2018-07-05

Intervistë me Arjeta Nimon Lokaj , piktore profesionale e arteve figurative





Emri / Mbiemri: Arjeta Nimon Lokaj Viti i Lindjes: 7 Qershor...

Shkollimi: 1988-1991 / Gjimnazi “Vëllëzërit Frashëri” Dega - Ekonomi, drejtimi – Teknik i Shitjës / Deçan

Studimet: 1994 / 1998 – Pikturë dhe vizatim të kryera në Galerinë profesionale të piktorit akademik profesor Nimon Lokaj.


Që nga viti: 2002, është anëtare e Shoqatës së Artistëve të Kosovës, vepron në Shoqatën e Artistëve të Dukagjinit.


Nga Viti: 2001 / 2003 ajo ka ekspozuar në ekspozitat kolektive të Shoqatës së artistëve figurativë dhe aplikativë në Regjionin e Pejës. Në vitin 2003 muar pjesë në ekspozitën kolektive në Singen të Gjermanisë.


Ajo në vitët 1994 / 1998 ishte kustose e Galerisë së Arteve “Pishat e Deçanit” në Deçan ,kurse prej viti 1999 / 2000 ishte Udhëheqëse e grupit artistik në Pallatin e Kulturës në Deçan .


Momentalisht është ne përgatitje të një ekspozite personale në disa qytete të Evropës dhe SHBA-ve.
Redaksia Floripress me piktorën e mirënjohur shqiptare nga Deçani zonjushën Arjeta Nimon Lokaj,zhvillojmë këtë bisedë për lexuesit e Agjencionit "Floripress","Twitter". "Facebook" dhe "Stërkala" :





Agjencioni Floripress: Permes veprave tua çfare mesazhesh perçoni të artdashësit tuaj ?

Arjeta Nimon Lokaj :Qëndrueshmërinë (durimin) si dhe luftën për ekzistencë çdo shoqëri njerëzore prej formimit të tyre edhe në parahistori e deri me sot .si dhe ne te ardhmën do të jetë në luftë për ekzistencë, kështu u krijua edhe bota.

Mjerimi i madh po mbretëron në tërë globin që ëahtë edhe çështja e mos ekzistimit të vetë kritikës ose të kuptuarit e gabuar se bota fillon nga unë duke humbur të kaluarën kontinuitetin e zhvillimit.

Sa i përket vlerësimit për art në shoqërinë tonë historikisht ka munguar kritika profesionale, pa dyshim edhe në shoqëri tjera kudo në botë është arsyeja e interest që do të thoja material i cili e devijon vetëdijen, por shoqëritë bëjnë përpjekje për të dalë nga rrethi virtuoz duke hedhur fajin diku tjetër, gjegjësisht njeriu duhet të jetojë për njeriun.

Krijimi i takon të rinjëve në çdo epokë historike.Ndërsa vlerësimet duhët ti bëjnë të tjerët me të moshuarit që janë më përvoja historike.

Unë krijimtarinë time e kam parë dhe ndjerë si fuqi mbrojtëse e “te keqes” dëgjeneruese të kohës dhe vazhdimisht jam përpjekur ti kuptojë fuqitë kundërshtare në pozitivitet të ndjenjës dhe arsyes.

Unë i takojë gjeneratës që historikisht u zhvillua në “furtuna” politike, ekzistenciale të degradimit dhe desha apo nuk desha por si pjestare e gjeneratës se re të qëndrojë stoikisht dhe mos ti dorezohëm asnjëherë rrymave degraduese të shoqërisë.






Arti në vete përmban vlera edukative, arsimore dhe llogaritet fuqia më e madhe njerëzore, sepse nga arsimimi i shëndoshë lindin të gjitha të mirat tekniko- teknologjike, materiale dhe ekzistuese në kuptimin eharmonisë dhe mirëqenies tonë.

Krijimtaria artistike e imja mendojë unë ka energji pozitive të ekzistencës në bazë të arsyes njerëzore.



