2018-06-05

Ofshama dhe gjëma e thellë në poezitë e verdiktit pë lirinë dhe dashurië naimjane


Fotoporteti

Nga Flori Bruqi



Fotografia e Naim Kelmendi

Naim  Salih Kelmendi u lind me 10 shtator 1959 në Ruhot të Pejës, nga nëna Xufë dhe babai Salihu. Studioi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe.Është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane dhe mbanë titullin shkencor Akademik Profesor Doktor Ph.D .




Kelmendi: Drejtësia ka rënë në provim në luftën kundër krimit dhe korrupsionit


Shkruan poezi e prozë, por merret edhe me gazetari e me publicistikë, duke u dëshmuar edhe në këto fusha të shkrimit, sidomos me publikimet e tij, si te gazeta “Bota sot”, “Pavarësia”, “Pavarësia News” etj.
Image result for naim kelmendi


Nga veprimtaria e tij poetike janë përkthyer poezi edhe në gjuhët evropiane, duke u prezantuar edhe në antologji të ndryshme, si dhe në shtypin e kohës.


Fotografia e Naim Kelmendi



Naim Kelmendi ishte themelues dhe kryetar i klubit letrar “Faik Konica” në Zvicër, i cili për vite me radhë ka lënë gjurmë në jetën letrare të mërgatës sonë atje. 

Fotografia e Naim Kelmendi

Drejtues dhe kryeredaktor i revistës “Top Kultura”, e cila botohej po ashtu në Zvicër. Naim Kelmendi ishte themelues dhe kryeredaktor i gazetës “Pavarësia”, pastaj ish editor i gazetës “Pavarësia News”.

Fotografia e Naim Kelmendi


Image result for naim kelmendi

Nga kritika jonë letrare e kohës, konsiderohet si një ndër poetët tanë më të dalluar në poezinë tonë moderne. Edhe në fushën e publicistikës sonë Naim Kelmendi dallohet dhe çmohet si një ndër publicistët tanë më në zë,sidomos për angazhimin dhe guximin e tij intelektual në mision të fjalës së shkruar.
Image result for naim kelmendi


Ishte edhe reporter lufte i gazetës kombëtare “Bota sot” në luftën e Koshares me 1999.

Fotografia e Naim Kelmendi

Që nga viti 2002 (pas kthimit nga Zvicra, ku kishte jetuar dhe vepruar që nga fillimi i viteve nëntëdhjeta) jeton dhe vepron në Kosovë.



Fotografia e Naim Kelmendi

Naim Kelmendi ka botuar deri tash këta libra:



Shtreza në fjalë, 1985

Nyja e Gordit, 1992

Albanoi, 1992

Pse ashtu Pandorë, 1993

Çka të bëj me dhembjen, 1993

Satanai me fytyrë tjetër, 1994

Eklipsi i diellit, 1997

Përballje me vdekjen, 1999

Shqiptari vdes duke kënduar, 2000

Kohë për të folur gurët, 2001

Sipërfaqja e padukshme, 2003

Vrasja e deputetit - monografi, 2003

Beteja e Koshares…, publicistikë, 2008

Pikëpamje dhe reagime, publicistikë, 2008

Në një jetë pas Krishtit, 2010

Esenca,2010

Shqiptari vdes duke kënduar (botim i dytë), 2010

Antologjia e dhembjes poetike, 2012

Është vetëm kujtesë, 2012

Po i flisja vetes, 2013

Etj.



Shqiptari vdes duke kënduar 



(Kushtuar Adem Jasharit, legjendës së trimërisë shqiptare)


Image result for poema per adem jasharin naim kelmendi


1.


Gjaku është e vetmja metaforë e kuqe

vdekjes i jep kuptim përjetësisë rrënjë

mbi imazhin e sakatosur të Dhe Atdheut

po kënga në momentet e vdekjes hijezezë

a s’është idealizëm shqiptar i shpirtdhembjes

së madhe shqiptare vurratave të historisë

aty ku dhemb Kosova a nuk derdhet gjaku

aty ku vritet Kosova a s’është gjasë e vjetër

vetëvdekja, dënimi me vdekje për veten

për hir të dritares në ardhmëri bardhësish

po vdekja shqiptarçe aty ku vdesin burrat

a s’është e vetmja fije e hollë që s’këputet

kur e kafshojmë dhembjen e dashurinë

me Kosovë të përcëlluar n’melodi vajtimi

dhe s’vajtojmë kur marrim vendim mbi veten

të biem flijim përmbi kthetrat e natës lubi


2.


Kur na e futën ujin përfundi e mishin e dhisë

në mes gjakut nuk flihet më në atë shtrat

përfundi na ruan një gjarpër që na kafshon

kur të dojë natën në mesnatë, ditën në mesditë

ta lëmë tokën nuk bën se është mëkat

ta lëmë kokën është jetë e përtejme pa fund

s’ka mbetur kohë për rruaza në pe,por koha

është kohë për luftë, kohë për kryqëzatë, kohë

për të marrë frym shqip dega e gjethit n’maje

kohë për Lulëkuqe Llapi e Drenicës etjes në zgjim

kohë për t’i rënë bririt në të katër anët e dheut

kohë për të filluar kohën e lidhur n’zingjir si qen

mor, kohë është për kohën që di të lind nga hiri

do ta ndjek për zotin në gur e në galinë

ka për t’u çuditur alemi e polemic kur i dal n’pritë

e prite i them tash këtë plumb shqiptari në ballë

që të merr në kokë e nuk i shkon krisma huq

robi e ka balsam vdekjen sesa jetën pa ajër t’lirë

prej se mbitë ju ushtri djajsh këtë gjuhë flas me ju

dembabaden përmes tytës i kemi ndarë me ju pleqëritë

me ty vetëm pushka vetëm plumbi sa t’ia këpus kohës

një hallkë nga jeta e robit e sat a lëvizë nga vendi

kohën zero e sa ta përkufizoj përgjithmonë këtë fund

3.



Një hije më del e më flet përmallshëm

krejt e papërkufizuar në është ëngjëll, në është

shfaqje e djallit s’e di por i flas, i rrëfehem, ajo

më pyet ndoshta nga shqetësimi i vet, përvuajtur

unë pranoj t’i përgjigjem pa dorëza, pa të keq

atdheu s’është leckë që vihet në bisht të sorrës

është për jetë që nuk hahet, nuk pihet, ka shije

të pashpjegueshme, aromë të pasosur, përkufizim

të qartë në fjalët e djegura, për çdo sakrificë rruge

ashpërsi krizash e akullnajë kur e ke larg e djeg

në eshtra, djeg në vargje përcëllon në këngë

kur e ke pranë fle në të si në gjirin e nënës

ia thith gjinjtë e s’ia shterr qumështin e bardhë

të rrit më ëndrra të përkund nëpër ninulla

të jep peshën e gurit ngjyrën e fjalës dhe emrin

me mbiemër dhe ta mban besën kur i flet në besë

e tam ban fjalën kur burrash i lidhesh për fjalë

edhe kur i vjen deri në fyt era e plehut është durimtar

nuk nxiton të anatemojë emra të përdhosë mbiemra, t’jep rast

të përmirësosh veten njëherë përveç kur më e rënda

nëse e tradhton mallkimit të tij as në varr s’i shpëton

4.



Përse je ulur mbi atë gur i vetëm i menduar

në sy të vezullojnë pika lotësh e nuk ke zë

a s’është më mirë të bësh diçka konkrete

mundimi yt i brendshëm trishton në rrënjë

po çka po kapërthuresh në atë këngë, e çka

është ai vaj i burrit që nxjerr kënga flakë

e mbush trimëri odën e burrave e çan fushën

si të ishte fundosur anija në det, si të ikte

jeta e djegur nëpër gjurmë të humbura në humnerë

piskamash në orbitë të errët e thirravajesh

në trajta të paajër e zbrazëtive pa emër

ecejakeve pa një thirrje që vezullon rrugët

përmbi pamjet e vdekura e të burgosura keq

të rrahura tërë natën kokës që nuk bindet

të jetë kokë e dëgjueshme nën udhra asisoj

të djajve me ide nështruese e nënçmuse

duke u munduar të t’japin mësim e doktrinë

e shkencë të rreme mbi mitin e gënjeshtrës

dëshpërimin duke dashur të ta bëjnë mësim

e ti s’pranon as të parën herë as të dytën

as të tretën as kurr jehërë nënshtrimin

edhe nëse të vrasin s’pranon të të thyejnë

në ideal të shenjtë as ta thyesh rrugën e nisur

5.



Nuk e di se kujt i bëjnë përshtypje

këta lot zemre këto dhembje të tmerrshem

që s’i duron as zoti e s’mund t’i drynoj

por ja po e qaj këtë pamje të ftigshme

që na rrethon me armiq të rrezikshëm,

botën na e kanë bërë si një top leckash

që kah ta vërtitesh e shikon si ndizet

i del flaka etje, shuhet, digjet tjetërkund

përrmbyllet njëra krizë hapen varret

bëhet varr pas varri deri në çmenduri

u humbin edhe emrat pa i ditur ku i kanë

as eshtrat as letërnjoftimet as pa ditur

përse kanë lindur aq të pafat pse vdesin

pa asnjë mbrojtje në duar gjakpirësish

ndërsa atje në kancelaritë hijerënda

mbahet prapë mbledhje dhe shkojnë

e flasin të mëdhenjtë pështyma u thahet

fjalët bëjnë spektakël fjalët keq tradhëtojnë

të vërtetën e shenjtë fjalët bëhen kafshë

të egra dehjes me shampanjë me shikime

të dhelpërta me orekse të egra ujqërie

6.



