2018-06-29

Me leksikografin e njohur Prof.dr. Hajri Shehu

Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri,Ph.D


Para më shumë se dy vjetësh dhe pikërisht më 24mars 2016, pata botuar në internet një artikull me titull“Një personalitet i heshtur i gjuhësisë shqiptare”.Artikullin ia kushtoja gjuhëtarit dhe leksikografit tënjohur Prof.dr. Hajri Shehu. 

Mes shumë veprave të tij, atypata përmendur edhe një fjalor me fjalë dhe shprehjedialektore, të cilin asokohe Profesori e kishte nëdorëshkrim dhe po e bënte gati për në shtyp.

Në marsin që kaloi, një pasdite u takova me profesorHajriun në njërën nga kafenetë e Tiranës. Kisha dy vjet egjysmë pa e takuar dhe më kishte marrë malli. 

 Kamkënaqësi të veçantë kur tani takohem kohë pas kohe mekëtë shkencëtar erudit të gjuhës shqipe dhe përkthyes tëtalentuar të anglishtes. Në atë takim, profesor Hajriu mëdhuroi disa libra. 

 Midis tyre ishte edhe fjalori ilartpërmendur me dialektizma, të cilin Qendra estudimeve albanologjike e kishte botuar në vitin 2016, kurunë nuk ndodhesha në atdhe. 

Fjalori titullohet “Fjalor mefjalë e shprehje popullore nga e folmja e Ujemujës”.Ujemuja është një zonë etnografike dhe gjuhësore erajonit te Dibrës, në kufi me zonat e Kukësit, në faqenlindore të malit të Korabit.

Për vlerat gjuhësore të kësaj vepre shkencore e kanëthënë fjalën e vet me peshë dy gjuhëtarë dhe leksikografë të njohur, si akademik prof.dr. Jani Thomai dhe prof.dr.Enver Hysa.

Vlera e vjeljes së pasurisë leksikore të dialekteveështë e jashtëzakonshme për pasurimin e leksikut tëgjuhës së njësuar. Sepse dialektet shërbejnë si “përrenjtë”e shumtë që rendin drejt “lumit ujëplotë” të gjuhësmbarëkombëtare. 

Prandaj profesor Hajriu në “Hyrje” të Fjalorit thekson me shumë të drejtë:“Kërkimet leksikologjike e leksikografike e sidomosato dialektologjike e dialektografike i kthehen gjithnjë emë shpesh gjeografisë së fjalëve. E, fjalorët krahinorëjanë edhe gjeografi e fjalëve. 

 Fjalorët krahinorëndihmojnë të njihen më tej izoglosat leksikore, por edhefjalë a shtresa fjalësh me kufizime truallsore. 

 Por, mëshumë se kaq, fjalorët krahinorë të shqipes, për arsyegjuhësore dhe jashtëgjuhësore që dihen, nxjerrin në dritëlëndë leksikore për pasurimin e mëtejshëm të leksikut tëgjuhës së njësuar”.

Dihet që leksiku përfaqëson një sistem dinamikvetëpasurues, i cili është i lidhur ngushtë me realitetingjuhësor. 

 Leksiku i gjuhës shqipe, duke pasqyruarndryshimet politiko shoqërore që ndodhin në vendin tonë,karakterizohet nga një mori procesesh të larmishme. 

Mestyre, si më aktuali mund të konsiderohet procesi ineologjizimit, meqenëse neogjeneza përfaqëson njërënnga shfaqjet më të rëndësishme të vetë gjuhës si mjet injohjes dhe i të menduarit. 

Procesi i njohjes në lëmin egjuhës shqipe përfshin në vetvete dallimin e atij leksiku krahinorist që vjen e i afrohet gjithnjë e më shumëleksikut të gjuhës së njësuar.

 Shumë fjalë të leksikutkrahinorist hyjnë në gjuhën e njësuar si rezultat ipërdorimit të tyre prej shkrimtarëve, gazetarëve dhepublicistëve, të cilët, në pasqyrimin e jetës së popullittonë, synojnë të përcjellin koloritin vendor, tëpërshkruajnë karakteristikat gjuhësore të banorëve të zonave fshatare, të nxjerrin në pah veçoritë e të folmes sëtyre karakteristike.

