2018-06-25

Imami i Gllogjanit, Binak Tolaj reagon ndaj deklaratës së imamit Bedri Bytyçit

Hoxha Bedri Bytyqi s’i ndalë fjalët kundër Ramush Haradinajt

Related image

Imami Bytyqi thotë se deklarata e tij për Hilmi Haradinajn ishte emocionale, por nuk ndryshon mendim për kryeministrin Ramush Haradinaj.

Një veprim i hoxhës së fshatit, i preku fort banorët e fshatit Fortesë në komunën e Rahovecit. Të dielën, ata panë se imami i tyre Bedri Bytyçi, shkroi në Facebook, duke kërkuar që Hilmi Haradinaj, të bojkotohet nga hoxhallarët për ceremoninë mortore.

Prandaj, u mblodhën dhe vendosën që ta shkarkojnë atë. Për këtë ata nuk deshën që të flasin para kamerës.

Por, hoxha i fshatit tha se reagimi i tij ishte emocional, dhe kishte të bënte vetëm me Ramush Haradinajn.

“Ishte një lloj metafore kundër Ramushit e jo kundër familjes së tij. Unë sinqerisht së pari i kërkoi falje familjes sime që jam bo sebep që ju kanë dërgu disa selame, disa të shame prej rrjeteve sociale. Pastaj i kërkoi falje fshatit, se fshati nuk ka gjë të keqe me mua e as unë me ta. Shumë mirë kam kalu me ta. Dhe i kërkoi falje familjes së Haradinajt, por jo Haradinajt’, tha ai.

Sipas tij gjithçka lidhet me një deklaratë të Ramush Haradinajt kur në mediat serbe kishte thënë se prejardhja e tij është katolike.

Ani pse hoxha është edhe zyrtar i partisë Fjala reagimi thotë se nuk kishte motive politike.

‘Ishte reagim emocional. Feja na mëson me pas edukatë dhe mirësjellje mirëpo unë disa herë jam ndi i ofenduar prej deklaratave të Ramushit”, theksoi ai.

Bytyqi e fshiu edhe statusin në Facebook e profili i tij u hakua.

Ndërkaq tha se pranoi disa kërcënime.






Reagim i ashpër i hoxhës së Gllogjanit ndaj imamit Bedri Bytyqi: Ja çka thotë për babain e Ramush Haradinajt


I vetshpalluri imam i kishte ftuar edhe hoxhallarët tjerë që të mos shkojnë në ceremoninë e varrimit të babait të kryeministrit Ramush Haradinajt.



Deklarata e tij nxiti reagime të ashpra në vend, duke u quajtur si tendencioze, përçarëse dhe fyese.

Pas këtyre deklaratave ai kishte fshirë shkrimin e bërë në Facebook, e gjatë ditës kishte kërkuar edhe falje.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe imami i Gllogjanit, Binak Tolaj.


Image result for ramush haradinaj dhe varrosja e hilmi haradinajt


Ja reagimi i tij i plotë:

-Reagim lidhur me deklaraten e hoxhe Bedri Bytyçit lidhur me vdekjen e Baces Hilmi Haradinaj-

Feja Islame si fe e zbritur nga Zoti i Madherishem, në dritën e mësimeve dhe udhëzimev të saj, çdo personi i ruhet dhe i garantohet dinjiteti njerezor, madje kjo vlen edhe per ate qe vdes dhe ndahet nga kjo bote. I Derguari i Allahut, Muhamedi -?-, perkunder qe jetoi ne nje kohe kur neperkembej e drejta e çdo kujt dhe ate ne te gjitha aspektet,, ai predikonte per drejtesi dhe meshire mes besimtareve. Porositë e tij jane madheshtore, por sa here qe ato anashkalohen nga besimtaret, si rezultat pason padrejtesia dhe e keqja mes tyre.