Po unë ç’të bëj tjetër, kërkoj veten time

terësive të humbura të masakruara i gjej

veç gjurmët e gjakut për liri përgjëruar

këtu viti, këtu datë vdekja, këtu epoka

e shiut epoka e thatësirave e thirrjeve

për shpëtim në emër të zotit në emër

të së drejtës në jetë njeriu pa vrasje

pa shëmti të verbër e të prishur nervash

e të dalë arsyes së gjërave në vetvete

prandaj këtu i gjej të gjitha me emër

e mbiemër me datëlindje e fundshekull

duke kafshuar e keqja afër e duke hyrë

sikur shushunja në mes të ajrit të pastërt

pa vetëdijshëm kemi kopjuar diçka

pahetueshëm a s’po e sheh gjakun tim

të shprishur gjeografisë popullore copat

e ndara në duar të ndyra në gojë myku

përgjaket njëri cep shpopullohet tjetri

masakrojnë të parin e copëzojnë të dytin

andej ua vrasin zogjve këngën e parë

ajrin e lirë ua verbojnë gjith këndej

dikund tjetër s’i lënë as t’shohin ëndërr

fatin e tyre në udhë drejt diellit, heej

nxinin turr e turr barbarët, spijujtë, agjentët

çatalloheshin fytyrave mesjetave të zeza

e zinin viktimën e lidhnin me litar në fyt

e venin në kryqin e tyre dhe e kryqonin

antinjerëzisht pse thoshin se jeta jonë


7.



Shqiptaria pi qumësht me etje në rrënjë Ilirie

në sofër shtrohet buka e kripa e zemra përplot

besë ora e saktë në dashuri brezash pa rrena

fjala e pathyer në emër të Atit e të Birit

e në emër të shpirtit vetëvdekja e trimit

në shtat e shtatëqind vafshin se Unë njëherë

kam vendosur ta bëj timen për dhe Kosove

ah këtij dheu i pëlciti mjaft zemra, iu bënë dëng

nervat e tij, duke ia zënë diellin mbi kokë kërkushi

me fatin e zi duke luajtur me gjakun e tij me lotin

me ofshama nënash me tragjedi nusesh e krushqish

nëpër ëndrra t’përflakshme përplot zbrazësirë

mot e përmot veç shkrumbi dhe fajtoret e mortit

vit e për vit burgjet prit e përrcjell shqiptarë

nënat, motrat e shtëpitë pëlcitur i ka trishtimi

para tytash, para fytyrsh gjelatësh, para thikash

më prit tash kalorësi i gjakut, çast i bukur

për t’ia shkrepur shqip nga damarët e plasur

8.



Po unë kush jam Unë që rri në këtë lëngatë të zezë

durimi a s’është i sëmurë e kush i beson brengës tij

ai tjetri t’i bën të nëntëdhjetenëntat e s’pendohet

ne ia pimë mëkatet me katran këtij Ballkani plak

po Unë mos qofsha bre burra në m’u rrudhtë syri

nga vdekja që s’do ta lë pa e përshtyrë në sy bote

atij askushi pezmin e mbledhur do ia derdh

në fytyrën e pistë le ta shënjtërojë pësimi, dhe

le të ikë prej kah kla ardhur me tërë atë Mesjetë

ose në mos ikt kam për ta varë si qenin e jo

me një vjershë porn ë Fushbetëjë do piqemi

do i masim pëllëmbët e shikimit e hapat e pezmit

dhe krismës shqipëtare do ia nxjerr me zë tymin

prej shkrumbit të durimit prej helmit dhe gjakut

le të burojnë kuq tëra të djegura vrragëve të fatit

mjaft ka zënë myk ndër ne ndeshtrasha dhe mjaft

e kanë ngrënë shpirtin tonë tradhtitë e askushëve

vend më s’u ka mbetur fjalëve veç pushka e ka fjalën

a ta lëviz pak gurin njëqindvjetësh Evropa sa t’shohë

se gjarpërinjtë do të dalin, sa kokat me helm, sa tmerri

ka për ta shëmtuar njeriun pranë tij, se ne prapë jemi

asht i vjetër para kanibalëve me thika në duar, gjëmës

me xhelatë të tërbuar e skenare krajlash për të na zhbërë


9.



Ejani t’ia këpusim dënimin, mjerimin

Sizifit me atë gur mbi shpinë keq e kan dënuar

perënditë e pezmit që dinë aq egër të dënojnë

i pafund mundimi i përjetshëm se tmerr i madh

të mos na qesin kodra pas bregut magjistarët

gënjeshtrat e kripura në filozofi mjerimi

kanë ditur të lëshojnë rrënjë në shpirt psikë

të vetëburgosur të vetëvrarë të vetevdekur

nga frika e mosvdekjes dhe bëhen torturë

e fjalëve të pathëna në pushin e vetvetës

pa mos ia thënë popullit të drejtën si qiriri

të vërtetën që digjej si pisha nëpër gropina shpirti

mor ejani t’ia këpusim prangat robërisë e shekullit

që ka ditur të na ndajë në Berlin e në Londër

t’ia themi me krismë gjaku se shqiptari nuk vdes

ashtu si ia gatuajnë zhdukjen kokat e barbarisë

mor ne s’jemi katandisur të gjithë bre, jemi këtu

qëkur nxeu ky diell, qëkur dimë për Shkup e për Shkodër



e patëm nga Molla e Kuqe gjer në Artë pamjen një me Ilirinë

e ku keni parë ju ore armiqtë t’i trembni me britma e gogolë


10.


Dhe i them Hamzës t’ia dridhë pak telin

më pyet se cilën këkgë e dua cilën histori

po këndoj të gjitha bre burrë të tërat me radhë

krejt qka janë shqiptare dikah u del tymi

se ia kam dhënë besën vetes me një betim

betim të shënjtë tek ngjyra e flamirit tek fara

e fisit tek rrënja e lashtësisë tek buka e vatrës

se kush ia ka lakmi ecjes së ngadaltë të breshkës

s’e arrinë kurrë lirinë dhe s’del tej robërisë

breshkat dhe minjtë s’ia dalin kurrën e kurrës

të krijojnë mendësinë e qëllimit të tyre final

për të arritur përgjithmonë lirinë e qenies

ngase janë minjtë pa zemër e breshka pa mend

lëvizjes i duhet ngjyra e gjelbërt ecjes më alegro

ja si i kanë bërë vend njeriut tënd në humbella botës

herë në atë skaj herë në këtë skaj si vezët e qyqes

thirr andej e këndej thirr njëqind vjet në të shurrshër

kalë i Skëndërbeut a s’e ndanë në dysh hapësirën e erdhi

Gjergj e na mblodhi tok dhe të doli zot zogu i shqipes


11.



Në oda burrash është pjekur burrëria është djegur

teli i lahutës janë përrcëlluar këngët në trimëri

trimëri pas trimërie betejë pas beteje i kemi vrarë

i kemi ndjekur me turp i kemi mundur, pyetni vitet

epokat e shkruara me gjakun tim pse i hesht det-o

pse m’i mban kaq gjatë pezmet e derdhura në valë

që të vrasin që të mbysin me lemerinë e misterit tënd

ku je tash vuajtje e përvuajtur po zi na i ke rënë

e zi na i ke shkruar këto stinë e vite, po zi të është

derdhur përmbi kohë e kokë e trup trishtimi

i marrë ishte zjarri i tij dhe ngulfatja jote

dhe hovi yt i zi, revan pa kokë e pa sy

po a zhdoket një popull bre ç’të drejtë

i dhatë mendimit sadist e shpirtit të zi çetnik

urrejtje të zbrazni mbi mua sa uji i detit

s’kanë gjethe drunjtë sa paskësh urrejtje në ju

sëmundja anemike në shije bishe e nerv patologjik

u ku bërë hije brezave deri në çmenduri totale

detyrë nacionale për ta zhdukur një popull etnik

nga kjo çmenduri zoti u steb, bota bëri u dridh

panë e çka s’panë kohët n’kafshërim të një race

por ne prapë vumë ca gurë fjale atje në Kaçanik

12.



Fjalës do t’i japim ujë Rugove e ajër Llapi

në poret e dheut që është i yni, i lashtë

sa vet rruzimi sa vet drita e diellit

sa vet Drenica me përrballje me xhelatë

njëherë do ta mësojmë kohën t’kohojë shqip

prej Çamërie me Lidhje e Besë nga Prizreni

e s’do t’u falet asgjë as kokat e tyre prej kuçedre

kur s’ka dritë kur të vritet e drejta e saj ne jemi

kthetrat e shqiponjës ku thërrmohet epshi i territ

kur s’ka liri thashë, në shtëpinë tënde hyn

e del i mpirë ndjenjash e fjalësh dhe i tëpërt

të duket vetvetja ngase s’di ku ia kanë lidhur nyjën

cilës plagë i dhemb më shumë etja për dritën

terrinës njëqindvetshe duhet ndezur fitilaqen

ta shohim njëri-tjetrin ku ramë e ku shkelëm

në magji të zeza e në puse me ujë që s’ec e s’pihet

dritës në memorie t’ia nxjerrim për diell qëllimin

pa e pyetur kurrë veten a është herët a vonë

vonë është sa t’duash, herët është mjaft për tu nisur

rrugët në një pikë e në një drejtim e në një ditë

dhe do ta marrim ja hurin ja tirqit ja orët e liga

do të na e shtydhin lëngun e kujtesës me të zitë e ullirit


13.



Nesër keni për t’ia parë majen lisit e kokën e tij

si i pretë rrufetë e mnerta me urrejtje të serrta bishe

ata që ishin dje nuk janë sot jemi ne këtu mbi dhe

përsëri Ata që duhet të vdesin në vetëmbrojtje

njërin sy e mbajnë harur për Veri, tjetrin për Jug

ujkonjat na ndërsehen sërish në këtë fundshekull

me pabesi si gjithë jetën të pangopur në toka shqipesh

dheut të Kosovës i mbjellem te plisi i bardhë

këtë radhë po ia shkruajmë këtë histori të ashpër

gjurmën e vjetër me dy kobure të Isë Boletinit

do t’jemi çdokund aromë toke në vesën e mëngjesit

nesër, pra, në prehjen e barit, në paqe, në liri tonën

le të blerohen stinët dhe një libër le të lexojnë

për luftën e fundit, krimet e tyre makabër animalësh

me gjak shqipesh po bukur ia ngjyrosëm të ardhmen

po bukur i dolëm përballë ia gjetëm lulen e ballit

andaj s’duam lot duam histori Kosove e këngë ilirishte

ekzodet kurrë më të mos ekzodojnë nga dheu ç’është yni

jo ikjen po ardhjes t’ia mësoni kohën shqip tek burimi

14.