 Le të kujtojmë për një çast se samjeshtërisht i përdor krahinorizmat në prozën e vetartistike shkrimtari i shquar Mitrush Kuteli.

Profesor Hajriu ka përballuar një punë mjaft tëmundimshme për hartimin e kësaj vepre, rezultat i njëpunë të gjatë hulumtuese.

 Fjalori përmban një pasurileksikore prej më shumë se 9 000 zërash të përdorimitkrahinorist. 

Ai dëshmon më së miri se ç’thesare të pasuraprehen në gojën e popullit tone, deri në zonat më të thellatë vendit.

Në studimin pasthënës, me të cilin përmbyllet kjovepër shkencore, Profesor Hajriu bën këtë vlerësim menjë domethënie të thellë:“Fjalorët janë si xeherori në nëntokë dhe hartuesit sigjeologët”.

Me interes të veçantë janë rekomandimet që jepProfesor Hajriu për burimet e vjeljes së leksikut popullorkrahinor. 

Sipas tij, si burime të tilla mund të shërbejnëfjalët dhe shprehjet e gjuhës së gjallë të popullit,krijimtaria gojore popullore, përmbledhjet etnografike, etnografike-gjuhësore, etnografike-historike. Si burimtjetër mund të shërbejë arbërishtja, e cila ka mbijetuar nëligjërimin e përditshëm të arbëreshëve, si edhe leksiku ivjetër popullor. 

 Megjithatë, Profesor Hajriu është imendimit, dhe me të drejtë, se “leksiku popullor ende nukështë zbuluar në thellësi”, se “visari popullor është ipashtershëm”.

Një tjetër libër tërheqës që më dhuroi Profesor Hajriuështë vepra me titull “Studime për leksikun dheleksikografinë e gjuhës shqipe”. Edhe kjo vepër ështëbotim i Qendrës së studimeve albanologjike dhe ështëhedhur në qarkullim në vitin 2015.

 Ajo shoqerohet me njëanalizë studimore të Prof.dr. Thanas Feka. 

Libri është njëpërmbledhje artikujsh shkencorë të autorit nga shumëfusha të leksikut dhe të leksikografisë së gjuhës shqipe.Aty janë përfshirë edhe mjaft vlerësime që Profesor Hajriu ka bërë për punime shkencore të autorëve tëndryshëm. 

Me mjaft interes janë artikujt shkencorë që ai ukushton problemeve të gjuhës së folur të mjeteve tëinformimit masiv, fjalëve të huaja të panevojshme nëmjetet në fjalë, sidomos në gjuhën e televizioneve dhe tëradiove tona.

Si një specialist i njohur i gjuhës angleze, ProfesorHajriu, në studimet e veta shkencore, nuk mund të linte paprekur edhe fushën e përkthimtarisë. 

Kësaj fushe ai i kakushtuar një analizë shkencore me titull “Këshilla për njëpërkthyes të ri”.

 Përkthimin e letërsisë së huaj Profesor Hajriu e kundron me shumë profesionalizëm nga këndvështrimi i gjuhëtarit-leksikograf, për të cilinpastërtia e gjuhës shqipe dhe respektimi i normavegjuhësore duhet të jenë në qendër të vëmendjes së çdopërkthyesi të ri. 

Prandaj ai shkruan:“Teksti (që do të përkthehet) është një mesazh i akshautori. 

Ky mesazh duhet dekoduar nga aksh përkthyes…Fatkeqësisht, në përkthimet tona gabohet jo rrallë në punëtë bashkëlidhjeve të fjalëve e, rrjedhimisht, të gjetjes sëbarasvlerësit të saktë kuptimor në gjuhën shqipe, për tëmos thënë që herë-herë ato tingëllojnë edhe siabsurditete” (Revista “Drita islame”, qershor 2017, f. 20,22).

Më bëri shumë përshtypje një artikull që i kushtohejfigurës së Profesor Hajriut në faqet e kësaj reviste.

 Autorii artikullit shkruan:“Kur e pyeta për një çast Profesor Hajriun se përseharxhohen aq shumë energji për t’i shërbyer mohit, maktheu se nuk kishte pasur kohë t’i lexonte përdorësit që ipërhapnin, sepse i duhej ajo për punë të dobishme”(Rahim Ombashi.

