2018-07-12

Flori Bruqi : Propozim më vend: AAK me rezolutë për ndërprerjen e dialogut deri në liberalizimin e vizave






Image result for thaqi han


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka treguar se sot ka pasur një bisedë telefonike me Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian (BE), Johannes Hahn.


Kosova vazhdon të jetë në pritje të raportit nga Komisioni Evropian (KE), me të cilin do të vlerësohet nëse vendi e ka plotësuar kushtin e fundit për liberalizim të vizave, atë të luftimit të krimit të organizuar dhe të korrupsionit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka treguar se ka pasur një bisedë telefonike me Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian (BE), Johannes Hahn.

Ai në profilin e tij në Twitter ka shkruar se gjatë kësaj bisede janë diskutuar sipas tij, hapat e ardhshëm në procesin e vendimmarrjes së BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Kam pasur një bisedë telefonike shumë të mirë me komisionarin Johannes Hahn për çështje të rëndësishme në marrëdhëniet BE-Kosovë, duke përfshirë hapat e ardhshëm në procesin e vendimmarrjes së BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën. E informova Komisionerin për gatishmërinë dhe shpresat tona për këtë moment të rëndësishëm”, ka theksuar Thaçi.

Ndryshe, pushteti në Kosovë tash e disa vite kanë deklaruar se vendi do ta marrë liberalizimin e vizave, gjë e cila nuk ka ndodhur.

Madje, kryeministri Haradinaj, kur e kishte marrë timonin e Qeverisë, pati deklaruar se brenda 90 ditësh kosovarët do të udhëtojnë pa viza në zonën Shchengen.

Njëra nga kushtet kryesore për ta marrë liberalizimin e vizave ishte thënë nga zyrtarët e BE-së është kalimi i marrëveshjes se demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi, por që disa muaj pas këtij votimi ende nuk dihet se a do të ketë liberalizim të vizave këtë vit.

Ministrja e Integrimeve Evropian, Dhurata Hoxha, javë më parë pati deklaruar se fundi i qershorit, dhe më së largu 11 korriku sipas saj, janë datat kur pritet që Komisioni Evropian ta japë rekomandimin për heqjen e vizave.

Image result for ramush haradinaj




Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se këtë vit do të ketë liberalizim të vizave për kosovarët.


“Liberalizimi nuk është betejë e humbur. Jemi rrugës, sepse pas Komisionit Evropian e kemi Parlamentin Evropiane, pastaj është Këshilli Evropian, ku aty duhet të binden qeveritë veç e veç për ta dhënë përkrahjen e tyre”, ka theksuar Haradinaj.

Sipas tij, lufta po bëhet që lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës të jetë çështje javësh.

“Javët janë në pyetje. Nëse do të mundnim me kalu prej Komisionit Evropian për në Parlamentin Evropian, do të arrinim me zënë që seancat të mbahën para pushimit të verës”, ka theksuar ai.

Ai ka theksuar se komisionari evropian, Dimitris Avramopoulos ka treguar qëndrim pozitiv për liberalizimin e vizave.

“Komisioneri evropian për Zgjerim, Johanes Hahn është pozitiv. Nëse na shtyhet për vjeshtë dhe atëherë shkon në Parlamentin Evropian, atëherë do të jetë më vështirë që këtë vit të kemi liberalizim. Në pikëpyetje tash është afati, por jo procesi si proces i liberalizimit, si ka qenë më herët”, ka shtuar Haradinaj.



Propozim më vend: AAK me rezolutë për ndërprerjen e dialogut deri në liberalizimin e vizave

Deputetët e AAK-së kanë inicuar një rezolutë për ndërprerjen e dialogut me Serbinë deri në liberalizimin e viazve për Kosovën.


AAK me rezolutë për ndërprerjen e dialogut deri në liberalizimin e vizave


Sipas dokumentit që do të procedohet në Kryesinë e Kuvendit ndonëse liberalizimi i vizave dhe dialogu janë procese të ndara, deputetët nënshkrues të rezolutës kanë vlerësuar se Kosova ka bërë shumë konsesione në këtë dialog e nuk ka marrë asgjë mbrapa.




Sipas tyre liberalizimi i vizave do të paraqiste një shenjë se Kosova është e barabartë me vendet e rajonit dhe ato anëtare të BE-së.

Kjo rezolutë pritet të paraqitet në seancën e radhës në kuvend.

Në arsyetim thuhet: Republika e Kosovës ka mbetur vendi i vetëm në rajon tash e sa kohë, qytetarët e së cilës nuk lejohen të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen. Përveçse padrejtësi, ky përjashtim yni shkakton edhe probleme të mëdha praktike për qytetarët e Republikës në përvojat e tyre profesionale e jetërat familjare.


 Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) thekson se qytetarët e Kosovës po mbesin pezull dhe në gërshërë midis bashkësisë ndërkombëtare që  të  vendosë realisht se kur do të liberalizohen vizat për popullësinë kosovare 


Image result for Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj)

Ndërsa Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) përmes një njoftimi për media thekson se mosliberalizimi i vizave është për shkaqe politike, e jo se nuk janë plotësuar kriteret.

KMDLNj thekson se qytetarët e Kosovës po mbesin pezull dhe në gërshërë midis bashkësisë ndërkombëtare që e vendosë realisht se kur do të liberalizohen vizat dhe e cila vazhdimisht vë kërkesa të reja dhe politikanëve kosovarë që fatin e tyre të mbijetesës politike e lidhin me liberalizimin e vizave.

“Qytetarët e Kosovës për një kohë të gjatë po mashtrohen në radhë të parë nga bashkësia ndërkombëtare e pastaj si pasojë edhe nga politikanët kosovarë se procesi i liberalizimit të vizave është perspektivë evropiane, diçka e pashmangshme dhe vetëm sa nuk ka ndodhur. Të gjitha vendit e rajonit kanë përfituar nga procesi i liberalizimit të vizave pasi, kryesisht, vetëm pjesërisht i kanë përmbushur kriteret e parapara dhe se ky liberalizim ka qenë më shumë politik, se sa përmbushje e standardeve të parapara”, thuhet në reagim.

KMDLNj thekson se për dallim nga shtetet tjera, që në planin e përmbushjes së kritereve dhe forcimit të demokracisë përmes shtetit të së drejtës kanë pasur lehtësime dhe kritere më të buta, Kosovës i janë vendosur kritere që nuk i ka pasur asnjë vend apo shtet i rajonit siç ishte demarkacioni, bisedimet me Serbinë, Gjykata Speciale dhe kritere të tjera.

“Liria e lëvizjes si njëra ndër të drejtat elementare të njeriut dhe vlerë e demokracisë i është mohuar dhe po u mohohet vetëm qytetarëve të Kosovës por jo edhe shteteve tjera që kanë dalë nga shpërbërja e dhunshme e ish – Jugosllavisë dhe të cilat nuk qëndrojnë aspak më mirë se Kosova në përmbushjen e standardeve të kërkuara. Politikanët kosovarë ata që kanë qenë në pushtet pa asnjë dallim i kanë pranuar kushtet e BE për liberalizim të vizave edhe në raste kur edhe mund t’i kenë dëmtuar interesat e shtetit dhe të qytetarëve, sikur që ishte demarkacioni i kufirit me Malin e Zi dhe bisedimet me Serbinë”, theksohet në njoftimin e KMDLNj-së.

Sipas Këshillit, vendet e rajonit që kanë përfituar nga liberalizimi i vizave, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia dhe sidomos Bosnja dhe Hercegovina nuk qëndrojnë asgjë më mirë se Kosova në përmbushjen e standardeve.

“Nëse bëjmë krahasime me shtetet tjera që e kanë përfituar lirinë e lëvizjes në zonën Shengen, edhe Kosova i ka plotësuar ato kushte dhe çdo vonesë që i bëhet liberalizimit të vizave nuk është për shkak të mospërmbushjes së standardeve të parashtruara por se ka prapavijë dhe qëllim politik, i cili si mjet shantazhi do të dëmtojë rëndë procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, do të ndikojë në përkeqësimin e situatës së sigurisë…”, thuhet në reagimin e Këshillit.

****
Skepticizëm brenda BE-së për liberalizim vizash?


Skepticizëm brenda BE-së për liberalizim vizash?


Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës presin rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian në lidhje me liberalizimin e vizave, pavarësisht se rekomandimi për këtë proces tashmë është pritur të ndodhë.

Mospublikimi i rekomandimit nga Brukseli, në Prishtinë më shumë po shihet si procedurë që ndërlidhet me Bashkimin Evropian.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha tha për Radion Evropa e Lirë se rekomandimi pritet të dalë shpejtë, pasi siç thotë ajo, kështu u është thënë nga zyrtarët në Bruksel.

Megjithatë, ajo shton se tanimë kjo është një çështje që mbetet në duart e institucioneve të BE-së, derisa Kosova ka punuar në plotësimin e kritereve.