Në tokën arbërore Gjaku i arbrit shihet vadave

luleve e pranverave në secilën stinë cicërrimash

atyre që e tradhtojnë vetëm anatemën e përjetshme

të vdesësh kur duhet të vdesësh nuk është vdekje

përjetësisë i duhen emra, ideale, zëra, etje, atdhetarë

e atdhetarizmës kënga në gojë mu aty para vdekjes

një zë kushtrim për t’i zgjuar edhe të vdekurit në varre

e dredhim nga një duhan kaçkakësh me babën Shaban

derisa rreh dora, rrah gjoksi, pëlcet pezmi nëpër damarë

është ora jonë e shenjtë, idealja, jetën ia lëmë peng

tëra të ardhmeve se u duhej lavdia këngëve tona

librave të historisë, vargjeve, ugareve të përjetësisë

u duhej një udhë tjetër një shteg në ajrin pa dhunë

përsë ne jemi përse është e jona përse është gjaku ynë

gjakimit tij përgjërimi për jetën e lirë të bimëve tona

në Golgotë kryqëzimit na kanë helmuar dritëshikimin

kanë pirë gjakun tonë e kanë derdhur si ujë burimi

e tash kush ia rrah më mirë telin se lufta që erdhi

plumb për plumb e ballë për ballë e zjarr për zjarr

p one nga luftëtarët ende i kemi të përcëlluar sytë

me luftën lozim si me macë se fat tjetër nuk kemi


15.



Pushkën top, babë, syri s’na lëviz as këmba

sa të kemi luftë me bisha të gjallë jo se jo

të vdekur s’na falin të bëjnë copë të shqyejnë

deri në frymën e fundit pingul jemi para egërsisë

të nesërmet s’vdesin kurrë, babë, vijnë më mijëra

marrin bekim në këtë gjurmë në këto plagë gjaku

e shkrimi ku janë drynuar egër vitet e burgosura

sot s’është luftë është dasmë e madhe e kremtë

e shpirtit të shtypur që pëlcet përtej stuhive

le ta dëgjojë Evropa pëlcimën e t’i mërrolet

ndopak vetullat mbi syrin e dhisë e në shikim

të akullt e t’i ndizte pak bishti, pak hija e turbullt

e pak hidhërimi i saj kur ai masakrojnë paqen

kur i përgjaken popujt kur s’ka vend për robër

e të ikur, kur s’ka kah ua mbyll derën urive

për drejtësi njerëzorë për liri kombëtare

mor, ejani se na ranë e t’ia shkrepim shqip

një jetë që e kemi rritur e pjekur për këtë ditë



16.

Ore , ata vrasin magjet e miellit e brumin e bukës

njerëzoren me shpirtra mizore ia vrasin zogjtë

ditës me diell degës në pemë të bleruar

ia përgjakin tëra dritaret e kthyera kah e diela

e paqtë në pushim hyjnor me urdhër të zotit

mor, cili guxon të na prek në këtë tokë hyjnore

e të mos ua lëmë kokën si qenve në tyta armësh

bandës së tëbuar turr pas gjakut të shqiptarit

ishin çdoherë janë e do t’jenë armiq të kohës

në verë në pranverë në vjeshtë e në dimër

në krejt çka shihet e fluturon qiellit të vet paqësor

e shohin egër paqen plot llahtar kohën plot kaos

ecjen e zezë nga secila gjeneratë deri në pikën zero

lumturohen në pikën zero shkallë në minus në zemra

që ndjejnë zi ngjyrimit me të zezën e tjetrit si përherë

s’ua gjen për be të bardhën në asnjë shtegdalje

është dritë e tyre nata që i ka zbukuruar me shëmtim



17.

Trishtimi i tepërt për të vjellur nga pamja

e tyre nga mendja e sëmurë me paranojë shpirti

ka për të ckurruar gjak ora e shëmtuar viti 1998

viti 1999, e kanë për të vdekur e kanë për të ndodhur

vdekje përplot lavdi e kanë për ta ngrënë tradhëtitë

vetë njeriun e turpit që do t’ia ha si kob jetën e tij

do t’ia vulosë fundin e tmerrshëm, humbjen e madhe

për të mos u ngritur kurrë më përmbi lirinë njerëzore

mbi lirinë e bimëvë mbi lirinë e fjalëve mbi të menduar

ka për të dalur guximi nga nëntoka nga epika

arbërore, kanë për të shprepur orët me trimëri burrash

trimëri trimash e trimëri shqiptare që pëlcet si kripa

shenjën (UÇK) do ta kenë në uniforma e në djepa

në LAVDI kombëtare në male në shtigje në thepa

aty ku bien zogjtë e shqipes përjetësive të shenjta


18.


Pamjes do t’i kërleshen leshrat e kokës e trupit

ata që s’i kanë ditur gjërat kanë për t’i mësuar

ata që s’i kanë njohur kanë për t’i parë me sy

e për të mos besuar se paskësh kaq mizorë

e mizori të egra prehistorike e paranjerëzore

ata që s’kanë besuar do ta shohin të vetetën

përplot sy të nxjerrur, koka të prera, njerëz të vrarë

nëna të therrura me shtatëzëni e pleq e plaka

bërë për shëmtim të zotit nga duart e krimit

pastaj vijnë nga perëndimi vijnë nga Evropa

plot epsh mëmëdhetar ngritet flamuri i Arbrit

betohen një nga një para tij para atdheut

lidhen besë për besë për Vdekje o Liri, dhe

ua shohim syrin në shënjestër, gishtin në këmbëz

madhështinë shqipëtare në urtinë e hershme të Gjergjit

kushtrimit i del fjala e nga jehona e saj nxihen malet

toka ua ka të madhërishme pamjet, koha të përflakur

ua nxjerr shikimin e pangopur mbi kokat barbarësh


19.



Hyjnë e dalin e hyjnë tepër mjerueshëm

me syte e kaosit në të gjitha rrugët e përtëritjes

lakmi e zezë i ndez i verbon keq i vampiros

pranverat në sytë e tyre s’janë për të qenë stinë

me kaltërim e me lule e me dashuri njeriu

për atë qiell të kaltërt mbi kokë e mbi tokë

për pak diell mbi qiell për pak shtrojë pa gërmadhë

askund s’ua gjen shembullin për mendësi lubie

për rast të veçantë me sëmundje të pashëruar në farë

të egër në shpirt të egër në gjakra vrerë e helmët

urive të tyre s’u del as planeti s’ngopen me shqiptarë

i duan tri pjesë të botës detet për mish popujsh

burra armiku mbetet armik i përjetshëm brezave

asnjërit s’i zihet besë për ne janë ata që ishin, ata

që janë histori mizore, urrejtje e çmenduri mbi etni


20.



Kosovës mos m’i dërgo më letra nga mërgimi

nga të katër anët e globit anëve të errta të zbrazëtisë

kjo tokë ju do brenda balsam i tëra plagëve të saj

kur t’i gjendemi pranë kur t’ju ka gjelbërim dhembja

për t’ dalë zot në orë të liga tek ia vrasin zigjtë

tek ia bëjnë gërmadhë pamjet e rrugët e një qëllimi

tek i mbushen fushvdekjet me kufoma e fushbetejat

t’i jemi pranë dhimbjeve të lindjes në ara në male

e mos t’i thuhet për të flakës së shpirtit të mos digjet

dhimbjeve të harbuara kur ia përgjakin epikën, këngët

kasapët e përkryer për t’i prerë dhe pipat e fundit

e për ta zhbërë nëse munden me pemë e frymorë

me teshë e koteshë duke e ndjekur me tmerr deri në themel

veç gurëve të themelit që s’i lëkund kurrë as ia merr

nga rrënjët e trrollit etnik e nëpër farë e fortë epike


21.



Ah, shqiptarë plisbardhë e mi zemërdjegurit

të tmerrshëm, ah, mbi supe vitet e robërisë

kudo gjurmë dhëmbësh fashistë të një bishe karpatesh

që s’e di kurrë ku është kufiri i mizorive të çmendura

ngjarje tragjike e kanë kripur kohën mizore e shpirtgur

anë e kënd globit të shpërndarë tragjikisht pikë e pesë

brenda e jashtë të ndarë në mes veti nëpër rrathë ferri

ah tmerri im përplasja ime e tmerrshme në ty

në therrtore therren në fyt arsyet e pastra e kombëtarët

i lënë kokat për dhe të atdheut e flamur shqipeje

pse jo unë ka çdo të drejtë ta lë kokën për tokën

për zotynë kjo racë është patalogjikisht e pashëruar

t’u biam, ta ndjekim deri te një farë të djallit

e mallkim u paçin të ardhmet e tyre deri në një

u shofshin brezat e tyre barbarë e çdi gjë qe e kanë

mësuar antinjerëzisht zoti ua mbuloftë me shëmtim

edhe në fund të globit po të jetë mbirë far shkjau

mos u mashtrone bre se nuk ka kund shkja të mirë

ka vetëm shkije vampirë kudo racë e fëlliqur, mjerim

ka toka kah e shkelin, mjerim kanë pamjet kah i djegin



22.


