2018-05-16

Speciale e ditës : CIA , Evropa , shqiptarët dhe Ballkani

Nga Flori Bruqi



Image result for flori bruqi


Si do të jetë Europa në 2035

Kosova, Çamëria dhe një pjesë e Maqedonisë i bashkohen Shqipërisë. Modeli i ri gjeografik, kontinenti “plak” mes ndarjeve dhe bashkimeve, ja modeli i ri i servirur nga shërbimet sekrete ruse dhe amerikane.


Harta me mbishkrime cirilike e Evropës perëndimore në vitin 2035. Ja disa shpjegime

Në veri ishujt britanikë ndahen në shtete më vete: Anglia (në jug), Skocia (në veri), Irlanda (në veri-perëndim).

Në verilindje të Evropës perëndimore krijohet Bashkimi Holandez dhe Valonia.

Brenda Francës krijohen shtetet e Lotaringjisë (në perëndim bashkë me Gjermaninë), Piemonti Arab në jug, ishulli i pavarur i Korsikës (kafe e thellë).

Brenda Spanjës, do jenë Konfederata Spanjolle, Vendi i Baskëve (në veri) dhe Katalonia (në perëndim, e gjelbër e errët) me territore nga Spanja dhe Franca.

Në jug-perëndim të Italisë pasqyrohet një pjesë e ishullit të shtetit të Sardenjës (ngjyrë kafe e çeltë).



Harta me mbishkrime cirilike e Evropës qendrore në vitin 2035. Ja disa shpjegime:

Italia (në juglindje) ndahet në shtetet e Ligës së Veriut (ngjyrë e kuqe e thellë), Italisë së Jugut (blu), ishullit të Siçilisë (në jug-perëndim, e gjelbër e e errët) dhe të Sardenjës (në perëndim, shih hartën e mësipërme).

Në Ballkan, në lindje të Italisë, “zhduket” organizmi shtetëror i Bosnjë-Hercegovinës, që ndahet mes Kroacisë (veriperëndim, ngjyrë e gjelbër e hapur) dhe Serbisë (në lindje të Kroacisë, e gjelbër e mbyllur). Në jug të Serbisë, Kosova dhe Maqedonia perëndimore i bashkohen Shqipërisë (me të kuqe). Analistë amerikanë dhe turq nuk përjashtojnë mundësinë që pas vitit 2035 edhe territoret e banuara nga shqiptarët etnikë çamë përreth Janinës deri në Prevezë në Greqi t’i bashkohen Shqipërisë.

Në veri të Serbisë, Hungaria (e kuqe e murrme), mund të rimarrë pjesën rumune të Transilvanisë (në lindje) dhe gjithashtu Banat-in e Veriut (territor i Vojvodinës së sotme brenda territorit të Serbisë).

Polonia (veri, e gjelbër) mund të humbasë zonat etnike gjermane – Pomeraninë dhe Silezinë (në lindje të saj, ngjyra kafe).

Në verilindje të Polonisë (midis saj, Lituanisë dhe Rusisë, po ngjyra kafe e Gjermanisë), krijohet Prusia Lindore (aktualisht distrikti rus i Kaliningradit).

Brenda Ukrainës Perëndimore (blu) dhe Polonisë (e gjelbër), dhe Rumanisë (e verdhë) ka disa ndarje dhe bashkime.



Harta me mbishkrime cirilike e Evropës lindore në vitin 2035. Ja disa shpjegime:

Federat Ruse (me të kuqe) merr rajonin Narva (veri) në Estoni, Letoninë lindore, Bjellorusinë, zonat ukrainase Donbas, Krime, Transistrian e Moldavisë.

Tejet e ndërlikuar harta në Kaukaz (juglindje).


Kufijtë në dukje të paprekshëm të vendeve evropiane janë edhe më pak të qëndrueshëm se sa ishin në kohën e vet kufijtë e jashtëm të Perandorisë Romake, ose të Bashkimit Sovjetik. Harta politike e planetit po ndryshon gjithashtu si ekonomitë e vendeve të botës, popullsia ose situata mjedisore. Problemi qëndron në faktin se kufijtë politikë janë gjithmonë më tepër fiktivë se situata reale. Po ajo Perandori e Shenjtë Romake formalisht ka ekzistuar deri në fillim të shekullit të 19-të, ndonëse asnjëherë jo që nuk ishte perandori, por as edhe një shtet unik. Ose Somalia e sotme – shtet ekziston vetëm në formularët e OKB-së dhe në hartat politike ndërkombëtare, ndonëse, në të vërtet, ky territor përbëhet nga disa dhjetëra formime pseudo-shtetesh të paqarta.

Kontinenti evropian, me gjithë fuqinë në dukje ekonomike dhe civilizuese në dhjetëvjeçarët e fundit po pëson edhe më tepër ndryshime se sa pjesët e tjera të botës. “Thyerja” është ekonomike (qendra botërore e ekonomisë po zhvendoset në Azinë juglindore), demografike (Evropa po plaket shpejt), etnike (multikulturalizmi është bërë fenomen pothuajse i pakontrollueshëm) dhe mendore (ndryshojnë orientuesit e vlerave). Për këtë fakt dëshmojnë punimet e Toffler-it, Brzezinski-t, Huntington-it, për këto fakte mund të konsultohen burimet e hapura të CIA-s (Agjencia Qendrore e Inteligjencës e SHBA-së), GRU-së (Drejtoria e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes e Rusisë), dhe të një numri institucionesh studimore. Sot, Evropa po jep shenja që kufijtë e saj në të ardhmen e afërt do të pësojnë ndryshime kardinale. Pasi është analizuar seria e burimeve të hapura dhe është bërë një punë e madhe, është përpiluar harta e gjasshme e Evropës të modelit të vitit 2035. Është e kuptueshme se shkalla e ndryshimeve të supozuara në raste të ndryshme varet nga shumë faktorë, të cilat është e pamundur për të llogariten me saktësi 100 për qind. Megjithatë, probabiliteti zero i ndryshimeve territoriale në çdo shembull të sjellë ka mundësi të jetë, duke u bazuar në precedentin, por gjithashtu në krahasimin e hipotezave nga dy apo më shumë burime të pavarura. Në këtë mënyrë, u përpilua harta, e cila si zor “do të realizohet” 100 për qind, por vetë ndryshimet në këtë drejtim ka të ngjarë të ndodhin në vitin tashmë relativisht jo të largët 2035.