 “Në përnderim të alimëve tanë.Profesor Hajri Shehu”. Revista “Drita Islame”. Tetor2017, f. 49).Profesor Hajri Shehu është një intelektual-shkencëtarme një botë mjaft të pasur shpirtërore. 

Është i thjeshtë si evërteta dhe ke kënaqësi ta dëgjosh kur bisedon shtruar, pafolur kurrë për vetveten.

Tiranë, 29 qershor 2018




******

image




*****
Një personalitet i heshtur i gjuhësisë shqiptare 


Nga Prof.dr. Eshref Ymeri




Ka lindur më 10 qershor 1942 në fshatin Vlosh të qarkut të Dibrës. Ka mbaruar shkollën e mesme pedagogjike në qytetin e Peshkopisë. Gjatë vitit 1961 ka qenë student i Istitutit të gjuhëve lindore në Moskë. Pasi Hrushovi i ndërpreu të gjitha marrëdhëniet me vendin tonë, ai u kthye në atdhe dhe në vitin 1965 i përfundoi studimet e larta në degën e gjuhës angleze të Fakultetit të historisë dhe të filologjisë të Universitetit të Tiranës. Në periudhën mes viteve 1965-1966 dhe 1968-1970, ushtroi detyrën e mësuesit të gjuhës angleze në qytetin e Peshkopisë. Meqenëse gjatë kësaj periudhe kishte shfaqur interesim të veçantë në lëmin e studimeve gjuhësore, drejtori i Institutit të gjuhësisë dhe të letërsisë, prof. Androkli Kostallari, u interesua në strukturat përkatëse shtetërore për ta tërhequr në Institutin në fjalë. Kjo u bë e mundur në vitin 1971, kur ai filloi punën në sektorin e leksikografisë të Institutit të gjuhësisë dhe të letërsisë pranë Akademisë së Shkencave. Në këtë Institut ai punoi vite të tëra (1971-1993, 1997-2010), deri sa doli në pension.

Është për t’u përmendur fakti që prof.dr. Hajri Shehu është marrë intensivisht edhe me përkthime nga anglishtja në shqip dhe me redaktime përkthimesh nga arabishtja në shqip në Organizatën Ndërkombëtare Islamike të Ndihmës (International Islamic Relief Organization), e cila e ka rezidencën në Arabinë Saudite dhe një zyrë në Shqipëri. Këtë lloj aktiviteti e ka ushtruar në vitet 1993-1995. Si një specialist i shkëlqyer i gjuhës angleze, prof.dr. Hajri Shehu pati tërhequr edhe vëmendjen e katedrës së gjuhës angleze të Universitetit të Tiranës, e cila e ftoi në detyrën e pedagogut të anglishtes në vitet 1995-1997.

Gjatë viteve të punës në Institutin e gjuhësisë dhe të letërsisë, prof. dr. Hajri Shehu vendosi lidhje me Shtëpinë botuese të Oksfordit (Oxford University Press). Ai është anëtar i Euroaleksit (Shoqata Evropiane e Leksikografëve), si edhe i “Alex Nash Fellowship of Albanian Studies” pranë Universitetit të Londrës.

Prof. dr. Hajri Shehu ka një aktivitet mjaft të pasur shkencor. Ai është bashkautor dhe autor i 22 fjalorëve të gjuhës shqipe dhe të fjalorëve anglish-shqip, shumica të botuar dhe ca në dorëshkrim që po përgatiten për në shtyp. Është autor i disa monografive dhe i më shumë se 40 artikujve shkencorë, kushtuar problemeve të gjuhës së sotme letrare shqipe, të leksikologjisë, të leksikografisë dhe të fjalëformimit, të botuar në revista të tilla shkencore, si “Studime filologjike”, “Studia albanica”, “Gjuha jonë”, “Gjuha shqipe”, “Lexicography” (Oxford).

