2018-06-03

Nga Flori Bruqi : Eliza Hoxha tërbon mediat serbe: “Kosova është gjaku që nuk falet”,ajo fitoi “betejën” me artin e saj sublim në Beograd dhe se populli serb duhet t’i gjykojë orët e krimeve barbare e fashiste ndaj popullit shqiptar në tokën e vet.


Opinionisti i njohur shqiptar që jeton në Amerikë Profesor Skënder Karaçica, ka komentuar shkuarjen e artistes nga Kosova Eliza Hoxha në Beograd, atje ku shpalosi krijimet e saj artistike.

Karaçica, përmes një reagimi  ka thënë se  Eliza Hoxha e fitoi “betejën” me artin e saj sublim në Beograd dhe se populli serb duhet t’i gjykojë orët e krimeve barbare e fashiste ndaj popullit shqiptar në tokën e vet.




Më poshtë reagimi i tij i plotë:

Eliza Hoxha, populli shqiptar dhe serb në vitin 1999, janë ndarë njëherë e përgjithmonë. Beogradi është qytet i huaj dhe në dritën e kronikave historike të kohës, shqiptarët në këtë qytet shkonin vetëm si sharrraxhi (term i Esad Mekulit) dhe ata ishin në shkallën më të ulët të denigrimit (shiftari-term i shkinisë me përbuzje,-nënvizimi im).



Eliza Hoxha në një intervistë ekskluzive për gazetën “Danas” thekson se si ajo paskësh shëtitur lirshëm nëpër Beograd dhe e sigurt(!), por artistja shqiptare e Kosovës na e zbardhi fytyrën me qëndrimin e saj heroik para policisë serbe në Merdare, që nuk ia lanë disa nga krijimet e saj artistike për djelmeninë shqiptare të Kosovës (UÇK) që u bënë Lulet e Lirisë dhe të Pavarësisë të shtetit tonë të shpalosen në Beograd, kur regjimi më barbar në shekullin e kaluar i Millosheviqit bënte projektin shfarosës dhe për tokën e djegur të Kosovës!


Eliza Hoxha nisi në Beograd mesazhin artistik se populli shqiptar dhe shteti i Kosovës kanë vlerat njerëzore e kombëtare si popull i lashtë e fisnikë që di të participojë këto vlera me të tjerët.

Eliza Hoxha e fitoi “betejën” me artin e saj sublim në Beograd dhe populli serb le të gjykojë orët e krimeve barbare e fashiste ndaj popullit shqiptar në tokën e vet jallane të Kosovës!


Po kush është Eliza Hoxha ?

Image result for eliza hoxha


Eliza Hoxha kreu shkollimin fillor dhe të mesëm në Prishtinë, ndërsa studimet i përfundoj jashtë shtetit në vitin 1996. Pas një qëndrimi të gjatë në Blegjikë, Eliza u kthye në Prishtinë ku edhe po bëhej gati për lansimin e këngës së saj të parë. Elizën e njohin të gjithë. Një bukuroshe, e thjeshtë, e veshur me një palë pantallona të shkurtra, çizme të gjata dhe një sako të kombinuar. Kjo ka qenë arsyeja se pse në fillim të karrierës së saj është vlerësuar shumë mirë nga njohësit e muzikës për zërin dhe stilin e saj unik.
Eliza është prezente në skenën Shqiptare në festivale si profesioniste që nga viti 2000 me kengen Me Ritem Do të Vallzoj. Kështu e nisi udhëtimin e saj nëpër festivale dhe duke sjellur këngë dhe projekte të tjera për publikun shqiptar dhe në këtë mënyrë Eliza Hoxha ishte pjesë edhe e “Festivalit të RTSH-së“, “Top Fest 6 dhe 8“, “Kënga Magjike“, “Zhurma Show“ dhe “Netët e Klipit Shqiptar“. Përveç bashkëpunimeve dhe projekteve shumë të bukura që ka sjellur Eliza për publikun shqiptar, ajo ka qenë gjithashtu autore e disa këngëve siç janë “Të dua veç ty“, “Rruga e zemrës“ bashkëpunim me Rosela Gjylbegun si dhe ka qenë autore e këngës “Ike ti“ të Elsa Fazlia.