Evropa perëndimore

Pothuajse është e sigurt se ndryshimet do të prekin ishujt britanikë, dhe pikërisht me ta, në fakt, do të fillojnë ndryshimet e mëdha territoriale në Evropë. Tashmë në vitin 2013, sipas referendumit, nga Britania e Madhe mund të ndahet Skocia. Duke pasur parasysh faktin se nacionalistët skocezë tani përbëjnë shumicën parlamentare në Edinburg, gjasa e këtij skenari është e madhe. Me daljen e Skocisë nga bashkësia, vetë emërtimi “Britania e Madhe” do të humbasë kuptimin fillestar. Për më tepër, rënia e Skocisë, ka të ngjarë të rrisë tendencat separatiste në Olster, gjë që në perspektivë mund të çojë në bashkimin e të gjithë Irlandës (ose hyrjen e Olster-it në përbërje të Irlandës mbi baza federative). Me këtë rast Uellsin (duke pasur parasysh afërsinë etnike dhe mendore me Anglinë “kontinentale”) Londra me siguri do t’ia dalë mbanë ta ruajë.

Ndryshime të rëndësishme do të prekin gadishullin Iberik. Kriza në rritje ekonomike-financiare (papunësia në Spanjë tani është më e larta në BE) do të çojë në aktivizimin e proceseve të decentralizimit, në radhë të parë midis baskëve dhe katalanasve. Pikërisht këto dy etnose kanë lidhjet etnike më të vogla me kastilianët, prandaj probabiliteti i daljes si minimum i dy shteteve të reja – Vendet e Baskëve dhe Katalonjës, – është tejet i lartë. Është plotësisht e sigurt që rajonet e tjera Madridi të jetë në gjendje t’i mbajë, ndonëse nga pikëpamja e bashkëjetesës politike Spanjës do t’i duhet të kalojë në organizim federativ, ndoshta, edhe konfederativ.

Ndryshime edhe të mëdha në të ardhmen e afërt presin Francën. Vendi po pëson ndryshime kolosale multikulturore dhe social-politike, të cilat në të ardhmen mund të dobësojnë dukshëm pushtetin qendror. Në thelb, sot dihet tashmë se etnosi francez nuk mund të tresë dhe asimilojë popullsinë me ngjyrë të ish-kolonive të veta. Në proceset e sotme migruese dhe demografike, shumica e bardhë franceze në vitin 2035 do të ndikojë në rezervatet territoriale në territorin e vet. Prandaj, një nga variantet e zgjidhjes së problemit etnik është “prerja” e një pjese të territorit më të populluar me etnoset e ardhura (me dërgimin e mëpasshëm atje të popullsisë me ngjyrë). Në ditët e sotme, në mënyrë organike ky territor formohet rreth Marsejë – Piemontit dhe pjesës së Burgundisë jugore. Prandaj, ka gjasa që pikërisht atje në vitin 2035 të shfaqet një shtet arab islam. Përveç kësaj, me dobësimin e pushtetit qendror, mund të hamendësohet se një pjesë e Akuitanisë do t’u kalojët baskëve, kurse popullsia e Lorenës a Lotaringjisë (me qendër në Strasburg) mbi baza federative do të hyjë në përbërje të Gjermanisë. Në këtë situatë, është plotësisht e sigurt që pavarësinë do të mund ta arrijnë edhe korsikanët – shqetësimi shekullor separatist i Francës.

Me Beneluksin gjithçka është mjaft e thjeshtë. Flamandët dhe valonët gjithsesi do të ndahen më vete, deri tani problemi ka mbetur vetëm në kryeqytetin e Belgjikës – Brukselin, i cili duke qenë flamand nga popullsia, ndërkaq ndodhet në territorin valon. Në çdo rast, “likuidimi” ka të ngjarë të ndodhë në mënyrë paqësore, kurse flamandët do të hyjnë në një bashkim (minimumi, ekonomik) me Holandën.

Evropa qendrore

Sipas burimeve të analizuara, këtu ndryshimet do të jenë jo më të pakta . Është i madh probabiliteti që gjithsesi të shembet Italia unike (kufiri do të kalojë nëpër skajin jugor të Toskanës dhe Emilia-Romanjës). Në këtë rast, nismëtare e ndarjes do të jetë, Italia e veriut, e cila do të krijojë një federatë si të Gjermanisë apo Zvicrës. Italia e jugut që është më e dobët, me siguri humbet Sardenjën dhe Sicilinë, të cilat gjithashtu do të shpallin pavarësinë e tyre. Megjithatë, italianët do të ruajnë marrëdhënie më të ngushta, dhe pavarësia e të gjitha rajoneve do të jetë më formale dhe e bazuar në shpërndarjen e “tortës” së buxhetit.

Ndryshime thelbësore duhet të ndodhin edhe në Ballkan. Me forcimin e faktorit islamik (sidomos në Francë), ka të ngjarë që në Evropë të lindë lobi për likuidimin e organizimit shtetëror të Bosnjë-Hercegovinës. Territori i vendit mund të ndahet midis Serbisë dhe Kroacisë (etem atëherë kur Beogradi dhe Zagrebi prapëseprapë do të mund të gjejnë gjuhën e përbashkët). Si një kompromis për Ankaranë, do të ndodhë bashkimi politik i Shqipërisë, e cila përveç bashkimit me Kosovën mund të marrë rajonet perëndimore të Maqedonisë (duke pasur parasysh faktin se është 30 të popullsisë së vendit e përbëjnë shqiptarët etnikë, kjo gjë është më se e sigurt). [Analistë amerikanë dhe turq nuk përjashtojnë mundësinë që pas vitit 2035 edhe territoret e banuara nga shqiptarët etnikë çamë përreth Janinës deri në Prevezë në Greqi t’i bashkohen Shqipërisë – “Investigim”]

Kufijtë e saj gjeografikë mund t’i zgjerojë në shkallë të konsiderueshme Hungaria, e cila në një konjukturë të favorshme politike, mund të rimarrë pjesën rumune të Transilvanisë dhe gjithashtu Banat-in e Veriut (territor i Vojvodinës së sotme brenda territorit të Serbisë).

Ngjarje edhe më të trishtuara (natyrisht, në ndarjet e pafavorshme politike-konjukturore) mund të prekin Poloninë. Vendi mund të humbasë zonat etnike gjermane – Pomeraninë dhe Silezinë, me kushtin e marrëveshjeve ndërmjet Moskës dhe Berlinit – edhe rajonet e saj verilindore (Rusia në këtë rast mund t’u japë gjithashtu gjermanëve distriktin e Kaliningradit).