Prof.dr. Hajri Shehu është autor i disa zërave për Fjalorin enciklopedik shqiptar, si edhe i më shumë se 30 referateve shkencore që i ka mbajtur në Institutin e gjuhësisë dhe të letërsisë, në Katedrën e gjuhës shqipe të Fakultetit të historisë dhe të filologjisë të Universitetit të Tiranës dhe në sektorin shkencor të Akademisë ushtarake.

Ai është autor i disa kumtesave shkencore, të cilat i ka mbajtur në konferenca dhe kongrese kombëtare dhe ndërkombëtare që janë zhvilluar në Tiranë, në Prishtinë, në Ohër, në Oksford, në Teheran etj.

Duhet theksuar fakti që Prof.dr. Hajri Shehu ka skeduar fjalë të gjuhës shqipe nga 100 mijë faqe librash të ndryshme për pasurimin e fondit leksikor të gjuhës shqipe pranë Institutit të gjuhësisë dhe të letërsisë. Në të njëjtën kohë, ai ka drejtuar dhjetra ekspedita gjuhësore në shumë qëndra banimi të vendit tonë për vjeljen e fjalëve të panjohura nga thesari i gjuhës së popullit.

Meqenëse në vitet e para të punës së tij pati ushtruar detyrën e mësuesit të gjuhës angleze, ai i ka kushtuar vëmendje punës për përgatitjen e teksteve mësimore. Ai është autor i disa teksteve të gjuhës angleze për shkolën fillore. Në shumë organe ai ka botuar një sërë artikujsh studimorë, kushtuar mësimdhënies në shkollë. Në shtypin e përditshëm dhe periodik ai, gjithashtu, ka pasë botuar shumë artikuj popullorë-shkencorë, kushtuar përsëri mësimdhënies në shkollë.

Puna përkthimore dhe redaktoriale ka qenë një pasion i përhershëm në veprimtarinë shkencore të Prof.dr. Hajri Shehut. Ai ka përkthyer dhe redaktuar 10 mijë faqe nga letërsia islame. Në disa revista ka botuar “Treguesin e Kuranit”, artikuj studimorë dhe parathënie për librat që i kushtohen Kuranit. Ai, po ashtu, është autor artikujsh publicistikë dhe reportazhesh, të botuar në disa organe shtypi.
Për të kënaqur kërshërinë e lexuesve, nga aktiviteti shkencor i prof.dr. Hajri Shehut, të pasqyruar në jetëshkrimin e tij, këtu poshtë po rendis vetëm listën e fjalorëve, të përgatitur si autor dhe si bashkautor, që përbëjnë një kontribut të jashtëzakonshëm në leksikografinë shqipe dhe në leksikografinë dygjuhëshe.

“Fjalor shumëvëllimësh i gjuhës shqipe”, vëllimet II, III (vepër në dorëshkrim) (bashkautor)

“Fjalor i gjuhës së sotme shqipe”, Tiranë, 1980 (nderuar me çmimin e Republikës) (bashkautor / shkronjat D (pjesërisht), E, Ë, F, P / pjepër / prridhje, V / 270 f.)
“Fjalor i shqipes së sotme”, Tiranë 1984 (bashkautor / 165 f.)
“Fjalor i shqipes së sotme”, Tiranë 1984 (sistemim e përpunim i frazeologjisë së gjithë Fjalorit / mbi 4000 njësi)
“Fjalor i shqipes së sotme”, Tiranë, 2002 (bashkautor / 216 f.)
“Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe”, Tiranë, 2004 (bashkautor / 314 f.)
“Fjalor i gjuhës shqipe”, Tiranë, 2006 (bashkautor / 179 f.)
“Fjalor i gjuhës shqipe” (për shkollën) (vepër për shtyp) (bashkautor)
“Fjalor i gjuhës shqipe” (për shkollarë të vegjël) (vepër për shtyp) (bashkautor)
“Fjalor i termave të artilerisë (shqip-anglisht-rusisht)”, Tiranë, 1987 (bashkautor dhe bashkëredaktor)
“Fjalor i termave të prapavijës (shqip-anglisht-rusisht)”, Tiranë, 1987 (bashkautor dhe bashkëredaktor)
“Fjalor themelor i termave të bujqësisë”, Tiranë, 2006 (bashkëredaktor)
“Fjalor anglisht-shqip i fjalëve të urta” (vepër në dorëshkrim) (redaktor)
“Fjalor frazeologjik sinonimik anglisht-shqip” (vepër në dorëshkrim) (autor)
“Fjalor anglisht-shqip” me rreth 400 emërtime bimësh (vepër në dorëshkrim) (autor)
“Fjalor arabisht-shqip”, Tiranë, 2009 (bashkëredaktor)
“Fjalor anglisht-shqip”, Tiranë, 2010 (autor / 834 f.)
“Fjalor persisht-shqip”, Tiranë, 2010 (bashkëredaktor)
“Fjalor me fjalë e shprehje popullore nga Ujemuja”, Tiranë, 2014 (autor / vepër për shtyp)
“Fjalor tematik bashkëbisedimor anglisht-shqip (vepër në dorëshkrim)
“Fjalor anglisht-shqip i thënieve dhe i njësive frazeologjike” (bashkautor me të birin, Bledarin; vepër për shtyp)
“Fjalor xhepi anglisht-shqip dhe shqip-anglisht” (bashkautor me të birin, Bledarin; vepër për shtyp)

