2018-05-23

Të pakënaqurit nga anulimi i listave rezervë për infermierë në SHSKUK paralajmërojnë padi




Të pakënaqur me arsyetimin që u dha Basri Sejdiu, për humbjen e mundësisë që të marrin kontratat e punës si infermierë në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, pasi listat e pritjes ku ishin emrat e tyre, u anuluan me datën 10 të këtij muaji. Ani pse, disa prej kolegëve të tyre tashmë kanë nisur punën.

Ata padrejtësinë që thonë se iu është bërë, kanë dashur t’ia tregojnë edhe ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Dyert e Ministrisë nuk u hapën, pasi ministri i shëndetësisë nuk i priti, e njëjtë vepruan edhe zëvendësit e tij.

Por, këshilltari i ministrit Ismaili, Albatrit Matoshi, u tha atyre se ShSKUK-ja është institucion i pavarur nga ta dhe ministri nuk mund të përzihet në punët e SHSKUK-së.

Por, ata janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund këtij procesi, duke paralajmëruar padi në Gjykatë.

E kandidatët të takohen sërish me drejtorin e ShSKUK-së, pasi si Inspektorati i Punës ashtu edhe Ministria e Shëndetësisë, e hoqën përgjegjësinë nga vetja për të drejtuar gishtin nga institucioni që e ka hapur konkursin.

Por, as ky takim nuk solli rezultate.

Inspektorati i Punës kishte anuluar listat rezervë të konkursit të fundit për infermierë në ShSKUK, 3 muaj pas zyrtarizimit të tij, pasi vlerëson se listat e tilla janë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

ShSKUK-ja thotë se një rekrutim të tillë e kishte bërë vazhdimisht për shkak të nevojës së madhe dhe të vazhdueshme për infermierë.

Për konkursin e njëjtë ka pasur edhe hetime, pasi është dyshuar se janë shitur vendet e punës.

No comments:

Post a Comment