Ukrainës Perëndimore nga Polonia mund t’i shkojë një pjesë e territorit të njësive administrative të Karpateve dhe Lublinit të sotëm. Në këtë mënyrë do të minohej uniteti ideor midis Lvivit (i cili në vitin 2035 mund të bëhet kryeqyteti i Galiçinës) dhe Varshavës.

Nga rajonet e tjera perëndimore të Ukrainës së sotme, pavarësinë mund të fitojnë rutenianët, ndërkaq njësia administrative e Çernovicit, si kompromis ka gjasa të të jetë në përbërje të Rumanisë.

Evropa lindore

Fillojmë me pjesën e saj veriore. Sipas parashikimeve, ndryshimet territoriale nuk duhet të prekin Skandinavinë (madje çështja e përkatësisë së ishujve Åland me popullsi mbizotëruese suedeze ka treguar historikisht se Evropa protestante di t’i zgjidhë praktikisht të gjitha divergjencat). Por ndryshime mund të ndodhin në Pribaltik. Me dobësimin e unitetit evropian, si dhe me forcimin e Gjermanisë gjithashtu, një pjesë e territoreve me popullsi dominuese ruse (rajoni Narva në Estoni, Letonia lindore me qendër në Daugavpils) mund t’i kalojnë Rusisë. Në këtë plan ka rëndësi fakti që Lituania s’bën gjë tjetër vetëm sa siguron ekzistencën, duke humbur kufirin e përbashkët me Federatën Ruse.

Bjellorusia përgjithësisht nuk do të jetë më. Ajo praktikisht dhe tani nuk ekziston, kurse në vitin 2035, kjo provincë etnike mund të jetë në përbërje të Rusisë, ashtu si provincat e Uralit ose Povolzhjes. Ndryshime të rëndësishme mund të ndodhin edhe me Ukrainën. Me ndarjen e mëtejshme politike të vendit, nga Kiev mund të shkëputen Donbasi, Ukraina jugore dhe Krimeja. Për më tepër, pozicioni me dy gjysma në Ukrainën qendrore mund të çojë në atë që uniteti i sotëm politik midis Lvivit dhe Kievit mund të shkatërrohet, dhe vendi të kthehet drejt kufijve orientues të mesit të shekullit të 17-të. Me humbjen e Transilvanisë, Rumania mund të marrë jo vetëm Moldavinë (pa Transnistrian ose ndryshe, Pridnjestrovjen e cila do t’i kalojë Federatës Ruse), por dhe pjesa jugore e rajonit të Odesës.

Ndryshime të mëdha do të prekin edhe Kaukazin (ndoshta, rajoni më pak i parashikueshëm). Është e vështirë që Rusia do të jetë në gjendje të mbajë republikat e e Kaukazit verior (në radhë të parë, kjo ka të bëjë me Dagestanin, Çeçeninë dhe Ingushetinë). Një numër nismash aktuale të Kremlinit, për shembull, nënat asistenca sociale që jepet për nënat vetëm në rajonet me lindshmëri të ulët (d.m.th.., jo-myslimane) ose refuzimi i buxhetimit drejtpërdrejtë të Çeçenisë – gjithmonë e më shumë do të çojë drejt asaj që “lamtumira” me republikat do të jetë e pashmangshme. Çështja shtrohet vetëm se në ç’ formë dhe me nismën e kujt. Në vitet 1990 procesi kaloi nga poshtë dhe pikërisht nga Kaukazi. Tani ndarja mund të ndodhë “stalinçe”, me shkëputjen e rajoneve malore më të populluara, me këtë rast, jo sipas kufijve ekzistues administrativë, por, për shembull, përgjatë lumit Terek.

Në Kaukaz, Abhazia (duke pasur parasysh popullsinë e saj të vogël) mund të hyjë administrativisht në përbërje të qarkut të Krasnodarit, të vetë Gjeorgjisë (me kusht që atje të vendoset një regjimi kukull) si kompromis do t’i kthehet Osetia e Jugut. Zgjidhja e çështjes së Karabah-ut mundur është e mundur vetëm me vendosjen e një kufiri të përbashkët midis Rusisë dhe Armenisë. Midis planeve të ndryshme është hasur, , për shembull, varianti i krijimit të një “korridori transporti”. Megjithatë, në këtë rast, vetë Gjeorgjisë do t’i duhet të ndahet në Gjeorgji Lindore dhe Perëndimore (duke ndarë, minimumi, Kahetinë nga Tbilisi). Në këtë rast duhet marrë parasysh edhe faktori turk. Në rast të një dorëzimi politik të Karabahut, Ankaraja do të kërkonte preferenca të përcaktuara. Këto mund të jenë lëshime territoriale si në Siri (por kjo saktësisht nuk është Evropa), ashtu dhe në Bullgari, ku përqindja e popullsisë turke është e konsiderueshme.

Përfundim

Nuk duhen marrë shumë seriozisht këto ndryshime territoriale. Edhe një herë, ato mund të jenë të mundura vetëm me ndërthurjen e një numri të madh faktorësh – dhe në radhë të parë, të mungesës së stabilitetit social-politik në kontinentin evropian Megjithatë, gjasa që në vitin 2035, harta politike e Evropës do t’i afrohet modelit të mësipërm, ekziston. Dhe kjo duhet, minimumi, të bëhet e njohur.



Agjencia Amerikane e Inteligjencës, CIA ka publikuar një raport për vendet e Ballkanit. 



Në të theksohen problemet më të mprehta që kanë shtetet me njëra-tjetrën. CIA vlerëson se problem i madh mbetet fakti se Maqedonia ende e ka të pazgjidhur emrin me Greqinë dhe se Serbia ka ende probleme me Kosovën.


“Kosova dhe Maqedonia e kanë përfunduar demarkacionin e kufirit të tyre në shtator 2008; Greqia vazhdon të refuzojë pranimin e emrit Maqedoni ose Republika e Maqedonisë”, thuhet në librin e fakteve të publikuar nga CIA.

Për Serbinë, problem nënvizohet Kosova dhe pjesa e kufirit me Bosnje dhe Herzegovinën përgjatë lumit Drina. Ndërkaq, rezulton të ketë probleme edhe Greqia. Ky shtet ende nuk e njeh emrin e Maqedonisë, si dhe ka kontestime lidhur me kufirin me Turqinë.