Përveç muzikës profesioni I saj siç të gjithë e dimë është ariktektura. Ajo ka studiuar programin Master në Belgjikë dhe pas një kohe ishte kthyer në Kosovë për të dhënë kontributin e saj për vendin. Dhe pikërisht për këtë, për veprimtarinë e saj të suksesshme në profesionin si arkitekte në prill të vitit 2010 u nderua me çmimin për “Arkitekturë edukative dhe promovim të arkitekturës në Kosovë“ nga “Shoqëria e Arkitektëve të Kosovës“. Si një emër shumë I njohur në skenën e muzikës Shqiptare, Eliza Hoxha sa herë që ngjitet në skenë dhuron emocion të veçantë si me zërin ashtu edhe me imazhin e saj. Ndërkaq përkushtimi I saj për vendin është vënë në dukje edhe pas realizimit të disa projekteve që ajo i ka bërë për Prishtinën dhe për Kosovën. Projektet si Pendimi (Kenga), Ende dhe “E Dua kete Vend“ ishin pjesë e disa kampanjave sociale në Kosovë që bënin thirrje të rinjëve të mos e braktisin Kosovën dhe gjithashtu ishte pjesë e një kampanje për komunitetin “Doën Syndrome Kosova“ si ndihmë për të gjithë fëmijët që janë të prekur nga ky sindrom. Eliza nuk ka qenë shumë aktive kohëve të fundit në muzikë pasiqë më shumë I është kushtuar profesionit të saj si arkitekte dhe gjithashtu është edhe ligjëruese pranë “Universitetit të Prishtinës“, fakulteti I Arkitekturës.


Eliza pa dyshim është një vajzë shumë e zonja gjë të cilën e ka dëshmuar ndër vite. Përveç që është e zgjuar dhe shumë puntore Eliza Hoxha gjithashtu është edhe një këngëtare shumë e dashur për publikun. Por nganjëherë gjërat nuk shkojnë edhe aq mirë siç duhet në çdo sferë të jetës. Si duket Eliza ende nuk e ka gjetur dashurinë e jetës së saj për të cilën ajo nuk duket se e ka për ngut. Beson që princi I saj do të vijë së shpejti dhe do të jetë dikush që vërtetë e meriton ta ketë pranë.Eliza Hoxha e lindur dhe e rritur në Mitrovicë, është arkitekte me profesion, e diplomuar në vitin 2002 në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Univerzitetin e Prishtinës. Studimet e avansuara pasdiplomike i kreu në vitin 2006 në Univerzitetin Katolik të Luvenit, në Belgjikë, e fokusuar në fushën e planifikimit urban. Momentalisht është duke ndjekur studimet e doktorraturës në TU në Graz të Austrisë.

Që nga viti 2003, është e angazhuar në Katëdrën e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor pranë Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Univerzitetin e Prishtinës. Përgjatë viteve 2007-2009 ishte e angazhuar si ligjeruese në fushën e urbanizmit në Fakultetin e Arkitekturës, pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës në Maqedoni. Midis tjerash, Hoxha është aktive në proceset e planifikimit dhe zhvillimeve urbane në projekte të ndryshme praktike nëpër komunat e Kosovës. Ajo që e shquan viteve të fundit më së shumti janë shkrimet e saj mbi kulturën urbane të botuara nëpër gazetat ditore si: Express, Koha Ditore, Lajm, dhe Zëri, nën kornizën “DITARI URBAN”. Së fundi ka botuar librin “ Qyteti dhe dashuria” i cili vjen si përmbledhje e kolumneve të lartëpërmendura.


Related image

Njerëzit e botës së artit dhe kulturës e njohin edhe nga sfondi i projekteve të saja muzikore, por edhe atyre të artit alternativ dhe fotografisë. Vlen të theksohet projekti i saj multimedial për personat e pagjetur në Kosovë me titull “ Për ata që s’janë” - ekspozitë personale në Galerinë e Arteve të Kosovës në prill të vitit 2007, dhe më pas në Gjirokastër- Shqipëri, gjegjësisht në vitin 2008. Gjithashtu, projekti multimedial me titull “bridging the tëo” i cili rrëfen Mitrovicën e pasluftës si pjesë e Biennales së Venecias në qershor 2009, (eventet kolaterale) etj. Projekti i saj i fundit multimedial i është kushtuar viktimave të mbijetuara të dhunës seksuale nga lufta e vitit 1999 në Kosovë - ekspozitë personale e mbajtur në Muzeun Kombëtar të Kosovës me 14 maj 2014, e titulluar “Heshtja e Kangës”.

Është autore dhe moderatore e emisionit të vetëm në Kosovë mbi arkitekturën dhe kulturën urbane në përgjithësi “ÇELËSI” i cili transmetohet të dielave në RTV21.


Related image

Eliza Hoxha, artistja kosovare që në fillimet e saj publiku e njeh si këngëtare më pas si fotografe e piktore, ka tronditur opinionin publik serb me një ekspozitë që ka mbajtur në Beograd.

Ajo ka riprintuar tre fotografi që policia serbe ia bllokoi në kufi, të cilat tregonin demostratat kundër pushtimit serb, dhe kjo ka shkaktuar reagime në mediat e Beogradit.

Featured Image

Bëhet fjalë për një foto nga protestat e vitit 1998 ku studentët ngrinin lart parullën UÇK; një tjetër ku gjithashtu studentët e Prishtinës i bënin të ditur Beogradit se “Kosova, është gjaku që nuk falet”, si dhe një e tretë ku paraqitet flamuri i Shqipërisë dhe i Kosovës në ditën e pavarësisë së kësaj të fundit.