“Unë pres që puna e madhe që është bërë që nga pranimi i udhërrëfyesit prej 95 kriteresh, të vlerësohet në mënyrë të drejtë dhe pa vonesa dhe që rekomandimi të reflektojë punën e madhe që është bërë. Për ne është me rëndësi që rekomandimi të reflektojë tërë këtë punë, pra plotësimin e 95 kritereve dhe të dalë para pushimeve verore. Ne si institucione jemi të përkushtuar dhe të angazhuar që reformat e agjendës së integrimit evropian të vazhdojnë dhe të përshpejtohen pavarësisht procesit të liberalizimit të vizave”, tha ministrja Hoxha.

Ndërkaq, analistët politikë, njohës të procesit integrues evropian thonë se rekomandimi mund të jetë pozitiv, por ka pak gjasa që Kosova sivjet të përfshihet në kuadër të zonës së lëvizjes së lirë, pa viza.

Taulant Kryeziu, njohës i çështjeve të integrimit evropian duke folur për Radion Evropa e Lirë tha se ka disa zhvillime të cilat mund t’ia vështirësojnë Kosovës marrjen e liberalizimit të vizave gjatë këtij viti.

Sipas tij, Kosova nuk ka shënuar progres në trajtimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit lartë. Ndërkaq edhe brenda BE-së, sipas Kryeziut, ka një mjedisin jashtëzakonisht negativ politik për çështje të migrimit.

“Pres që raporti të jetë pozitiv dhe Komisioni të rekomandojë liberalizimin e vizave për Kosovën. Por, nuk duhet harruar një gjë se raporti është pjesa teknike e procesit i cili kërkon një vendimmarrje politike në Këshill, aty ku unë pres rezistencë të fuqishme politike të disa prej vendeve anëtare, siç janë Franca, Gjermania dhe Holanda”.

“Në fund, dua të nënvizoj që mosliberalizimi eventual i vizave me BE-në, do të jetë edhe një mesazh i qartë dhe i fuqishëm i BE-së për klasën politike në Kosovë, për të reflektuar në drejtim të një qeverisje në të mirë të qytetarit, ku sundimi i së drejtës është kryefjala e procesit”, tha Kryeziu.

Në anën tjetër edhe Blerta Deliu-Kodra, kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës, tha se Kosova ka përmbushur kriteret që qytetarët e saj të lëvizin lirshëm pa viza në shtetet e Bashkimit Evropian. Megjithatë, Komisionit Evropian dhe institucioneve tjera të Bashkimit Evropian iu mbetet të marrin masa dhe të veprojnë konform këtij rekomandimi.

“Ka qenë edhe deklarata e Komisionerit për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn,që mendoj se është një deklaratë inkurajuese që e konfirmon që Kosova shumë shpejtë do të marrë rekomandimin pozitiv për liberalizim të vizave. Mendoj që Kosova do ta marrë këtë rekomandim për shkak të përmbushjes së kritereve që i ka bërë për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës”.

“Natyrisht që tash e gjithë puna mbetet te Komisioni Evropian, meqë ne si shtet dhe institucione i kemi përmbushur obligimet tona. Ne do ta vazhdojmë rrugën tonë dhe përkushtimin tonë institucional që të punojmë në proceset e tjera integruese, por besoj se rekomandimi do te jetë pozitiv dhe mbetet çështje e Komisionit Evropian dhe institucioneve tjera të Bashkimit Evropian, të marrin masa dhe të veprojnë konform këtij rekomandimi’’, tha Deliu-Kodra.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se në aspektin institucional, Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret, por ai ka potencuar faktin se shihet skepticizëm brenda vet Bashkimit Evropian.

“Kjo ka qenë arsyeja pse kam ndërmarrë hapat për vizita. Skepticizmi brenda vet Bashkimit Evropian vjen për shkak të situatës e cila është në rend të parë tanimë publike: mosmarrëveshjet të cilat janë brenda BE-së mbi formën e zgjerimit të BE-së dhe funksionit të vet Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Veseli.

Fillimisht nga Brukseli ishte premtuar që nga fundi i qershorit apo fillimi i korrikut Komisioni Evropian të dalë me rekomandimin për liberalizimin e vizave dhe rreth kritereve të përmbushura. Ndër kriteret kyçe është ai i dëshmive se Kosova po e lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin. Nëse organet e BE-së rikonfirmojnë vullnetin e tyre për liberalizim të vizave, më pas u mbetet edhe vendeve anëtare të BE-së që të japin vendimet e tyre.

Pritjet nga institucionet e Kosovës janë që këto procedura në BE të përmbyllen deri në fund të këtij viti.

No comments:

Post a Comment