Pa u ndarë mirë dita e nata krimbohen të papritura

nga vrimat do të dalin veç krimba me krimbërinë e vet

na vërshojnë të etur për pushtet e jo për shtet, medet

po verbim u ka mania për sundim farë e pakuptim

tragjedinë s’e shohin e kanë mësim të huaj lakminë

e prishur për kurtha pas shpine për hile e shërbime

kobëzeza në emër të djallit kur hapet kutia e Pandorës

janë zaptues të egër fronesh të pista e grabitës

me koka përbindëshe pa e parë përbindëshin tjetër

përbindshëm të sulur mbi shqiptarë-heeej burra more

po e lëshuam një këmbë dhe` Kosove këtë plagë të madhe

më mirë t’i biem not detit e të dalë ku të dalë

por jo pa u zhdukur në njeri të fundit e në shqiptar

të fundit pa mbetur shqiptaria pa gjak pa farë

s’e lëmë Kosovën në gojët mesjetare në ujqëri karpatesh

është shenjti me ne është NJERIU që vjen andej

atlantikut i dërguari i zotit në mrojtje të drejtash

është miku ynë më i miri në ditët e vështira

dhe s’kemi për t’i mbetur borxh për miqësi të shtrenjta

dhe s’kemi për t’ia harruar kurrë dorën e zgjatur

në këto orë të liga përfytjes me vampirë e shtriga



23.



Erdhën t’i fryejnë prapë të zezës mbi mua

vetevrasje të bukur u kishte rruga e ardhjes

me mite në maje shtize me lutje për krime

me bekim tek historitë e tyre primitive

tek rrenat që e kanë shkencë nacionale

dikush më ta prit t’i shohim deri ku e kanë

unë i thashë le t’i shohë zoti le t’i gjykojë e drejta

le t’i shohë njerëzimi se si turren radhë me radhë

me kokë gongone plot shëmtim për t’u trishtuar kuptimi

se si përkryhen urrejtjve pas tokave të huaja si yshten

tek Molla e Kuqe ishte kufiri yne deri tek Arta në Jug

por këtë herë të ka mashtruar keq mëkata e gjakut helm

të ka verbuar sysh historia e krimit tash në Kosovë

fundi yt do të jetë turp fund i përjetshëm

para shek XXI s’u desht shpjegim t’i jipja njerëzimit

që s’iu ngopën kokat me tragjeditë tona me tokat

që s’janë tuajat këtë radhë do t’ia korrni të kotat

mendimit mizor me barbari mesjetash tek fara katile



24.



Nëna, motra, fëmijë me fëmijërë të këputur

trishtuar ju ka kaosi, traumat e rënda të këtij fundi

me lotët tuaj do bëheshin riga shiu për një shekull

uh, po ç’tmerre keni parë po ç’dhembje keni ndjerë

para syve të ju pushkatohen më të dashurit, të zënit

rob në duart e kanibalëve sadistë e antinjerëz

ata s’kanë gjak njeriu, janë krijesa shpirt djalli

vijnë nga terri monstruoz i historisë makabre

të mësuar brez pas brezi të pinë gjak shqiptari

ju që vdiqët padashje në illim e në mess ë jetës së ëmbël

me sy të nxjerrur me koka të prera me gjymtyrë copa

ç’faj i patët kohës e zotit që lindët shqiptarë e pse

jetuat shqiptarçe pse vdiqët me pasthirrma shqipe në gojë

ç’faj i patëm lindjes duke ia bartur jetës qefinin

shtigjeve kah kemi stisur ndjekjeve gjysmë të vdekur



25.



Pamëshirshëm qindvjetshavë ke shkelur mbi mua

ke bërë çka s’bëhet, ke stepur edhe zotin atje lart

Uh po armik i egër ke qenë e ke mbetur për jetë po ai

që kur ke ardhur e zure vend përeth tokave të mija

atëherë e sot ke mbetur barabar në tëra ecjet e tua

ku je vuajtje e përvauajtur po zi na i ke rënë epokës

po zi na i ke shkruar këto stinë e vite me të zezën

i zi na është derdhur pqrmbi koka e shpirt trishtimi

Ah, falë të qofsha zoti ynë, ku rendin kështu spijujt

tradhtarët, antinjerëzit, antindërkombëtarët, kurrë s’u falet

shiten lirë për ndonjë shërbim si kuaj pa shërbim

dëgjojani tash gjëmen krismës në këtë zgjim Kosove

është gjaku që ia shkruan historinë Ilirit e Ilirianës

është jehona e tij që pëlcet tek ndërgjegjet e botës

dhe vijnë radhë më radhë shqiptarët dhe i prijnë

luftës dhe epokës tek rrënja e lashtë ia bekojnë tytën

pastaj vijnë kremtet dhen shqip çelin sërish lulet e

bari rritet sërish dhe shpendët përsëri shihen sndej

e shumohen prej vezës së vet e bashkë me njerëzit

ecin lumenjt e stinët e mungojnë vetëm të rënët

s’mungojnë në asnjë çast emrat tanë mësa kohët tona

i yni i bie cep më cep pa drojë duke prekur zgjimin

duke mos besuar se nga hiri i vet Ringjallet Kosova


KOHË ME KOKË GORGONE



Po vjen koha me kokë gorgone

është egërsuar egër

në mish në kokë njeriu

mor a po vëreni atë që unë po e vërej

pamjaftueshëm

as shtetet s’po flenë

as njerëzit s’kanë gjumë të qetë

po shohin ëndrra të këqija plot ankth



vetëm miopët nuk shohin

as përtej hundës as përtej mjegullës



koha me kokë gorgone

po ecën me të shpejtë drejtë terrinës

e mendjes së ngjizur nga fara e keqe

e mbjellë mbi bime të egra mizore



po ecën shpejtë e më shpejtë

se sa e mendojnë mendjet fodull



mbi gjak të njerëzimit

po mbjellë mizori mesjetash barbare



mor, a po e vëreni atë që unë po e vërej

apo në mos është dhe një luftë e tretë botërore

dhe mbi hirin tonë as eshtrat s’do të zgjohen më

as Sodomat as Feniksi, ai zog i ripërtëritjes



as fija e pështjellimit njerëzor s’do të gjendet

për t’u zgjidhur njëherë mirë e njerëzisht



amen, na shpëtoftë dashuria...

ndryshe as detet s’do të na lajnë







PIKËLLIM LIRIE




Rrugët e hanë veten pa dalë në kryerrugë

mëkatnojnë natën në pikënatë dhe

ditën në pikëditë lindin kopila

rrugëve nga ndërgjegjet e vrara në njeri



as e kisha besuar kurrë

se liria është kaq lavire e madhe

harron dhe të harrojnë tmerrshëm

në vetminë pikëllyese



dhe merresh me vetveten t’humbur

në harresën e secilës ditë të heshtur

të jesh a të mos jesh vjen pikëpyetja



përditë e më shumë kuptoj

nga t’pakushtueshmet e djeshme

sa më afër i afrohem ta prek

ta dua të vërtetën aq më larg mbetem

për të arritur në Breg e zbres



në fund të zhgënjimit të madh

deri te rrënja të flas me atin tim t’lashtin

për t’i thënë pse më le aq herët fillikat vetëm

edhe rrugët e hanë veten pa dalë në kryerrugë





ZUZARËT



Nga kryevendi

Ndiqni

këta horra

këta zuzarë

këta të lënë edhe pa atdhe

fytyrat i kanë të ndritura

vetëm si zagarë...





IRIS ILLYRIKUM



Si mbijetove shekujt

Askush nuk e di ku qëndron esenca

E krejt asaj që je vetëm një lule e mbijetuar

Shenjë e Ilirisë sonë të lashtë se ishin ata që ishin



Dhe kush do që të mbijetojë

Do të hajë nga kërcylli vetveten

Por duhet mbetur patjetër

Vetvetja e vetes sonë



Po ti si mbijetove kohët deri n’kohën tonë

Për t’thënë se ishim t’bukur se kishim hapësirë

Se do na zhduknin po mundën me luftëra me masakra

Në katran do na zienin e do na ndjeknin në magrip



Por në mos pastë mbetur asgjë nga gjurma jonë

E lashtë ilire ti ke mbetur e të kemi shenjë

Se këtu ishte gjaku ynë ishte racë e bardhë e lashta

Racë që i suleshin nga lindja nga perëndimi



E kush do mbijetonte kaq bukur si ti

Kohët luftërat kryqëzatat për t’thënë se ne jemi

Këtu rrënja e lashta bimë dhe mendimi po i lashtë



Shqipëri dhe shqiptarë na ka ende rrënja e fisit

Të ndarë cepave e caqeve e tokave

E kujtimeve ku mbeten të djerra i populluan

Mbesin dhembjet tona e historitë e hartat e copat

Dhe tmerret e ndjekjet e gjenocidet n’shqiptarë



E degëve s’mund i bëjmë bashkë te trungu

Amen,mor Zoti ynë si t’i bindemi vetes

Për t’shikuar n’veten tonë ndarjet, kufnjtë



Po ti si mbijetove shekujt

Askush nuk e di ku qëndron esenca

E krejt asaj që je vetëm një lule e mbijetuar

Shenjë e Ilirisë sonë të lashtë se ishin ata që ishin





MJERIMI I TYRE



Ata e kanë trurin e tredhur

kur s’e njohin rrënjën e vet

dhe kërkojnë identitet tjetër

s’janë i gjenit as të kurmit tonë

duket janë diçka nga përzierja shekullore

e së keqes së mbetur në plagën e kombit

asaj fijes më të keqes që s’dihet nga ka pjellë

si farë në tonën arë kombëtare asgjëja e asgjësë

mor janë mjerimi i vetes dhe jetës së tyre aty

ku fillon të jehojë e zeza mbi atë cohë

kohë lëpjetre në gjeografinë tonë etnike

mor asnjë grimë gjak etnie nuk kanë se janë

farë e përzier që mbjelli në ta kush çka lënë

rrugëve të historisë përgjakshëm dhe përdhunë





PIKËLLIM LIRIE


Rrugët e hanë veten pa dalë në kryerrugë
mëkatnojnë natën në pikënatë dhe
ditën në pikëditë lindin kopila
rrugëve nga ndërgjegjet e vrara në njeri

as e kisha besuar kurrë
se liria është kaq lavire e madhe
harron dhe të harrojnë tmerrshëm
në vetminë pikëllyese

dhe merresh me vetveten t’humbur
në harresën e secilës ditë të heshtur
të jesh a të mos jesh vjen pikëpyetja

përditë e më shumë kuptoj
nga t’pakushtueshmet e djeshme
sa më afër i afrohem ta prek
ta dua të vërtetën aq më larg mbetem
për të arritur në Breg e zbres

në fund të zhgënjimit të madh
deri te rrënja të flas me atin tim t’lashtin
për t’i thënë pse më le aq herët fillikat vetëm
edhe rrugët e hanë veten pa dalë në kryerrugë





