2018-07-04

Ekspertët austriak lënë Shqipërinë gojë hapur


Studiuesit nga Viena kanë shqetësuar shqiptarët tradicional duke hedhur ujë të ftohtë në teorinë e tyre që gjuha shqipe i ka rrënjët në Ilirinë Antike.



Besar Likmeta

Matzinger and Schumacher
Joachim Matzinger dhe Stefan Schumacher | Foto nga : Besar Likmeta
Në qendër të Universitetit të Vjenës, dy akademikë austriak po hulumtojnë tekstet antike të popujve të lashtë të Ballkanit. 
Porsi një çift detektivësh që mundohen të gjejnë gjurmët, Stefan Schumacher dhe Joachim Matzinger po mundohen që të rikonstruktojnë origjinën e shqipes – një gjuhë kjo historia dhe zhvillimi i së cilës ka zënë fare pak vend në vëmendjen studiuesve tjerë joshqiptarë.  

“Mënyra sesi evoluojnë gjuhët mund të zbulohet,” pohon i bindur Schumacher.  

Ndonëse këta dy studiues po studiojnë vetëm shkrimet e shekullit të 17-të dhe 18-të për të përpiluar një leksikon foljesh, puna e tyre hulumtuese ka ngjallur debat të nxehtë në mesin e gjuhëtarëve shqiptarë. 

Thelbi i kundërthënieve qëndron në hipotezën e tyre që  gjuha shqipe nuk e ka origjinën nga Ilirët Antik, popullata e cila popullzoi Ballkanin gjatë epokës së Grekëve dhe Romakëve. 

Sipas shkrimtarëve klasik, Ilirët ishin një bashkim fisesh që kanë banuar në pjesën më të madhe të territorit të Ballkanit të sotëm Perëndimor, përkatësisht pjesën e ish Jugosllavisë dhe Shqipërisë së re. 

Edhe pse shqiptarët dhe ilirët nuk kanë fare apo ndopak të përbashkët, duke gjykuar nga ato pak fjalë ilire që arkeologët kanë gjetur, kjo lidhje shqiptare është mbahet si e tillë për një kohë të gjatë tani nga nacionalistët Shqiptarë. 

Kjo teori akoma u mësohet shqiptarëve kudo, nga shkolla fillore deri në universitet. 

Është e popullarizuar sepse sugjeron që Shqiptarët e kanë prejardhjen nga populli antik i cili ka populluar Ballkanin përpara sllavëve, tokat e të cilëve padrejtësisht janë vjedhur nga ardhacakët e rinj.


“Doktrinën për origjinën ilire të shqiptarëve do ta gjeni kudo,” pohon Matzinger “nga literatura e popullarizuar shkencore deri tek librat shkollor. “Dhe për këtë nuk ka diskutim, ky është fakt. Ata thonë , ‘Ne jemi ilirë’ dhe kaq,” – shton ai.

Çfarë ka në këtë emër? 

Emrat e shumë shqiptarëve dëshmojnë për këtë zell historik për të dëshmuar lidhjen me Ilirinë.
 
Pandeli Pani | Foto nga : Idem Institute
Por jo edhe Pandeli Pani. Kur u lind ai në Tiranë në vitin 1966, gjatë mesit të diktaturës së Enver Hoxhës, babai i tij i kishte thënë atyre të regjistrit civil që dëshiron që djalin e tij t’a emërtojë sipas emrit të gjyshit.  

Pani kujton betejën e babait të tij për të mos ia vënë të birit një emër ilir. 
Punonjësit në zyrën e regjistrit civil duket sikur i kanë thënë të të emërtosh profesorin e ardhshëm të gjuhësisë sipas emrit të gjyshit të tij nuk kishte qenë ide e mirë, meqë ai ishte i vdekur. Dhe ata i sugjeruan në emër ilir. 

“Por as ilirët nuk jetojnë më,”  - kujton Pani babin e tij duke thënë me ironi.