Mesazhet janë te qarta për t’ ju mbështetur energjisë kreative e cila buron nga origjinaliteti i përsonit shkenëcor dhe hulumtues dhe mendojë se vazhdimisht artdashësit duhet të pikasin në fokus të energjisë pozitive në çdo përiudhë, arsyeja:

-Edhe univerzi është krijuar nga hiqi deri të e përkryera falë kuptimit të drejtë të zhvillimit. Çdo tentim të prishjes së ekuilibrit ekzistencial është shkatrrim i pariparueshëm. Origjinaliteti është fuqia esenciale e ekzistencës e jo kopja ose shantazhët.






Agjencioni Floripress : Ju po e sfidoni opinionin shqiptar pa rrotulla, duke demonstruar ngjyren si dhe duke shprehur lirinë e një vajze e cila është krejtësisht e pastër dhe e padjallëzuar ?

Arjeta Nimon Lokaj :Falenderoj Hyjin që jam lindur më 7 qershor… dhe rritur në një familje ku vazhdimisht është bërë luftë për më të mirën, që në art quhët: ngjyrë, kompozicion dhe harmoni. Vlera këto që posedon vetëm njerëzimi në çdo pore të jetës. 

Fundja unë i takojë kombit i cili në historinë e zhvillimit është mbështetur në fuqinë e të menduarit dhe kreativitetit artistikë po edhe atij material.




Agjencioni Floripress : Ju me ofshamjet dhe ulurimat “dhunoni” pëlhuren dhe ngjyrat kur bëni diçka mirë, apo kur do të martohesh, apo kur ke frikë , “ofshama” e juaj si piktore a është me interesantja, sepse ju mundoheni ta shprehni në mënyrë figurative.

Arjeta Nimon Lokaj :Kjo pyetje është pak provocative dhe e cunguar dhe copëza – copëza e cila nuk spjegon ekzistencën harmonike sepse krijimtaria artistike ka kontinuitet historikë dhe njerzorë e cila bëhët nga ndjenja dhe arsyeja. 

Artisti s’ka frigë në kreacionet e tij dhe në mendimet e tjetrit, e detyrë tjetër është si kuptohet nga rrethi shoqëror. 

Vepra artistike nuk është vetëm për tu varur në mur por ka përmbajtje të fuqisë njerëzore në energji ndikuese ne rrethin ku jeton gjithnjë për të mirën e vetëvehtës dhe shoqërisë si dhe socializimit e të harmonisë.








Agjencioni Floripress : A keni pasë shumë të ftuar që kanë qenë prezent në prezantimin e deritanishme artistike ?

Arjeta Nimon Lokaj : Kam pas fatin të zhvillohem në mesin e artistëve të gjeneratave më të vjetra të arsimuara si në vend ashtu edhe jasht tij , në mese tjera të zhvilluara dhe në një koncentrim natyrorë që ma ka dhënë vete nëna natyrë dhe mu për këtë kam arritur ta bejë vehtën si një personalitet autentik – krijues.

Mendoj se edhe pse ne mesin e artisteve më të vjetër kam qendruar vertikalisht që në fillim të krijimtarisë time, falë prindit tim Piktor Akademik Nimon Lokaj që u shkollua në disa qendra shumë të zhvilluara artistikisht si në Gadishullin Ballkanik poashtu edhe në Evropë , duke përvetësuar mënyren e dallimit të së mirës dhe të keqës. 

Unë kam filluar të punojë më teknika të thjeshta siç është pastelli, guashi, e vizatimi i thjeshtë por konstruktivë dhe domethënës, mendojë se nga ekspozitat kolektive kam pas kritika pozitive të pjekurisë time figurative.








 Në të gjitha ekspozitat e Shoqatë s ku kam marrë pjesë kam pas vlerësime nga kritikët e artit duke filluar nga doajenet shqiptar me të moshuar të artit Kosovar siq ishte: Muslim Mulliqi, kuptohet nga babai im piktor akademik prof. Nimon Lokaj, grafisti i mirënjohur prof.Xhevdet Xhafa ,e shumë piktor sllovenë si dhe të kombësive tjera në ish – Jugosllavi.