Zbulohet plani i CIA-s dhe gjermanëve për ndarjen e Jugosllavisë dhe trojeve shqiptare


Zbulohet dokumenti i fshehtë i CIA-s dhe i shërbimit sekret gjerman, ku flet për rindarjen e tokave të Jugosllavisë dhe trojeve shqiptare në rajon.

Dokumenti i fshehtë i CIA-s i cilësuar “CONFIDENTIAL”, që është hartuar në Mynih në vitin 1977 ndërmjet agjentëve të agjencive CIA-s amerikane dhe BND-së gjermane parashikonte ndarjen e Jugosllavisë në dy blloqe: bllokun që do të kalonte në influencën gjermane dhe bllokun që do të kalonte nën influencën e SHBA-së.

Dhe po ta shohësh situatën aktuale, del e qartë se gjithçka ka ecur sipas atij plani.

Dokumenti që u botua edhe nga gazeta britanike Telegraf tregon se marrëveshja e CIA-s amerikane dhe Shërbimit Federal i Inteligjencës, BND të Gjermanisë e ndan Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë në tre “koloni”, d.m.th sferat e interesit. Një model i ngjashëm i ndarjes u bë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sipas këtij dokumenti, fuqitë e mëdha do të ndanin Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë në këtë mënyrë: Sllovenia, Kroacia kontinentale, Istria, si dhe Bosnja dhe Hercegovina perëndimore dhe veriore do të bëheshin pjesë e influencës gjermane; Jugu i Kroacisë, Dalmacisë, Malit të Zi, Kosovës, pjesë e rajonit të Rashkës; jugu i Serbisë(Lugina e Preshevës) dhe Maqedonia do t’i takonte Shteteve të Bashkuara dhe do të ishte zona e influencës së saj; Vojvodina pa Banat jugore do t’i përkiste Hungarisë dhe do të ishte nën pushtetin e saj.

Serbia e pavarur do të merrte territorin që ka praktikisht sot, domethënë Serbinë qendrore pa Serbinë jugore dhe një pjesë të Vojvodinës rreth Pançevës dhe Vrçeskut.

CIA kishte plan shpërbërjen e Jugosllavisë që në fillim të viteve 1970, pra 10 vjet para vdekjes së udhëheqësit të fuqishëm të RSFJ – Josip Broz Tito.

CIA që prej vitit të kaluar ka hapur për publikun disa nga dokumentet e vjetra dhe sot shumë plane dhe skenare janë të hapura për publikun por edhe për analizën e historianëve, gazetarëve etj.

Raporti intrigues i sulmit të Luftës së Ftohtë flet për forcimin e decentralizimit në Jugosllavinë e Titos dhe parashikon që “stabiliteti në epokën post-sovjetike nuk është i sigurt”.

Jemi 3 vjet pas miratimit të Kushtetutës së Jugosllavisë ku Kosova u shpall Krahinë Autonome dhe 3 vjet përpara demostratave të vitit 1981 ku nisi lëvizja “Kosova Republikë”.

Realisht, hartat e RSFJ-së kanë qarkulluar nga shërbimet sekrete që nga viti 1981, pas vdekjes së Titos, sepse CIA e dinte që në vitin 1970 se Jugosllavia do të shembet. Ndarja e Jugosllavisë në sfera të interesit tashmë është bërë një fakt i kryer.

Ndarja e Jugosllavisë në Luftën e Dytë Botërore (1941) u krye nga forcat pushtuese gjermane, italiane, bullgare dhe hungareze. Në përputhje me politikën e forcave të Boshtit, Jugosllavia u likuidua si shtet.

Gjermanët e italianët, formuan tre protektorate shtetërore: Shtetin e Pavarur të Kroacisë, Serbisë së Nedicit dhe Shtetit të Pavarur të Malit të Zi, në të cilin popujt jugosllavë mbajtën një formë kuazi-shtetësie në rendin e ri të Hitlerit, ndërsa pjesët periferike të Jugosllavisë thjesht u aneksuan nga shtetet fqinje: Gjermania, Italia, Hungaria, Bullgaria dhe Shqipëria (e cila në vetvete ishte pjesë e Perandorisë së Vittorio Emanuelle III.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Stalini, Churchilli dhe Ruszvelti e ndanë Jugosllavinë 50% me 50%. Pra veriu i takonte perëndimit dhe jugu Bashkimit Sovjetik.

Por Stalini nuk e lejoi Titon që ta kthente Shqipërinë një protektorat serb, çka e tregoi në letrën e Politbyrosë së vitit 1947, e cila shpëtoi Enver Hoxhën nga puçi që kishin përgatitur Koçi Xoxe me njerëzit pro-jugosllavë.

Dalja e këtyre dokumenteve hedh dritë për një plan, i cili duket që ka pasur referencat e saj në terrenin konkret dhe asgjë nuk ka qenë rastësi; pra që nga grupet guerile, deri tek lëvizja politike në Kosovë e udhëhequr nga i ndjeri Ibrahim Rugova.

Historianëve u takon që të bëjnë qëmtimin e ftohtë dhe të paanshëm të këtyre fakteve për të analizuar sa më qartë dhe mirë zhvillimet e atyre viteve.

Pa pasur nevojë që dikush të marrë merita që nuk i ka pasur apo të shpikim tradhëtarë.

Arkivat janë hapur tashmë; cdo ditë dalin thagma që zbulojnë gjithçka.


Historia

Në faqen zyrtare të CIA-s theksohet se serbët erdhën rreth shekullit të shtatë në gadishullin e Ballkanit. Por deri në shekullin e 13-të, serbët ende nuk ishin grumbulluar rreth një mbretërie të fortë. Beteja e Fushë-Kosovës u solli humbjen serbëve, por aty nis dhe bashkimi i tyre nën një mbretëri. Shkëputja e Kosovës nga serbët dhe vendosja e strukturave shtetërore serbe, sipas të dhënave të CIA-s, është bërë në shekullin e 19-të, pas Luftës së Parë Ballkanike dhe pas Luftës së Parë Botërore. Në këtë shekull, sipas faqes zyrtare të CIA-s, shqiptarët e Kosovës u zëvendësuan me serbët dhe këta të fundit u bënë dominues në të gjithë territorin. Ndërkohë që gjatë Luftës së Parë Ballkanike në 1913-n, sipas raportit, serbët kërkuan shtrirjen e mbretërisë së tyre në gjithë krahinën që më parë cilësohej si pjesë e Perandorinë Osmane, duke përfshirë dhe Shqipërinë e sotme. Ndërsa pas vitit 1945, serbët e përfshinë Kosovën në Federatën Jugosllave, duke i njohur disa të drejta që ishin afër autonomisë. "Për katër dekada shqiptarët e Kosovës kërkuan një autonomi të zgjeruar nga Jugosllavia, deri sa më 1980, pas përbuzjeve të kërkesave të tyre, bënë thirrje për një pavarësi të plotë nga Jugosllavia", thuhet në faqen zyrtare të Shërbimit Sekret Amerikan.

