2018-06-26

A ka Al Paçino trashëgimnin shqiptare?



Nga Beqir SINA – New York



NEW YORK : Është, jo pak, por shumë e vështirë që në mënyrë definitive të thuash se Po! Pikërishtë, nëse në një pyetje të till, do të japësh përgjigje të thjesht. Mbasi, mendojë se nuk është aspak serioze dhe e besueshme, sidomos, sot kur ke mundësi të shumta të kërkosh ne internet dhe të gjesh dokumenta origjinale, ose të përafërta me kohën kur i referohen ato, mund të thuash se ndoshta është! ndoshta jo.

Sepse, kështu jo një her por për të disatën herë kemi parë që disa shqiptarë, madje edhe ndonjë historian, studiues, apo shkrimtar e gazetar, “invadojnë” emrat dhe mbiemrat të disa figurave të shënuara botërore, duke i quajtur ata shqiptar, shumë thjesht.
Rasti më i fundit, ishte ai me George Washingtonin, ku thuhej se një studies amerikan (emri i të cilit mund të jet i fallsifikuar, sepse, nuk egziston gjekundi), ka gjetur dokumente që tregonin se trashgëmnia e prejardhjes së George Washingtonit, ishte shqiptare madje nga Kosova.
Mirëpo rasti i Al Paçinos, mendojë se është krejt ndryshe, dhe mund që të jet ashtu si dhe shkruhet në internet. Andaj duhet të kërkohet më shumë, derisa edhe vet ai ta pranojë si disa aktorë të tjerë të famshëm botëror, që thuhet se janë me origjinë shqiptare dhe e kan pranuar publikisht.
Por, gjithësesi, nuk do të thotë se gjithëçka shkruhet e lexohet në internet, Google , apo Wikipedia ,dhe të tjera faqe ku lundrohet në interenet janë të verteta dhe të merren të mirëqena.
Dhe, kështu le të lundrojmë në internet pak me atë se është apo jo Al Paçino shqiptar?
Alfred James Paçino, simbas Google lindi më 25 prill 1940 në qytetin e New Yorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është aktor, regjisor dhe producent filmi nga SHBA, me famë botërore.
Jeta e tij
Al Paçino është një aktor dhe regjisor nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, biri i Salvatore dhe Rose Paçino, me origjinë italiane nga provinca Korleone e Siçilisë.
Mbasi, kalon një femijëri të varfër, në shkollë, ai është i dalluar si përsëritës shkolle, me përjashtim të literaturës angleze, që ka zotëruar në mënyrë perfekte.
Nga fundi i viteve 60-të, ai studion teatër me Lee Strasberg, i cili e dallon atë te prirjet e jashtëzakonshme për recitime dhe dëshirë të flaktë për tu larguar nga jeta e varfër e fëmijërisë.
Me filmin “Me Natalie” Al Pacino shënon fillimin e karrierës së tij, e ndjekur pas dy vitesh me filimin “The Panic in Needle Park”, në të cilin merret në konsiderat edhe nga regjisori më i mirë i asaj periudhe Francis Ford Coppola. Ky i fundit shënon thelbin e famës së tij në vitin 1972 me filmin “The Godfather” në të cilin ai interpreton rolin e Michael Corleone.
Në vitin 1993, Al Paçino, arrin kulimin e karrjerës, ndërsa shpërblehet me çmimin Oscar, si aktori më i mirë protagonist me filmin “Scent of a Woman”, në të cilin ai interpreton rolin e një koloneli të verbër.
Mirëpo, Alfred James Pacino (Alfonso Paçino) thuhet se është shqiptar, të paktën kështu po thonë disa web side – faqe të biografive në internet .
Aktori i famshëm Al Pacino, thonë ato ka origjinë shqiptare, ky informacion bëhet i ditur nga faqja “online”, wikipedia.answers, e cila i përgjigjet saktë çdo pyetjeje që i bëhet.
Duke iu referuar asaj nëse bën pyetjen, ‘Al Pacino a ka origjinë shqiptare?’, përgjigja që merr është se : “Alfonso Pacino është shqiptar.
Familja e tij, po simbas faqes “online”, wikipedia.answers, thuhet se është me origjinë nga Kruja, qytet në qendër të Shqipërisë.
Më tej ajo faqe shtjellon fakte simbas sa që tregojnë se qindra e mijëra shqiptarë e lanë Shqipërinë mes viteve 1571 – 1912, për t’i shpëtuar ofensivave të Perandorisë Osmane të asaj kohe. Dhe se ata ishin kryesisht katolikët shqiptarë.
Një shifër e përafërt e shqiptarëve që lëshuan Shqipërinë është 1.2 milionë, simbas faqja “online”, wikipedia.answers.
Ndërsa,mbiemri Pacino në shqip është Paçini. Emri i plotë në shqip i aktorit me famë botërore, sipas saj është Alfons Paçini
Qeveria italiane, e asaj kohe detyroi shqiptarët e ardhur në Itali që të jetojnë në Jugun e Italisë, në rajonet e Kalabrisë, Puljas, Aleksandrisë, Sicilisë dhe Napolit, në periudhën e viteve 1621 – 1913, duke i përshtatur emrat dhe mbiemrat. Prandaj, emrat e komunitetit shqiptar që jetuan në Jugun e Italisë u ndryshuan në mënyrë që Italia të jetë e bashkuar në një, pa dallime etnike. Shumë familje ndryshuan mbiemrat e tyre duke shtuar “o” në fund ose duke ndryshuar rrënjësisht mbiemrat e tyre, nga shqiptarë në italianë. Të dhënat në Shqipëri tregojnë se më 23 tetor 1801, 203 shqiptarë nga rajoni i Pac i Krujës, lanë Shqipërinë nga porti i Durrësit për të marrë rrugën drejt Jugut të Italisë.
Këtu duket se janë përfshirë edhe anëtar të familjes së Alfred James Pacino (Alfonso Paçino), i cili po ti referohemi këtyre rrëfimeve, del se është shqiptar, të paktën kështu thuhet në faqen “online”, wikipedia.answers.

Së fundi shumë kemi dëgjuar për mjaft personazhe të famshëm për të cilët spekulohet se kanë në venat e tyre gjak shqiptar , po pak janë ata që vetë e kan pranuar publikisht
Aktorë të tjerë të famshëm që thuhet se janë me origjinë shqiptare dhe e kan pranuar publikisht përfshijnë Roberto De Nero (mbiemri Shqip Niro), Joe Pesci (mbiemri i shqip Peshk), Kara DioGuardi ( mbiemri shqip Zoti të mbronë) dhe disa të tjerë.
De Niro, Pesci, DioGuardi, kan thënë se prejardhja e tyre është nga Siçilia, Italia dhe Shqipëria. Por, Al Paçino ende nuk e ka pohuar me gojën e tij se është me trashgmni shqiptare, megjithse faqet e internetit thonë se ai është me origjinë nga shqiptarët në jug të Iatlisë.
Dhe, askush gjertani nuk e di, se po t’a pyesësh aktorin e famshëm Alfred James Pacino – “Al Pacino”, se: “është me trashgëmni Shqiptare, ai do ta pranonte apo jo!?”

No comments:

Post a Comment