2018-07-20

"Margaritari" që zbuloi NURI PLAKU ( Në vend të një fjale, që nuk e thashë dot) (ese)

Nuri Plaku ka lindur në 10 dhjetor 1954 në Marinëz, Fier. Arsimin 8 vjeçar e kreu në fshatin e lindjes. Të mesmin në gjimnazin e Patosit. Më pas kreu aftësimin profesional në fushën e prodhimit të naftës dhe gazit në teknikumin e naftës Patos. Arsimin e lartë e kreu në degët Gjuhë - Letërsi Shqipe dhe Histori - Gjeografi, pran Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan. Ka punuar për një kohë të gjatë gjeolog në kantieret e nxjerrjes së naftës në Marinëz, Cakran dhe Patos. Aktualisht jeton dhe punon në qytetin e Fierit me detyrën e drejtorit në Muzeun Historik të këtij qyteti. Me krijimtari letrare është marrë që në vitet e shkollës së mesme duke u prezantuar në organe të ndryshme të shtypit letrar të kohës. Është pjesëmarrës në festivale poetike dhe takime të ndryshme letrare brenda dhe jashtë vendit.

Botime

“Brezi i humbur”, poezi, Shtëpia Botuese Dritëro, Tiranë, 1999.
“Prangat e zogjve”, poezi, Shtëpia Botuese Dritëro, Tiranë, 1999
“Dhimbja e lisave”, poezi, Shtëpia Botuese Toena, Tiranë, 2002
“Kuajt mbretërorë”, poemë për fëmijë, Shtëpia Botuese Globus R.Tiranë, 2003
“Qyteti pa statuja”, ese, Shtëpia Botuese Globus R.Tiranë, 2004
“Furtuna blu”, poezi, Shtëpia Botuese Globus R. Tiranë, 2006
“Jaka prej bryme”, poezi, Shtëpia Botuese Globus R. Tiranë, 2008
“Gjeometria letrare”, studim, Tiranë, 2009
“Kujtesa e humbur”, kritika dhe studime letrare, Tiranë, 2010

Etj.

Floriprss(Flori Bruqi)

****

"Margaritari" që zbuloi  NURI  PLAKU       ( Në vend të një fjale, që nuk e thashë dot)                      




Nga Përparim Hysi

 (ese)


Ditën e mërkurë, më datën 18 korrik, isha i ftuar në promovimin e librit "HYSNI TOSKA- në FOKUS HISTORIK" të shkruar nga NURI PLAKU, drejtor i MUZEUT TË FIERIT. Promovimi u bë në Pallatin e Kulturës së ROSKOVECIT,se HYSNI TOSKA ka qenë bir i kësaj krahine dhe për merita të mëdha në dobi të ATDHEUT, është shpallur "QYTETAR NDERI I ROSKOVECIT". Veç këtij titulli honorofik, një rrugë në qytetin e FIERIT mban emrin "HYSNI TOSKA". Deri këtu sikur thika ka hyrë në gjalpë, por e vërteta për bëmat e HYSNI TOSKËS ka qenë e zhytur (më drejt: e mbytur) në detin e thellë të historisë për gjithë kohën e gjatë ,gati 60-vjeçare, dhe duhet të dilte një studiues skrupuloz si NURI PLAKU që të "zhytej" në këtë det,ashtu siç bëjnë palombarët dhe të krrente të vërtetën historike, njësoj siç bëjnë peshkatarët që gjuajnë në thellësi perlat.
* * *

