2018-06-23

Shqiponja fluturon lart në Kaliningrad, prehet bileta e Serbisë drejt shtëpisë!

Katër shqiptarët dhe kombëtarja e Zvicrës pas një paraqitje historike kanë mposhtur Serbinë në Kaliningard me rezultat 2-1 në ndeshjen e dytë të Grupit E.  
Në një atmosferë impozante në Kaliningrad filloi dueli i katër shqiptarëve dhe kombëtares së Zvicrës ndaj Serbisë.
Tekniku Petkovic vendosi të startonte me përbërjen e njëjtë te Zvicra, ku Behrami bëri sakrificën duke u rikthyer pas një lëndimi.
Fillimi nuk ishte i mirë për Zvicrën, ku pas një harkimi të Tadic, ishte Mitrovi ai që shënoi për 1-0 (5′).
Xherdan Shaqiri kishte Kosovën në këpucët e tij dhe Kosova e udhëhoqi drejt fitores!, Foto: Getty Images
Në vazhdim Zvicra dominoi duke tentuar të krijonte, por loja e ashpër e Serbisë pamundësoi që të ketë konkretizim.
Deri në fund të pjesës së parë u zhvillua lojë me duele të forta, e ku madje Xherdan Shaqiri pati fjalosje me Milivojevicin gjatë takimit, e në fund të pjesës së parë e cila përfundoi pa ndryshim në rezultat.
Xherdan Shaqiri kishte disa diskutime pas pjesës së parë, Foto: Getty Images
Pjesa e dytë kishte fytyrë krejt tjetër. U duk sikurse luanët u liruan nga rrethimi dhe ishin të pandalshëm në sulm.
Me të filluar pjesa e dytë, Zvicra filloi të krijonte rastin me Xhakën e Shaqirin që me kombinime të bukura ç’orientuan mesfushën serbe e cila ishte e gjitha me kartonë të verdhë.
Pas një goditje të Zuber, një top i kthyer u prit në mënyrë fantastike nga Granit Xhaka i cili me një bombë e fotografoi portierin serb dhe shokoi gjithë Serbinë për 1-1.
Goditje e pandalshme, Foto: Getty Images
Ky gol u festua në mënyrë të magjishme nga Granit Xhaka, i cili bëri shqiponjën me një grintë të hatashme prej një luani shqiptar. Aty nuk mungonin as lojtarët tjerë shqiptarë në përqafim e gëzim të këtij goli special (52′).
Serbia e shokuar nga bomba e Xhakës për pak sa nuk pranoi një tjetër supergol.
Festim magjik, Foto: Getty Images
Xherdan Shaqiri me një gjuajtje mjeshtërore lansoi projektilin duke dështuar për pak cakun, pasi topi qëlloi shtyllën me oprtierin i cili ishte pa gjasa.
Në vazhdim kishin raste shumë të mira edhe Zuber dhe Gravranovic, të cilët nuk shfrytëzuan kombinimet e shkëlqyera të Xhakës e sidomos depërtimet e Shaqirit, i cili ishte i pandalshëm për serbët.
Fluturon shqiponja lart në Kaliningrad, Foto: Getty Images
Pas përpjekjes së fuqishme, një pasim maestral i Gavranovic e gjeti Shaqirin i cili si një shqiponjë ishte i pandalshëm duke fluturuar drejt golit dhe duke e vulosur fitoren e madhe të Zvicrës e shqiptarëve me rezultat 2-1.
Të gjithë festuan me shqiponja, duke bërë shqiponjën lart të fluturojë në Kaliningrad.
Natën e mirë, Foto: Getty Images
Pas kësaj ndeshje në Grupin E, Brazili ka katër pikë, Zvicra ka katër pikë dhe ndajnë vendin e parë dhe të dytë, kurse Serbia ka tri pikë. Në ndeshjen e fundit të Grupit E më 27 qershor Zvicra luan ndaj Kosta Rikës që tashmë luan pa synime, kurse Serbia dhe Brazili përballen direkt për kualifikim. Zvicra me një barazim do të siguronte kualifikimin në secilin rast

No comments:

Post a Comment