2018-05-14

Ramush Haradinaj priti në takim një delegacion të diasporës shqiptare

Image result for ramush haradinaj


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim një delegacion të përfaqësuesve të shoqatave, intelektualëve dhe biznesmenëve nga diaspora, me të cilët ka biseduar për nevojat dhe mbështetjen e Qeverisë së Kosovës ndaj kësaj pjese të shoqërisë sonë. Delegacioni përbehej nga përfaqësues nga diaspora në Gjermani, Austri, SHBA, Suedi, Zvicër, Angli dhe Greqi, të kryesuar nga Ragip Ramaj.

Kryeministri ka vlerësuar lartë rolin dhe kontributin e diasporës kosovare gjatë viteve të rezistencës dhe luftës për liri. Kjo mbështetje dhe ky kontribut e obligon Qeverinë dhe institucionet tona që të ruajnë kujdesin dhe angazhimin për të përmbushur nevojat dhe kërkesat e tyre, ka thënë Kryeministri Haradinaj në këtë takim.


“Kosova ka rrugëtuar në të gjitha këto etapa me mundin e të gjithë neve. Mërgata jonë ka themele të kësaj që është arrit në Kosovë dhe në vende të tjera. Kosova tashmë e ka një realitet tjetër, tejet të afërt me rrugën e saj evropiane. Qeveria e Kosovës në veçanti është e angazhuar të krijoj kushtet që diaspora të sjell në Kosovë kapitalin dhe dijen e fituar ne vendet e zhvilluara”, ka thënë kryeministri Haradinaj dhe ka vlerësuar se nismat nga diaspora do të kontribuojnë edhe në zhvillimin ekonomik dhe të mirëqenies së qytetarëve tanë.

Përfaqësuesit nga diaspora kane ngritur nevojën për mbështetjen institucionale nga Republika e Kosovës për hapjen e një kanali televiziv për diasporën.

“Në emër të mërgatës, shoqatave, veprimtarëve nga diaspora ju falënderojmë për pritjen. Ne po kërkojmë një kanal televiziv për mërgatën shqiptare, për t’i pasqyruar të gjitha të arriturat dhe aktivitetet tona. Është mërgatë e madhe dhe na duhet një kanal televiziv, andaj kemi vendos me kërku ndihmë të gjitha institucioneve”, tha Ragip Ramaj përfaqësues nga diaspora.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka premtuar angazhimin dhe zotimin e tij personal që kjo dhe kërkesat tjera të diasporës të marrin vëmendjen e duhur të Qeverisë së Kosovës dhe ato të realizohen në afate optimale.


***
Haradinaj: Diaspora ka dhënë kontribut në forcimin e shtetësisë së Kosovës


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka takuar bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në Republikën e Sllovenisë. I pranishëm ishte edhe ambasadori i Kosovës në Slloveni, Nexhmi Rexhepi.

Haradinaj tha se bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në Slloveni kanë dhënë kontribut të çmuar në forcimin dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.


“Duke ditur rolin e rëndësishëm të diasporës në të gjitha etapat e shtet ndërtimit të Kosovës, Qeveria është kujdesur që të jetë sa më afër kërkesave të bashkatdhetarëve tanë në diasporë, përmes mekanizmave brenda vendit dhe ambasadave të Kosovës në botë”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se diaspora jonë në Slloveni ka qenë urë lidhëse dhe e forcimit të miqësisë me shtetin slloven.

Kryeministri tha se Qeveria e Kosovës do të jetë afër tyre përmes lehtësimit të procedurave për investimet nga diaspora, në mënyrë që zhvillimi i afarizmit të tyre të jetë i suksesshëm dhe në të njëjtën kohë të ndihmojë edhe zhvillimin ekonomik të vendit.

No comments:

Post a Comment