Shumë njerëz të gjeneratës së Panit të lindur gjatë viteve të gjashtëdhjeta nuk kanë patur baballarë të tillë këmbëngulës. Prindërit e tyre me lehtësi iu janë bindur politikat të pushtetit për emërtimin e fëmijëve, emra këto të nxjerra nga varrezat antike. 

Në sy të botës ata kanë munduar që të ngulisin dhe të forcojnë lidhjen mes Shqipërisë moderne dhe të kaluarës së tyre të supozuar antike. 

“Derisa unë mbaja emrin e gjyshit tim, duke ruajtur traditën familjare, prindërit tjetër kanë emërtuar fëmijët e tyre me emra ilir të cilët s’besoj se ua kanë ditur madje as kuptimin,” –thotë Pani, i cili është mësimdhënës në Universitetin Jena në Gjermani.  

“Por sot dyshoj që dikush do të donte të emërtojë fëmijët e tyre me emrin ‘Bledar’ apo ‘Agron,’ të cilët kanë kuptimin  ‘i vdekur’  dhe ky i fundit  ‘idilik,” – shton ai.  

Pani thotë që përkundër përpjekjeve të regjimit për të  shtrirë doktrinën  e prejardhjes së shqiptarëve nga Ilirët, kjo teori  është duke u bërë gjithnjë e më kundërthënëse.

“Presioni politik nën të cilin komuniteti shkencor i Shqipërisë po punonte gjatë periudhës së komunizmit ka qenë shumë i madh për të sfiduar doktrinën e origjinës” – thotë ai. 

Por derisa teoria ilire nuk gëzon tashmë një mbështetje universale, akoma nuk i ka humbur mbështetësit e vet në Akademinë e Shqipërisë. 

Le të marrim shembull  Mimoza Kore, profesoreshë e gjuhësisë nga Universiteti i Tiranës.
Mimoza Kore | Foto nga : Instituti Albanologjik
Derisa po ligjëronte në një konferencës të organizuar në nëntor nga Fondacioni Hanns Seidel, ku Pani kishte prezantuar të gjeturat e Schumacher-it dhe  Matzinger-it, ai po mbronte lidhjen mes shqiptarëve dhe ilirëve duke thënë që ajo nuk bazohej vetëm në teorinë linguistike. 
“Dijetarët bazojnë këtë hipotezë edhe në arkeologji.” –thotë Kore. Ajo insistonte që edhe studiuesit e rinj ata të cilët ‘nuk ishin verbëruar nga ideologjia e regjimit të Hoxhës’ gjithashtu e mbështesin këtë ide.  

Një prej problemeve kryesore gjatë ballafaqimit me pasardhësit linguistik të Ilirëve është mungesa kronike e burimeve. 

Ilirët ishin analfabet dhe nuk shkruanin, shumica e informatave mbi gjuhën dhe kulturën e tyre rrjedh  nga burime të jashtme, kryesisht nga Grekët dhe Romakët dhe është shumë e fragmentarizuar. 

Matzinger  thekson që kur disa fragmente të mbijetuara ilire dhe shqiptare krahason ato nuk kanë pothuajse asgjë të përbashkët. 

“Ato janë të kundërta dhe nuk përshtaten ,” – pohon ai. “Shqipja nuk është si Ilirishtja në këndvështrimin linguistik.”

Schumacher dhe Matzinger besojnë që shqipja ka ekzistuar e ndarë nga Ilirishtja, dhe ka prejardhje nga trungu i familjes së gjuhëve indo-evropiane gjatë mileniumit të dytë para Krishtit, diku në Ballkanin verior.  

Forma e përgjithshme e gjuhës i ngjan asaj greke.  Duket sikur është zhvilluar në mënyrë lineare deri në shekullin e 15-të, kur u zbuluar teksti i parë. 

“Një gjë që ne dimë me siguri është që një gjuhë që njihet si gjuha shqipe ka ekzistuar tani e 3000 vite më parë së pakut,” thotë Schumacher. “Edhe pse nuk është shkruaj me mijëra vite, shqipja ka ekzistuar si një subjekt i veçantë,” – shton ai. 

