave të shumta me 13 maj 1992 , Iliri, së bashku me shokët: Rexhep Uka, Selim Haziri, Naim Hyseni, Lulëzim Podvorica, Naim Haziri, Bejtush Llugaliu dhe Shaip Haziri, themelojnë grupin ilegal apolitik me emrin “Shqiponjat“, i cili do të organizohej për t’iu kundërvënë secilit që drejtpërsëdrejti rrezikonte pasurinë dhe gjërat e njerëzve në Kosovë, por duke mos lënë anash as strategjinë luftarake.. Kjo vërehet në betimin e dhënë, ku thuhet: “Betohem para flamurit dhe para shokëve se detyrat, të cilat i parashtron grupi, do t`i kryej me besnikëri dhe nëse është nevoja edhe jetën do ta jap për realizimin e idealit tonë”.


Ky grup, në vitin 1993 (qershor), bie në kontakt me LKÇK-në. Edhe pse në mes tyre kishte disa dallime të vogla sa i përket mënyrës së organizimit, megjithatë gjendet mënyra për bashkëpunim, sepse të dy palët mendonin se çlirimi i Kosovës mund të realizohej përmes luftës së armatosur. Njësiti “Shqiponjat“ pranon që t`i ndihmojë ata në shpërndarjen e organit të LKÇK-së “Çlirimi”. Ky bashkëpunim zgjati gjer nga fundi i vitit 1993 dhe fillimi i vitit 1994.

Image result for zahir pajaziti .edmon hoxha

Në qershor të vitit 1996 ky njësit bie në kontakt përmes Rrustem Mustafës - Remit, me komandant Zahir Pajazitin dhe nga ajo kohë ishte vazhdimisht krah për krah me të. Zahiri thoshte: “Ia kam lakmi Ilirit për qëndrim, guxim dhe sakrificë”.



Related image

Rrustem Mustafa-Remi (1971- )

Pas vrasjes se Zahirit, Hakifit dhe Edmondit më 31 janar 1997, në fshatin Pestovë afër Vushtrrisë, me sugjerimin e shokëve (Selim Haziri, Naim Hyseni dhe Naim Haziri), kalojnë në ilegalitet në një banesë në Prishtinë për disa ditë dhe nga këtu vendosin që të kalojnë në Shqipëri.


 Nga ajo kohë, Iliri, në rrethanat e krijuara në Shqipëri, ndryshoi formën e veprimit të tij, por duke mos u larguar asnjëherë nga betimi i dhënë për të luftuar gjer në fund për çlirimin e Kosovës.

Image result for adrian krasniqi

Ardian Krasniqi(12 tetor 1972-16 tetor të vitit 1997 )

Atje filloi të bashkëpunojë me bashkëluftëtarët e Zahirit, si me Adrian Krasniqin, me të cilin ishte i pandarë deri në vdekjen e Adrianit., Qerim Kelmendin, Mujë Krasniqin, Ismet Abdullahun, Murat Ajetin etj. Iliri në Shqipëri punoi në furnizimin me armatim në nivel të vendit, detyrë e cila ishte shumë e vështirë.
Image result for luan haradinaj

Luan Haradinaj(17.1.1973-06.05.1997)

Këtë detyrë e kryente kryesisht me Ardian Krasniqin (pas vrasjes së Luan Haradinajt). Pasi formuan rrjetin e bashkëpunëtorëve, Iliri dhe Ardiani disa herë erdhën në Kosovë, me qëllim të riorganizimit të radhëve të UÇK-së, si dhe koordinimit të punëve me rrethet e tjera, sepse pas vrasjes së Zahir Pajazitit shumçka nuk ishte si më parë. Pas vdekjes së Zahirit, Iliri e përfaqësonte ZOLL-in në Shtabin Qendror.
Image result for qerim kelmendi

Qerim Kelmendi


Me 16 tetor 1997 vritet dhe Ardian, gjate nje sulmi te Stacionit te policisë serbe në Kliqinë të Pejës. Vrasja e tij ishte një humbje e madhe për shokët, për UÇK-në e veçanërisht për Ilirin, sepse ata pos të tjerash ishin edhe shokë të pandarë të aksioneve. Pas këtij rasti, Iliri ngarkohet nga shokët me rolin kryesor për sjelljen e armatimit në Kosovë. Gjatë gjithë kohës sa punoi në këtë detyrë, ai hyri në Kosovë mbi tridhjetë herë, duke sjellë armatim të llojllojshëm, nga armët e brezit e deri tek armatimi kundërtank. Iliri, pos që punoi rreth furnizimit me armatim, kontribuoi shumë edhe në sjelljen e eprorëve profesionistë në radhët e luftëtarëve të lirisë.