HARRIM U BËMË

Koha kaq e shurdhër
e spo na e zë as fjalën
as zëri s’na dëgjohet kund

hapësira sa e gjerë
i vie era pis
nga myk i mendimeve

e s’e shohim njëri-tjetrin
nga hipokrizia e vetvetes

amen mor si ia dalim
kështu drejt Bregut

e ai na pret në maje
me shpatën e njëjtë

ne ngjitemi rrugëjetës sonë
mugët dhe bëjmë sehir
me jetët tona e lavdet
e fitorët e minjve

harrim u bëmë kaq kohë
e s’po e kuptojmë asnjëherë
as n’fund as n’fillim Dhembjen



ME ZEMËRATË

I pashpirtshmi,Khaini,i xhindosur
Erdhi e u vërsul me pamjen e tij
të pashpirtshme
E ka vërbuar lakmizeza
në mendim të turbull

Mor’ kur mendimit të mirë
do t’i vijë kohë me diell
Apo neve jemi të vetëdenuar
të mos shohim tej vetes…

Phu, lakmi e zezë
Po ç’e vret robin tënd
Që s’e sheh kodrën pas bregut

E shkel Njeriun
Të vetin e vret
Dhe kërkon arsye

Nuk e sheh as veten bythëcullak
Po vëllai është vëlla mor
A s’e pimë gjirin e një nëne bashkë

Phu, të shitoftë vetja e shëmtuar...
Lakmizezë moj pse lakmon kaq egër
Etshëm për të mbetur heshtje e vetmuar





KOHË E DËSHPËRUAR


Dhe vjen m’bie kokës i egër mendimi
ecjes së vetmueshme dhe e han veten
i vetmi çast i heshtur dhe dëshpërimi
ah, s’e paskam njohur mirë t’vërtetën

endet hirit të vet hija e s’jam unë
ka vdekur dje e imja vrarë e tradhtuar
e kërkoj caqeve t’errta e nuk e gjej askund
t’uroj fat dhe jetën e gjatë mendim i bekuar

e t’na rrofsh sa malet rrugëve t’kërkimit
të jesh a t’mos jesh saherë e ke peshuar
saherë dhembjen ke ndjerë me afsh pezmatimit
sërish ti je ngritur njerëzisht për t’marshuar

tashmë fillikat i vetëm të kacafyt trishtimi
me t’vërtetën e hidhur me shije krejt pelim
dhe n’kohë dëshpëruese të vret tundimi
ditenatë rrugëve t’jetës që kanë emrin tim





KRYESORJA, TY TË T’KAM


Më kryesorja ty të t’kam
E dashur në miklimet
E shpirtit plot vrragë

Harbimit të kohëve
Dhe shpirtrave të zinjë
Ndaljau zot vrapin

Ose duhet t’i vrasim
Ose do të na zhbëjnë

Nga mënia e tyre
Mund edhe të na zhvarrosin
Nga kjo idilë e bukur dashurie

E ne jemi mpirë heshtjesh
Që s’mund i shpjegojmë

Kryesorja, të të kam ty e dashur
Në tërë këtë ecje sizifi
Në tërë këtë teatër turpi njerëzor

Duke zbërthyer pyetjet e Gideonit

Zoti na dhëntë dritën
E gjykimit të drejtë
Mbi fatet e fatitë





HIJA E TURPIT





Të ngjitesh lart

Ta dhamë krahun
Unë e ai tjetri

Të ndihmoi e jona
Vuajtje

Mos na glaco tash
Nga atje
Gjurmën tonë
E n’origjinë

Të lehurat
Në njeriun tënd
A s’i dëgjon më

Nga andej bregut
Vijnë në kor

E ti kalamendesh
Mes hiqit tënd

A me e dashtë njeriun tënd, thua -




TË SHIKOHESH TE VETVETJA

Ai kal troje endet e hingëllinë
Kohëve t’serta për pushtim trojash
Ka etje gjaku e plojash

Ti të shikohesh te vetvetja
Se mjaft më ta lidhën lëmshin
Ende po ta luajnë lojën e vjetër

Të shikohesh te vetvetja
Kohën e lënë prapa mos e vajto më
Të ndarë në prapashtesa t’huaja
E libra historishë të mbyllura

Te vetvetja të shikohesh
Mëritë nuk shuhen
Me një të shlyer gome
Me dorën e Taulantit
Me një luftë

Të ardhurit tej Karpateve
Duan vend buzë Adriatikut
Janë t’njëjtit dhe n’shek XXI
A s’ua pamë mizoritë

Po endet ai Kalë i Drunjtë i Trojës
Trokëllimë e kohëve drejt Plojës




DJE


Gojë që fole dje
Dhe keqtrajtove fjalën

Fol e folsh me gishta
Fjalë si ta rrëmihim

Për t’gjetur të vërtetën
Fol mor njëherë drejt

Dhe gjyko drejtë
Se turp u bëre
Lakuriq mbi gënjeshtrën

E para a na ishte fjala
Apo mashtrimi


MARSHI MIZOR



Janë nisur, po ecin, po presin koka, rendin

drejt qëllimit makabër, mallkim i tyre

qoftë fundi dhe fuqia e tyre e errët, çnjerëzore

po ecin drejt qëllimit, po presin koka fëmijësh

të pambrojtur, po vrasin pa asnjë faj njeriun

në jetën e vet në emrin e vet prej Zoti

kanë vënë katër shkronja kobzeza në krye

të qëllimit antinjerëzor dhe ecin duke prerë koka

toka i ka rëndë ku e shkelë këmba e tyre, mjerimin

mbjellin me qëllimin kryekreje bizar, shfarosës

amen, ndalini, a s’po i vëreni kokat e prera, plojën

e s’ju dhemb fatkeqësia e tjetrit, jo Jezus, o Zoti ynë

ata s’janë ata që s’dinë çka bëjnë, ia kanë qitur pikën

ata u nisën dhe po rendin, po presin koka njerëzish

po ecin po rendin po masakrojnë, a po e dëgjoni

marshin e tyre mizor, të egër, antinjerëzor po rendin

furi e së keqes shkretëtirës për të shkretëruar

njerëz, tokë dhe kohë, mizori e tyre po unguron

etshëm, përgjakshëm ngjizur në gjakun e mizorive

bjeruni, ndalini, do kutërbojnë kohën tonë dhe orën

po janë nisur bre drejt mizorive, bjeruni, ndalini

amen shporrini, bjeruni shpirtdjajve, kokëzinjve...

s’janë tjetër, janë shëmtia vet, n’tokën e Zotit





TUNGJATJETA MASHTRIM



Gjurmëve të frymëjetës

kush mundet më bukur ta stis rrjetën



anash e përanash e gjithë kohën andej e këndej

endet në fjalë në ecje kujdesshëm dhe ngrit kurtha mjegulle

vë gurthemel në murin e fjalëve dhe nis shtjellën





tungjatjeta mashtrim

i bukuri mashtrim i thekshmi

del në breg, ec e mos beso deri në theqafje, pastaj

dalin gjërat lakuriq t’vërtetat dhe s’di çka të bësh me veten

po kah kthejnë e kah të serviren me maska...

natën përgjatë terrinës e ditën përgjatë dritës

përbirohen duke t’u shitur me fytyrë engjëlli



tungjatjeta mashtrim

ditën për drekë

në dashuri në gjak njeriu

në mendësi kohe në secilën hapësirë



tungjatjeta mashtrim

edhe kur s’flejmë dot mbi një pikëllim

edhe mbi histori fjalësh

e në kufij hartash njerëzore



tungjatjeta mashtrim

edhe në seance hijerënda

e në mbledhje shtetesh ku jargon hipokrizia



jehut te thekshëm të thënieve të tyre

kur i theksojnë fjalëve ju besojmë

kur ikin nga prapa shpine të thermojne



tungjtjeta mashtrim

aktrim i rëndi aktrim

i pështirosur i pështymaftë...



kur del në dritë e vërteta

ti nuk je vetvetja, je tragjedia vet

por vazhdon sërish mjegullnajën e s’ia gjen askund fundin

as fjalës as thënies as të vërtetës kthinave të errëta të jetës...



dhe të përkulem para teje

si para të vërtetës pa shpjegim

tangjatjeta mashtrim...

sa i vërtetë që je sa kryetrim...



derisa del në shesh e vërteta ne paguajmë

haraçin tënd rëndë, shumë rëndë

e që nuk paguhet me asnjë çmim...

tungjatjeta mashtrim

i vetvetes i jetës i pjesës së njeriut

i secilës vragë në ecje në vrasjen me paramendim




Veprat e Naim Kelmendit shquhen jo vetëm nga motivet krijuese, por edhe nga preokupimet e poetit, si dhe nga ndërtimi dhe nivelizimi poetik i fjalës së shkruar poetike. Këtë e vërtetojnë lënda e tyre artistike, prurjet poetike, ku secila vepër ka rëndësi në vete dhe asnjëra nga veprat e tij nuk është më pak e rëndësishme se tjetra.