Gjatë kohës që ka punuar në Institutin e gjuhësisë dhe të letërsisë, prof.dr. Hajri Shehu ka gëzuar respektin e të gjithë kolegëve-gjuhëtarw. Respekt të veçantë ushqente ndaj tij drejtori i Institutit të gjuhësisë dhe të letërsisë, prof. Androkli Kostallari, i cili e vlerësonte së tepërmi për punën e tij këmbëngulëse, të heshtur dhe me cilësi të lartë.

E kam njohur profesor Hajriun që gjatë viteve studentore. Takimet tona kanë qenë dhe janë mjaft të shpeshta që kur ai vazhdonte punën në sektorin e leksikografisë të Insitutit të gjuhësisë dhe të letërsisë. Më bënte shumë përshtypje, ashtu si edhe deri tani, natyra e tij e heshtur, modestia shembullore, ngohtësia e shpirtit. Me vite kisha krijuar bindjen e patundur se ai i përket sërës së njerëzve që quhen “heronj të heshtur”. Dijet e tij në lëmin e gjuhë shqipe dhe në gjuhën angleze janë me të vërtetë enciklopedike.

Vitin e kaluar, Prof.dr. Hajri Shehu botoi një vepër shkencore mjaft të rëndësishme, që përbën një tjetër kontribut me shumë vlerë në fushën e studimit të leksikut dhe të leksikografisë së gjuhës shqipe. Vepra titullohet: “Studime për leksikun dhe leksikografinë e sotme shqipe”. Librin e ka botuar Qendra e studimeve albanologjike, Instituti i gjuhësisë dhe i letërsisë. Shtypshkronja “Kaltrina”. Tiranë, 2015. Vepra ka një vëllim prej 364 faqesh. Recezent i librit është prof.dr. Thanas Feka.
Në vijim i ftoj lexuesit të njihen me përmbajtjen e recensionit.
Sinsinati, Ohajo
24 mars 2016
Prof.dr. Thanas Feka

Qendra e Studimeve Albanologjike
Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë
Hajri Shehu
Studime për leksikun dhe leksikografinë
Tiranë, 2015

Përmbledhja “Studime për leksikun dhe për leksikografinë e sotme shqipe” e prof. dr. Hajri Shehut përfshin mbi pesëdhjetë artikuj, pothuajse të gjithë të botuar në revistat shkencore “Studime filologjike”, “Gjuha jonë”, “Gjuha shqipe” etj.

Tematika e saj është: I. Çështje të leksikut popullor me vlerë letrare potenciale; II. Çështje të fjalëformimit në gjuhën shqipe; III. Çështje të sintagmatikës; IV. Çështje të kulturës së gjuhës; V. Kritikë leksiko-logjike; VI. Kritikë leksikografike etj. Siç shihet, studimet dhe artikujt mbulojnë një tematikë të gjerë e të larmishme.