Fotografitë e Eliza Hoxhës janë ekspozuar në ditën e fundit të festivalit treditor “Mirëdita- Dobardan”, si nismë e BE-së për pajtimin serbo-shqiptar.

Policia serbe ja ndaloi Elizës të trija, por ajo i riprintoi dhe i ekspozoi sërish.

Televizioni publik serb reagoi me të madhe: “Provokacija!”.


“Edicioni i pestë i festivalit tradicional “Mirdita- Dobrdan” nxiti një seri provokimesh në Beograd dhe Prishtinë pasi radikalët serbë kërkuan ndalimin e festivalit dhe njoftuan një tubim proteste. Mediat kosovare njoftuan se një artiste nga ekipet e tyre u pengua nga policia serbe në kufi dhe ju hoqën dy foto me mbishkrimin “UÇK” dhe flamurin e Shqipërisë.

Këtë vit festivali është frymëzuar nga i aktori i madh shqiptaro-serb, i ndjeri Bekim Fehmiu, i cili është më i madhi në historinë e kinemasë jugosllave. Filmi i famshëm “Martesa” hapi dhe festivalin.

Megjithatë, përfaqësuesit e opozitës serbe, kryesisht SRS dhe DSS, si dhe Lëvizja Dveri, protestuan për mbajtjen e këtij festivali, pasi ata e konsiderojnë këtë shfaqje si një promovim të Kosovës si shtet i pavarur.

Nga ana tjetër, Partia Liberale Demokratike e opozitës ka njoftuar se anëtarët e saj do ta mbrojnë festivalin nga ekstremistët”, shkruan ndër të tjera televizioni publik serb.



Eliza Hoxha, ka tronditur opinionin publik serb me ekspozitën e saj në kuadër të festivalit “Mirëdita, dobar dan”, që është mbajtur për tri ditë rresht në Beograd. Ajo ka riprintuar tre fotografi që policia serbe ia bllokoi në kufi, të cilat tregonin demostratat kundër pushtimit serb, dhe kjo ka shkaktuar reagime në mediat e Beogradit.

Featured Image

Bëhet fjalë për një foto nga protestat e vitit 1998 ku studentët ngrinin lart parullën UÇK, një tjetër ku gjithashtu studentët e Prishtinës i bënin të ditur Beogradit se “Kosova, është gjaku që nuk falet” si dhe një e tretë ku paraqitet flamuri i Shqipërisë dhe i Kosovës në ditën e pavarësisë së kësaj të fundit.

Fotografitë e Eliza Hoxhës janë ekspozuar në ditën e fundit të festivalit treditor “Mirëdita- Dobardan”.

Policia serbe ja ndaloi Elizës të trija, por ajo i riprintoi dhe i ekspozoi sërish.


Televizioni publik serb reagoi me të madhe: “Provokacija!”.

“Edicioni i pestë i festivalit tradicional “Mirdita- Dobrdan” nxiti një seri provokimesh në Beograd dhe Prishtinë pasi radikalët serbë kërkuan ndalimin e festivalit dhe njoftuan një tubim proteste. Mediat kosovare njoftuan se një artiste nga ekipet e tyre u pengua nga policia serbe në kufi dhe ju hoqën dy foto me mbishkrimin “UÇK” dhe flamurin e Shqipërisë.

Këtë vit festivali është frymëzuar nga i aktori i madh shqiptaro-serb, i ndjeri Bekim Fehmiu, i cili është më i madhi në historinë e kinemasë jugosllave. Filmi i famshëm “Martesa” hapi dhe festivalin.

Megjithatë, përfaqësuesit e opozitës serbe, kryesisht SRS dhe DSS, si dhe Lëvizja Dveri, protestuan për mbajtjen e këtij festivali, pasi ata e konsiderojnë këtë shfaqje si një promovim të Kosovës si shtet i pavarur.
Nga ana tjetër, Partia Liberale Demokratike e opozitës ka njoftuar se anëtarët e saj do ta mbrojnë festivalin nga ekstremistët”, shkruan ndër të tjera televizioni publik serb.

Radikalët e Sheshelit kërkuan ndalim për mbajtjen e kësaj ngjarjeje kulturore dhe nga Tempulli i Shën Savës ata akuzuan Beogradin se po diskriminon serbët.


Por Eliza Hoxha ftoi për të mos e dramatizuar çështjen. Në një prononcim që B92, ajo tha: “I takoj gjeneratës që jemi nxjerrë nga jeta institucionale. Kjo ekspozitë është një lloj përshkrimi i jetës sime. Fotografitë janë shkrepur gjatë viteve të ’90-ta. Janë tregime të njerëzve që e duan jetë. Katalogët janë në kufi së bashku me tri fotografi që i kemi sjellë prapë këtu”, tha artistja kosovare,

No comments:

Post a Comment