“Shqiptari vdes duke kënduar” – vepra poetike i kushtohet legjendës së trimërisë shqiptare dhe të sakrificës kombëtare, Adem Jasharit. Ajo kap horizont më të gjerë të sakrificës shqiptare në historinë e saj shekullore, por dhe deri tek lufta, heroizmi dhe qëndresa e Jasharajve, e që mbeten piemonti i sakrificës sonë kombëtare dhe i luftës për liri.

Tek vepra tjetër “Esenca” është një horizont tjetër i kuptimësisë, mendësisë dhe të të kuptuarit e gjuhës metaforike në shpjegimin e fenomeneve të jetës dhe më gjerë.

Tek përmbledhja “Antologji e dhembjes” se libri doli i suksesshëm, dhe mbetet një “Antologji e dhembjes…”, për poetin Podrimja, për ta ringjallur në vargjet e krijimet e këtyre poetëve, pra të 101 poetëve, që shkruan përkushtimet e tyre poetike nga dhembja njerëzore dhe poetike për poetin e madh, njeriun e madh dhe shqiptarin e madh Ali Podrimen. Duke shoshitur kalimthi nëpër veprat e Kelmendit të ndalemi pak tek vepra “Është vetëm kujtesë”. Por, me veprën ”Është vetëm kujtesë”, mendoj se poeti ka gjakuar atë pikën kulmore të ligjërimit dhe ndërtimit të fjalës së shkruar poetike, për t’i vënë pikën diku nivelit artistik të veprës. Këtë e dëshmon me pak vargje që flasin shumë, në kopertinën e parë të librit: dhe s´ka asgjë përtej asaj që s’e dimë përfundimisht, njëshëm është vetëm kujtesë…

Naim Kelmendi, autor i shumë veprave, tani na vjen para lexuesve me librin më të ri: “Është vetëm kujtesë”, me një prurje të zjarrtë, të arrirë të shenjuar, e cila sjell jehonën e vet te çdo lexues i mirëfilltë. Poezitë e kësaj përmbledhje janë të veçanta, me thesare të veçanta, si një gurrë që buron nga ky kopsht i pasur poetik. Naim Kelmendi me punën e tij prej krijuesi ka bërë një kthesë drejt modernitetit të letërsisë sonë.


Në poezinë “Të jesh vetvetja”(“Është vetëm Kujtesë”) Naim Kelmendi i bënë thirrje bashkëkombësve të tij për të ruajtur traditën, historinë, kulturën dhe folklorin e fshatit apo qytetit të tyre.

Akademik Prof.Dr.Naim Kelmendi,Ph.D  dëshiron të ftoj të gjithë ata që duan të dëgjojnë, me këto fjalë:


“Të jesh vetvetja vertikalisht/ katërçipërisht vetëm vetvetja / në secilën rrugë të fundit e t’fillimit / edhe kur t’lëbyrën sytë / nga dritat vezulluese / të mashtrimit fatzi / edhe kur ta ndrydhin kujtesën e lashtë / edhe kur ta shtrydhin lëngun e t’pathënmes / edhe kur ta hedhin / mendimin në rrashtë/ edhe kur ta dredhin / vetvetja të mbetesh / me atë qëndrimin vertikal / mos ia lako as edhe një hap ecjes, siç e ka njerëzisht / e jotja, biografi, përjetësisht / të jesh vetvetja / në substancën tënde / që të mbron nga acari / i imoralitetit njerëzor / të mbron nga kutërbimi/i mendësive t’pamoralshme / në të gjitha kohët / pra, patjetër të jesh vetvetja / është vlerë që ruan bërthamën / në substancë të qenies / dhe në dritën e vetëdijes.


Substanca e ç’do qenie, sipas Naim Kelmendit, është e bazuar në koherencën gjithëpërfshirëse si dhe përqendrohet në prejardhjen kombëtare, brumosjen apo ngjizjen historike të një kombi, pse jo edhe në artin e shkruar dhe viziv të një shoqërie në evoluim e sipër, ashtu siç shfaqjet edhe në keto vargje. Ndonëse Kosova, është në një rrugë të gjatë dhe të vështirë, në atë të krijimit të identitetit të saj, Kelmendi është plotësisht konshient në ruajtjen dhe mbrojtjen e traditave, të cilat ndër shekuj janë ruajtur dhe lipset të ndiqen të njëjtat praktika për të ruajtur boshtin historik dhe formimin kombëtar të ç’do individi në Kosovë dhe rajonet shqip folëse.


Naim Kelmendi është ndoshta ndër të paktët shkrimtar që përdor elementin e vargjeve për të përçuar një kornizë kuptimore që shkon përtej kufijve të një kombi, fjalët dhe metaforat e Kelmendit janë thjeshtësisht indet e mirëfillta të përcjelljes së vetëdijes kombëtare, si dhe vullneti për të qëndruar ‘vertikalisht’ ndaj ‘mendësive të pamoralshme’ që duan të shtrembërojnë identitetin dhe mënyrën e jetesës së një kombi që është i përgatitur të ruaj “dritën e vetëdijes”.

 Periudha e rilindjes Shqiptare në poezi përfaqësohet nga Pashko Vasa dhe patriot të tjerë heronj. Në këtë mijëvjeçar të ri, Naim Kelmendi, hedh sytë nga Pashko Vasa, dhe mundohet të ringjallë ato vlera që pa dashur janë harruar nga shoqëria shqiptare, ai natyrisht merr rolin, nëpërmjet penës së tij, të një ambasadori të vërtetë që stigmatizon dhe “ringjall” patriotizmin, vlerat kombëtare në një njëmijë vjeçar të ri, në Ballkanin e kohëve tona, ku me doemos duhet të jesh “patjetër vetvetja”.


Ualt Uitman, në librin e tij, “Gjethet e Barit” shkruan: Rezisto shume, bindu vetëm shumë pak”, këto virtyte mishëron edhe  poeti shqiptar Naim Kelmendi në poezinë e tij më poshtë.

Ai shquhet me lirikat e tij, me lirika të pasura të atdhedashurisë dhe ato refleksive, ku në epiqendër të krijimtarisë së tij vihen njeriu, atdheu, kombi…

Poezitë e Naim Kelmendit edhe kur janë të shkurtra, flasin shumë, kanë ndërtim dhe prurje të fuqishme.

Poezia e Naim Kelmendit jo rrallë mbulohet me një mister, me një ndjenjë ndrydhur në brendësinë e shekujve shpirtëror, ku në raste të veçanta ka një ngarkesë emocionale që shoqërohet me një koncept filozofik racional, por më shumë me një sentencë lakonike që të shtynë me besuar se poeti u bënë një qasje të drejtë zhvillimeve të përditshmërisë, poezia ka një sinkronizim të saktë, duke e avancuar esencën e të qenit shenja – poet.

“pra unë jam shenja
që eci që gjuaj në shënjestër të vetvetes
dhe prapë eci e eci derisa ta ha të tërin si kafshë (faqe 51)


Këto tre vargje e mbyllin mjaftë trishtueshëm këtë libër me poezi, ashtu siç ishin edhe tre vargjet e cituara më lartë që hapnin poezitë e “Enigmës” poetike. Në mes këtyre dy strofave qëndron “Enigma” e lëndës poetike që ka përshkruar autori qoftë në formën e ndjenjave, qoftë në formën e përjetimeve, apo thjesht si një koncept stërholluar filozofik, si “plagët që ulërijnë ideshëm shpirtin” e poetit.
Në këtë sfond autori ka qen mjaftë i vetëdijshëm se sotmja e nocioneve dhe koncepteve poetike, sado besnikërisht të jetë shqiptuar, sado paanshmërish të jetë regjistruar, zor se do t’i shërbej të nesërmes, me mjaftë dyshime se mund të rilexohet pas një dekade, andaj ai nuk e zbret rrëfimin poetik në perceptimet sipërfaqësore të një gazetari. Ai perceptimin e ngrit në stadin filozofik, si një mesazh që mund të kujtohet edhe më gjatë, që mund të interpretohet edhe si dashuri e poetit, “me të vërtetën e ditur” qoftë kjo e vërtetë e “hidhur si pelin”.
Ky lloj metabolizmi nga e sotmja reale në një realitet letrar, poezisë i ka dhënë shije artistike, kurse nocionet poetike i ka shtjelluar sipas kodeve filozofike duke përdorur mjaftë shpesh figura mitologjike, shprehje liturgjike a koncepte filozofike.

“krejt çka mbeti pa u thënë
s’do shkruhet më në pergamenë
në kujtesën e gjërave do t’harrohemi
me gjithë gjuhën e gjakut tonë prej njeriut
me njëqind fytyra me njëmijë mëkate”
(faqe 19)


Poezia e këtij libri është si një lloj skeleti i zhvillimit ditor të ngjarjes, por me simbole e shenja letrare që e ka bërë këtë tip poezie jo vetëm më të lexueshme, por edhe më të kuptueshme dhe shumëfish më të pranueshme. Hiç ato poezi që mbajnë data nga vitet e 90-ta, të cilat dallojnë për një qasje dhe strukturë të njohur të këtij autori, poezitë tjera shprehin revoltën qytetare për një realitet historik dhe politik të tashmes mjaftë rrëqethëse dhe më pak shpresëdhënëse.
E ajo pak, pak dritë, ajo pak shpresë që duket, është rezultat i kulturës krijuese, i verbit poetik, i vetëdijshëm se poezia duhet t’i shërbej të së ardhmes edhe pas shumë e shumë vitesh kur autori nuk është më (jo në mesin tonë, se nuk i dihet kush më parë do të piku nga dega), por në mesin e të gjallëve.