Ne nje prej porosive te tij lidhur me dinjitetin e njeriut si qenie e vecuar e Zotit, na ka mesuar duke thene: “ Shenjteria e besimtarit te vdekur eshte po e njejt si shenjteria e tij i gjallë”, dmht ashtu sikur nuk lejohet t’i cenohet e drejta e tij gjate jetes se tij, ashtu eshte e ndaluar t’i cenohet per se vdekuri. Ashtu sikur nuk lejohet pergojimi i besimtarit sa eshte ne jete, ashtu nuk lejohet pergojimi i tij pas vdekjes, ashtu sikur nuk lejohet shpifja ndaj tij gjate jetes se tij, e njejta dispozite vlen edhe pas vdekjes se tij, madje thyrja e eshtrave te te vdekurit, e ka te njejten diapozite sikur thyrja e eshtrave te tij si I gjallë.

Keto sqarime jane te padiskutueshme ne mesin e muslimaneve, madje edhe te masa e thjesht e tyre, mirepo, fatkeqesisht , jo edhe per nje hoxhë Bedri Bytyçi i cili ka shkruar lidhur me vdekjen e Hilmi Haradinit -Allahu e past ne meshiren e Tij- Ai, ne shkrimin e tij e ka anashkaluar te verteten, ka bere padrejtesi, ka cenuar dinjitetin njerezor te nje muslimani dhe ka bere shpifje, e qe te gjitha keto jane shume te renda kur behen kundrejt nje te vdekuri, dinjiteti i te cilit eshte i pacenueshem ne Fene tone.

Me keto fjale, si imam qe sherbej qe 35 vite ne Xhamine e fshatit Prilep, pjese e te ciles jane edhe banoret e fshatit Gllogjan, ne kete rast edhe Baca Hilmi Haradini, deshiroj te reagoj ndaj padrejtesise dhe shpifjeve te imamit ne fjale dhe ndjej si obligim per te sqaruar per te gjithe ata qe jane dezinformuar se i ndjeri pervec sakrifices se madhe familjare, ai vazhdimisht ka qene perkrahes dhe asnjeher ne takimet tona si: iftare, t’pame e ndeja te ndryshme, nuk di ndonje kundershtim te tij ndaj Fese. Andaj, ne jemi te obliguar te deshmojm per ate qe eshte e dukshme dhe siperfaqesore, ndersa per ate qe eshte ne zemer e di vetem Zoti I Madherishem. Ne jemi deshmitare, ndersa Allahu eshte Gjykues!

E shkroi:
Mulla Bainak Tolaj

Imam ne Xhamine e fshatit Prilep
 dhe anetarë i Keshillit te Bashkesise Islame ne Decan

------------



Floriprees:Gllogjan 18.06.2018





ME NDERIME TË LARTA SHTETËRORE, 
VARROSET HILMI HARADINAJ

Në Gllogjan të Deçanit janë bërë homazhe për Hilmi Haradinajn, babain e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është parë të jetë tejet i pikëlluar teksa fliste për babain e tij, tashmë të ndjerë, Hilmi Haradinaj.



Kryeministri në homazhet për babain e tij tha se ndarja nga jeta e Hilmi Haradinajt ka shumë porosi, mirëpo më e rëndësishmja sipas tij është se njerëz të cilët besojnë në të drejtën e tyre, ata gjithmonë krijojnë vlera të reja, ashtu siç ishte babai i tij.

“Ndarja nga babai ynë,nga Hilmiu, ka shumë porosi dhe ndjenja, por ajo që është me rëndësi është se ata që besojnë në të drejtën e tyre, krijojnë edhe vlerë të re, babai ynë në një kohë jo shumë të lehtë arriti të krijojë njerëz që e duan dhe e mbrojnë lirinë”, u shpreh Haradinaj.

“Liria e Kosovës ka ardhur me shumë mund, dhe është si rezultat i shumë mundimeve dhe si rezultat i ndihmës së miqve tanë. Porosia është t’i mbetemi besnik, ashtu si ishte besnik për lirinë babai ynë. U prefsh në paqe plak”, përfundoi Haradinaj.

Në homazhe në Gllogjan për Hilmi Haradinajn kanë marrë pjesë politikanë nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët i dhanë lamtumirën e fundit Hilmiut.

Related image

Përderisa po shënohej ceremonia mortore për vdekjen e Hilmi Haradianajt është presidenti i vendit, Hashim Thaçi i cili mori fjalën duke përkujtuar gjithë sakrificat e tij përgjatë luftës dhe pas saj.