Related image


Kur pritej që përmes Ilirit në Kosovë të futeshin oficerë të lartë për në UÇK, kur në Kosovë zhvilloheshin ofensiva të ashpra dhe të cilat paralajmëronin një luftë frontale, atëherë kur pritej dhe kërkohej më së tepërmi sjellje e armatimit, derisa ishte duke kryer si çdo herë detyrën e tij me përkushtimin më të madh, u vra në mëngjesin e hershëm (rreth orës 2:00) të datës 9 maj 1998 atje ku me se paku pritej, në një pritë të organizuar nga dora e zgjatur e pushtuesit serb, së bashku me mjekun Hazir Malaj, derisa udhëtonin për në Bajram Curr, me një kamion të ngarkuar me armatim. Vrasja e Ilirit shkaktoi një humbje të madhe për tërë vendin e në veçanti për UÇK-në dhe Shtabin e saj Qendror. Dëshmori Ilir Konushevci në radhët e UÇK-së shkroi rreshta të pashlyer në historinë tonë kombëtare, ishte ndër themeluesit e UÇK-së në Llap dhe është njëri ndër themeluesit dhe mbështetësit e sektorit të logjistikës për UÇK-në në përgjithësi dhe per ndere te Tij Komanda e Logjistikës së TMK-së, me krenari e mban emrin Tij..


****

Image result for izet haxhia

Çka tha Izet Haxhia?

“Autorët e vrasjes së Ilir Konushefcit dihen kanë qenë vëllezërit Bislim e Agim Demiri dhe disa të afërm të tyre. Bislim Demiri ka qenë një bashkëpunëtor i njohur i UDB-së serbe që në kohën e embargos ndaj Jugosllavisë, kohë kur ky person hynte e dilte lirshëm ne Kosovë duke bërë kontrabandën e naftës, por e rëndësishme është të dihet se kush ishin urdhëruesit e kësaj vrasje. Ilirin kam pasur fatin ta takoj tek kulla e Haklajve në vitin 1998 dhe në bisedë e sipër, ai i zemëruar tha se ose do më vrasin ose do t’i vras ata në Tiranë dhe kishte fjalën për grupin e “Rognerit” të cilët po i nxirrnin njëmijë pengesa në furnizimin me armë të luftëtarëve në front të UÇK-së. Si duket grupi i Rognerit u tregua më i shpejtë me ndihmën e Klosit dhe e eliminuan këtë luftëtar te madh, patriot e të ndershëm te Kosovës”,- u shpreh Haxhia.


Image result for qerim kelmendi


Qerim Kelmendi zbulon detaje të reja për rastin e vrasjes së Ilir Konushevcit!


Njëri nga ish- ushtarët e UÇK-së, Qerim Kelmendi ka kërkuar që edhe një herë të rinis hetimi për vrasjen e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës. Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se ky hetim do të konkretizohej vetëm nëse Xhavit Haliti e Raif Gashi, tregojnë emrat e tre personave, që ishin në bashkëudhëtim të transportit me armë, pra që të tregojnë emrin e oficerit të SHIK-ut, që ishin në makinë me Ilir Konushevcin e Hazir Malën.


Kelmendi ka shtruar një varg pyetjesh, që sipas tij, do të mund të zgjidhnin këtë enigmë.
Shënimi i plotë i tij:

HETIMET PËR VRASJE TË ILIR KONUSHEVCIT DHE HAZIR MALËS DUHET TË RINISIN

Hetimet për vrasje të Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës, më 9 maj 1998, në Shqipëri, konkretizohen nëse Xhavit Halit dhe Raif Gashii tregojnë emrat e 3 personave, qe ishin në bashkudhtim të atij transporti me armatim, pra tëtregojnë emrin e oficerit të SHIK-ut (të Shqipërisë) që ishte në makinë me Ilir Konushevcin dhe dr. HazirMalen, dhe t’i tregojnë emrat e dy personave që kanë qenë në kamion!