“...dhe kambana patjetër se do bjerë
për çastin tonë në këtë udhë njeriu
një lot një dhembje në pikëllim dite
kohës kohë as ne tjetër nuk i duam
...
mbi çastin dhe orën që dikund ndalon
s’e di a kemi kohë për një çast tevona
të mendojmë pse erdhëm, pse shkuam
aq heshtur aq etshëm aq shpejtë
dhe kujt iu deshtë më shumë
jetës apo vdekjes, e jona.”
(faqe 42)

Kjo përpjekje kaq fisnike e bënë natyrën e poetit më të pranueshme dhe si karakter më të qëndrueshëm nëpër hullitë e kohës. Poeti, vazhdimisht ngulmon për të vërtetën, atë e shprehë kudo në poezi, pra edhe brenda këtij libri mjaftë esencial për korpusin e tij letrar.
Naim Kelmendi sikur është i pushtuar nga dëshira për t’u thelluar në ndjenjat e brendshme të njerëzve dhe shoqërisë, prandaj “ESENCA”, ose thelbi i nocioneve që na shfaqet edhe në titullin e librit, bart mesazhe të forta, për të cilat autori, tashmë si një penë e stabilizuar, qysh nga libri i parë, ka luftuar dhe është preokupuar t’ia survejoj shoqërisë sonë e cila mbet gjatë, tepër gjatë në tranzicion, fatkeqësisht edhe në planin kulturor e letrar. E këtë Ai e rishfaq në tetë pamje, pikërisht në muajin e kaluar, viti i sivjet tek poezia “VDIQ E DJESHMJA”.

2.
i ke parë duke kalëruar egër, mbi të djeshmen
dhe kanë rrejtur sërish përmbi orët e fatit
dhe ia kanë shkërdhyer nënën asaj buzëmbrëmjeje
asaj mesnate ia kanë bërë të nëntëdhjetenëntat
mor e kanë kurvëruar kurvat dje mbrëma të veten aq bukur
dhe kanë sharë mbi çështjen kombëtare antikombëtarët
...
4.
pra përshëndetu me të djeshmen, ajo shkoi në vend
të vet dhe s’kthehet për miliona vjet kurrë më
...
5.
tash mendo ndryshe, nis një lojë dhe ndërroja ndryshe gishtat fyellit
mendo një tjetër melodi nëpër telat këputur të heshtjes...
nga e kaluemja jote s’ka mbetur asgjë për ta plehëruar t’ardhmen
...
7.
...melodi e këputur udhët e mia të kërkimit në njeri në veten e tepruar
po endem po endem për ta mësuar tejpërtejen pa dobi

8.
...pra, vdiq e djeshmja, bëjani varrin në mendim të bukur dhe me urti
rrugë tjetër s’ka për të arritur te kuptimi i humbur...
Tetor 2010, (faqe 46 – 49)

Ndërsa shkrimtari dhe studiuesi shqiptar Dibran thekson sa vijon: "Vargjet që gjenden brenda poezisë në fjalë që duken si postulate na bëjnë për të besuar edhe më fort se Naim Kelmendi është i vetëdijshëm për misionin e poetit, se mbase koha e djeshme ka ngarkuar mbi shpatullat e krijuesit mesazhe të forta, porosi të qarta dhe obligime të thella për ta nxjerrë kombin nga amullia e së sotmes së mjegullt, për t’ia gjetur shtigjet e ndritura drejt një jete më të mirë, drejt një mendimi më të përparuar.

“ESENCA” e nocioneve poetike, e figurave letrare, është rezultat i përvojës letrare për t’i regjistruar, e për t’i bërë pjesë organike të një angazhimi letrar, që marrin kuptimin e duhur nëse kthehen në poezi artistike. Në një masë autori e ka realizuar synimin e tij, sepse merret vesh, as ai vet nuk do të jetë në gjendje ta shpjegojë esencën e jetës së tij pa poezinë?!... 

Në të kundërtën nëse arrijmë që me mënyrë të dhunshme, krejtësisht në mënyrë vulgare t’ia shkëputim qenies së tij poezinë?!... shtrohet pyetja ku do të mbetet esenca fizike e autorit?

Në këtë plan mendoj se duhet me i dhënë të drejtë autorit i cili mendon se “Në esencën e gjerave/ kërkoj(më) vetën”, dhe ky kërkim s’ka dert nëse bëhet edhe “në margjinat e jetës”, edhe atëherë kur “t’ia bëjnë/ të nëntëdhjetenëntat/ prapa shpine e përanash”, (nga poezia “Esenca”, faqe 36).


Nga këto që thamë deri më tash, shihet se Naim Kelmendi është një tip poeti eksponent, që me poezinë e tij ngulmon për ndryshime esenciale të shoqërisë. Kjo semantikë e të menduarit poetik na bënë për të besuar më shumë, se poeti është i vendosur në pikëpamjet e tij, pasi ai është subjekti, pikërisht NJERIU – ose vet – ESENCA, e faktorëve që ndryshojnë shoqërinë.

Këtë konstatim e plotëson vazhdimësia e tij krijuese, indikacione të besueshme gjejmë edhe te përmbledhja poetike që patëm në shqyrtim, ku breshërojnë shprehjet, mendimet dhe konceptet e sistemuara me kulturë e dije, ku ka sforcuar mendimin për një kulturë poetike më të avancuar, më artistike.

E mbyll këtë mendim mbi poezinë e Naim Kelmendit duke përsëritur një mendim të thënë po për poezinë e tij qysh në vitin 1994, (përkatësisht në Fraunfeld, më 6 nëntor 1994), se “konkretësia bëhet vendimtare në poezinë më të re të Naim Kelmendit, sidomos kur ai iu ka rikthyer disa temave që i ka më për zemër”.(Shefqet Dibrani,SENTENCAT LAKONIKE AVANCOJNË ESENCËN E TË QENIT POET,Floripress,26.03.2017).

****


Që nga viti 2002, pas kthimit nga Zvicra, ku kishte jetuar dhe vepruar që nga fillimi i viteve nëntëdhjeta, tash jeton dhe vepron në Kosovë.

Për krijimtarinë letrare e publicistike të shkrimtarit Naim Kelmendi kanë shkruar.

Ramadan Musliu,Sali Bashota,Basri Çapriçi,Iljaz Prokshi,Flori Bruqi,Fatos Arapi,Azem Shkreli, Agim Vinca, Shyqri Galica, Abdullah Konushevci, Rushit Ramabaja,Skënder Buçpapaj, Arbër Ahmetaj, Januz Fetahaj, Elida Buçpapaj, Hasan Mujaj, Sejdi Berisha, Shefqet Dibrani, Shaban Cakolli, Ali D. Jasiqi, Sinan Gashi, Rrustem Geci, Avni Nezaj, Rexhep Elezaj, Nazmi Lukaj, Ndue Ukaj, Valdet Hysenaj etj.

Naim Kelmendi është njëri nga publicistët që, me penën e tij, i doli përballë krimit që mbiu në Kosovë menjëherë pas përfundimit të luftës, pjesëmarrës i së cilës ka qenë edhe vetë si reporter në Koshare.

Për këtë guxim të tij, për këtë përpjekje në funksion të ndërtimit të një shteti të mirëfilltë ligjor, për vizionin e tij për një Kosovë demokratike-ishte për një kohë të gjatë i kërcënuar nga grupet kriminale që u konvenonte anarkia, për ta shfrytëzuar këtë (anarkinë) për pasurim brenda nate.

Naim Kelmendi krejt çka mendoi për zhvillimet e pasluftës në Kosovë, e tha haptaz. Prandaj, vlera e shkrimeve të tij qëndron jo vetëm te ana cilësore e tyre, por edhe te guximi për t'i thënë me emrin e vërtetë të bardhës e bardhë dhe të zezës e zezë.

Në shënjestër të shkrimeve të Naim Kelmendit, ndër të tjera, ka qenë edhe politika e "re" e Beogradit dhe lëvizjet e saj të vazhdueshme për ta frenuar procesin e pavarësimit të Kosovës. Çdo lëvizje anti Kosovë nga ana e kësaj politike, publicisti në fjalë bën përpjekje ta demaskojë në sytë e opinionit tonë.

Njëkohësisht, i analizon edhe politikat ndërkombëtare në raport me Kosovën dhe, sa herë sheh të meta në të, bën thirrje që ajo të mos bjerë viktimë e taktikave të reja të politikës së "re" të Kalimegdanit kundër pavarësisë së saj. Po ashtu, parashtron fakte të shumta në favor të pavarësisë së Kosovës, e cila edhe u realizua më 17 shkurt të këtij viti.

Shkrimet e përmbledhura në këtë libër janë të shkruara në gazetën "Bota sot", "Pavarësia", "Pavarësia news" etj. gjatë viteve të pasluftës. Në të janë përfshirë vetëm disa prej shkrimeve të tij të shumta të publikuara në këto gazeta. Me penën e tij, ishte njëri nga heronjtë e demokracisë.

Them hero për faktin se t'i identifikosh gjërat negative për një shoqëri dhe një komb, kur nata qe bërë kulçedër që i "hante" atdhetarët e Kosovës, është vërtet heroizëm. T'ua vësh gjoksin përpara grupeve kriminale, që gati sa s'e patën dërrmuar përpjekjen e Kosovës për pavarësi, ishte ana tjetër e atdhetarizmit të Naim Kelmendit, pas përfundimit të luftës.

Ana tjetër e atdhetarizmit të tij të treguar qysh në kushtrimin e parë për luftë kundër Serbisë. Shkrimet e tij do të shërbejnë për gjeneratat e ardhshme se si mbrohet Kosova edhe në liri. Se si liria e merr kuptimin e saj të vërtetë, do të shkruaj kështu për Naim Kelmendin, ish publicisti i mirënjohur -prof.Nazmi Lukaj.



