2018-06-25

“Shpata prej drurit”, një bashkëpunim filmik Kosovë – Turqi, xhirohet në Mitrovicë


“Shpata prej drurit”, një bashkëpunim filmik Kosovë – Turqi, xhirohet në Mitrovicë

Kosova dhe Turqia do të realizojnë një projekt filmik, që trajton temë nga lufta e fundit në vendin tonë. Kjo u bë e ditur gjatë një takimi që pati aktori Fatmir Spahiu me zyrtarë të Komunës së Mitrovicës.

Ai i njoftoi ata se xhirimet kryesore të filmit “Shpata prej druri”, do të bëhen në qytetin e Mitrovicës.

Aktori Spahiu u prit nga nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, dhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci.

Filmi “Shpata prej Druri”, me skenar të Selman Kiliçaslan dhe me regji të Emre Konuk, trajton temën e një djali nga Krusha e Madhe, i cili i ka prindërit e zhdukur që nga lufta e Kosovës.

Në këtë film rolet kryesore do t’i luajnë: Florist Bajgora, Vedat Bajrami, Mensur Safciu, Luan Jaha, Çun Lajçi, Astrit Kabashi, Ilir Prapashtica, Irena Canhasi, Xhejlane Terbunja dhe të tjerë.

No comments:

Post a Comment