2018-06-27

Gazetarja Ida Nurce në një deklaratë të pazakontë “Dua të vdes dhe unë”

Image result for IDA NURÇE
Gazetarja e mirënjohur Ida Nurce i ka befasuar të gjithë në një deklaratë të saj të bërë para disa ditësh në profilin e saj në facebook.
Ida shkruan duke e nisur më fjalët “Dua të vdes dhe unë”. Çfarë e shtyu Idën të shprehet në këtë mënyrë?
Shkrimi i saj është shumë prekës ku ajo na jep këshilla që të zbrazim dashurinë që kemi tek personat që janë ende gjallë sepse po ike nga kjo botë askush nuk i dëgjon më fjalët e dashurisë.

Shkrimi i plotë rrënqethës nga Ida:

“Dua të vdes edhe une!
Nuk kam lajthitur, jo. Jo aq shumë.
Dua te vdes, të iki per ca momente dhe e gjithe bota le ta marrë vesh qe kam vdekur! Të shpërndahet lajmi anembanë! Ta dëgjojë i madh e i vogël!
Dua ta degjoj edhe une lajmin për vdekjen time! Dhe pasi ta lexoj nëpër portale, ta degjoj në radio e ta shoh në televizor, të ulem, të ndez telefonin të hap facebook-un dhe të lexoj të gjithë statuset që mbajnë emrin tim.
Dua t’i lexoj një për një! Edhe ata qe nuk i kam miq në facebook, ju lutem m’i bëni tag!
Dua të lexoj të gjithë mallëngjimin dhe dashurinë që ata do shprehin, kur unë të kem vdekur!
Dua t’i lexoj, ashtu në heshtje në një dhomë me oxhak të ndezur, larg në një majë mali, ku këmba e njeriut nuk shkel dot, veç meje! Dhe që atje, të ndjej dhimbjen, mallin dhe dashurinë e njerzve, që nuk po e ndjej dot sa jam gjallë!
Dua të ndjej aromen e gjithë luleve, që do nxjerrin nga tastiera e celualarit!
Dua të fshij lotët e të gjithë emoj-eve, që do shkruajnë në fund të statusit!
Dua edhe dashurinë e madhe të atyre që njoha dhe të atyre që nuk i njoha, por që u jam dhimbsur pas vdekjes!
Dua t’i grumbulloj të gjitha!
Ndaj dua te vdes dhe të ngjallem serish!
Të shkoj t’jua kërkoj dashurinë, këtyre që vuajne për ikjen time! T’ju them të më duan sa jam gjallë dhe sa arrij ta kuptoj këtë ndjenjë, jo kur të mos kem mundesi as të lexoj fjalët e tyre!
Dua të vdes, që t’ju kujtoj që jam gjallë!
Dua të vdes që t’i njoh të gjithë dhe ndoshta një arsye e fortë është edhe që dua ta mbush shpirtin me pak dashuri në këto ditë të ftohta vjeshte; dashuri që vetëm vdekja ta dhuroka! Ahh sa dua të vdes!

P.s Zbrazeni dashurinë te të gjallët, se ata qe ikën nuk ju dëgjojnë!”

No comments:

Post a Comment