Image result for NURI PLAKU

Promovimi u bë në Pallatin e Kulturës dhe, ngaqë jam bërë pak "roskovecar", se brenda një kohe të shkurtër kam qenë tri-katër herë dhe, ngaqë e njoh mirë zonën,s'kam si mos vlerësoj faktin shumë domethënës: Pallati i Kulturës në Roskovec ka marrë atë status që tregon kulturë qëkur bashkia ka emëruar atje një profesinoist të vërtetë si THOMA GOGA që,veç arsimimit profesional, është dhe shkrimtar. Nga ana tjetër, Kryebashkiakja,ZONJA MAJLINDA BUFI, është jo vetëm një e zgjedhur, por mund të them,pa e tepruar fare: e kudondodhur në gjithë eventet kulturore,artistike,sportive dhe, pa dyshim, atje tek Bashkia që është kthyer në një nga Bashkitë më shembullore. ZONJA MAJLINDA BUFI qe dhe promotori i këtij tubimi dhe në Panelin Drejtues të Tubimit,veç saj, të autorit,nderonte
me praninë e saj,Profesor-doktor FATMIRA RAMA, pedagoge në USHT dhe ky auditor qe aq i zgjedhur,sa mund të rreshtojë një ekip nga VLORA me Profesor-doktor,BARDHOSH GAÇE, me MSC ALBERT HABAZAJ,me drejtorin e bibliotekës së VLORËS,ÇLIRIM HOXHA, me shkrimtarin EQEREM CANAJ,me shkrimtarin THEODHORI BABE; një ekip nga Instituti i historisë me DOKTOR NURI DRAGOI; një ekip mikst nga Tirana më në krye publicistin YLLI POLOVINA, me niponjët e HYSNI TOSKËS,SHYQYRI TOSKA,FAIK TOSKA dhe dy veteranë të persekutar:RESHAT KRIPA dhe PETRIT ÇEPELE.Nga Berati kish ardhur nipi tjetër i HYSNI TOSKËS,BUJAR TOSKA. Nga FIERI,kishin ardhur një ekip veteranësh,si: VASIL TOSKA,SOKRAT IKONOMI;MITI NITO dhe,veç tyre, shefi i kulturës dhe arteve për Bashkinë e FIERIT,ARBEN XOXA dhe të më falin, në lashë dikë pa përmendur.
* * *
Profesor-doktor FATMIRA RAMA duke vlerësuar punën studimore të NURI PLAKUT, tha, veç tjerash:" Ky libër ia vlen si temë doktorature". Doktor NURI DRAGOI bëri një"përqasje" të HYSNI TOSKËS me atë të KAMBER BENJËS nga Dishnica; Profesor-doktor BARDHOSH GAÇE që është dhe një nga recensentët e librit jo vetëm evokoi punën studimore të NURI PLAKUT dhe,veç këtij vlerësimi, Profesor Bardhoshi theksoi një dëshmi shumë domethënëse;"..për HYSNI TOSKËN ka kënduar në vargje SHABAN SEFERI (VRANISHTI) në"Gjakderdhja Shqiptare". Po nga "ekipi i Vlorës", foli dhe bëri vlerësime dhe MSc ALBERT HABAZAJ. Nga"ekipi i TIRANËS" foli publicisti i shquar, Porfesor YLLI POLOVINA që, veç tjerash, bëri ofertën shumë racionale që një promovim i ngjashëm të bëhet në BERAT ku HYSNI TOSKA ka sosur fundin e jetës dhe BERATI i detyrohet një promovimi për të.
Shumë interesante qenë fjalët e shkurëtra të veteranëve të FIERIT. Ne,- tha SOKRAT IKONOMI, që është përfaqësuesi i familjeve të dëshmorëve, nuk e kemi pranuar si dëshmor HYSNI TOSKËN,por nuk kemi si mos falnderojmë NURI PLAKUN që me fakte e dokumente hisotroike na bindi. I këtij mendimi qe VASIL TOSKA,KRYETAR i VETERANËVE të Fierit dhe MITI NITO një veteran që,veç tjerash, është nga zona e Roskovecit.
THOMA GOGA që është dhe përgjegjësi i kulturës lexoi një fjalë përshëndetëse të shkrimtarit MYSTEHAK XHEMALI që,veç tjerash, citonte një letër ku HYSNI TOSKA i shkruante ZYLYFTAR VËLESHNJES që njësiti partizan të asgjësonte ISA TOSKËN. MYSTEHAK XHEMALI jo vetëm është njohës i mirë i zonës, por për një 10-vjeçar ka qenë Shefi i Kulturës në rrethin e Fierit.
