2018-06-26

Të dhënat në internet nuk vidhen – gjurmët i lëmë vetë vullnetarisht

Symbolbild Soziale Netze (picture alliance/ZB/Pedersen)

Alarmi! Ja si po e shkatërrojnë rrjetet sociale shëndetin mendor të adoleshentëve


Më shumë se 1/8 adoleshentë shpenzon të paktën tre orë në ditë në mediat sociale, sipas shifrave të Zyrës për Statistikat Kombëtare.

Ky numër është dyfishuar në katër vjet dhe statistikat tregojnë se vajzat përdorin më shpesh rrjetet si Tëitter, Facebook dhe Instagram në krahasim me meshkujt.

Përveç përdorimit më shpesh të mediave sociale, vajzat janë dhe më të ndikuara nga këto faqet.
Një studim i veçantë nga Zyra e Statistikave Kombëtare zbuloi se vajzat që përdorin mediat sociale për të paktën një orë në ditë në moshën 10vjeçare janë më të lumtur gjatë gjithë viteve të adoleshencës në krahasim me vajzat që shpenzonin më shumë orë.

Zyra për Statistikat Kombëtare realizoi dy sondazhe ndryshme në dy periudha 5 vjeçare,2011-2012 dhe 2015-2016 për grupmoshën e fëmijëve 10-15 vjeç.

Të dhënat zbuluan se gjatë kësaj periudhe kohore numri i vajzave adoleshente që shpenzonin më shumë se tre orë në ditë në mediat sociale u rrit nga 8.7 % në 17.4%.

Ndërsa tek djemtë koha e shpenzuar në rrjetet sociale ka pësuar një rritje më të ulët në krahasim me vajzat, konkretisht u rrit nga 4.9% në 8.3 %

Ekspertët paralajmërojnë se një orë e shpenzuar në rrjetet sociale mund të jetë shkatërrues për shëndetin mendor të fëmijëve.

Adoleshentet që kalonin më shumë se 1 orë në ditë në rrjetet sociale treguan një mirëqenie me të ulët si dhe probleme emocionale dhe të sjelljes.(Flori Bruqi) 

****

Studimet tregojnë se adoleshentët harxhojnë shumë kohë në mediat sociale. Disa janë vazhdimisht në to online. Sa më shumë që ne promovojmë teknologjinë sociale si karshillëk për të qenë më të mirët, aq më shumë po e nxisim fatkeqësinë tonë. Në këtë moment që lexoni këtë shkrim, a e dini se ku janë fëmijët tuaj? Një dekadë më parë, nëse përgjigjja e kësaj pyetjeje ishte: -po, në shtëpi, ju ndiheshit rehat që fëmijët i kishit në një vend të sigurtë. Kjo nuk është më e vërtetë.





Tani që fëmijët kanë telefona dhe tableta, ata mund të rrijnë në çdo vend të mundshëm duke humbur kohën e çmuar, ndoshta shpesh dhe duke humbur rrugën për në shtëpi. Sipas disa studimeve, zbulojmë se 92% e adoleshentëve janë online çdo ditë dhe se 24% thonë se janë online non stop. Një sondazh i bërë me adoleshentë amerikanë, tregoi se vetëm 15% e fëmijëve thonë se Facebook është rrjeti i tyre i preferuar social. 33% për qind zgjedhin Instagram, 20% shkojnë në Twitter dhe 19% zgjedhin Snapchat, një aplikacion që u lejon atyre të postojnë foto, (ato zhduken pasi i shikon).

Risia e teknologjisë sociale mund të ketë disa përgjegjësi për ankthin dhe depresionin te adoleshentët dhe të rinjtë. Facebook-u, Twitter-i, Snapchat-i dhe Instagram-i janë të gjitha kënaqësi, përderisa gjërat dalin nga dora e njeriut. Faktet janë po aq depresive sa vetë kushtet. Vlerësimi Shëndetësor i Kolegjit Kombëtar Amerikan i vitit 2017, përmes një studimi të rreth 80,000 studentëve të kolegjeve në të gjithë Shtetet e Bashkuara, zbuloi se 54% e nxënësve pohuan se kishin përjetuar ankth të madh gjatë 12 muajve të fundit dhe 32,6% ndiheshin po aq në depresion, sa që ishte e vështirë ta kuptonin pse…!
Image result for facebook instagram