Lufta

Në ato pak radhë për historinë e Kosovës përshkruhet dhe nisja e luftës për pavarësi, krijimi i UÇK-së, lëvizja e pacifiste e Ibrahim Rugovës dhe sulmi i Sllobodan Milosheviçit mbi Kosovën. Sipas CIA-s, nacionalizmi serb sulmoi Kosovën pas ankimit që serbët bënë te Milosheviçi për keqtrajtimin që u bëhej nga kosovarët. Lideri që mori përsipër që të mos e lejonte shkëputjen e Kosovës, duke e marrë masa represive në arsyen se serbët e etnikë po dhunoheshin. Sipas raportit të CIA-s, në 1989-n Milosheviç ndryshoi kornizën kushtetuese për Kosovën dhe autorizoi ndërtimin e planeve për mposhtjen e rezistencës kosovare. Më 1998, pasi komuniteti ndërkombëtar nuk arriti ta bindë Milosheviçin t'u jepte fund masakrave dhe dhunës ndaj shqiptarëve të Kosovës, ndërhyri me anë të armëve deri në mundjen e Serbisë dhe largimin e ushtrisë nga Kosova.

Shpjegimi i flamurit

Flamuri i shtetit më të ri në botë ishte një ide e ndërkombëtarëve. Ja si shpjegohen simbolet e tij në saitin zyrtar të CIA-s. Fusha blu e gjithë flamurit, në mes harta gjeografike e Kosovës me ngjyrë të verdhë dhe pesë yje që tregojnë të gjashtë grupet më të mëdha etnike që jetojnë në Kosovë, shqiptarët, serbët, boshnjakët, goranët, romët, turqit.

Serbët

Shërbimi Inteligjent Amerikan konfirmon tezën e Akademisë Shqiptare të Shkencave. Serbët erdhën në territoret e Kosovës në shekullin e shtatë pas lindjes së Krishtit. Bashkim i serbëve dhe fillimi i dominimit të tyre në rajon nis me betejën e Fushë-Kosovës, më 1389, ku serbët u grumbulluan në një mbretëri të vetme dhe filluan të synonin më shumë vende në rajon.

Pushtimi

Shekulli i 19-të solli dhe dominimin e serbëve ndaj kosovarëve. Sipas të dhënave të CIA-s në këtë shekull, serbët arritën të imponoheshin mbi shqiptarët e Kosovës, duke shfrytëzuar mungesën e një shteti dhe luftërat që u zhvilluan në Ballkan dhe Lufta e Parë Botërore, ku kërkuan që të shtriheshin deri në kufijtë e Epirit.

Jugosllavia

Në raportin e parë zyrtar të Shërbimit Inteligjent Amerikan, theksohet se pas Luftës së Dytë Botërore, Kosova u njoh si provincë autonome e Jugosllavisë, nën juridiksionin e Serbisë brenda federatës, por me të drejta të kufizuara. Më pas korniza kushtetuese e Kosovës ndryshoi, duke ua pakësuar të drejtat në raporte me shtetet e tjera të federatës.

Zgjimi

Sipas raportit të CIA-s, për katër dekada pas Luftës së Dytë Botërore, kosovarët u përpoqën të merrnin autonominë nga Federata Jugosllave. Ndërkohë që kërkesat për Pavarësi, sipas CIA-s, bëhen zyrtare në vitet 1980. Ndërkohë që serbët nuk ishin dakord me një shkëputje të Kosovës dhe nacionalistët u përpoqën ta kthenin Kosovën në qendër të qytetërimit sllav.

Lufta

Sipas raportit të CIA-s, në 1990-n shqiptarët e Kosovës të lodhur nga pasivitetit i politikës së Ibrahim Rugovës nisën rezistencën, për të shpërthyer në një konflikt të armatosur në vitin 1995. Në këtë vit del për herë të parë në skenë dhe Ushtria për Çlirimin Kosovës, e cila ishte një përgjigje ndaj represionit që po ushtronin nacionalistët serbë në gjithë rajonin e Kosovës.

NATO

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, sipas raportit të CIA-s, u bë kur faktori ndërkombëtar u lodh me politikën e paqes ndaj Milosheviçit. Pas Marrëveshjes së Rambujesë, serbët refuzuan të njihnin të drejtat e shqiptarëve. Më pas, për tre muaj NATO bombardoi ushtrinë serbe, duke e detyruar të tërhiqet nga Kosova dhe u vendos administrimi i saj nga Kombet e Bashkuara.

Pavarësia

Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia. Sipas raportit të CIA-s, gjatë viteve 1999-2008 administrata e Kosovës nën drejtimin dhe kornizat ligjore të Kombeve të Bashkuara tregoi se respektonte të drejtat e njeriut dhe minoritetet që jetojnë në atë territor. Ndërkohë që aktualisht korniza e saj ligjore është sipas standardeve ndërkombëtare.

Republikë

Sistemi i qeverisjes së Kosovës është ai i demokracisë parlamentare. Parlamenti ka 120 vende dhe ato janë të ndarë në bazë të minoriteve që ka Kosova. 100 vende në Parlament janë për shqiptarët, 10 vende janë nga minoriteti serb dhe 10 vende për minoritetet e tjera. Në këtë mënyrë Kosova respekton të drejtat e minoritetit sipas kritereve ndërkombëtare.

Republika e Kosovës nën "sytë" e CIA-s

Në faqen zyrtare të internetit të shërbimit sekret më të fuqishëm në botë janë shtuar dhe të dhënat për shtetin më të ri. Qendra e CIA-s ka hedhur së fundi gjithë informacionin që disponon për shtetin e Kosovës. Një informacion që jo vetëm njeh shtetin e dytë të shqiptarëve në Ballkan, por shërben dhe si pikë referimi për të gjitha agjencitë ndërkombëtare. Të gjitha të dhënat janë klasifikuar sipas informacioneve më të sakta, duke nisur nga historia e vendit, të dhënat gjeografike, popullsia, etnitë që banojnë, ekonomia, burimet natyrore, besimet fetare, përdorimi i gjuhëve zyrtare e deri te niveli i arsimit dhe kushtet sociale të Kosovës.

