2018-06-23

Rita Ora, nostalgjike dhe krenare për origjinën

Pak minuta pasi shënuan golat kundër Serbisë, dy futbollistet shqiptarë Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri morën një ‘shpërblim’ nga këngëtarja me famë botërore, Rita Ora.


Këngëtarja me famë botërore me prejardhje shqiptare ka filluar ti ndjek në Instagram Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin.

Rita Ora siç shihet në foton që sjellë Floripress nga Fokus  , u ka bërë follow dy lojtarëve shqiptarë të kombëtares së Zvicrës pasi ata shënuan gola në ndeshjen kundër Serbisë në kampionatin Botërorë në Rusi.

Golat që dy futbollistët shqiptare shënuan në ndeshjen e sotme kundër Serbisë, veç pikëve që i shtuan Zvicrës ngjallën reagime pozitive mes shqiptareve.

Të dy pas golave festuan me shqiponjë pasi flamuri shqiptar ishte i ndaluar të futet në stadium.





Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora shpreh nostalgjinë nga koha kur u emërua Ambasadore nderi në Kosovë. Me anë të një postimi në Instagram ylli i muzikës u shpreh se ky ka qenë një moment shumë i veçantë për të.

“Unë gjithmonë do të jem e përulur dhe e privilegjuar që mbaj titullin si këngëtarja e parë që del nga Kosova dhe ta vendos vendin tonë të bukur, plot dashuri, me të qeshura dhe talent, në hartë”, shkruan Ora.

Këngëtarja tha se do ta mbajë titullin gjithmonë me krenari dhe se do të vijojë të kontribuojë që ta zhvillojë Kosovën për të mbërritur aty ku e ka merituar gjithmonë.

“Ju mbaj mend të gjithë juve që erdhët në caktimin tim si ambasadore ditën kur presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Tony Blair dhe Cherie Blair, ambasadori i Kosovës, Lirim Greiçevci, ambasadori i Shqipërisë, Mal Berisha, lordi George Robertson dhe të gjithë muzikantët e tjerë nga Kosova, u mblodhën në një moment historik. Që atëherë kemi pasur plane mbresëlënëse që tashmë i kemi realizuar dhe të tjerë që do të vijnë me organizatat më të mëdha bamirëse në botë. Mezi pres të vazhdoj ta mbaj me krenari titullin ambasadore dhe të vazhdoj ta dërgoj Kosovën atje ku gjithmonë ka merituar të jetë KUDO! (Më falni, por jam në makinë me orë të tëra dhe jam sentimentale e krenare!) Ju dua. Krenare. Jini krenarë për origjinën tuaj. Mos harroni kurrë”, është mesazhi emocional i artistes me famë botërore.

No comments:

Post a Comment