Studimi gjithashtu zbuloi se 6.4% ishin qëllimisht të vetdjegur ose të vetplagosur në mënyra të ndryshme, 8.1% e kishin konsideruar seriozisht vetëvrasjen dhe 1.3% kishin tentuar të bënin vetëvrasje. Këto statistika janë të tmerrshme, dhe ne nuk kemi askënd për të fajësuar përveç vetes sonë. Edhe CNN, studioi prezencën e rrjeteve sociale te më shumë se 200 nxënës të klasave të teta në partneritet me ekspertët e zhvillimit të fëmijëve. Brenda botës sekrete të tyre, 13% kontrollonin adresat personale 100 herë në ditë. Kjo nuk të habit kur 90% e adoleshentëve përdorin çdo ditë rrjetet sociale dhe 75% e tyre kanë profile personale…(Endrit Hoxhaj)
Image result for facebook instagram
Fëmijët rriten tani në një botë ku presin përgjigje të menjëhershme, kënaqësi dhe lajme të pafundme. Truri i tyre nuk ka më kohë për të evoluar, pasi gjërat i marrin të gatshme. Ndryshimi për ta vjen në çast dhe për këtë rezultatet janë shqetësuese. Vështirësitë e rritjes kurrë nuk kanë qenë kaq delikate sa sot. Teknologjia sociale ofron një platformë ku gjërat vetëm egzistojnë dhe të ofrojnë joshje. Imagjinoni stresin e nxënësve gjimnazistë, konkurrencën, popullaritetin e tyre, presionin për t’u përshtatur, natyrën gjykuese të aktiviteteve sociale me një ritëm të përshpejtuar… Aktualisht, ne përpiqemi t’i mbrojmë fëmijët tanë që të mos enden në errësirë dhe ndërkohë i hedhim pa kontroll në lundrimin e internetit.
Image result for femijet ne shkolle
Një ditë kur rriten dhe i dërgojmë në kolegje a gjimnaze, ata përballen me shumë presione në jetë. Pyetja që shtrohet është, çfarë duhet të bëjmë? Sa më shumë që ne të promovojmë teknologjinë sociale për fëmijët tanë si shenjë konkurrimi, për të qenë më të mirët, aq më shumë po nxisim fatkeqësinë tonë. Momentalisht duhen përdorur mjete juridike. Të krijojmë forma më të strukturuara të rrjeteve sociale që t’i kontrollojmë fëmijët tanë. Si është e mundur që një fëmijë të hyjë në rrjetet sociale nga telefonin e tij, pa autorizimin prindëror? Një mekanizëm në rrjetet sociale, mund t’i ndihmojë ata në parandalimin e abuzimeve, që çojnë në ankth dhe depresion.

Related image

Të sigurojmë një mënyrë që prindërit dhe administratorët të marrin informacione kthyese për përdorimin e internetit nga fëmijët. Pa ndërhyrë në intimitetin personal, të njoftohen prindërit për rreziqet e afërta. Një mekanizëm i tillë tashmë ekziston. Për këtë të realizohen kurse mbi teknologjinë sociale dhe përgjegjësitë në kurrikulat tona shkollore. Shumë adoleshentë nuk e kuptojnë se atë që realizojnë online, pikërisht ajo i bën ata kryelajm në të gjithë botën. Kjo më pas ndikon në aplikimet e tyre për një vend pune, në zgjedhjen e bashkëshortes/tit dhe vetë karrierën e mëvonshme.

Related image
Nëse mund t’u mësojmë fëmijëve seksin e sigurtë dhe abuzimin vrasës me drogën dhe alkoolin, gjithashtu ne mund t’u mësojmë atyre që të ushtrojnë kujdes edhe në komunikimet e tyre në internet. Ka ardhur momenti, që te fëmijët tanë të frenojmë dëshirën të bëhen më të mirë se shokët e tyre, duke lundruar pa kriter në rrjetet sociale çdo minutë të ditënatës sonë.(Flori Bruqi)



Përdorues në Gjermani kalojnë nga pasiguria në revoltë: rrjetet sociale veprojnë pa na pyetur me gjurmët tona digjitale. Po a ka vërtet rrugëdalje? Informacion sfond nga Auron Dodi i përgatitur për bisedën me News24.


Pasiguria dhe deri revolta artikulohet si nga politikanët, ashtu edhe nga përdoruesit e rrjeteve sociale në shumë vende të botës: gjurmët në internet kompania analitike britanike Cambridge Analytica ua shndërroi në një mjet për luftë psikologjike.

“Ne i gjejmë votuesit tuaj dhe i nxitim ata të veprojnë”, me këtë mburret kompania. Në SHBA ajo thuhet se ka përdorur të dhënat e 50 milionë përdoruesve të Facebookut për të ndikuar zgjedhjet presidenciale amerikane në dobi të kandidatit Donald Trump.

Me anë të një aplikacioni, me të cilin përdoruesit e Facebookut mund të bënin teste personaliteti, firma britanike mblodhi jo vetëm të dhënat e atyre që bënë testin. Por edhe të miqve të tyre. Me lejen e Facebookut, 270.000 të testuarit u bënë porta e të dhënave për miqtë e tyre në Facebook – duke arritur 50 milionë përdorues.

Roli i rrjeteve sociale në atë që mendojmë

Në Gjermani natyrisht që pyesin edhe se si shpjegohet që ka kaq shumë njerëz të pakënaqur sa të bëjnë forcë kryesore opozitare një parti populiste të djathtë, siç ndodhi në zgjedhjet e fundit. Kjo, kur ekonomia gjermane lulëzon e papunësia është në shifra historikisht të ulëta.