Popullsia

Tashmë jo vetëm ne, por edhe CIA thekson se popullsia e Kosovës është autoktone shqiptare. Sipas të dhënave të kësaj agjencie, 88 për qind e popullsisë së Kosovës janë shqiptarë dhe vetëm 7 për qind janë serbë. Ndërsa pakicat e tjera përbëjnë vetëm 5 për qind. Emri zyrtar i njësisë administrative të Kosovës pothuajse gjatë gjithë periudhës së Titos ka qenë "Kosova dhe Metohia", shpesh e shkurtuar në një fjalë të vetme si "Kosmet". Ndërsa tani Kosova në arenën ndërkombëtare njihet me emrin Republic of Kosovo, kurse në gjuhën shqipe Republika e Kosovës ose shkurt Kosova. Sipas CIA-s, 2 126 708 banorë është numri i popullsisë së Republikës së Kosovës. Kurse prodhimi i brendshëm bruto (GDB) është 4 miliardë dollarë. Por, sipas CIA-s, rreth 43 për qind e popullsisë së Kosovës është e papunë dhe 37 % e kosovarëve janë të varfër.

Pozita e Kosovës

Vija kufitare me Shqipërinë, në tërësinë e saj ndan shqiptarët me shqiptarët. E gjithë vija kufitare e Kosovës është 700.7 km. Vendet kufitare janë: Shqipëria 111.8 km, Maqedonia 158.7 km, Mali i Zi 78.6 km dhe Serbia 351.6 km. Ndonëse e rrethuar nga male deri 2000 m lartësi, Kosova ka dalje rrugore për në gjithë Ballkanin. Kosova ka 1,925 km rrugë automobilistike dhe ka 430 km hekurudha.

Gjeografia

Gjeografia dhe gjeologjia na japin arsye thelbësore për të kuptuar rëndësinë historike dhe vazhdimësinë e Kosovës veçanërisht për gjysmën lindore të saj. Ajo përmban përqendrim të madh të mineraleve sa e gjithë Evropa Jug-Lindore. CIA vlerëson se pasuritë më të mëdha natyrore të Kosovës janë nikeli, plumbi, zinku, magnezi, kromi dhe shumë minerale të tjera.

Burimet

Kosova përcaktohet si një shtet me burime natyrore mjaft të pasura. Burimet kryesore janë: Nikeli, plumbi, zinku, magnezi, kromi, etj. Prej vitit '90 burimet nuk janë shfrytëzuar

Grupet etnike

Kosova ka një popullsi autoktone shqiptare dhe shumicën e të cilës e përbëjnë po shqiptarët. Pasi 88 % e popullsisë është shqiptare, vetëm 7% serbe dhe pakicat e tjera janë 5 %

Gjuhët


Kosova ka dy gjuhë zyrtare, të cilat janë gjuha shqipe dhe ajo serbe. Gjuhët e tjera jozyrtare janë boshnjake, turqishtja dhe ajo rome.

Serbia do të ketë më pak se 5,5 milionë.





CIA tregon sa banorë më shumë do të ketë Kosova e sa më pak Serbia në vitin 2050

Kjo do të thotë se do të zhduket një qytet i tërë me madhësi sa Beogradi, më shumë se dy milionë banorë, ndërsa, shprehur me numra të tjerë, Serbia do të ketë më pak se 5,5 milionë.


Po sipas këtyre parashikimeve, Kosova në atë vit do të ketë 17 për qind më shumë banorë.

Këto shifra i ka publikuar sot gazeta blic online e Beogradit duke u bazuar informata e CIA-s

Prapa Serbisë, me numër të vogël të popullatës janë vetëm edhe tri vende Letonia (35,8 për qind, Lituania (37,6) dhe Moldavia (44,1).

Zvogëlime të popullatës do të ketë edhe në Bullgari, 21,9 për qind, Hungari (12,6 , Greqia (10), B e H (8,2), Rumani (8,2), Mal të Zi (7,9), Kroaci (7,7) dhe Maqedonia (4,4).

Në atë vit edhe në Gjermani do të ketë 12,8 më pak banorë. Do të zvogëlohen po ashtu edhe Finlanda, Danimarka, Portugalia, Çekia, Polonia, Sllovenia...

“I vetmi vend në Ballkani që gjatë 30 vjetëve të ardhshëm do të ketë rritje të popullatës, është Kosova,e cila do të ketë 17 për qind më shumë banorë se sa që ka tani.

“Rekorder” në shtimin banorëve do të jetë Luksemburgu që do të ketë 48,3 për qind më shumë banorë se tani .

Në top listën e pesë vendeve që do të kenë më shumë banorë. janë edhe Irlanda, Islanda, Suedia dhe Norvegjia.

Numri i banorëve, sipas këtij projeksioni, do të rritet edhe në Spanjë, Zvicër, Belgjikë, Britani, Francë, Austri, Itali...

*****


 Libri Botëror i Fakteve apo “The World Fact Book”.


Sipas Central Intellegence Agency (CIA), Kosova është vendi i dytë me normën më të lartë të papunësisë tek të rinjtë në botë, pas Bosnje dhe Hercegovinës.


Në fillim të këtij muaji, CIA publikoi informacione rreth vendeve të botës, të njohura si Libri Botëror i Fakteve apo “The World Fact Book”.

Kësaj liste i prijnë katër shtete të Ballkanit, Bosnja dhe Hercegovina e listuar e para, Kosova e dyta, dhe më pas Greqia dhe Maqedonia.

Ky libër ka të bëjë me informacionin që i shërben përdorimit zyrtar të autoriteteve amerikane, që ofron një pasqyrë të qartë të demografisë, gjeografisë, komunikimit, organeve shtetërore, ekonomisë dhe strukturave ushtarake të vendeve të botës.

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara trajtuan veçanërisht problemin e papunësisë me fokus tek të rinjtë, dhe Kosova prin në top pesëshen e krye listës së 134 vendeve, dhe është e ranglistuar shumë më përpara se shtetet e tilla si Jemeni, Algjeria dhe Etiopia.

Sipas CIA-s, papunësia e të rinjve në Bosnje dhe Hercegovinës, arrin një 62.8 për qind.