Në vitin 2003 ekspozova në Singen të Gjermanisë me pikturën time “ Sakrifica” që nga juria profesionale mora lëvdata pozitive qe me dha te kuptuarit se jam ne rruge te drejt artistike bile edhe origjinale, pa ndikime nga të tjerët .

Agjencioni Floripress: Kush jane “adhuruesit” e pikturave të juaja: politikanët, artistët që janë të njohur , apo njerëzit e thjeshtë?

Arjeta Nimon Lokaj :Më shumë dominojnë intelektualët , bile edhe gjeneratat më te vjetra pa ngurim por kam edhe gjenerata të reja të cilët janë të preokupuara me krijime të veta artistike dhe shpeshë here më lëvdata formale.

Në popullin tonë intelektual të mirëfilltë nuk ka në letërsi, art figurativ , muzikor apo ne shumë arte tjera nuk ekziston kritikë profesionale, gjë qe me pengon mua dhe te tjerët e kritiku profesional është mjaft i rendësishëm .

Të gjithë e dijmë që poeti nga historia e artit, Apoliner shkrojë shpesh për artistët e mëdhenjë nder shekuj .

 Shkrimi i tij i parë për artin dhe vlerat e tij nga Leonardo , Michelangelo, Raffaello, etj. në mungesë të këtij kritiku edhe sot kishin qenë të panjohur këta emra të civilizimit njerzorë te botës artistike.






Agjencioni Floripress : A ndjehesh e ndëruar me prezentimin tuaj në botën e artit?

Arjeta Nimon Lokaj :Po, natyrishte. Jam duke përgaditur ekspozitë personale si në vend ashtu edhe jashtë vendi .Mendojë dhe shpresojë që do te marrë vlerësime pozitive nga adhuruesit e artit tim, falë teknologjisë digjitale në tërë botën.



Fotografia e profilit të Arjeta Lokaj Artiste


Agjencioni Floripress : Kush ju përkrahë juve si piktore ( babai, institucionet apo dikush tjetër) ?

Arjeta Nimon Lokaj :Familja e ime e ngushtë që dua ti falenderojë publikisht: babin tim piktor Akademik Prof.Nimon Lokaj, mamanë time Hatmone Lokaj (Stiliste e njohur), 5 motrat e mia: Violeten (Dr.sci.V.L-B specialiste e Alergologji së dhe e Imunologjisë Klinike),Teutën (mikrobiologe). Venerën (profesoreshë e gjuhës angleze dhe piktore) qe vepron dhe jeton në SH.B.A , po ashtu special dua ta felenderojë bashkëshortin e Venerës,Zt. Deni Smit – me gradën Gjeneral i ushtrisë Amerikane – në Sh.B.A . që kanë bërë shumë për mua, dhe djalin e tyre – nipin tim Erollin (Amerikano –Shqiptar) që me don dhe e dua shumë. Ardianen (Juriste). Arianden (profesoreshë e gjuhes angleze dhe ish. moderatore e njohur dhe e çmuar në TV-21) si dhe vellaun tim Artanin (PK -Kordinator i qendrës së perbashkët për bashkpunim policor trilateral Kosovë-Shqipëri - Mali i Zi.

 Kjo pra ështe familja e ime Hyjnore që më kanë përkrahur gjithmonë edhepse Artin e kam trashëguar gjenetikisht edhe nga gjyshërit tashmë të ndjerë.

Arjeta Nimon Lokaj : Faleminderit shumë.

Agjencioni Floripress : Faleminderit edhe prej juve. Ishte kënaqësi.




Deçan- Prishtinë :05.07.2018                 Intervistojë: Akademik Prof.Dr.Flori Bruqi,Ph.D

No comments:

Post a Comment