2018-06-01

NË KOSOVË NUK KA LIRI SHTYPI DERISA KA GAZETË TË MBYLLUR E TË DËBUAR KUNDËRLIGJSHËM E PADREJTËSISHT NGA AUTORITETET


Rilindja newspaper logo.svg


Pak histori

Rilindja për herë të parë ka dalë më 12 shkurt 1945 në Prizren dhe është gazeta e parë në gjuhën shqipe në ish Jugosllavi. Gazeta shtypet në Shtypshkronjën Shtetërore në Prizren nga numri 1 deri në 60-të. Numri 61 i gazetës faqoset dhe shtypet në Prishtinë në Shtypshkronjën Krahinore të Frontit Popullor.
Image result for gazeta rilindja
Në fillim ishte e përjavshme vetëm me katër faqe deri më 27 qershor 1948, fillon të dale dy here në javë, të dielave dhe të enjteve. Pastaj, nga nëntori i vitit 1958 nis të dalë gazetë e përditshme (nuk dilte vetëm të premteve).


Image result for gazeta rilindja

Nga viti 1964 del çdo ditë standard në 20 faqe, ndërsa të shtunave dhe gjatë festave 24-32 faqe.

Me 5 shtator 1990, nga pushtetit serb u ndalua botimi i saj, ndërsa pas hyrjes së forcave të NATO-s, më 12 qershor 1999 ajo del përsëri, por këtë here me faqe të shtuara dhe një pjesë e tyre me ngjyra.
Related imageImage result for gazeta rilindja
Gazeta “Rilindja” ishte padyshim gazeta më e shitur në trojet shqiptare. Tirazhi maksimal ka mbrri gjatë festave të Vitit të Ri, deri në 234.000 ekzemplarë.

Gazeta "Rilindja" ka pushuar së botuari që nga viti 2009.

******

Pamje nga Pallati i Shtypit "Rilindja"

Në Kosovë nuk ka liri shtypi derisa ka gazetë të mbyllur e të dëbuar kundërligjshëm e padrejtësisht nga autoritetet.

Me dëbimin dhe mbylljen detyrimisht të Rilindjes është bërë shkelja më e rëndë dhe e pashembullt e të drejtës dhe lirisë së shtypit në gjithë botën demokratike, dhe çuditërisht kjo ka ndodhur në Kosovën me administrim ndërkombëtar dhe me institucionet e veta.

Në 21 shkurt 2002 gazeta tradicionale e historike e Kosovs Rilindja u dëbua kundërligjshëm dhe dhunëshëm nga Pallati i saj nga administrata e UNMIK dhe detyrimisht u mbyll.


Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 15 shkurtit 2005 mori vendim për ndërprerjen e punimeve që po zhvilloheshin – anulimin e kontratës për renovim të Pallatit të Rilindjes të uzurpuar, “për shkak të paqartësive juridike në lidhje me pronësinë dhe menaxhimin e objektit”, ndërsa për ta shndërruar në ndërtesë qeveritare i rifilloi në 7 nëntor 2008 duke siguruar për zgjidhjen e ligjshme që do bëhet edhe për gazetën Rilindja edhe për punëtorët e saj, por që ende nuk u bë.

Gazeta Rilindja, kronikë e zhvillimeve historike të Kosovës, edhe pas dëbimit doli me rreth 40 numra protestues të jashtëzakonshëm të kohëpaskohëshëm me punën e gazetarëve e punonjësve tjerë të saj nëpër shtëpa si në kohën e luftës. Pasi doli me botime speciale edhe për ngjarjen historike të shpalljes së pavarësisë në 17 shkurt 2008 dhe për njohjet ndërkombëtare që pasuan, ka përmbyllë daljet e kohëpaskohëshme në 30 dhjetor 2008 me paralajmërimin në ballinë: “Duke besuar në sundimin e ligjit në shtetin e Kosovës presim që nga numri i ardhshëm Rilindja të dalë përditë”.

Zgjidhja për Rilindjen, që ka statusin e ndërmarrjes shoqërore, pritet e kërkohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. Për privatizimin e gazetës tradicionale të Kosovës, pa u ndërlidhur me objektin e saj të shpronësuar, që tash është ndërtesë qeveritare, është edhe shembulli i gazetave në rajon dhe në botë, që kishin statusin si të Rilindjes, e që janë privatizuar dhe kanë vazhduar të dalin.

Në arsyetimin e kërkesës për privatizim theksohet edhe se emri dhe tradita e gazetës Rilindja është një vlerë shumë e madhe, e krijuar gjatë mëse shtatë dekadave, është pasuri me vlerë më të madhe se e çdo pallati.

“Dhe, ai që do ta blejë gazetën Rilindja dhe natyrisht do e nxjerrë këtë të përditshme historike dhe tradicionale të Kosovës do jetë pronar i një pasurie të madhe mediale kombëtare, do të jetë trashëgimtar i ligjshëm i firmës-emrit, traditës. Rilindja ishte, është dhe mbetet edhe si një shenjë identiteti”, theksohet në kërkesën drejtuar Agjencisë Kosovare të Privatizimit në 12 shkurt 2014.

Ndërmarrja Shoqërore Gazeta Rilindja pas dëbimit ka bërë tre padi në gjykatë, ndërsa në vitin 2017, kur ka hyrë në procesin e likuidimi, punëtorët e saj kanë bërë kërkesa për kompensime në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, e cila i ka mbështetur në vazhdimësi për të drejtat e tyre të ligjëshme, si dhe në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja ka nisë të dalë në Prizren para 73 vitesh, në 12 shkurt 1945, në frymën e Konferencës së Bujanit e me angazhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana.




No comments:

Post a Comment