2018-07-25

Alisa Velaj: Dashuri në Haarlem




Dashuria hyri lehtas rrugicave të Haarlemit

Pezull përmbi lule

Pezull përmbi degë.



Me hapin prej ere erdhi dashuria

Mes ujërave të lumit

Ku përgjumen aq mahnitje!



Ndodhi të ishte prej vese dashuria ime

Mbrëmjeve strukej ashtit të tulipanëve

Agut binte si brymë mbi qytet.



Rrugicave të Haarlemit m’u ngjiz një dashuri

Me mall të kuqërremtë

Si në pikturat e Rembrandit…



25.07.2018

Haarlem, Hollandë.

No comments:

Post a Comment