Gjuhë surrogate:

Linguistët thonë gjuhë të ndryshme që fliten në një sipërfaqe të njëjtë gjeografike tregojnë shumë ngjashmëri mes vete, përkundër mungesës së dëshmisë për origjinë të njëjtë. 

Kjo dukuri e “sipërfaqeve” linguistike është evidente edhe në Ballkan, ku gjuhë të ndryshme si shqipja, greqishtja, bullgarishtja dhe Romanishtja kanë fjalë dhe struktura të ngjashme.

Fjalët e para të shkruara në gjuhën shqipe

Shkrimi i parë i gjetur në gjuhën shqipe është formula e pagëzimit 1462  nga Kryepeshkopi i Durres, Pal Engjelli. Libri i parë në gjuhën shqipe, meshari, është shkruar në vitin 1554 nga Gjon Buzuku, prift katolik nga regjioni i Shkodrës.
Pjeter Budi, Kryepeshkop i Sapesë, gjithashtu përktheu dhe adaptoi disa tekste nga italishtja në gjuhën shqipe.

Schumacher dhe Matzinger kanë përqendruar ekspertizën e tyre kryesisht në punimet e Pjeter Bogdanit, Kryepeshkopi të Prizren, i cili ka shkruar gjysmë shekulli më vonë. Ai konsiderohet të jetë shkrimtari më i hershëm më interesant shqiptar si dhe  “babai” i prozës shqiptare.
Vepra më e famshme e Bogdanit, Tregimi i Adamit dhe Evës, interpretimi i pjesës së parë të Biblës, është shkruar në gjuhën shqipe dhe Italiane.
Matzinger gjithashtu thotë që kur Bogdani ka botuar librin e tij ai ishte nën presionin e Inkuizicionit. Dhe meqë Inkuizicioni nuk e dinte shqipen, dhe nuk ishin të sigurtë çfarë kishte shkruar, ata e detyruan që ato t’i përkthente në italisht, të cilat janë botuar në kolonën e majtë të librit. “Dhe kjo është shumë e dobishme që tregon se ska ngelur asnjë fjali (nga shqipja) që nuk është mbuluar,”  - deklaroi Matzinger.
Edhe pse ka shumë vepra të mbijetuara të Bogdanit, Budit dhe të tjerëve, numri i autorëve kryesisht të klerit katolik është i vogël.  “Do të ishte interesante sikur të kishim një numër më të madh të autorëve, ndonëse jemi mirënjohës edhe për këto që jemi, ” – pohon Schumacher.

Sipas Schumacher, që nga Mesjeta e tutje, gjuhët në Ballkan janë bërë gjithnjë e më të ngjashme me njëra tjetrën duke treguar kështu për një ‘shkëmbim’ të popullatave të rajonit. 

“Shumë persona kanë përdorur disa gjuhë gjatë ditës, dhe kjo është mënyra sesi ato ndikojnë njëra tjetrën,”  -thotë Schumacher. “ Por gjëja e vështirë këtu është që kjo është në kundërshtim me teoritë nacionaliste,”  - thotë ai. 

Duke u bazuar në termilogjinë gjenetike, gjuhëtarët e quajnë procesin e shkëmbimit të gjuhëve ‘bastardizim’.  

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet e 90-ta, dukuria e bastardizimit të gjuhëve ka marrë një kahje tjetër, duke lëvizu në të kundërtën e drejtimit, dhe secili shtet i porsaformuar ka punuar për të formësuar një identitet të ri dhe unik gjuhësor. 

Para kolapsit të shtetit të përbashkët, katër nga gjithsej gjashtë republikat përbërëse, Serbia, Kroacia, Mali i Zi dhe  Bosna kanë përdorur gjuhën serbokroate. 

Por që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1991, Kroacia qëllimisht ka theksuar karakterin dallues të gjuhës që sot njihet si ‘kroatishtja’. 