Nga forcat krijuese të zonës, foli shkrimtari FLAMUR ÇEPELE.
Natyrisht, fjala më elekuente apo që vuri pikat mbi i,qe ajo e nipit të drejtpërdrejtë të HYSNI TOSKËS,SHYQYRI TOSKA. Shyqyri Toska tani është mbi tetëdhjetë vjeç dhe nuk u zgjat shumë në vuajtjet dhe persekutimet të familjarëve të tij. Dy nipoj jemi gjallë:unë dhe BUJARI. Bujari,relativisht më i ri ,tha xha SHYQYRIU dhe, mandej, vjen ky,FAIKU (Ky qe dhe shoferi ynë që na solli nga Tirana në Rokovec). Ato që dua të them unë, i ka thënë shumë mirë, NURI PLAKU që unë, në emër të famijarëve dhe atyre që pasojnë familjen e HYSNI TOSKËS, e falnderoj dhe i uroj vetëm suksese në punën e tij të përditshme. Më duket sikur na i ngjalli xhaxhanë.
Dy aktorë të ardhur nga Fieri, recituan me diksion artistik thënie dhe vlerësime të personalieteteve historikë për HYSNI TOSKËN.
* * *
Kam shkruar dhe diçka më parë për HYSNI TOSKËN,pasi kam lexuar monografinë për të. Më çudit një fakt: në gjithë momentet kruciale të ATDHEUT, gjithmonë HYSNI TOSKA është në atë anë ku i zbardhet faqa. Tek fillon lëvizja xhon-turke,rreshtohet me atdhetarë si BABË DUDË KARBUNARA. BABË DUDA, më shpirtbuti, më oshënari që dhe,kur e torturonin, i priste torturat me shpoti:"... bini, o djemtë e Skënderbeut/me shkopinjtë e mëmëdheut/
Në Luftën për Pavarësi, gardiani apo ,po të vjedh një frazë nga Fano NOLI" Hysni Toska me luftëtarët e tij" qe kohorta e ISMAIL QEMALIT. Vet ISMAIL QEMALI thotë:- Më duhet HYSNI TOSKA... vallë kaq, të jetë pak. Mandej në luftën kundër andartëve grekë, në mbështetje të Vidit;kundër esadistëve e haxhiqemalistëve; mbështetje të Sulejman Delvinës apo dhe të AQIF PASHËS; arriti përmjet luftës për Atdhe të fitojë gradën e nëkolonelit të xhandarëmërisë SHQIPTARE.Nga viti 1925- 1936 ka qenë i zgjedhur deputet. HYSNI TOSKA luftoi edhe kundër fashistëve dhe u internua në Vetotetene.Në vitet fundit të jetës (qe gati 70-vjeç), u tërhoq nga veprimet atdhetare për në shtëpi të vetë.Aty sulmo njësiti partizan dhe,pasi e rrethoi, e detyroi të bëjë vetvrasje. Krimi vazhdoi dhe më tej: i vranë djalin e vetëm,Skënderin,16-vjeçar, veprimtar i Rinisë Komuniste. Mandej, paçs çlirimit, persekutuan pasardhësit me kuç e me maç; u morën pasurinë, u shtetëzuan shtëpitë dhe askush prej të afërmëve të HYSNI TOSKËS nuk pa dritë të bardhë. Jo vetëm kaq: i zhvarrosën nga varrezat dhe eshtrat e HYSNIUT dhe të birit,SKËNDERIT, i hodhën në lumë.
Sikur të bësh pyetjen se ç'bëri Hysni Toska për ATDHENË, përgjigja në gojën e popullit do ishte:"Për Atdhenë mbolle grurë dhe "atdheu" të ra me gurë". Kur shkrova metaforën"Margaritari" që zbuloi NURI PLAKU, kam patur parasysh atë që thotë ÇAJUPI :" Margaritari nuk gjendet buzë detit a në shpellë/kërkoje në det, thellë...". Ja kështu është zhytur "palombari" NURI PLAKU në detin e thellë dhe nxori këtë "Margaritar" që quhet HYSNI TOSKA. Në vazhdofshi dhe të pyesni përse ka ndodhur kështu, atëherë më lind e drejta që të sjell si përgjigje, atë që thotë HEGELI: " Asgjë e madhe në botë nuk është përmbushur ndonjëherë pa pasion". Kjo thënie i rri për shtat studiuesit,NURI PLAKU dhe le ta gëzojë!

Tiranë, 20 korrik 2018

No comments:

Post a Comment