2018-06-23

Trupi nudo i modeles shqiptare, eksiton fotografët francezë



Klaudia Brahja është modelja shqiptare që jeton në Paris, e cila u bë e njohur së fundi në Shqipëri për shkak të disa nudove artistike që ka realizuar. David Bellmere dhe Charles Couvinjanë janë dy fotografët e huaj, të cilët kanë “zhveshur” artistikisht Klaudian. Fotot e saj kanë bërë tashmë xhiron e botës, për faktin se dy fotografët kanë vënë në punë fantazinë e tyre për të sjellë një imazh femëror ndryshe.



Deri tani në media është konsideruar si shqiptarja që thyeu tabutë, e lidhur me zinxhirë, e zhveshur nudo por larg pornografisë.


Vetë Klaudia ka refuzuar të japë deklarata mediatike për këto foto që të çojnë tek modeli i femrës sadomazokiste, disa të realizuara nga David Bellemere, një fotograf që vazhdimisht ka para objektivit të tij femra të nxehta.


 Duke folur për setin e fotove të Klaudias, David shprehet kështu: “Jam ndier i hipnotizuar para portretit të Klaudia Brahjas, edhe pse jam i specializuar për foto të nxehta të grave. Me mënyrën si pozon dhe e rrethuar nga zinxhirë në trup, ajo të fton në dëshirë. Për mua kjo është dashuria që mund të ndjesh për gruan. Edhe pse para meje kanë pozuar deri tani 10 mijë femra të nxehta, s’e kam ndjerë ndonjëherë veten si para Klaudias. Mund të them se është zeshkane e bukur në tipare, kurse për trupin e saj, më mirë shijoni fotot!”, përfundon ai.

Ndërsa Charles Couvin, një tjetër fotograf që ka punuar me Klaudian shprehet: “Ajo është muzë frymëzimi për mua. Ku realizojmë një set fotografish është në gjendje të tërheqë vëmendjen e burrave me mënyrën se si zhvishet, dhe si lëviz para tyre. Klaudia është përfundimisht e preferuara ime, pasi unë dua gruan e nxehtë, me të cilën mund të humbësh kontrollin. Trupi i saj i zhveshur nuk është se thjesht të josh, por ajo të bën të çmendesh”. Nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e Klaudias, edhe pse deri tani ajo është mjaftuar me fotot artistike.

No comments:

Post a Comment