Menjëherë pas Bosnje dhe Hercegovinës në vendin e dytë është vjen Kosova dhe pastaj Greqia me 55.3 për qind, Maqedonia me 53.9 (51.1 për qind), Guajana (46, 1 për qind), Kroacia (43.1 për qind) dhe Tunizia (42.3 për qind)


****


Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Greqia e Turqia ishin në prag të luftës për shqiptarët e Maqedonisë

Central Intelligence Agency (CIA) ka publikuar me miliona dokumente të klasifikuara që shkruajnë informacione sekrete për të gjithë shtetet e botës dhe një ndër ta është edhe Maqedonia me ‘’problemin’’ e shqiptarëve në vitin 1994 për të cilin CIA kishte shkruar se është në pikë të vlimit në mes shteteve të Ballkanit.

Telegrafi ju sjell dokumentin e radhës nga CIA që daton nga viti 1994 ku zyrtarë të CIA-s në Ballkani kishin paralajmëruar bazën në SHBA për një konflikt të mundshëm në Ballkan për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.

Më herët publikuam tema tjera që kanë të bëjnë me dokumentet zyrtare të CIA-s për ish-Jugosllavinë dhe Maqedoninë.

-Plani i Rusisë për të krijuar një shtet maqedono-shqiptarë në Ballkan që pastaj do të bashkangjitej me Shqipërinë. Këtë plan Rusia e kishte bërë, duke e marrë parasysh edhe dobësinë e federatën e Jugosllavisë.


-Strategjia e Serbisë që e kishte angazhuar ‘’Brigadën e 125 të këmbësorëve në Kërçovë” për të izoluar vendin e pasur me minerale të çmuara në Osllomej afër Kërçovës.

Bëhej fjalë për 100 milion tonë minerale të çmuara që atëherë janë gjetur në minierën e Osllomejt në Kërçovë.

-Telegrafi Maqedoni shkroi edhe për interesimin që CIA-s e kishte për partitë shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë në kohën kur u votuan flamuri dhe himni i Maqedonisë në vitin 1994.

‘’Është një déjà vu për rajonin e Ballkanit! Shërbimet sekrete nuk e kuptojnë seriozitetin e situatës ku është shumë afër të vlimit të situatës në Maqedoni kur është në pyetja ‘’Çështja shqiptare’’. Në këtë mes mund të përzihen edhe shtetet fqinje ku nuk është vetëm Tirana zyrtare por edhe Athina, Sofja, Beogradi dhe Prishtina. Në të njejtën valle do të futej edhe Ankara zyrtare.’’ shkruan në raportin ku CIA shfaq shqetësimin për Ballkanin. Ky dokument daton që nga data 10 korrik, 1994.

CIA: Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Greqia e Turqia ishin në prag të luftës për shqiptarët e Maqedonisë (Dokument)

SHBA-të, sipas dokumenteve të CIA-s, atëherë i kishin ofruar Maqedonisë para për të qetësuar gjendjen sociale në vend dhe me kjo do të ndikonte që të qetësohen emocionet e shqiptarëve dhe maqedonasve.

Vlerësimi më i saktë sipas CIA-s, gjendja ekonomike në vend ka ndikuar në sjelljen e kësaj gjendje në Maqedoni.


Politikanët e Maqedonisë ju kishin thënë atëherë zyrtarëve të CIA-s se një embargo nga ana e Sërbisë për Maqedoninë dhe për vendet e rajonit atëherë do të përkeqësonin gjendjen

Agjenti i CIA-së:  Kosova është marrë nga Amerika për shkak të mineraleve dhe burimeve natyrore

Agjenti i CIA-së: Kosova është marrë nga Amerika për shkak të mineraleve dhe burimeve natyrore


Robert Baer, është një ish-oficer i CIA-s, i cili ka shkruar shumë libra që zbuluan sekretet e CIA-s dhe administratës së Bill Clinton dhe George W. Bush.

Ai është arrestuar disa herë. Mitt Waspurh, mikui tij i ngushtë që punoi në Senat dhe i dha atij informacione u vra me armë. Si një operativ i lartë i CIA-s, Baer punoi në Jugosllavi gjatë periudhës 1991-1994 dhe në Lindjen e Mesme.

Ai ka marrë pjesë në disa dokumentarë të National Geographic, duke akuzuar administratën e Bushit se po luftoi për naftë.

Image result for ndarja e kosoves sipas zonave ushtarake te natos

Në një intervistë të realizuar në Kanada, ai flet për prapaskenat e luftës në Jugosllavi. Baer rrëfen për vizitën e parë në Jugosllavi dhe detyrën me të cilën në këtë rast ishte i ngarkuar.

“Kam ardhur me helikopter, bashkë me 3 agjentë, më 12 janar 1991 kemi zbritur në Sarajevë. Qëllimi ynë ishte që të jemi të kujdesshëm ndaj pretendimeve të terroristëve serbë, të cilët dyshohej se do ta sulmojnë Sarajevën”,- rrëfen ai.

“Kemi pasur informacione se grupi me emrin “Vrhovna Srbija” planifikonte sulme bombarduese në ndërtesën kryesore në Sarajevë për shkak të dëshirës që Bosna të dalë nga Jugosllavia e atëhershme. Për mua operacioni përfundoi pas 2 javëve, kur mora një detyrë të re në Slloveni”,- thotë Baer.

Related image

Ai shtoi se në Slloveni, e cila ishte e gatshme për pavarësi, ekipi i tij mori disa milion dollarë për të financuar organizatat joqeveritare, partitë opozitare dhe politikanët që nxisin urrejtje.

“Qëllimi i propagandës ishte për të shkatërruar Jugosllavinë”,- ka thënë Baer.
Ai vuri në dukje se ata që shkaktuan luftën e sotme janë pronarët e kompanive që sot shfrytëzojnë burimet natyrore dhe të tjera të ish-Jugosllavisë.

Related image

I pyetur se pse u shpërbë Jugosllavia dhe çfarë kishte ndërmend qeveria amerikane të bënte, ai u përgjigj: “Gjithçka është e qartë, njerëzit që dikur kanë hyrë në luftë dhe pastaj flisnin për paqe janë pronarët e kompanive që shfrytëzojnë burimet minerale!
Thjesht ju kanë bërë robër, njerëzit tuaj punojnë për asgjë, sepse tërë prodhimi shkon në Gjermani dhe Amerikë, ata fitojnë! Dhe ju në fund duhet të blini dhe të importoni atë që e keni bërë vetë, pasi nuk keni të holla, duhet të debitoni, kjo është historia me tërë Ballkanin!”.