Çështjet e shtruara në këto studime e artikuj analizohen e shqyrtohen me kompetencë shkencore. Përmendim, p.sh., studimin për sindajshtesat në gjuhën e sotme shqipe, tek i cili, nëpërmjet analizës së një lënde konkrete, autori jep mendimin e vet për pyetje të tilla themelore, me karakter teorik, si: “A janë të ashtuquajturat sindajshtesa fjalë të plotkuptimshme jashtë njësisë së njëfjalëzuar, apo janë larguar nga sistemi i njësive leksikore të gjuhës, domethënë janë kthyer në morfema me semantikë abstrakte deri në rrafshin fjalëformues të ndajshtesave? A jemi të vetëdijshëm për kuptimin e tyre përgjithësues (karakteristik për ndajshtesat), apo për kuptimet e tyre leksikore si tema motivuese në njësinë e njëfjalëzuar?

Në këtë studim ai mban qëndrimin e vet për njësi të caktuara, si bashkë-, brenda-, jashtë-, para-, krye-, shumë- etj., duke hyrë në diskutim me qëndrimin e shprehur se “ato janë shndërruar e po shndërrohen në parashtesa në të gjitha formimet me to”, se “paraqesin më shumë një lëvizje me drejtim nga kompozimi në parashtesim, por, pa u larguar shumë nga burimi”. Më konkretisht, ai pohon se “këto elemente nuk janë gramatikalizuar e as nuk po gramatikalizohen, domethënë, nuk kemi të bëjmë me fjalë shënuese që janë kthyer ose që po kthehen në formant; përkundrazi, semantikisht ato ruajnë mëvetësinë”.

Po ashtu, i njëjti qëndrim mbahet për këtë problem edhe në studimin “Formimet me gjymtyrë të parë temën vetë- në gjuhën e sotme shqipe”. Në studim shqyrtohet gjerësisht nga pikëpamja leksiko-semantike grupimi më i madh paradigmatik i formime-ve me vetë-.

Rritjen e numrit të këtyre formimeve në krahasim me periudhat e mëparshme të zhvillimit të gjuhës letrare, autori e lidh jo vetëm me faktorë brendagjuhësorë, por edhe me ata jashtëgjuhësorë. “Vetë zhvillimi i sotëm i prodhimit, mekanizimi dhe automatizimi i tij sjellin nocione të reja. Nga ana tjetër, dihet që shoqëria ushtron ndikim rregullues mbi gjuhën letrare nëpërmjet përpjekjesh sistematike e të vetëdijshme jo vetëm për pasurimin e saj, por edhe për pastrimin e saj të mëtejshëm nga ndikimet e huaja të panevojshme.

Formimet me vetë- e përmbushin këtë synim, pasi shumë njësi të huaja, madje edhe ndërkombëtarizma me elementin auto- janë kalkuar për të mbuluar emërtime nga fusha të ndryshme të shkencës e sidomos të teknikës”. Në punim dallohen e analizohen ndarazi formimet me vetë-, kur ky përbërës zbërthehet me emrin e gjinisë femërore vet / e, -ja (vetëqortim) dhe me përemrin vetvetor vetë (vetëveproj). Një analizë e detajuar bëhet për rastet e mundshme e të pamundshme të bashkimit të vetë- me foljet sipas diatezave përkatëse, të cilat shërbejnë në këtë rast edhe si kritere për të dalluar formime e kalkime të parregullta foljore.