Puna e pamjaftueshme e partive dhe ndarja e të ardhurave paraqiten si shkaqe, po në ç’masë ngushtohet mendimi i përdoruesve nga rrjetet sociale?

Algoritmat e rrjeteve sociale na ofrojnë në rrjedhën e lajmeve një botë të cunguar, ndërtuar mbi bazën e klikimeve tona “pëlqej” dhe klikimeve të kureshtjes sonë dhe të miqve tanë në rrjete sociale – një pjesë të të cilëve as nuk i njohim personalisht.

Kjo mund të duket praktike. Por kjo ofertë përjashton gjithçka tjetër që algoritmave të rrjeteve sociale u duket jo me rëndësi për ne. Pra përjashton edhe sfidimin e pikëpamjeve tona nga mendime të kundërta, për të cilat në një moment nuk kemi treguar interes – duke mos na i ofruar ato fare, ose gjithnjë e më pak në rrjedhën e lajmeve në ekran.

Kësaj i shtohet shfrytëzimi i gjurmëve tona digjitale nga kompani analitike. Persona – jo më robotë, pas mbledhjes ua shesin shijet tona atyre që duan të na ndikojnë.

Symbolbild Soziale Netze (picture-alliance/dpa/Heimken)
Hapa në Gjermani

Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier tha se me informacione false dhe me teori komploti në rrjetet sociale, si në Facebook, krijohen botë paralele. Në to njerëzit kërkojnë konfirmim për veten duke komunikuar vetëm me njerëz që mendojnë si ata vetë. Dhe duke injoruar gjithçka që kundërshton pikëpamjen e tyre. Veç kësaj nën mbrojtjen e anonimitetit, njerëzit bëhen më të shfrenuar. I kalojnë kufijtë midis asaj që nuk mund të thuhet, dhe asaj që mund të thuhet.

Një zëdhënëse e qeverisë gjermane tha se qeveria i ka kërkuar zyrtarisht një pozicionim Facebookut. Komisioni Agjenda Digjitale i Bundestagut dëgjoi të premten në mëngjes sqarime nga përfaqësues të Facebookut.

Të dhënat nuk vidhen – gjurmët i lëmë vullnetarisht

Facebooku, Instagrami, Google na ofrohen si shërbime falas. Dhe një rregull bazë kapitalist thotë: kur shërbimi për klientët është falas, atëherë produkti me të cilin bëhen paratë është klienti vetë.

Facebooku mbledh të dhëna për shijet tona muzikore, për datëlindjen, ose që p.sh. neve na pëlqen të udhëtojmë, të lexojmë gazeta të caktuara, që preferojmë gatime të caktuara. Sipas ekspertëve, këto të dhëna ua shet kompanive të publicitetit, partive politike, mbledhësve të nënshkrimeve, që njohin kështu profilet dhe tendencat e qëndrimeve tona.

Të dhënat që përmenda nuk ka nevojë fare që ne t’i postojmë në Facebook. Facebooku lexon atë që ne bëjmë jashtë tij, në internet. E lexon përmes gjurmëve në memorjen kesh të kompjuterit tonë dhe në atë të aplikacioneve të ndryshme. Dhe këtë e kemi lejuar ne, ndër të tjera kur kemi pranuar kushtet e përdorimit të Facebookut.

Facebooku duhet t’i ruajë gjithsesi më mirë të dhënat. Që nga viti 2015  deri me tash ai i ka ashpërsuar rregullat. Por disa ekspertë gjermanë thonë që nuk duhet pritur ndonjë ndryshim me themel prej tij. Sepse ai mbledh gjurmët që ne i lëmë vullnetarisht në internet.

Këshillat e ekspertëve – për të rriturit dhe fëmijët

Këshilla për përdoruesit e rritur të rrjeteve sociale është që ne mund t’i mbrojmë gjurmët tona digjitale deri në momentin kur ndajmë mendjen: t’i përdorim apo të mos i përdorim rrjetet sociale. Po i përdorëm, duhet të llogarisim pasojat, që burojnë nga modeli bazë i biznesit: tregtimi i të dhënave.

Kurse për të rinjtë e fëmijët, psikologët gjermanë këshillojnë që të mos u bëjmë presion që ta shuajnë llogarinë e rrjeteve sociale si të Facebookut. Më tepër prindërit duhet t’i bindin fëmijët për përparësinë e të pasurit kohë për gjëra të tjera, si p.sh. për shokë të vërtetë, për sport. Prindërit, këshillojnë psikologët, duhet të jenë model me sjelljen e tyre. Dhe të ruajnë kontaktin me fëmijët, ku t’u përcjellin rëndësinë e takimeve reale, direkte.

Mediat sociale na lënë përshtypjen se na shpëton diçka pa e marrë vesh, kur nuk jemi të pranishëm aty. Prindërit duhet t’u bëjnë të qartë fëmijëve se është mirë edhe kur nuk je kudo. Kur vendimi për të mos qenë kudo merret me ndërgjegje, e rrit besimin e fëmijëve te vetja.(Flori Bruqi)

No comments:

Post a Comment