Nuk keni qenë aktiv në Kosovë, si agjent i CIA-s, por a ka pasur presion nga Amerika?
“Si jo? Kosova është marrë nga Amerika për dy arsye, së pari për shkak të mineraleve dhe burimeve natyrore dhe së dyti, Kosova është një bazë ushtarake e NATO-s! Në zemër të Evropës është baza e tyre më e madhe ushtarake”,- rrëfen ai.


Ish-zëvendësshefi i CIA-s Steven Meyer : Kosova dhe Maqedonia mund t’i bashkohen Shqipërisë

Ish-zëvendësshefi i CIA-s Steven Meyer konsideron se Republika Sërpska edhe më tej do të ekzistojë, ndërsa shpreh bindjen se ekzistojnë shanse të mëdha për ndryshim të kufijve në Ballkan, transmeton agjencia “Tanjug”.

Mejer në intervistën për “Veçernje novosti” të Beogradit ka thënë se “do të ndryshohen kufijtë e Kosovës, Bosnjë e Hervegovinës dhe Maqedonisë”.

harta-ballkan_1465733925-7418869

“Vend më i rrezikshëm në Ballkan për momentin është Maqedonia, jo vetëm shkaku i problemit mes maqedonasve e shqiptarëve dhe besimtarëve ortodoks maqedonas, por edhe për faktin që mes besimtarëve ortokodsë në Maqedoni ka shumë mospajtime”, konsideron Meyer, derisa parashikon vetëm mbijetesën e Republika Sërpskës, ndërsa pyetja është se në çfarë forme.


****

Steven Meyer, në një shkrim për gazetën serbe ‘Nedeljnik’ ka thënë se Kosova duhet të ndahet në vija etnike, sipas propozimit të ish-ministrit serb për “Kosovën dhe Metohinë”, Slobodan Samardzic.

Meyer, që ishte zëvendës shef i Task Forcës së CIA’s për Ballkanin në vitet e 90-ta, thotë se, së pari, qeveria serbe e Vucic’it duhet të tërhiqet nga dialogu i Brukselit, me arsyetimin se bisedimet nuk po prodhojnë efektin e dëshiruar. “Qeveria e Vucic ka treguar kurajo kur injoroi kërkesat e BE’së dhe SHBA’së për të vënë sanksione për Rusinë. Njejtë duhet vepruar edhe ndaj Kosovës”, shkruan ai.

Njëkohësisht, ai thotë se Serbia duhet të heqë dorë nga ideja e rikthimit të tërë Kosovës, pasi kjo tashmë është e pamundur.

Ndarja e Kosovës, sipas agjentit të CIA’s, do t’i jipte Serbisë kontroll të plotë të territorit në veri të lumit Ibër të Mitrovicës. Kjo sepse situata në atë pjesë është dëshpëruese, për shkak të papunësisë dhe varfërisë.

“Secili kosovar në veri që nuk dëshiron të jetojë nën sovranitetin serb, duhet të bartet në pjesën jugore, me anë të një misioni që do të mundësohej nga Kombet e Bashkuara. Kosovarëve që qëndrojnë duhet mundësuar jetë e sigurtë në veri të lumit Ibër”, shkruan tutje Meyer, duke thënë se e njejta mundësi duhet tu jipet edhe serbëve.

Ai shton se këto marrëveshje do të kërkonin negociata afatgjata për tu realizuar, porse nga to do të përfitonin të gjitha palët, duke kënaqur kështu edhe kërkesat e BE’së për normalizim të marrëdhënieve ndërshtetërore.



***



Në Ballkan, herët a vonë, do të ketë ndryshim të kufijve, tha i ish-zëvendësi i shefit i CIA-s Steven MeyerAi thotë se kufijntë e ri më shumë gjasa do të tërhiqen në Maqedoni, por edhe në Kosovë, raporton Gazeta Blic në Prishtinë. Meyerbeson se BE-ja nuk ka zgjidhje për Ballkanin, dhe se nuk është e interesuar në për Ballkanin por jo edhe Shtetet e Bashkuara të cilat sipas tij Ballkanin e kanë zonë interesi.Duke folur për Serbinë, Meyer tha se zgjedhja Aleksandar Vuçiqit për President të Serbisë ishte e pritshme.

“Ai është një politikan i zgjuar dhe efikas dhe do të bëjë një punë të besueshme. Populli serb është në kërkim për arritjet e mëdha, sidomos për reformat ekonomike”, ka thënë Meyer në një intervistë me “News” të Beogradit.Duke folur për situatën në rajon, ai thotë: “Bosnja dhe Hercegovina është sot më larg nga të qenit një vend i bashkuar se në të kaluarën. Çështja e Kosovës po bëhet gjithnjë e më serioze, dhe Maqedonia është në rënie serioze për muaj. Në të njëjtën kohë, BE-ja nuk ka përgjigje për pyetjet që pllakosin Ballkanin”, thotë Mejer për “News”. Meyer shtoi se çdo ndryshim i kufijve midis Shqipërisë dhe Maqedonisë mund të rrisë Shqipërinë e cila megjithatë tash për tash e e din se nuk do të ketë mbështetjen e SHBA.“Megjithatë, është e rëndësishme që të mbani në mend se Washingtoni nuk është tash për tash shumë i interesuar në Ballkan. Administrata Trump nuk do të reagojë sidomos nëse këto ndryshime ndodhin në mënyrë paqësore, të ngjashme me mënyrën se si, të themi, Mali i Zi erdhi deri tek pavarësia”, thotë ish udhëheqësi i CIA.Kur u pyet se si administrata amerikane ka reaguar në rast të formimit të “Ushtrisë së Kosovës, ai tha se qeveria e SHBA tash për tash nuk është në favor të formimit të Ushtrisë, por që kjo qasje mund të ndryshojë lehtë.“Administrata Trump ka qasje të vogël ekspertësh në lidhje me Ballkanin. Serbia duhet të jetë shumë e kujdesshme për të ndjekur ndryshimet në politikën amerikane,” thotë ai. Sipas tij, kjo ushtri, në qoftë se krijohet, do të shtojë një tjetër element që situata të jetë më e tensionuar.

(Autori është Akademik  dhe drejtor i Departamenti për mardhënie me medie në Akademinë e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane,New York,Prishtinë,Tiranë dhe Shkup)

No comments:

Post a Comment