2018-06-23

Kapiteni Lichtsteiner i del në mbrojtje Xhakës dhe Shaqirit: Ishte më shumë se futboll për ta, festimet me shqiponjë janë të drejta

Kombëtarja e Zvicrës ka arritur një fitore madhështore ndaj serbëve 2-1 falë një rikthimi fantastik.
Helvetikët ishin në disavantazh pas 45 minutave të parë, por falë golave të super yjeve tanë Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit në fund Zvicra mori tri pikët e plota për të bërë një hap gjigant drejt kalimit të Grupit.
Xhaka dhe Shaqiri pas shënimit të golave filluan festën duke bërë me duar shqiponjën dy krenare dhe ky festim i tyre po cilësohet si provokim nga serbët.
Granit Xhaka duke festuar golin së bashku me Stephan Lichtsteiner dhe lojtarët tjerë(Getty Images)
Por kështu nuk mendon kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichtsteiner i cili u ka dalë në mbrojtje Graniti dhe Xherdanit.
“Ne kishim shumë presion nga serbët në ditët e fundit dhe kjo nuk ishte një lojë e lehtë për ne”.
“Kemi shumë shqiptarë në ekip kështu që nuk ishte një lojë e lehtë për ne. Ishte një ndeshje shumë e vështirë sidomos për ta mentalisht”, ka thënë fillimisht Lichtsteiner.
Stephan Lichtsteiner dhe Xherdan Shaqiri gjatë ndeshjes (Getty Images)
Mbrojtësi i ri i Arsenalit nuk e sheh si problem festimin me shqiponjë nga Graniti dhe Xherdani.
“Ishte një festim i mirë, pse jo? Ata treguan historinë e tyre. Lufta mes tyre ka qenë shumë e vështirë, kamë folur me babanë e një futbollisti shqiptarë dhe ai më ka treguar për këtë luftë”, tha Lichtsteiner.
Festa e Xherdan Shaqirit (Getty Images)
Kapitenit zviceran ka thënë se kjo ndeshje për shqiptarët ka qenë më shumë se futboll.
“Kjo ndeshje ishte më shumë se futboll për ta pasi ajo periudhë e luftës iu shkaktoi shumë probleme të mëdha”, vazhdoi Lichtsteiner duke thënë se i kupton festimet e futbollistëve shqiptarë me shqiponje.

No comments:

Post a Comment