Përse nuk i kanë treguar dhe nuk i tregojnë emrat e tyre, që të riaktualizohen hetimet dhe të mënjanohen dyshimet, edhe ndaj tyre!?

Para se të nisesha në Gjermani (fundi i prillit 1998), isha njeri nder bashkë-drejtuesit e Logjistikes se UÇK-së në Shqipëri.

Sabotimet dhe arroganca e Xhavit Halitit imponuan shkëputjen edhe të marrëdhënieve komunikuese me te, sepse marrëdhënie pune nuk kishim kurrë. Ne nuk dinim çfarë pune bënte ai. Xhaviti vetëm po na përçante dhe po na sabotonte.

Kishte arritur që grindjet dhe përçarjet ti përcillte edhe brenda radhëve tona në Kosove, në bërthamat e pakta që kishim. Për rrjedhojë u dakorduam me Ilirin dhe Dilaverin, meqë Adrianin na ishte vrarë në akscion, se nuk shkohet më tutje me konflikte të brendshme dhe morëm vendim të mos bashkëvepronim fare me Xhavitin e Azemin. Nuk ja vlente te humbisnim kohë me ta.
Edhe Iliri ishte kategorik që unë të merrja pjesë në Mbledhje të përgjithshme të Lëvizjes, sepse kishim bindjen se aty do ti shtronim problemet që i kishte UÇK-ja, të shkaktuara nga ca parazit dhe sabotatorë, në krye me Xhavitin.

Këta, fal afërsisë që kishin krijuar me kryeministrin Nano, na shantazhonin, na bllokonin dhe kishin arritur deri aty, sa përmes Drejtorit të policisë, na vinin prita edhe me njësi speciale të policisë.

Ata na maltertonin edhe fizikisht, na çarmatosnin dhe kishin shkuar aq larg në veprime anti-kombtare, sa na e bllokonin dhe na konfiskonin edhe bukën dhe ata pak domate e djathë qe ua dërgonim vullnetarëve, të cilët vinin për të marrë armë.

Nejse, ky ështënjë kapitull tjetër tragjik, që do të duhej ta dinë shqiptarët e Shqiperise, se çfarë torturash kanë ushtruar ndaj nesh forcat e policisë speciale të Shqipërisë.
Kur të shtojmë edhe fatkeqësinë, se tek disa tropojanë ka dominuar një klimë armiqësorë ndaj nesh, të cilën e sfiduam me trimëri, por me pasoja…

Pasi shkova në Zvicër e Gjermani, aty po ndodhte një përplasje e egërsuar në Kuvendin e Lëvizjes, sepse një pjesë, marioneta të Xhavitit,bënin çmos për të mos lejuar pjesëmarrjen time në Kuvend.

Ishte një goditje e madhe morale e shpirtërore, sepse u ndieva i befasuar, se si në kuadër të LPK-së paskësh anëtarë që po i bezdiste një njeri që vinte nga brenda, që ishte pjesëmarrës i aksioneve guerile të UÇK-së në Kosovë.

Gjithë kjo paraqitje ka të beje me vendimet që kishim marrë, që aty e tutje (prill 1998) të mos kishim kurrfarë bashkëveprimi me Xhavitin dhe stafin e tij, dhe se, të gjitha detyrimet që kishim për ushtarët brenda, ti përmbushnim vet, siç i kishim bërë deri me tani.

***

Më 9 maj 1998, pasi na ka ardhur lajmi i kobshëm, në kohën kur po mbahej mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm LPK-së, për vrasje të Ilir Konushevcit (për vrasje edhe të Dr. HazirMalës jemi informuar më vonë), jam befasuar se si ka ndodh që Iliri ka pranuar me bashkëpunua me ekipin e Xhavitit.

Kronologjia e ngjarjes duhet te fillohet me shpjegimin e këtyre detajeve:
1. Iliri kthehet nga kufiri(Tropojë), ku kishte dërgua një arsenal armesh, shkon në Golem, ku e kishte Bashkëshorten dhe Vajzën.

