2018-07-03

Kërcënohët gazetari i 55, Flori Slatina

Kërcënohët gazetari i 55, Flori Slatina

Pas dhunës verbale, presionit të vazhdueshëm, kërcënimeve, që kulmuan me goditjen nga policia të kryeredaktorit të RD, Bledi Kasmi, shënohet edhe një tjetër rast i kërcënimeve dhe dhunimit të lirisë së medias në Shqipëri. Gazetari i kulturës, Flori Slatina, ka marrë disa kërcënime serioze njëri pas tjetrit, pas botimit të disa artikujve të tij ne gazetën 55, artikuj që kanë të bëjnë me abuzimet dhe shpërdorimet që ka bërë Ministria e Kulturës në dhjetëra projekte, ku ministria dhe klientët e saj kanë përfituar miliona euro nga paratë e buxhetit të shtetit dhe donacione të BE-së. Gjithashtu gazetari Slatina ka denoncuar me fakte dhe argumenta prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ngritjen në vend të tij të kullave të drogës e krimit. Sipas gazetarit kërcënimet kanë qenë të vazhdueshme por muajin e fundit pati disa telefonata anonime dhe dy prej tyre e kërcënuan me jetë. Kërcënimet ndaj gazetarit kanë ardhur nga persona të inkriminuar, pas botimeve të artikujve denoncues për lidhjet e ngushta që kanë këto firma kriminale me ministrinë e kulturës, bashkinë e Tiranës e deri tek kryeministri Rama që i financon dhe i mbështet dretjpërdrejt me tendera e koncesione. Gazetari i mirënjohur është themelues i gazetës 55 dhe autor i shume botimeve të ndryshme për kulturën, teatrin dhe filmin, ku vlen të citohen disa botime të tij mbi Teëatrin Kombetar, lidhje që e shtyu atë të merrej seriozisht mbi ccështjen e teatrit. Presionet, shantazhet, kërcënimet ngaj gazetës 55 dhe gazetarëve të saj kanë qenë të vazhdueshme që prej themelimit të gazetës në vitin 1997.

No comments:

Post a Comment