Për vëzhgimet dhe përfundimet me interes të veçantë shkencor mund të përmendim midis të tjerave, edhe studimin “Rreth shtimit të fjalëve të përbëra në gjuhën e sotme shqipe”. Shtimi i këtyre njësive analizohet mbi bazën e valencave të brendshme e të jashtme. Më konkretisht, nënvizohet qartë se mundësia për të formuar fjalë të përbëra kushtëzohet nga valenca e të dyja temave që hyjnë në kompozitë, por, në radhë të parë, nga tema e përsëritshme, që është gjymtyrë e parë e njësisë: sa ajo hyn në lidhje me gjymtyrë të tjera, cila është mundësia për të formuar vargje leksiko-semantike.
Nisur nga pasqyrat e nxjerra nëpërmjet analizës statistikore të fjalëve të përbëra në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe” (1980), të krahasuara me ato që janë nxjerrë nga “Fjalori i gjuhës shqipe” (1954), autori pohon se shtim më të madh kanë pasur kompozitat mbiemërore e pas tyre, ato emërore, sepse edhe temat emërore e mbiemërore në përbërje të këtyre kompozitave kanë valencë më të lartë në krahasim me temat e tjera që u përkasin pjesëve të tjera të ligjëratës. Mbi bazën e krahasimit të të dhënave të pasqyrave të hartuara për kompozitat e Fjalorit sipas pjesëve të ligjëratës, nxirret edhe një përfundim tjetër: “Valenca e lartë e temave emërore dhe mbiemërore përcakton edhe prirjet e zhvillimit të mëtejshëm të fjalëve të përbëra në gjuhën e sotme shqipe. Kjo do të thotë, – thekson ai, – që edhe në të ardhmen klasa e mbiemra-ve dhe e emrave do të ketë prirje për t’u shtuar më shumë me njësi të përbëra.
 Është, gjithashtu, e rëndësishme të theksohet, – shton më tej autori, – se ky shtim i mbiemrave dhe i emrave të përbërë sjell në tërësi rritjen e kategorisë leksikore të emrit dhe të mbiemrit në gjuhën e sotme letrare shqipe, madje jo vetëm për etapën e tanishme të zhvillimit të saj, por edhe për të ardhmen”.

Një tjetër trajtim shkencor me interes i është bërë leksikut me burim popullor me vlerë letrare potenciale për gjuhën e sotme shqipe në disa artikuj studimorë: “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” (1980) dhe leksiku popullor me vlerë letrare potenciale”, “Rreth disa vlerave letrare potenciale të leksikut popullor për gjuhën e sotme shqipe” etj.

Në artikullin e parë nënvizohet fakti se një ndër veçoritë dalluese të këtij Fjalori është se ka përfshirë në fjalësin e tij një numër të konsiderueshëm njësish leksikore popullore me prejardhje krahinore, të panjohura ose pak të njohura deri atëherë në gjuhën letrare. Është një zgjidhje krejt e ndryshme nga ajo e shumë fjalorëve shpjegues të gjuhëve të tjera, si të rusishtes, të bullgarishtes, të rumanishtes etj., të cilët leksikun popullor me burim krahinor e pasqyrojnë vetëm mbi bazën e përhapjes së tij të gjerë, tej kufijve vendësorë, ose mbi bazën e përdorimit të tij mjaft të gjerë në gjuhën letrare, sidomos në letërsinë artistike. Kjo zgjidhje origjinale është mbështetur në parimin udhëheqës më të përgjithshëm për zgjedhjen e fjalësit, sipas të cilit “vlerësimi i çdo fjale-leksemë (për ta futur ose jo në Fjalor) duhet bërë, në radhë të parë, jo sipas burimit dialektor, as sipas burimit letrar, por sipas vlerës së saj objektive në strukturën leksikore të shqipes së sotme letrare”.

Në artikullin e dytë autori është ndalur në fushat leksikore që kanë gjetur mjaft vend në këtë Fjalor, si: leksiku etnografik, leksiku profesional (emërtime për vegla, mjeshtëri e zeje të ndryshme popullore, procese pune me këto vegla e pajisje, pjesë të tyre etj.), leksiku etnobotanik dhe etnozoologjik etj.

Një analizë e imët leksiko-semantike e fjalëformuese u bëhet edhe njësive leksikore që emërtojnë ngjyrat në studimin “Rreth emërtimeve të ngjyrave në gjuhën shqipe”. Në studim sillet e shqyrtohet një pasuri e madhe e këtyre emërtimeve në shqipe. Ai mund të futet ndër studimet e rralla në literaturën gjuhësore, që analizon këtë pasuri leksikore të shqipes në përbërje të fushës konceptore të ngjyrave.