* Agim Vinca kështu do të shprehet për poezinë e Naim Kelmendit në vitin 1993:”Naim Kelmendi përpiqet t’i shprehë preokupimet e veta poetike me një gjuhë bashkëkohore poetike,të cilën në rastet më të mira e karakterizon ligjërimi eliptik dhe aplikimi funksional i figuracionit që mbështetet mbi botën materiale të trevës nga vjen poeti dhe sidomos mbi simbolikën dhe metaforikën e botës shtazore.Shikuar në përgjithësi ligjërimi poetik i Naim Kelmendit është mjaft homogjen dhe i nivelizuar”.

*Azem Shkreli poashtu në qasjen e tij ndaj poezisë së Naim Kelmendit, do të konstatojë: ”Në shumicën e vjershave,kurdo që frymëzimi është më i sinqertë,më i thellë e më i ardhur,kurdo që ai shfaqet so domosdo e brendshme e ligjërimit,lirika e tij nuk është vetëm e shkruar po e ndodhur.Ajo rrjedh e vetëvetishme e burimore dhe forma aty nuk është kërkim po nevojë e rrjedhës së shlirë të vargut e të mendimit...”.(1993).

* Basri Çapriçi dhe Sali Bashota mbase do të shpreheshin në këtë mënyrë për poezinë e Naim Kelmendi, gjithashtu në vitin 1993:” Në këtë vëllim të Naim Kelmendit nuk insistohet aq shumë nga mitologjia,edhe pse në konturat e ligjërimit,fillimisht procedohet lënda mitike dhe sidomos ajo e letërsisë orale.Mirëpo,këtu kemi një shkallëzim dhe përgjithësim poetik të temave dhe motiveve,të cilat bashkërenditen me dije e talent.
Domethënë,duke u nisur nga aktualitetti,historia,mitologjia e tjerë,poeti ndjek me vetëdije të plotë udhën vetanake të krijimit për të pasur ecje intensive në dialektikën e procedimit të fenomeneve dhe të gjërave ekzistuese.Gjithashtu në poezinë më të re të Naim Kelmendit insistohet në tipizimin e identitetit të subjektit lirik,i cili do të përballonte shprishjen,dhembjen.situatat tragjike.por jo edhe pësimin,humbjen…”.(1993).

*Fatos Arapi, me një rast për poezinë e Kelmendit do të thoshte:”Poezia e tij, prej kohe ka tërhequr vëmendjen e poetëve.Dhe kjo do të thotë shumë.Kjo do të thotë që fjala e tij poetike është kthyer në një vlerë estetike,që pasuron shpirtin e njeriut tonë…”.Te gazeta “Drita”-Shqipëri,(1994).

*Skënder Buçpapaj, në shkrimin që ka zënë vend te pasthënia e vëllimit poetik “Shqiptari vdes duke kënduar”,që i kushtohet legjendës së trimërisë shqiptare Adem Jasharit, do të shprehet kësisoj:”Nuk është e rastit që një letërsi të ketë një roman në gur (kujtoni “Kronikë në gur”) dhe një poemë në gur,këtë që i kushtohet Adem Jasharit,legjendës moderne të trimërisë shqiptare…Autori i poemës “Shqiptari vdes duke kënduar” është rigoroz në pikësim dhe shkrim…

Kështu,pra,dhimbja merr formën e statujës,të statujës që saherë poema lexohet,ajo del nga shkëmbi prej nga është marrë dhe sa herë poema kthehet në rrafshin e librave,ajo përsëri ktheht në shkëmbin prej nga ka dalë.Në këtë rafsh zbulohen marrëdhëniet e magjishme që poeti ka vendosur me bashkëkrijuesin e tij,pra me lexuesin,marrëdhënie të krijuara në heshtje,në mirëkuptim,si dhe të gurit me gurin,të cilat së bashku krijojnë edhe kështjellën,edhe bjeshkën,madje edhe Bjedeshkët e Nemuna,ku edhe i vendos një pjes të ngjarjeve krijimtaria e librit më të ri të Naim Kelmendit.

Ato krijojnë edhe kullën legjendare të Jasharajve të Drenicës,ku u përsërit nga Adem Jashari,epopeja e Oso Kukës,por edhe Kosharen po aq legjendare ku ngriti epopenë moderne Agim Ramadani,i cili ishte po aq sa luftëtar edhe poet,poet i ngjyrave dhe i fjalës…Naim Kelmendi ishte reporteti i Luftës së Kosovës,i gazetës “Bota sot”.

Nga vija e parë e frontit,në epopenë e madhërishme të Koshares,ai ishte krah për krah me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deri në ditën e shumëpritur të lirisë.Edhe reportazhet e para nga Kosova e lirë i përkasin penës së tij.Prandaj, frymëzimet e tij për heroikën moderne shqiptare janë nga më autentiket”.

*Arbër Ahmetaj, dërkaq për të njëjtën poemë, pra, për poemën “Shqiptari vdes duke kënduar”, në qasjen e tij të thukët, do të veçojë se, “ Është fat i madh sot të takosh një njeri që të rekomandon një libër të mirë.Jo se librat e mirë janë paksuar,por se është bërë shumë i vështirë seleksionimi i tyre në pafundësinë e botimeve kaotike në gjuhën shqipe.

Në bibliotekën simbolike të një mikut tim këtu në Zvicër,gjeta rastësisht librin me poezi të Naim Kelmendit “Shqiptari vdes duke kënduar”.Rutina e zakonshme e paragjumit më kërkonte që të lexoja disa faqe.Befas vërejta se librin e kisha mbaruar dhe nuk po mund të flija.

Pse më la zgjuar ai libër faqepaktë?Çfarë veçanësie ka poezia e Naim Kelmendit që të rrëmben e të detyron ta lexosh me një frymë?Pse pas leximit të tij ndjehet nevoja e një udhëtimi metaforik deri në rrënjët e qënies tënde,deri në fillesat e njeriut shqiptar dhe hapësirës së tij jetësore?...Poema,është ndoshta gjinia më defiçente në krijimtarinë shqipe.

E përdorur si formë poetike e propagandimit të ideve e ngjarjeve ditore përgjatë metodës së kapërcyer estetike të socrealizmit,ajo akoma nuk e ka gjetur shtratin e vet,nuk e ka gjetur krijuesin e vet,subjektet dhe heronjtë,mjetet e reja të realizimit artistik.i gjetur në këtë luginë artistike,përkohësisht pothuaj se të shterrptë,Naim Kelmendi me poemën “Shqiptari vdes duke kënduar”, ka dhënë ndoshta piketat e para të poemës shqipe me subjekt,teknikë,frymëzim dhe strukturë të re.

Fati i dheut-Atdheut,gjeografia e tij e përgjakur dhe e shkrumbuar,përbëjnë dekorin dhe dimensionin tragjik të poemës,përkundër vdekjes, e cila shndërrohet në një “këngë” metafizike.Në këtë kontrast ku vdekja e individit është këngë,ndërsa përgjakja e dheut-Atdheut është tragjedia që s’duhet të lejohet të zgjatet më tej,shpalosen edhe personazhet e prekshme si guri, njëkohësisht eterike, si ëndrra,të poemës.

Në atë hapësirë mes këngës së vdekjes dhe vdekjes tragjike,persiatja poetike ka vend boll për t’u livadhisur,në të gjitha përmasat e botës,shkon e vjen nga skaji në skaj i dheut-Atdheut,nga ora zero deri në çastin e papërjetuar akoma as nga ne as nga fëmijët tanë,shfaqen herë Gjergji i Mesjetës e herë Ademi i ditës së paradjeshme, herë Molla e Kuqe e herë Arta,Shkup e Shkodër zënë vend në pak faqe poeme…

Veç Poeti është aq i kthjellët dhe i vetëdijshëm se mobilizimi total i subjektit të revoltës kërkon një rishikim total të Un-it,një rishikim të biografisë së vet, ai duhet të armatoset me gjiçka të mundshme:Humbja nuk lejohet,pasi nuk bëhet fjalë për vdekjen personale,për vdekjen këngë,por për tragjedinë e vdekjes së dheut-Atdheut.

Ja sepse në këngën e tetë Uni, ndalet e pyet vetveten se cili është dhe i duhet një kohë bukur e gjatë,të paktën deri në fund të asaj kënge,për ta bindur vetveten për të kaluar në numër shumës,pra jo në “Unë”,por në “Ne”,që të thotë:”Ne jemi asht i vjetër para kanibalëve me thika në duar”.

”Dhe i them Hamzës…” te kënga e dhjetë poeti prek të djeshmen tonë,si padashje zbulon identitetin e Un-it në emër të të cilit flet,zbulon atë që e ka thënë haptas,në përkushtimin për legjendën e trimërisë shqiptare:ADEM JASHARIN.Bash në këtë këngë gjenden edhe nënshtresat më të ngjeshura,më të thella të vetëdijës,aty gjejmë betë apo betimet pagane të rrënjëve tona ilire.Heroi që ka vendosur të shndërrojë vdekjen në këngë,qysh më përpara është betuar në tre katër gjëra të shenjta,tek ngjyra e flamurit,tek fara dhe rrënjët e fisit,tek buka!...

Naim Kelmendi me poemën”Shqiptari vdes duke kënduar” paraqitet si poet formalist i kujdesshëm,plot tension,ai u grahë me vemendje metaforave që ato të mos i palohen me njëra-tjetrën,duke ruajtur kështu qartësinë dhe ritmin e ndezur të shkrimit.Ja ku e kemi një poemë që duhet lexuar,tash vijnë të tjerat…!”.

Naim Kelmendi çmohet si krijuesit më të mprehtë, i cili dekada me radhë i ndihmoi zhvillimit dhe mendimit kritik të letërsisë sonë, ku lexuesit e vëmendshëm kënaqen me arritjet e tij kulmore në letrat tona, si dhe ngjallin respekt te lexuesit e mirëfilltë, për studimin e veprave të tij. Mikut tim të madh, krijuesit të shquar, z. Naim Kelmendit, i uroj shëndet dhe shumë vepra të tjera.


Prishtinë,5.6.2018

No comments:

Post a Comment