Muslimanët e Bosnjës kanë bërë përpjekje të ngjashme në Bosnjë dhe Hercegovinë duke promovuar përdorimin zyrtarë të gjuhës ‘Boshnjake’. 

Mali i Zi i cili ngeli në një union të brishtë me Serbinë deri në vitin 2006, nuk pati gjuhë të veçantë, por pas pavarësisë me miratimin e kushtetutës në tetor 2007 emërtojnë gjuhën e tyre, si gjuha malazeze. 

Thirrje të ngjashme për të patur gjuhë të veçantë nacionale janë dëgjuar edhe në Kosovë, duke u thirrur në dialektin gegë, ndonëse këto zëra nuk u inkurajuan zyrtarisht. 

Nga gjuha – një identitet: 

Studimi i gjuhëve Ballkanike u përhap gjatë fundit të shekullit të 19-të kur Perandoria Osmane filloi të shpërbëhet dhe intelektualët kishin për detyrë të krijonin nocione të reja nga ato që kishin mbetur nga gjuhët për të ndihmuar kështu formimin e identiteteve nacionale.
Kopertina e Adami dhe Eva, nga Pjeter Bogdani | Foto nga : Stefan Schumacher
Sipas Schumacher, secili vend në Ballkan ka kultivuar mitin e vet nacional, siç kanë bërë edhe Gjermania dhe SHBA-të në të kaluarën, me pikëpamjen për të krijuar bazat e një identiteti të përbashkët. 

“Në fund të shekullit të 19-të, gjuha ishte elementi i vetëm me të cilin njerëzit mund të identifikoheshin,” – thotë Schumacher.  

Ai e përshkruan përdorimin e linguistikës në mitologjinë nacionale si diçka që mund të mirëkuptohet duke patur parasysh kontekstin dhe kohën kur këto vende fituan pavarësinë. 

“Nuk është e lehtë të krijohet identiteti për Shqiptarët vetëm nëse u themi se kanë zbritur si fise malore për të cilët historianët e antikës nuk kanë shkruar gjë,” – thekson ai.  

Fërkimet mes miteve ideologjike dhe realitetit, kur kemi të bëjmë me kultivimin e identitetit nacional, dhe pretendimet mbi territoret , nuk janë unike vetëm për Shqipërinë. 

Schumacher thotë që librat e historisë së Rumanisë na mësojnë që Rumunët rrjedhin nga legjionarët Roman që kanë ruajtur provincën Romane të Dacia-së – teori kjo e kontestueshme të cilën jo rumunët nuk e besojnë edhe aq, por kjo i mundëson Rumanisë që të shtrijë pretendimet e veta për Transilvaninë, tokë kjo për të cilën edhe Hungarezët kanë pretendimet e veta. 

“Gjuha rumune është zhvilluar në jug të Danubit, por rumunët nuk e pranojnë sepse hungarezët do të mund të thonin që ata ishin aty që më parë,” – vlerëson  Schumacher.

“Ska aty më të rinj apo më të vjetër,” pohon  Schumacher. “Gjuhët janë si një bakterie e cila ndahet në dysh, pastaj dyshet ndahet prap në dyshe dhe kur i ke 32 baktere ato në fund janë të njëjta,” – shton ai. 

Dy linguistët austriak thonë që në akademinë Evropiane, shqipja është një prej gjuhëve më të neglizhuara, gjë që jep një mundësi për të zhvilluar punën pioniere. 

Edhe pse shkrimet e para janë njohur herët , “ato nuk janë trajtuar si duhet”, mendon Schumacher. “Ato kryesisht janë lexuar nga studiuesit në gjuhën shqipe për të kuptuar ato që ata parapëlqenin të kuptonin ,” – shton ai. 

Ky artikull është realizuar në kuadër të programit për shkëmbim në gazetari mes BIRN dhe të përditshmes austriake Der Standard.

No comments:

Post a Comment