2. Sapo futet në dush për tu pastruar, Bashkëshortja e lajmëron se ka një telefonatë. Iliri e pyet kush është.Ajo i përgjigjet: Raif Gashi. [Për detajet tjera mund tëinformon Luljeta, Bashkëshortja e Ilirit.]

3. Pra, filli i hetimit të rrjedhave të fundit duhet të niset prej Raif Gashit, si e ka bindur ai me marrë armatim që e posedonte Ekipi i Xhavitit dhe AzemSyles.

4. Pastaj Raif Gashi shpjegon detajet tjera, se kush ka qenë iniciatorë që ka hapur zemrën për ti dhënë armatim Linjës sonë, kur këto lidhje ishin ndërpre.

5. Ku e kanë marrë kamionin?

6. Kush ishin dy personat, vozitësi dhe shoqëruesi i kamionit?

7. Kush e takoj Ilir Konushevicin me oficerin e SHIK-ut, i cili ishte angazhuar nga Xhaviti që ta përcjelltë ketë transport?

8. Cilët ishin personat që e ngarkuan kamionin me armatim dhe në cilën orë u nisen kamioni me shoferë e shoqërues?

9.Në makinë, e regjistruar në emër të Raif Gashit, që Raifi ia kishte dhënë Ilirit që ta përcjellte kamionin, ishin edhe Dr. HazirMala dhe oficeri i SHIK-ut, që ishte caktuar nga Xhaviti që ta bënte shoqërimin e këtij transporti. Kush ishte oficeri i SHIK-ut? Ky, që ka mbijetuar pritën vrastare, duhet të rrëfen për ngjarjen, për mënyrën si janë vrarë Iliri dhe Haziri, dhe si është vrarë njëri nga kriminelët, që kishin zënë pritën.

10. Kush janë emrat edhe të dy pjesëtarëve të UÇK-së që ishin në kamion, pos shoferit, shoqëruesit të tij, që duhet të kenë qenë njerëzit e Xhavitit?

11. Këta persona e kanë mbijetuar pritën, dhe në krejt atë katrahurë, duhet t’ua kenë dhanë kamionin me armatim kriminelëve. Ata, pasi e kanë shkarkuar armatimin, pas një kohe të gjatëe kanë kthye kamionin. Kujt ia kanë dorëzuar?

12. Individët që ishin në kamion duhet të dëshmojnë për ngjarjen, si kanë shpëtuar vet, a kanë qenë në momentin kritik afër Ilirit e Dr. HazirMales, a është lënduar ndonjëri nga ata dhe kur kanë vendosur me u kthye në Tiranë, me çka kanë udhëtuar nga ai vend i krimit, ku i kane lanë Ilirin e Haziri?

13. Kush i ka grumbulluar këta persona, dhe kush nga këta duhet të ketë urdhëruar që të mos lajmërohej policin, as ne stacionin më tëafërt(Fush-Arrëzë) e as ne Tiranë?

14. Ku e kanë dërgua kamionin, ku janë takuar pastaj Xhaviti dhe Raif Gashi dhe çfarë kanë vendosur, ose kush e ka marrë vendimin që kjo ngjarje të heshtet?

15. Ka mbretëruar frika, se mos këta tre veta, që e kanë mbijetuar pritën vrastare, mos po rrezikohen nga kriminelët, ose ka qenë urdhër se misioni i tyre ka përfunduar me aq?

16. Përse Raif Gashi nuk ia ka tregua hetuesisë emrat e shoqëruesve të Ilirit e Hazirit, respektivisht përse hetuesia nuk duhet ti ketë marrë në pyetje fare Raif Gashin, Xhavit Halitin dhe Azem Sylën!?

17. Përse hetuesia ka ndërpre hetimet (nga se Ibrahim Kelmendit duhet ti jetë thënë nga Kryeprokurori Sallaku, se vet kryeministri Nano ka urdhëruar të mos bëhen hetime)!?

Siç mund të kuptohet, unë nuk po drejtoj gishtin ndaj askujt, por dua të kontribuoj që kjo ENIGMË të zbërthehet nga institucionet kompetente dhe ta gjykojë Drejtësia shqiptare – që ta rikthen në vend nderin e humbur për këtë rast!

F.B

No comments:

Post a Comment