Gjatë fjalimi të tij ai pati fjalë prekëse për të, duke thënë se lajmin për vdekjen e babait të kryeministrit të vendit, e kanë marr me dhimbje bashkëluftatarët e tij dhe e gjithë Kosova.

“Lajmin për vdekjen Hilmi Haradainjt e kemi marrë me dhimbje ne si bashkëluftëtarë të tij, por ishte i dhimbshëm edhe për familjen dhe gjithë në Kosovë dhe kudo që jetojnë shqiptarët.

Të nderuar të pranishëm, bacin Hilmi e njoh qysh ne fillimet e para të themelit të UÇK-së për Dukagjin e Kosovë.
Image result for ramush haradinaj dhe varrosja e hilmi haradinajt

Më herët përmes Kadri Veselit e kisha takuar Luanin, me Luanin dhe Kadriun kalonim shpesh kufirin Shqipëri-Kosovë deri në rënien heroike të Luanit.

Gjithmonë nga udhëtimi i gjatë dhe rraskapitës i bjeshkëve në dimër dhe verë, në shi, në borë, acar me të hyrë në Kosovë, me ne ishte Shkëlzeni, për t’u strehuar tek baca Hilmi dhe për të vazhduar tutje në Jabllancië.

Hilmi gjithmonë tregonte urtësi, mature dhe vendosmëri të lartë patriotike.

Ai nuk iu bashkëngjit UÇK- së por ishte ndër themeluesit dhe pjesëtarët e parë të themelimit të UÇK-së.
Image result for ramush haradinaj dhe varrosja e hilmi haradinajt
Ishte emblemë e UÇK-së. gjithmonë baca Hilmi vazhdonte me këshillat e mençura dhe atërore për të gjithë ne, para, gjatë dhe pas luftës.

Dhe nuk ishte si të mos ndodhte kështu sepse Ismajl Haradianj ishte ndër udhëheqësit e Lëvizjes Për Kauzën e Kosovës.

Ju humbët një bashkëshortë, një baba dhe një gjysh të jashtëzakonshëm. Ne mbetëm pa një bashkëluftëtarë, pa një veteran, pa një njeri me zemër të madhe. Një burrë i dëshmuar dhe I sprovuar në ditët më të vështira të Kosovës dhe kombit.

Related image

Baca Hilmi nuk u dorëzuar as përballë sfidave jo të lehta edhe në kohën e pasluftës. Ai me dinjitet dhe qetësi përballoj padrejtësitë e të burgosjes së të bijve të tij. Të gjitha goditjet e jetës i përballoj faqebardhë. I urtë, modestë. Burrë i Dukagjinit, Kosovës dhe gjithë shqiptarisë.

Baca Hilmi vdiq në muajin qershor kur anembanë Kosovës po shënohet çlirimi i Kosovës. Figura e ndritur e bacës Hilmi meriton nderimet institucionale.

Dekoratën jubilare të Pavarësisë më lejoni t’ia dorëzoj familjarëve të familjes Haradinaj”, ka thënë ai.


Ndërsa, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë sot pjesë në homazhet për babain e kryeministrit, Hilmi Haradinaj, i cili vdiq të shtunën pas mesnate nga një sëmundje e rëndë.

Me nderime shtetërore është varrosur Hilmi haradinaj, babai i kryeministrit. Ai është varrosur në varrezat e Kompleksit Memorial ‘Dëshmorët e Kombit’ në Gllogjan.

Babai i kryeministrit vdiq pasi qëndroj disa ditë i shtrirë në spital. Shumë njerëz, personalitete të ndryshme kanë zgjedhur që në forma të ndryshme të përkujtojnë atë teksa në homazhet dhe varrimin e sotëm mijëra njerëz kanë qëndruar në Gllogjan.


Ndryshe, Hilmi Haradinaj vdiq në orët e para të së dielës, pas pas një sëmundjeje të rëndë dhe për vdekjen e tij kanë ngushëlluar liderët shtetërorë.(Flori Bruqi)

No comments:

Post a Comment