Për kulturën e gjuhës janë disa artikuj: “Rreth fjalëve angleze ose me prejardhje nga anglishtja në gjuhën e sotme shqipe”, “Për anglicizmat në mjetet e sotme të informimit masiv”, “Disa probleme të gjuhës së folur të mjeteve të informimit masiv”,

“Për fjalët e huaja të panevojshme në mjetet e informimit masiv”, “Edhe një herë për gjuhën e televizioneve dhe të radiove tona” etj. Autori analizon shkencërisht qëndrimin ndaj anglicizmave. Për të përcaktuar gjuhësisht në mënyrë objektive vendin që huazimet angleze zënë a mund të zënë në gjuhën e sotme shqipe, autori shtron disa kritere, të cilat mund të vlejnë njëherazi për të gjitha huazimet:

1 – a jepet fjala e huazuar angleze a me prejardhje nga anglishtja me mjetet fonetike të shqipes e sipas drejtshkrimit të saj;

 2 – a mund të sillet në kategorinë leksiko-gramatikore përkatëse të shqipes;

3 – a është aktive fjala e huaj, domethënë, a bën pjesë ajo në shtresën aktive, pak aktive apo pasive të leksikut e të terminologjisë;

4 – ç’jep më tej nga pikëpamja fjalëformuese, domethënë ç’valencë të brendshme ka: a shërben si temë për formime të reja, a vijnë prej saj kalke, gjymëkalke etj.;

5 – ç’sjell nga pikëpamja kuptimore: ç’semantikë zgjeron; a rikuptimësohet në gjuhën shqipe, domethënë, a zhvillon kuptime të reja; a krijon varg sinonimik me fjalë të tjera të gjuhës ose a i zgjeron më tej të tilla vargje; a kemi ndikim semantik në sinoniminë vendëse, domethënë, a lind ndonjë kuptim i ri ose ngjyresë e re kuptimore, stilistikore si rrjedhojë e induksionit semantik; 6 – cila është valenca e jashtme e fjalës së huazuar a me prejardhje të huaj, cila është mundësia e bashkëlidhjes së kësaj fjale në ligjërim etj.

Bazuar mbi këto kritere, autori jep në artikujt e vet edhe një pasqyrë të gjerë me anglicizma të nevojshëm e të panevojshëm për gjuhën shqipe.
Artikujt për leksikografinë janë të shumtë. Ata mund të klasifikohen në dy grupe:

1 – artikuj problemorë, si: “A duhet të përfshihen dialektalizma e krahinorizma në një fjalor shqip – gjuhë e huaj?”, “Për një fjalor të përgjith-shëm dialektor të gjuhës shqipe”, “Fjala bashkë me fjalën”, “Për një fjalor drejtligjërimor të gjuhës shqipe”, “A duhet botuar një fjalor shkollor i gjuhës shqipe?” etj.;

2 – disa artikuj recensionues për disa vepra leksikografike, si “Fjalor i antonimeve në gjuhën shqipe” i M. Samarës, “Fjalor shqip-anglisht i Oksfordit (Oxford Albanian-English Dictionary) i L. Njumarkut, i botuar në një variant më të shkurtuar edhe në Revistën Ndërkombëtare për Leksiko-grafinë (International Journal of Lexicography), “Fjalor arabisht-shqip” i S. Tomçinit, “Fjalor persisht-shqip”, hartuar nga një grup autorësh etj. Veçanërisht në artikullin “Fjalor shqip-anglisht i Oksfordit” të L. Njumarkut bëhet një analizë e imët leksikografike e shqyrtohen objektivisht arritjet dhe mangësitë e këtij Fjalori dygjuhësh.

Një vend të rëndësishëm zënë edhe artikujt recensionues për disa monografi me karakter leksikologjik, si: “Leksiku dialektor e krahinor në shqipen e sotme” e J. Thomait, “Parafjalët në shqipen e sotme” e M. Samarës, “Termi dhe fjala në gjuhën shqipe” e A. Duros, “Tradita bujqësore nëpërmjet thesarit gjuhësor në viset veriore të Shqipërisë (në përqasje me të folmet e tjera të gjuhës shqipe)” e S. Pepës etj.

Një shkrim më i veçantë, por, sigurisht brenda tematikës së përgjithshme të kësaj përmbledhjeje është “Profesor Androkli Kostallari – personalitet i shquar i shkencës dhe i arsimit”. Është një vlerësim i merituar për veprën e tij studimore në nivel europian, për udhëheqësinë e tij shkencore në krye të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë e brenda tij, të Sektorit të leksikologjisë e të leksikografisë, për punën e tij dinjitare në shërbim të studimeve shqiptare.

No comments:

Post a Comment