2018-06-02

Nga Flori Bruqi : Kurrfarë kuptimi s'ka dialogu Kosovë - Serbi?


Dialogu Kosovë-Serbi   nuk ka kuptimpasi shteti serb po lufton anëtarësinë e vendit tonë në të gjitha organizmat ndërkombëtarë.

 Serbia nuk është e interesuar për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve derisa Kosova të bëhet shtet jofunksional dhe të dorëzohet para presionit Rusi-Serbi.

Në veri të Kosovës ka tendenca dhe po vërehet që situata ka filluar të përkeqësohet, nga  grupet e caktuara kriminale të dirigjuar nga Serbia që në fakt ato paraqesin rrezik të përgjithshëm për njerëzit. Grupet kriminale ruajnë monopolin në veri të Kosovës. Ata bëjnë transportim të drogës, armë etj, e që janë të lidhur drejtpërdrejt me shtetin e Serbisë. Ata e mbajnë gjendjen e tensionuar dhe sa herë që iu nevojitet ta paraqesin situatën e brishtë në veri të Kosovës, ndërmarrin veprime të pamatura dhe të rrezikshme që në mënyrë të sinkronizuara bëjnë rrahje, plaçkitje pastaj dëmtim të pronës.



30 inspektorë të MTI-së në veri marrin paga pa dal fare në punë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, kohë më parë  kërcënojë  me burgim serbët që kanë ndër mend të bëhen pjesëtarë të FSK-së dhe të Ushtrisë së Kosovës, duke bërë thirrje serbëve në Kosovë se në bazë të Ligjit penal të Serbisë pjesëmarrja në, siç i quajti ai, formacionet ilegale të armatosura është e dënueshme deri në 10 vjet burg.


Çfarë kuptimi ka dialogu Kosovë - Serbi, kur ky i fundit është duke e luftuar me të gjitha mjetet (përveç ushtrisë) anëtarësinë e vendit tonë në të gjithë organizmat ndërkombëtarë. Dialogu ka kuptim kur secili shtet ecën përpara në rrugën e vet në integrimet euroatlantike.


Serbia po e mban veriun e Kosovës si një “bombë të kurdisur”

Çka presim ne kur elementi bazë e themeltar shkelet - lëvizja e lirë e qytetarëve, sportdashësve etj.

Serbia nuk është e interesuar për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, ajo është e interesuar enkalvizimin dhe shtrirjen e ndikimit në tërë territorin e Kosovës dhe krejt në fund, shteti ynë të bëhet jo funksional e të dorëzohet para presionit Serbi-Rusi.

Kurrë ma shumë nuk ka pas nevojë Kosova për një dialog të brendshëm të spektrit politik dhe kësisoj të flasin me një zë”.

Siguria në tërë Kosovën, e në veçanti në pjesën veriore, po cilësohet e ndjeshme pas incidenteve të njëpasnjëshme që u shënuan kohëve të  fundit.

Institucionet e Kosovës po përballen me sfida për garantimin e sigurisë sidomos në veri të Mitrovicës, megjithëse po mundohen që gjendjen ta kenë nën kontroll.


Digjet automjeti i pjesëtarit serb të FSK-së

Vetura e djegur e pjesëtarit të FSK-së zt.Jovan Jovanoviq  në fshatin  Zupç

Veriu i Kosovës apo më konkretisht Mitrovica e Veriut është bombë e kurdisur nga ana e Qeverisë së Serbisë së bashku me grupet e organizuara në veri të Mitrovicës. Sa herë që u nevojitet atyre, qoftë për qëllime të brendshme apo edhe në rrafshin ndërkombëtar, e destabilizojnë veriun e Mitrovicës.


Siguria në tërë Kosovën dhe në veri në veçanti vazhdon të jetë e ndjeshme, por nën kontroll të institucioneve. Nuk shoh indikacione serioze të çrregullimeve të sigurisë. Institucionet e sigurisë vazhdimisht duhet të kenë kujdesin e shtuar, megjithëse rastet e izoluara sikur këto në veri nuk paraqesin sfidë për sigurinë. Pra, nuk shoh sfidim të sigurisë në Kosovë, por raste të izoluara që kanë mesazhe politike.

Veriu i Kosovës ka qenë pre e disa sulmeve që ndodhën veçanërisht ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të FSK-së dhe agjentëve të AKI-së.

Dihët që kohë më parë në  Zubin Potok ishte sulmuar një patrollë e Policisë së Kosovës, ndërkaq në nëntor të vitit të kaluar ishin sulmuar  shtëpitë e pjesëtarëve të komunitetit serb të FSK- së  me mjete shpërthyese.


Banorët e veriut të Mitrovicës kërkojnë siguri nga institucionet e vendit

Pra Veriu i Mitrovicës po shfrytëzohet për qëllime të brendshme politike të “grupeve të organizuara kriminale me direktiva të Serbisë” dhe po ndikon në destabilizim të gjendjes në tërë Kosovën.

Kjo është një alarm jo i mirë për institucionet e Kosovës, sepse me gjithë përkushtimin dhe punën që është duke e bërë në veri të Kosovës ende mbetet shumë punë për tu bërë që autoritetet e sigurisë së Kosovës, ta shtrojnë sovranitetin dhe ta kenë në kontroll atë pjesë.


Në komunat në veri të Kosovës, institucionet e sigurisë janë prezente dhe kryejnë detyrat e tyre. Sidoqoftë, prezenca e KFOR-it është po ashtu një garanci shtesë për stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës.


I dyshuari sulmon policin dhe ikë nga vendi i ngjarjes

Nga ana tjetër çdo familje serbe stimulohet nga Serbia me ndihmë sociale e cila ka cilësinë e një page në Kosovë. Shqiptarëve nuk u lejohet kthimi dhe rindërtimi i shtëpive në veri kurse serbët ndërtojnë objekte kolektive pandërprerë.

Sfidë mbetet ende siguria ngase është primare për një shtet i cili i thotë vetes shtet. Sfidë tjetër është papunësia. Ata janë të pajtimit që serbët të integrohen në institucione të  Kosovës por duke mos lënë anash edhe shqiptarët të kësaj pjesë. Papunësia e banorëve shqiptarë mbetet brengë e dytë pas sigurisë, ngase papunësia vështirëson edhe jetesën në këtë pjesë. Serbët kanë shumë arsye pse qëndrojnë në veri, ngase kanë përkrahje nga Beogradi, ndërsa shqiptarët që katër vite janë lënë anash nga institucionet kosovare.

Problemet e shqiptarëve dhe boshnjakëve në Veriun e Mitrovicës  janë adresuar adresuar te  kryetari të kësaj komune Goran Rakiq, që t’i respektoj të drejtat e shqiptarëve në këtë pjesë dhe të jetë i barabartë për të gjithë nacionalitetet,por një gjë e tillë nga ai nuk po ndodhë.

No comments:

Post a Comment